Ambasadori i italian në Tiranë, Marco Alberti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi shanset që ka Shqipëria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030, objektiv ky i vënë nga qeveria Rama.
Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ambicioz dhe i mundshëm, duke vlerësuar përparimin e vendit në hapjen e kapitujve të negociatave dhe reformat e kryera në vitet e fundit.
Më tej, ai theksoi se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, një tregues që sipas ambasadorit inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
“Të dy kryeministrave vijnë nga përvoja politike krejt të ndryshme. Nuk njoh raste të tjera kur bashkëpunimi kaq i ngushtë mes dy krerëve të qeverive shkon përtej ndasive politike. Pra, është diçka që është e vërtetë, është e rrënjosur, e thellë.
Sigurisht dhe interesat institucionalë, por është dhe një zgjedhje që kanë bërë të dy kryeministrat, që kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe kjo është një e dhënë tejet e rëndësishme. Synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është një objektiv ambicioz, por edhe i mundshëm dhe ne po flasim për synimit, por dhe për realitetin. Në flasim për përvojat, proceset që ka kryer Shqipëria, dhe sidomos duke u ndaluar te vitet fundit, janë hapur të gjithë grupkapitujt.
Ky është një synim i të gjitha vendeve kandidate. Reformat janë një e dhënë thelbësore me të cilat Shqipëria po punon, janë 91 % e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit dhe besoj se kjo është një e dhënë që inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.
Unë mendoj se anëtarësimi apo negociata për anëtarësimin janë një mundësi e madhe për BE, sepse duke kërkuar reforma, atëherë duhet të shtrojmë pyetjen dhe për reformat tona se si një proces i reformimit të BE mund ta bëjë më të besueshëm dhe më tërheqëse, më funksionale këtë përvojë politike. Është një dialog, bashkëpunim, një mundësi që pasuron të dyja vendet apo të gjitha palët”, tha ai.
Tag: ambicioz
-

“91 % e shqiptarëve pro integrimit”, ambasadori italian: Synimi për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është objektiv ambicioz
-

Integrimi i Shqipërisë në BE, Arba Kokalari zbulon ‘formulën’ si mund të realizohet: Objektiv shumë ambicioz
Eurodeputetja Arba Kokalari në Parlamentin Europian ka folur për Klan News në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, mbi perspektivat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ajo e konsideron integrimin një “objektiv shumë ambicioz”, që mund të arrihet me bashkëpunim të qeverisë dhe opozitës dhe me zbatim të ligjeve dhe reformave.
Kokalari thekson se drejtësia e pavarur është themeli i integrimit, ndërsa raporti i ODIHR-it dhe angazhimi politik ndikojnë direkt në proces. Eurodeputetja shton se nuk ka asnjë shtet kundër integrimit të Shqipërisë.
Po ashtu Kokalari u shpreh se Kosova duhet të shfrytëzojë qasjen pro-Ballkanit që ekziston aktualisht në BE, duke u angazhuar më shumë për përmbushjen e kriterëve dhe forcimin e institucioneve.
Sipas saj, BE mbetet e vetmja zgjidhje për shqiptarët, duke garantuar zhvillim, stabilitet dhe mbrojtje kundër ndikimeve të jashtme. -

“Bashkëpunoni për integrimin”, Gonzato: Plani i qeverisë për anëtarësimin është ambicioz
Në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–BE, ambasadori i unionit në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi se puna për anëtarësimin duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
“Integrimi nuk është thjesht një punë formale, Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e reformave në mënyrë të qëndrueshme. Në të gjitha këto, Kuvendi ka një rol thelbësor për të garantuar cilësinë e procesit. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por dhe me përfshirje. Një qasje gjithëpërfshirëse që luajnë rol të gjitha forcat politike, shoqëria civile dhe vetë qytetarët”, tha Gonzato gjatë fjalës së tij.
Ai shtoi se plani i qeverisë për anëtarësimin është ambicioz dhe shkon paralel me dëshirën e madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së./vizionplus.tv
-

Shqipëria në BE në 2027? Von der Leyen: Jeni ambicioz, por kjo na pëlqen
Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm dhe me shpejtësi rekord, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Zyrtarja europiane shtoi se plani që vendi ynë të mbyllë në vitin 2027 negociatat për anëtarësimin, është një plan ambicioz, por se kjo gjë vlerësohet.
Von der Leyn tha gjithashtu se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat kyçe, çka e quajti lëvizjen e duhur që vendi ynë të përfitojë nga fondet e BE-së.
Ursula von der Leyen: Kënaqësi të kthehem në Shqipëri e të nis turin tim këtu. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Planifikojmë këtë vjeshtë të hapin kapitullin e fundit. Qëllimi juaj është mbyllja e negociatave deri në 2027, kjo është ambicioze por ne na pëlqen ambicja. Momenti gjeopolitik është këtu dhe lufta në Ukraina ka riformësuar duke bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, ne jemi me ju dhe ju jeni plotësisht në përputhej me BE.Ne veprojmë si një! Keni bërë një progres të dukshëm në reformat kyçe.
Kjo është rruga që Shqipëria të akesojë fondet e BE -

“Të mbyllim negociatat brenda 2027″/ BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Punojmë me të gjithë aktorët për objektivin ambicioz të anëtarësimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj për mandatin e ri qeverisës.
Në një reagim në rrjete sociale, delegacioni i BE shprehet se Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës.
Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.
Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal and all Ministers on their taking office. With a sustained effort in adopting and implementing the necessary reforms through transparent and inclusive processes, Albania can achieve its ambitious goal of closing EU accession…
— EU in Albania (@EUinAlbania) September 22, 2025Top Channel
-

