Tag: ambiente

  • Shkolla “Liri Gero” në Fier rihapet në shtator me ambiente të reja dhe moderne

    Shkolla “Liri Gero” në Fier rihapet në shtator me ambiente të reja dhe moderne

    Shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” Në Fier do të hapë dyert në shtator me kushte më të mira për nxënësit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila është një tjetër institucion arsimor me standarde bashkëkohore për mësuesit dhe nxënësit që i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja që po transformohen në të gjithë vendin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Drejt përfundimit transformimi rrënjësor i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, e cila do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja, klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Fier”, tha Manastirliu.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Shkolla do të jetë e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të garantojë kushte bashkëkohore mësimore për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

    Nga viti 2025 e në vijim, fokusi mbetet te cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

  • Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes në shtëpi

    Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes në shtëpi

    Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Kukës, Bajram Nenada, thekson se qytetarët nuk duhet të përdorin bombolat me ngjyrë të verdhë, të cilat janë të vjetra dhe jashtë standardeve të sigurisë.
    “Këto bombola gazi janë shumë të rrezikshme dhe kush ka ngjyrë të verdhë nuk duhet përdorur nga familjarët, pasi nuk janë bobola gatimi për shpi, por që përdoren jashtë dhe ato duhen të kolaudohen”, tha Neneda.
    Gjithashtu, ai rekomandon që bombolat të vendosen gjithmonë në ambiente të ajrosura mirë, të kontrollohen periodikisht për rrjedhje dhe të mos mbahen pranë burimeve të nxehtësisë apo pajisjeve elektrike që mund të krijojnë shkëndija.
    “Të kontrollohen dhe të kolaudohen një herë në 6 muaj. Kjo nuk merret shumë seriozisht në vend dhe kur ndodh shpërthimi, vijnë pasojat”, tha ai.
    Shërbimi zjarrfikës apelon për më shumë kujdes dhe për informim të vazhdueshëm nga qytetarët, për të shmangur ngjarje të rënda që mund të preken nga një pakujdesi e vogël.

  • Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje

    Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje

    Intensifikohen kontrollet për nivelin e zhurmës në zonat turistike në Durrës, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit veror. Policia e Durrësit thotë se ka zhvilluar takime informuese me subjekte, dhe ka ngritur grupe kontrolli në terren, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike.
    Gjatë kontrolleve janë kryer matje të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, duke konstatuar se niveli i zhurmës ka qenë brenda kufijve të lejuar. Gjithashtu, janë kryer verifikime edhe për respektimin e orarit të muzikës në ambiente të hapura, i cili lejohet nga ora 11:00 deri në 24:00 në zonat e banuara.
    “Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike. Në zbatim të detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.
    Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike të Durrësit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.
    Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar. Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
    Policia e Durrësit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje, duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.”, njofton policia.

  • Stadiumi i Durrësit, Korporata hap garën, privati do ndërtojë ambiente tregtare, banimi dhe hotel

    Stadiumi i Durrësit, Korporata hap garën, privati do ndërtojë ambiente tregtare, banimi dhe hotel

