Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Zeka është parë rreth orës 15:00 në ambientet e SPAK, ku është përshëndetur edhe me gazetarët.
Deri tani nuk dihet arsyeja se përse Zeka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Tag: ambientet
-

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
-

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për… (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh.
Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK, ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.
Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. -

1 orë në SPAK/ Roven Zeka lë ambientet në shoqërinë e efektivit, GJKKO vendos sot për ish-shefin e rrugores
Roven Zeka
TIRANË-Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas në Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohet seanca paraprake e procedimit penal ndaj tij.
Zeka qëndroi rreth një orë në ambientet e SPAK dhe më pas shkoi në GJKKO për procedura të lidhura me çështjen ndaj tij. Në seancën paraprake do të shqyrtohet ligjshmëria e aktaakuzës, ku gjykata do të vendosë që dosja të kalojë për gjykim të plotë, të kthehet për hetime shtesë, ose të rrëzohet pjesërisht ose në tërësi.Zeka ishte arrestuar më herët si pjesë e një hetimi për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në kuadër të një operacioni që preku disa zyrtarë të policisë rrugore në Tiranë. Ai dyshohet për favorizim të personave të ndaluar dhe mosndëshkim të shkeljeve në këmbim të përfitimeve. Sipas SPAK dyshohet se Zeka së bashku me dy zyrtarët, kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 5 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital./ZËRI
-

Pezullim nga detyra dhe bllokim pasaporte/ Në një seancë prej gati 5 orësh, del nga GJKKO Balluku, ja çfarë u vendos
Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për tu njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
Nderkohe GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”.
E para që u largua nga ambientet e GJKKO-së ishte Belinda Balluku, e cila vendosi të kyç gojën para mediave.
Menjëherë pas saj është larguar edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk foli për gazetarët. -

Mbaron seanca, gjykata nuk ndryshon masën për Ballukun, kreun e ARRSH dhe KESH
Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për tu njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës. Ndërkohë ndaj Gentian Gjylit dhe Erald Elezit janë lënë në fuqi masat “arrest shtëpie” -

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.
Seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.
Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese. -

Abuzim tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë për njohjen e akteve nga mbrojtja
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.Top Channel
-

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë.
Ndërsa zv.kryeministrja e shkarkuar, Belinda Balluku, ende nuk është parë të dalë nga Kryeministria.
Top Channel
