Tag: ambientet

  • Sërish tensione te Gjykata e Apelit, kërcënohet roja i sigurisë

    Sërish tensione te Gjykata e Apelit, kërcënohet roja i sigurisë

    Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të të juridiksionit të përgjithshëm.
    Një person i identifikuar si Gentian M. ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë.
    “Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij.
    Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.

  • “Jeni për t’u vrarë që të gjithë”, kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit. Shoqërohet në polici..

    “Jeni për t’u vrarë që të gjithë”, kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit. Shoqërohet në polici..

    Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 
    Raportohet se  person i identifikuar si Gentian Mali ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë. 
    “Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij. 
    Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. 

  • Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

    Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

    Policia e Tiranës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka këqyrur kamerat e sigurisë së Gjykatës së Apelit, duke zbuluar se roja i godinës nuk ka marrë asnjë masë dhe ka neglizhuar protokollin e sigurisë.
    Sipas policisë, nga kamerat duket qartë se është konstatuar prezenca e metalit në momentin kur autori i ngjarjes, Elvis Shkambi ka kaluar në skaner por Banush Koxhaj nuk ka kryer kontrollin përkatës edhe pse është sinjalizuar me dritën e kuqe.
    “Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës. Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital”, sqaron policia.
    Edhe në dëshminë e tij për hetuesit, roja e sigurisë e ka pranuar faktin që nuk i ka kontrolluar Elsvis dhe Gjon Shkambin teksa futeshin në hollin e gjykatës, duke thënë: “Nuk i bëra kontroll fizik“.

  • Aksident në portin e Durrësit, 24-vjeçari plagoset pas rënies nga motoçikleta

    Aksident në portin e Durrësit, 24-vjeçari plagoset pas rënies nga motoçikleta

    Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një aksidenti në ambientet e portit të Durrësit.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi D. M., banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin që drejtonte dhe ka rënë, duke u dëmtuar.

    I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
    “Durrës/Informacione paraprake. Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

  • Zbardhen detaje nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori e priti në korridor dhe e qëlloi, arma ia dorëzoi…

    Zbardhen detaje nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori e priti në korridor dhe e qëlloi, arma ia dorëzoi…

    Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.
    Sipas informacioneve për Dosja.al, autori i dyshuar, Elvis Shkambi, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku në orën 14:00 kishte nisur një seancë që lidhej me një çështje pronësie, në të cilën ai ishte palë.
    Gjatë seancës, gjyqtari Kalaja u njoh me pretendimet e të dy palëve dhe në fund dha vendim në favor të kundërshtarëve të Shkambit, të cilët më pas rezultuan të plagosur në ngjarje. Pas përfundimit të seancës, Kalaja doli nga salla në drejtim të korridorit të gjykatës, ku u përball me Shkambin, i cili e qëlloi me armë zjarri të tipit pistoletë.
    Pas kryerjes së aktit tragjik, autori i dorëzoi armën rojës së sigurisë së gjykatës dhe më pas u largua nga ambientet e institucionit. Ai shkoi pranë një patrulle policie që ndodhej jashtë godinës dhe deklaroi se kishte kryer vrasjen, duke u dorëzuar vullnetarisht.
    Ngjarja, që ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik, vuri në pikëpyetje sigurinë në institucionet e drejtësisë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi shtesë që mund të ketë çuar në lejimin e armës në ambientet e gjykatës.
    Dy persona të tjerë, babë e bir, mbetën të plagosur nga të shtënat, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  • Vr*sja e gjyqtarit, Policia: Kemi sekuestruar a*mën

    Vr*sja e gjyqtarit, Policia: Kemi sekuestruar a*mën

    Policia e Tiranës bën me dije se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja nga autori i dyshuar Elvis Shkambi, brenda sallës së gjyqit. Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit ddhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë.
    “Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi sot policia.

  • Godasin policin dhe shkatërruan ambientet e komisariatit, arrestohen vëllezërit Selimllari

    Godasin policin dhe shkatërruan ambientet e komisariatit, arrestohen vëllezërit Selimllari

    Dy vëllezër Deni dhe Kejni Selimllari 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

    Gjithashtu, policia bën me dije se ‘kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit’.

    Madje, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

    Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

     

  • Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

    Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku edhe ushtronte detyrën.
    Në pranga ka rënë efektivi me iniciale M.L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.
    “Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale”, njoftoi AMP.

  • Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet nga kolegët

    Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet nga kolegët

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku edhe ushtronte detyrën, raporton A2 CNN. Në pranga ka rënë efektivi me iniciale M.L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.
    “Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale”, tha AMP.
    Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  • Një ditë pasi Gjykata e Larta la në qeli Veliajn, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

    Një ditë pasi Gjykata e Larta la në qeli Veliajn, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

    Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
    Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
    Kujtojmë që Ajola Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

    paraqitet