Tag: ambientet

  • Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, Bruno Cheyrou, viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

    Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, Bruno Cheyrou, viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

    Federata e Futbollit mirëpriti këtë javë një vizitor të veçantë, Bruno Cheyrou, ish-futbollist i njohur i Lille, Bordeaux, Olympique Marseille, Liverpool dhe Nantes, aktualisht Përgjegjës i Departamentit Teknik të UEFA-s.
    Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Cheyrou zhvilloi një takim me Presidentin Armand Duka, ndërkohë që vizitoi edhe ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Ai u shoqërua nga Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, të cilët e njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes së Kombëtares, ambientet e administratës dhe muzeun e futbollit shqiptar.
    Në vijim të programit të tij, Cheyrou do të vizitojë edhe futbollistët e “Elite Youth Development Academy”, ku do të ndajë me ta eksperiencën e tij si futbollist dhe do të japë këshilla të vlefshme për të rinjtë e akademisë.

  • LAJM I FUNDIT/ Ish kreu i PD-së Lulzim Basha paraqitet në SPAK

    LAJM I FUNDIT/ Ish kreu i PD-së Lulzim Basha paraqitet në SPAK

    Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Ende nuk dihen arsyet se përse Basha është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
     

  • Vrau kolegun në orarin e punës, sekuestrohet arma e krimit në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit

    Vrau kolegun në orarin e punës, sekuestrohet arma e krimit në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit

    Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit.
    I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.
    Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.
    Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.
    Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • U godit tri herë me thikë nga kolegu në ambientet e punës, ky është viktima 34-vjeçar

    U godit tri herë me thikë nga kolegu në ambientet e punës, ky është viktima 34-vjeçar

    Ky që shihni në foto është viktima Indrit Ismaillari, 34-vjeçari, që u vra këtë të martë nga kolegu i tij, Filip Shehu në ambientet e punës në Tiranë.
    Ismaillari, kuzhinieri i lokalit u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas njoftimit të policisë, autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij.
    Viktima Indrit Ismaillari
    Autori Filip Shehu

    “Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
    Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • E rëndë/ Gjendet i pajetë 59-vjecari, dyshohet se…

    E rëndë/ Gjendet i pajetë 59-vjecari, dyshohet se…

    Një 59 vjecar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier. Burime të policisë thanë se 59-vjecari me inicialet Sh.S, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjaku.
    Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.
    Njoftimi i policisë:
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

  • Në mbështetje të grevistëve/ Humb ndjenjat punonjësi i naftës në Marinzë

    Në mbështetje të grevistëve/ Humb ndjenjat punonjësi i naftës në Marinzë

    Humb ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë, një prej punonjësve të “ Bankers” i cili i është bashkuar grevës me bojkot pune.

     Josif Lino, me pozicionin mekanik pasi ka humbur ndjenjat është transportuar drejt qendrës shëndetësore të kompanisë ku i  është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

    Në ditën e 6-të të grevës së urisë , jo vetëm 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës.

    Lino mbështet kolegët në këtë protestë. Ai ka qënë në ambientet para godinës së sindikatës ku zhvillohet protesta, nuk është ndier mirë. Teksa është nisur për të marr një shishe uji, është këputur duke rënë përtokë. Kolegët që e panë e morën dhe e çuan në qendër shëndetësore aty pranë dhe pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

  • Ekstradimi i Clevio Serbiano ndez alarmet për sigurinë e reperit në burg

    Ekstradimi i Clevio Serbiano ndez alarmet për sigurinë e reperit në burg

    Avokati Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin Breaking në Top News, ka folur rreth situatës ligjore dhe masave të sigurisë për reperin e njohur të TikTok, Clevio Serbiano, i cili është ekstraduar së fundmi nga Dubai në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
    Karanxha theksoi se Clevio rrezikon për shkak të konflikteve të shumta me persona të ndryshëm dhe se është shumë e rëndësishme të sigurohen kushtet e duhura për mbrojtjen e tij në ambientet e burgut. “Ai ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së dhe për shkak të kërcënimeve që ka ngritur për jetën e tij, duhen marrë masa të rrepta sigurie, përfshirë edhe kufizimin e ajrosjes në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme,” tha avokati.
    Gjithashtu, Karanxha përmendi se reperi ka thyer më parë masën e arrestit dhe se tani janë në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore. Ai shtoi se, megjithë konfliktet e shumta, Clevio duhet trajtuar me respekt për të drejtat e njeriut dhe sigurinë e nevojshme, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jetë i pafajshëm.
    Avokati nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të organeve të burgut për të garantuar mbrojtjen maksimale të reperit gjatë qëndrimit të tij në ambientet e paraburgimit.
    Situata e Clevio Serbiano mbetet e ndjeshme, ndërsa të gjithë presin zhvillimet e mëtejshme të kësaj çështjeje që ka kapur vëmendjen e opinionit publik.

  • Tjetër incident në gjyqësor, avokati i Monika Kryemadhit dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, policia…

    Tjetër incident në gjyqësor, avokati i Monika Kryemadhit dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, policia…

    Një tjetër incident është shënuar në gjykata e vendit. Kësaj radhe në Vlorë. Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. Menjëherë pas incidentit, avokati u shoqërua në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe më pas iu komunikua arresti. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.
    Reagon Dhoma e Avokatisë
    Ndërkohë, për incidentin ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë, duke u distancuar nga kjo ngjarje dhe u ka bërë thirrje autoriteteve për ta hetuar deri në fund. “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nisur nga vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja. DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar”, njoftoi dje Dhoma e Avokatisë. Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit. Nga ana tjetër, paraditen e djeshme, në Apelin e Tiranës një qytetar kërcënoi rojen e sigurisë duke i thënë “jeni për t’u vrarë të gjithë”. Më pas ai është shoqëruar në policia nga forcat e komisariatit nr.1. Kujtojmë se në të njëjtën gjykatë, në datë 6 tetor 2025 në ambientet e brendshme të Apelit u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

  • Tjetër incident në gjyqësor/ Avokati i Monika Kryemadhit nuk lejohet në gjykatë, situata degjeneron në dhunë

    Tjetër incident në gjyqësor/ Avokati i Monika Kryemadhit nuk lejohet në gjykatë, situata degjeneron në dhunë

    Një tjetër incident është shënuar në gjykata e vendit. Kësaj radhe në Vlorë. Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
    Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme.
    Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.
    Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit. Kujtojmë se paraditen e sotme, në Apelin e Tiranës një qytetar kërcënoi rojen e sigurisë duke i thënë “jeni për t’u vrarë të gjithë”.
    Në të njëjtën gjykatë, në datë 6 tetor 2025 në ambientet e brendshme të Apelit u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

  • Incident tjetër në gjyqësor/ Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatë, shoqërohet në polici

    Incident tjetër në gjyqësor/ Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatë, shoqërohet në polici

    Një tjetër incident është shënuar në gjykata e vendit. Kësaj radhe në Vlorë. 
    Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. 
    Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme.  
    Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. 
    Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. 
    Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit. 
    Kujtojmë se paraditen e sotme, në Apelin e Tiranës një qytetar kërcënoi rojen e sigurisë duke i thënë “jeni për t’u vrarë të gjithë”. 
    Në të njëjtën gjykatë, në datë 6 tetor 2025 në ambientet e brendshme të Apelit u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.