Një ambient i përshtatur si call center ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave për të investuar në bursa fiktive është zbuluar në Selitë.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”.
Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. Vihen në pranga 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës), procedohen penalisht 2 punonjëse.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.
Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong call”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: ambient
-

“Wrong call”/ Arrestohen tre persona, mashtronin shtetasit e huaj të investonin në bursa fiktive, shpallen në kërkim…
-

Mashtronin të huajt të investonin në bursa, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës të call-centerit në Selitë
Zbulimi në Selitë i një call center-i ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive, ka çuar pas hekurave tre persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes në këtë ambient u kapën duke kryer veprime të pa ligjshme, 5 shtetas, mes të cilëve u ndalua menaxheri dhe 2 punonjës, ndërsa u proceduan penalisht 2 punonjëse.
“Gjatë operacionit policor të koduar “Wrong call”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudio Sulejmëni, 25 vjeç;
-u arrestuan shtetasit Franko Karemani, 24 vjeç dhe Eriglen Arapi, 25 vjeç, punonjës;
-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;
-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i Klaudio Sulejmëni) dhe A. K., 35 vjeç.
-

Gjendet një ambient në fshatin Mukje, i përshtatur për tharjen e kanabisit
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Improvizimi”. Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Arrestohet organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Vihet në hetim, për moskallëzim të këtij krimi, një shtetas. Sekuestrohet nga ky ambient, një sasi Cannabisi.
Në vijim të operacioneve të Policisë së qarkut Tiranë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i ndjekjes dhe hetimit të indicieve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Improvizimi”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi J. M., 42 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 59 vjeç. 42-vjeçari dyshohet se kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje, të cilin e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.
Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/ -

Kontrabandonin karburant me autobot, dy të arrestuar dhe një në kërkim!
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Liquid”, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për kontrabandë me lëndë hidrokarbure, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë B.D, 49 vjeç dhe M. M, 58 vjeç, të dy banues në Fier.
Në kërkim është shpallur shtetasi E. R., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.
Sipas Policisë, autoboti i drejtuar nga B. D. është ndaluar në aksin Fier-Mbrostar, ndërsa transportonte lëndë hidrokarbure pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Hetimet treguan se ngarkesa ishte marrë nga një ambient në pronësi të M. M. dhe do të depozitohej në ambientin e E. R.
Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.
Çështja i është kaluar Prokurorisë së Fierit, e cila do ta hetojë për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”. -

Fushatë për njëri-tjetrin më 11 maj? Braçe: Tabaku të ndihmon, e kthen Kuvendin në vend pune!
Në A2 CNN, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe rivalja demokrate Jorida Tabaku, përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur nëse “bënë fushatë” për njëri-tjetrin, referuar këtu deklaratave dhe postimeve të tyre, ku shpreheshin se secilit i takon të jetë në Kuvendin e ri, Braçe u përgjigj duke thënë: “Patjetër kjo është reciproke”.
Ai e vlerësoi rolin e Tabakut si politikane, duke theksuar se Kuvendit të Shqipërisë i duhen deputetë të ngjashëm me kolegen demokrate, të cilët e kthejnë atë në ambient pune, ku përplasen argumente dhe ide.
“Kur je ne Parlament patjetër që ke nevojë edhe për njërën shtysë, që janë pa diskutim ata që të kanë dhënë punën, pra janë njerëzit. Po shtysa tjetër është natyrale që të kesh edhe një kundërshtar të denjë, atje matanë. Ndryshe për çfarë do flasësh. Nëse tjetri rri atje matanë dhe të gjuan me fishekzjarrë, po edhe ti s’ke asnjë lloj ngasje, që të lexosh, të shkosh i përgatitur, të mbash shënime, të bësh llogari, të kesh një çantë me argumente për të shkuar atje. Dhe kur ke përballë të ngjashmin, atë që lexon, që përgatitet, që shkruan, që vjen me argumente, po patjetër që ke një stimul më të madh dhe e bën Kuvendin një ambient pune. Të gjithë ata që hyjnë në Kuvend duhet të kuptojnë se Kuvendi nuk është një ambient vaniteti, në raport me ata që janë atje në zonën tënde elektorale, që të kanë dhënë një status të epërm mbi ta. Jo. Kuvendi është një vend pune, ku ti shkon për të përmbushur interesat e atyre që kanë dhënë punë. Dhe në këtë kontekst, po, Jorida Tabaku e kthen Parlamentin në një ambient pune. Të ndihmon, që parlamenti të jetë realisht një ambient pune, por mbi të gjitha të ndihmon edhe të zhvillohesh. Sepse ka njerëz që vijnë aty edhe nga bota akademike. Por unë kam parë njerëz që aty tjetërsohen. Nuk është ambient pune sot Kuvendi, edhe për shkak se mënyra si është ndërtuar Kuvendi, në veçanti në Komisionet e përhershme të Kuvendit, me 20-25 vota në një dhomë ku nuk merr dot ajër, jo më të jesh në kushtet për të menduar apo paraqitur argumente. Kështu që duhet ndryshuar edhe Kuvendi, i ka ardhur koha që të ndryshojë”, tha Braçe. -

