Një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i vdekur në Komisariatin e Hanias mëngjesin e sotëm.
Siç thuhet në njoftimin përkatës, “në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Hania është lokalizuar nga qendra e policisë një i burgosur i huaj, i cili ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, ndërsa punonjësi i policisë i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Në të njëjtën kohë është njoftuar edhe ambulanca e EKAB. “Pasi mbërriti, pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, ai vdiq”.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 33-vjeçarin nga Shqipëria, i cili u arrestua të martën më 15 prill, për shkelje të ligjit për drogën dhe vijoi ndalimi i tij për dëbim administrativ.
Tag: ambientet
-

Greqi, gjendet i vdekur në ambientet e paraburgimit 33-vjeçari shqiptar
-

Hapet në KQZ zyra për krimin zgjedhor
Në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është hapur zyra për krimin zgjedhor.Sipas Klan News, tashmë kjo zyrë është funksionale nga ku pritet që të shtohet edhe stafi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.
Ndërkohë një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme është i pranishëm në këto orët e para të hapjes së kësaj zyre në ambientet e KQZ, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.Do të ketë një vëmendje më të shtuar gjatë fushatës zgjedhore, pro edhe gjatë ditës së votimit për të shmangur çdo parregullësi apo çdo veprim që mund të konsiderohet krim zgjedhor.
Tashmë një staf i dedikuar do të jetë në funksion të qytetarëve dhe çdo denocimi të mundshëm që ata do të bëjnë.
Ka edhe një sistem në faqen zyrtare të SPAK për të raportuar çdo parregullësi që evidentohet. -

Persona të maskuar hynë brenda ‘ONE’ ! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj
PAMJET NGA NGJARJA E NDODHUR
TIRANË-Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një prej pikave të kompanisë telefonike ‘ONE’ në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024. Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 personave ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin e ndodhur në ambjentet e ‘ONE’.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Mësohet se përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Personat nën hetim:
Gentian Koçi
Erald Sina
Arsil Feshti
Alfred Zylalaj
Gëzim Sala
Koço Veneti
Ismet Tartari
Njoftimi i policisë:
Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.
Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI -

Fshehën mësymjen e maskave në zyrat e “ONE”, procedohen punonjësit dhe drejtuesi i departamentit – Lidhja me Veliajn
Dy punonjës dhe një drejtues departamenti i kompanisë telefonike “ONE” janë proceduar nga policia e Tiranës. E njëjta masë është marrë edhe për drejtuesin teknik dhe 4 punonjës të shoqërisë private të sigurisë fizike “Nazëri”, që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Veprimet ligjore lidhen me një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar në një seli të kompanisë telefonike në zonën e Laprakës, e cila nuk është raportuar në organet e rendit.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk kanë njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Ndërkohë, personat e maskuar nuk janë identifikuar ende, ndërsa po punohet për të përcaktuar nëse ata kanë dëmtuar serverat e kompanisë.Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës. Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, njoftoi policia.
“Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente”, shtuan të njëjtat burime.
Në njoftimin për mediat, blutë saktësojnë se në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
“Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë”, njofton policia.
Lidhja me Veliajn
Nga mediat është raportuar se personat e maskuar kanë pasur si qëllim dëmtimin e serverave dhe arsyeja mund të lidhet me fshehjen e aferave që lidhen me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas hetimeve të SPAK për dosjen “Veliaj”, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.
“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.
Megjithatë, hetimet për rastin janë në vijim dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet se mësymja e maskave në kompaninë “ONE” ka lidhje direkte me kryebashkiakun e arrestuar. -

Dy persona hynë me maska dhe…/ Fshehën një ngjarje të ndodhur 3 muaj më parë, procedohen 7 punonjës dhe drejtuesi i departamentit të një kompanie telefonike
Shtatë punonjës dhe një drejtues departamenti i një kompanie telefonike në kryeqytet janë proceduar.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar, e cila nuk është raportuar në organet e rendit.
Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Ende nuk dihen arsyet se përse autorët kanë hyrë në ambientet e kompanisë, ndërsa vijon puna për identifikimin e tyre.
Njoftimi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.
Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Nuk raportuan incidentin në kompaninë telefonike, procedohen 7 punonjës sigurie
Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë janë proceduar penalisht pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2024 në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës, kur dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar kyçin e derës së pasme.
Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ai nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Gjithashtu është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës. Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “ndaj: 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj: drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë”.
Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