    Korporata Shqiptare e Investimeve shpalli së fundmi thirrjen për gjetjen e një partneri privat që do të zbatojë projektin për stadiumin e ri të Durrësit.Në fakt projekti Rijetëzimi i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës, ndërtimi i qendrës sportive/komunitare, si dhe rikualifikimi i zonës përreth përfshin një seri ndërtimesh të cilat nuk kanë në fokus vetëm aspektin sportiv. Projekti në fjalë parashikon ambiente të tjera tregtare, rezidenciale por edhe hotel.Në dokumentet që shoqërojnë njoftimin e Korporatës thuhet se ky projekt investimi synon të transformojë stadiumin “Niko Doavana” në Durrës, dhe zonën urbane përreth tij, përfshirë ndërtimin e një qendre sportive dhe ambienteve të tjera publike, duke e kthyer zonën në një qendër multi-funksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Durrësit.“Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave publike/shtetërore dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik (Bashkisë Durrës), që ka interes të zhvillojë pronën e tij dhe të përfitojë një stadium dhe një pallat sporti bashkëkohor, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.Pronat e dedikuara për këtë projekt arrijnë një sipërfaqe totale prej 76,161.75 m2, të përbëra nga terrene sportive me sipërfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rruge 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2” thuhet në dokumente.Projekti që do të zbatohet dhe çfarë përfshinMë herët në maj 2023 pas një gare që zuri vend më herët mes studiove arkitektonike Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit njoftoi se fitues ishte projekti i studios belge të arkitekturës 5IN4E + Plan Comune.Sipas dokumenteve projekti është konceptuar mbi sipërfaqen totale prej 76,161.75 m2, ku arkitektët kanë përcaktuar dhe planin e zhvillimit te këtij projekti, i cili përbëhet nga 5 zona.Këto zona janë evidentuar si faza të ndryshme zhvillimi dhe janë të organizuara sipas fushave të ndryshme të zhvillimit duke ndjekur një hierarki sipas rëndësisë së secilit projekt si vijon:1. Zona e parë e zhvillimit do të jetë objekti i stadiumit me një sipërfaqe prej 27,037.2 m2. Këtu përfshihet rindërtimi dhe transformimi i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës në një arenë moderne me kapacitet të përmirësuar, përveç ndërtimit të tribunave të reja dhe ambienteve të dedikuara për sportistët, mediat dhe publikun, projekti parashikon krijimin e një infrastrukture mbështetëse që përmirëson përvojën e përdoruesve (zhvillim publik).2. Zona e dytë do të jetë një zonë multifunksionale në të cilën do të ketë një qendër konferencash, zyra, një bibliotekë, një qendër kulturore dhe sportive dhe ambiente të tjera multifunksionale me një sipërfaqe prej 32,715 m2 (zhvillim publik dhe multifunksional).3. Zona e tretë e zhvilluar do të jetë një zonë multifunksionale e fokusuar në ambiente zyrash dhe prodhimi, hapësira tregtare dhe argëtimi 28,598 m2 (zhvillim multifunksional)4. Zona e katërt e zhvilluar do të fokusohet në banim dhe ambiente tregtare 18,597m2 (zhvillim multifunksional)5. Zona e pestë ndërtesa e fundit është hoteli i farit, një godinë “llambe” e vendosur në sheshin e ri dhe aksesi kryesor është nga Jugu 11,562 m2 (zhvillim hospitality)Detyrimet e partnerit publik dhe atij privatKorporata e Investimeve Shqiptare në dokumente ka sqaruar se cilat janë detyrimet që ka partneri publik dhe ai privat në këtë projekt dhe mënyra sesi do të bëhët financimi.Konkretisht Partneri Publik vë në dispozicion pronat e tij për zhvillim. Sipas këtij modeli, Partneri Publik, nuk ka asnjë implikim/kontribut financiar për sa i përket kostove dhe shpenzimeve pasi stadiumi dhe ambientet sportive do të ndërtohen 100% me kapitalin financiar të partnerit privat.Me synimin për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive dhe për të gjeneruar një impuls të ri për zhvillimin urban të qytetit, Bashkia Durrës ka identifikuar dhe vënë në dispozicion një paketë pronash me rëndësi strategjike për zbatimin e projektitPërgjegjës për aspektin financiar është në 100 për qind të kostos partneri privat. Ky i fundit merr pas hapësira të cilat hidhen në treg duke gjeneruar përfitime.Aplikimet mund të dorëzohen me email, dorazi ose me postë deri në datë 15 Shtator 2025, ora 15:00, ora lokale. Konkursi do të ketë dy faza dhe në fazën e dytë do të njoftohen ata që kualifikohen nga faza e parë.Kriteri bazë në ofertat e paraqitura është 45 për qind. Avantazh në këtë rast ka aplikanti që ofron përqindjen më të lartë e sipërfaqes së ofruar për Korporatën mbi kriterin bazë, të përllogaritur mbi sipërfaqen totale të metrave katrorë të zhvilluar në pronën shtetërore (prona e Bashkisë Durrës, prona shtet dhe prona e Korporatës).Rijetëzimi i stadiumit te Durresit vjen pas shpalljes se projektit te ngjashem per Pallatin e Sportit “Asllan Rusi“. Jane disa projekte që qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit të pronave në partneritet me privatin. Më herët me të njëjtë procedurë u shpall fituesi për VOID Tower dhe kompleksin governativ që do t’i shërbejë me ambiente disa institucioneve publike teksa është rihapur disa herë thirrja për për kadastrën dhe LIFT Tower por pa nje fitues.Një tjetër projekt që do po ndjek këtë model është stadiumi “Selman Stermasi” tashmë me një fitues apo zhvillimi i vilave qeveritare në hotele marka ndërkombëtare në Vlorë dhe Velipojë që do të mbajnë markën “Melia”. Shteti në këto projekte do jep pronën për zhvillim duke marrë pas sipërfaqe ndërtimore e cila gjeneron të ardhura./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

    Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

    Policia e Shkodrës ka nisur një aksion në Velipojë për ndotjen akustike, zhurmat në lokalet e natës dhe shkeljen e orarit në ambiente të hapura apo zona të banuara.
    Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
    Njoftimi i policisë:
    Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, ka vijuar me kontrollet për ndotjen akustike, sipas Planit të Masave për Sigurinë Gjatë Sezonit Veror.
    Kontrollet u fokusuan në subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga turistët.
    Në zbatim të Ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, janë kryer matje të nivelit të zhurmës me pajisje të posaçme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në zona të ndryshme të Velipojës.
    Rezultatet e matjeve kanë dalë brenda kufijve të lejuar ligjorë, sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
    Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
    Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, si për banorët ashtu edhe për pushuesit vendas dhe të huaj.

  • SPAK zbarkon në Berat, kontrolle në 4 ambiente, arrestohet 33-vjeçari me “porosi” nga Belgjika

    SPAK zbarkon në Berat, kontrolle në 4 ambiente, arrestohet 33-vjeçari me “porosi” nga Belgjika

    Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Policisë së Beratit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë lokale, që nisi pas një letërporosie nga autoritetet belge, janë ushtruar kontrolle në katër ambiente të ndryshme në qytetin e Beratit.
    Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale H. V., 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një kartë identiteti dhe një leje drejtimi automjeti të dyshuara si të falsifikuara, një pajisje elektroshoku dhe disa fishekë arme gjahu.
    Operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për veprimtari kriminale me përmasa ndërkombëtare dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet belge.

  • Ligji për ndalimin e duhanit mbetet në letër/ Shumica e lokale lejojnë pirjen e tij në ambiente të mbyllura

    Ligji për ndalimin e duhanit mbetet në letër/ Shumica e lokale lejojnë pirjen e tij në ambiente të mbyllura

    Në shumë bare, kafene dhe lokale nate prija e duhanit në ambientet e brendshme është një realitet i përditshëm që duket se nuk i trembet ligjit, pavarësisht se ky i fundit e ndalon konsumin e tij në mjediset e mbyllura.
    Nga një vëzhgim në terren duket qartë se duhani pihet lirshëm brenda ambienteve të mbushura me njerëz, ndërkohë që askush nuk ndërhyn për ta ndaluar këtë shkelje. Situata është edhe më shqetësuese në lokalet e natës. Qytetarët dhe punonjësit po ekspozohen kështu çdo ditë ndaj tymit të duhanit me pasoja në shëndet.
    “E ndalon ligji, por nuk e zbaton njeri. Pikërisht dje, disa çuna në qefin e vetë na e sollën sikur e pimë ne”, raporton një qytetare. “Sidomos moshës tonë njëherë nuk i bën mirë”, thotë një qytetar. “Tmerr i vërtetë. E kishim një që na e bënte kafen e mirë, por e kemi lënë vetëm nga duhani”, thotë një qytetare tjetër. “Po patjetër që na shqetëson, Këtu nuk po pyesin për ligj. Po pinë jashtë edhe brenda duhanin”, shprehet një qytetar.
    Eksperti i shëndetit publik, Roland Shuperka thotë se ka abuzime sidomos nga lokalet që pretendojnë se po e lejojnë duhanin në mjedis të hapur, pavarësisht se çdo ambient i rrethuar me xham apo plastmas konsiderohet i mbyllur. “Të gjitha ato ambiente që pretendohet se janë të hapura, të gjitha janë në kundërshtim me ligjin dhe quhen ambiente të mbyllura. Tymi i duhanit është ai që krijon dhe shkakton sëmundje të ndryshme në organizmin e njeriut”, shprehet Roland Shuperka, ekspert i shëndetit publik.
    Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pohon se për vitin 2024 janë vendosur vetëm 72 gjoba ndaj subjekteve që kanë lejuar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. Krahasuar me vitet e mëparshme ka një rënie të gjobave. Megjithatë situata në terren tregon të kundërtën. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike kërkohet një zbatim më i drejtë i ligjit. “Vendosja e gjobave të larta që kishin shumë përzemër çoi në dështimin e implementimit të këtij ligji. Duhet një tavolinë e rrumbullakët, të dëgjohen të gjithë aktorët”, thotë eksperti Shuperka. Për vitin e shkuar sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë kryer 5 714 inspektime për monitorimin e zbatimit të ligjit antiduhan.