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir
Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Në pranga ranë shtetasit Y.B., 65 vjeç dhe P.B., 45 vjeç. Sipas njoftimit të uniformave blu, 65-vjeçari kishte në ngarkim masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për prodhim dhe falsifikim të dokumenteve dhe mjeteve të identifikimit.
Ky laborator ishte instaluar në një hapësirë të fshehtë në shtëpi, nga ku duhej të hyje nga dollapi i rrobave.Nga hetimet me metoda pro-aktive, ka rezultuar se prdhomi i një pasaporte të falsifkuar, me shtetësi të huaj, arrinte në vlerat nga 15 mijë deri në 20 mijë euro. Këto pasaporta përdoreshin për kalimin e paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian, ose drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sakaq, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
“Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.
Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. -

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga
Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në Policinë e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Identiteti”.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari, si dhe procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
‘Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA’, thuhet në njoftimin e policisë.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Vala e të nxehtit po thyen rekorde, Italia kufizon punën në ambient të jashtëm
Puna në ambient të jashtëm është ndaluar gjatë orareve më të nxehta të ditës në më shumë se gjysmën e rajoneve të Italisë.
Nderkohe një valë ekstreme e të nxehtit ka thyer rekordet e temperaturave në Spanjë e Portugali, dhe vazhdon ta përfshijë pjesën më të madhe të Evropës, raporton “The Guardian”.
Temperaturat ekstreme besohet se kanë marrë të paktën tri jetë, përfshirë të një djali të vogël në provincën Tarragona të Katalonjës.
Në Palermo në Itali, një grua 53-vjeçare vdiq të hënën, ndërsa një 70-vjeçar vdiq në Torino.
-

Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz
Showbiz E Mërkurë, 25 Qershor 2025 13:41
Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video mjaft të veçantë dhe emocionale, ku dokumenton transformimin e shtëpisë që ndan me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
Videoja tregon rrugëtimin nga një hapësirë bosh e paformuar, në një shtëpi moderne, të ngrohtë dhe të personalizuar, që reflekton stilin e çiftit.Në fillim të videos, Kiara shfaq pamjet e para të shtëpisë – një ambient i zbrazët, me mure të thjeshta dhe pa mobilie. Hapësira dukej neutrale dhe pa jetë, duke i dhënë ndjekësve një ide të qartë të gjendjes në të cilën e kanë marrë shtëpinë.
Me kalimin e sekondave, vjen transformimi – një proces që duket se është bërë me kujdes. Ngjyra të buta, mobilie elegante, ndriçim i menduar mirë dhe elemente dekorative minimaliste janë ndër detajet që e kanë shndërruar ambientin në një vend të rehatshëm. Shtimi i elementeve si tapete moderne, vazo me lule, pasqyra dhe art muror, krijojnë një ndjesi të qartë qetësie dhe përkatësie.
Kiara dhe Luizi vazhdojnë të ruajnë një lidhje të fortë me publikun, jo vetëm përmes projekteve të tyre, por edhe përmes momenteve personale që zgjedhin t’i ndajnë me ndjekësit.
Transformimi i shtëpisë së tyre është më shumë se thjesht një ndryshim vizual, është një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe jetës së re që po ndërtojnë së bashku. -

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient të përshtatur për call center në rrugën e “Barrikadave” dhe ka vënë në pranga dy persona.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata telefononin shtetas të huaj dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.
Gjatë operacionin të policisë të koduar “Last call” janë sekuestruar 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Policisë
DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last call”.
Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.
Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.