  • Ligji për ndalimin e duhanit mbetet në letër, shumica e lokale lejojnë pirjen e tij në ambiente të mbyllura

    Ligji për ndalimin e duhanit mbetet në letër, shumica e lokale lejojnë pirjen e tij në ambiente të mbyllura

    “Në shumë bare, kafene dhe lokale nate prija e duhanit në ambientet e brendshme është një realitet i përditshëm që duket se nuk i trembet ligjit, pavarësisht se ky i fundit e ndalon konsumin e tij në mjediset e mbyllura”, raporton gazetarja e Tv Klan Dorina Halili.

    Nga një vëzhgim në terren duket qartë se duhani pihet lirshëm brenda ambienteve të mbushura me njerëz, ndërkohë që askush nuk ndërhyn për ta ndaluar këtë shkelje. Situata është edhe më shqetësuese në lokalet e natës.

    Qytetarët dhe punonjësit po ekspozohen kështu çdo ditë ndaj tymit të duhanit me pasoja në shëndet.

    “E ndalon ligji, por nuk e zbaton njeri. Pikërisht dje, disa çuna në qefin e vetë na e sollën sikur e pimë ne”, raporton një qytetare.

    “Sidomos moshës tonë njëherë nuk i bën mirë”, thotë një qytetar.

    “Tmerr i vërtetë. E kishim një që na e bënte kafen e mirë, por e kemi lënë vetëm nga duhani”, thotë një qytetare tjetër.

    “Po patjetër që na shqetëson, Këtu nuk po pyesin për ligj. Po pinë jashtë edhe brenda duhanin”, shprehet një qytetar.

    Eksperti i shëndetit publik, Roland Shuperka thotë se ka abuzime sidomos nga lokalet që pretendojnë se po e lejojnë duhanin në mjedis të hapur, pavarësisht se çdo ambient i rrethuar me xham apo plastmas konsiderohet i mbyllur.
    “Të gjitha ato ambiente që pretendohet se janë të hapura, të gjitha janë në kundërshtim me ligjin dhe quhen ambiente të mbyllura. Tymi i duhanit është ai që krijon dhe shkakton sëmundje të ndryshme në organizmin e njeriut”, shprehet Roland Shuperka, ekspert i shëndetit publik.

    “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në një përgjigje zyrtare për Tv Klan pohon se për vitin 2024 janë vendosur vetëm 72 gjoba ndaj subjekteve që kanë lejuar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. Krahasuar me vitet e mëparshme ka një rënie të gjobave, ç’ka sipas inspektoratit tregon një ndërgjegjësim të qytetarëve”, raporton gazetarja Halili.

    Megjithatë situata në terren tregon të kundërtën. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike kërkohet një zbatim më i drejtë i ligjit.

    “Vendosja e gjobave të larta që kishin shumë përzemër çoi në dështimin e implementimit të këtij ligji. Duhet një tavolinë e rrumbullakët, të dëgjohen të gjithë aktorët”, thotë eksperti Shuperka.

    Për vitin e shkuar sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë kryer 5 714 inspektime për monitorimin e zbatimit të ligjit antiduhan.

    Stylish GIF