Delegacioni i BE uron qeverinë “Rama 4”: Objektiv ambicioz mbyllja e negociatave brenda 2027-tës
qeveria rama 4
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat për marrjen e detyrës së re, teksa pritet të bëhet dhe votimit i tyre në Kuvend. Në reagimin e BE thuhet se Shqipëria mund të arrijë objektivin e saj për mbylljen e procesit të negociatave deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj u betuan të premten në zyrën e presidentit Bajram Begaj, ndërkohë që të enjten u kalua në kohë rekord në Kuvend, programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Tashmë Rama ka nisur prezantimin e ministrave dhe vendosjen e prioriteteve për 4 vitet e ardhshme, ku fokus kryesor do të jetë procesi i Integrimit të Shqipërisë në BE. /ZËRI -

Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz
19 Gusht 2025
9:51
Telesport
Marash Kumbulla do të luajë me Mallorca në La Liga sezonin e ri, pas transferimit në formë huazimi me mundësi blerjeje nga Roma, skuadra që ka kartonin e tij. Pas transferimit, mbrojtësi shqiptar dha deklaratën e parë.
“Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Mallorca“, tha qendërmbrojtësi shqiptar, që shtoi: “E kam shijuar kohën time në Spanjë në nivel futbollistik, por jo vetëm kaq. Më pëlqen shumë mentaliteti sportiv dhe kulturor i vendit”.
“Jam përgatitur mirë dhe jam gati të kem një sezon të shkëlqyer dhe të ndihmoj Mallorca të synojë lart. Ekipi dhe rajoni kanë potencial të madh. Ky është një klub i përparuar dhe ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Jam entuziast për këtë projekt ambicioz“, tha Kumbulla.
Më tej, Kumbulla deklaroi: “Trajneri më telefonoi dhe më beson. Ai me të vërtetë më donte këtu, ashtu si klubi dhe menaxhmenti i tij. Duhet të jemi ambiciozë, por mbi të gjitha, të punojmë me vendosmëri të madhe çdo ditë“. -

FOTO – Projekt ambicioz për furnizimin me ujë te “Mark Lula”, kryebashkiaku Benet Beci jep detaje…
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit, së bashku me Drejtorin Flauers Shoshi në prezantimin e projektit për ndërtimin dhe shtimin e kapaciteteve të sistemit të furnizimit me ujë në lagjen Mark Lula.
Ky investim i rëndësishëm garanton furnizim 24 orë me ujë të pastër për rreth 6100 banorë dhe 1500 abonentë të rinj.
Projekti përfshin ndërtimin e rrjetit të ri, instalimin e matësve modernë, sistemin SCADA për monitorim në kohë reale dhe ndërlidhjen me rrjetin ekzistues të qytetit.
Një hap konkret drejt një shërbimi më cilësor të furnizimit me ujë për komunitetin e lagjes Mark Lula.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Jonathan David: Nuk kam marrëveshje as me Napolin, as me Juventusin. Dua një klub ambicioz
Sulmuesi kanadez Jonathan David, i cili sapo është ndarë nga Lille si lojtar i lirë, është kthyer në një emër shumë të përfolur i merkatos, veçanërisht për Napolin dhe Juventusin. Në një intervistë për “The Athletic”, ai foli hapur për të ardhmen dhe interesimin nga Serie A: “Dua një klub ambicioz, që dëshiron të bëjë diçka të madhe. Sigurisht, do të më pëlqente të luftoja për të fituar trofe. Dua një skuadër konkurruese, me ambicie dhe projekt sportiv të qartë”.
Largimi nga Lille…Kudo që të jesh, nuk duhet të largohesh në mënyrë të keqe. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme te Lille, jam kënaqur. Nuk kishte asnjë arsye për t’u larguar në mënyrë negative, edhe pse ika si lojtar i lirë.
Hapi i radhës në karrierë?Do të jetë emocionues. Nuk e di ende se çfarë më rezervon e ardhmja, por edhe thjesht ideja që do të kem një sfidë të re është diçka që më ngjall adrenalinë.
A ke marrëveshje me Napolin?Jo.
A ke marrëveshje me Juventusin?Jo.
Çfarë di për Napolin?Napoli është një klub që sapo ka fituar titullin e Serie A. Imagjinoj se nuk do ta fitojë vetëm një herë dhe të thotë ‘ok, mjaft’. Është një klub ambicioz, që do të luajë në Champions League.
A do të kishe më shumë presion te Juventusi?Kudo që të shkosh, ka gjithmonë presion për paraqitjet. Ka presion për të mbajtur vendin e titullarit, për t’i kënaqur tifozët, sepse të gjithë duan të fitojnë. Presioni ekziston gjithmonë, kudo që të shkosh.
Si të duket Serie A?Kur e shoh Serie A dhe e krahasoj me Premier League, them që kjo e fundit ka ritme më të larta, më shumë lëvizje lart e poshtë. Serie A mund të jetë kështu ndonjëherë, por është më taktike. Është më shumë si një lojë shahu.
Kur mund të ndodhë transferimi yt?Sigurisht që do të doja të arrija diku përpara fillimit të përgatitjeve parasezonale, që të kem kohë të përshtatem dhe të punoj me shokët e rinj të skuadrës. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jesh i përgatitur për çdo situatë. -

Shqipëria drejt BE-së, Schieder: Plan ambicioz për negociatat
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, vlerëson vullnetin politik të Shqipërisë për reformat e integrimit.
“Shqipëria ka një plan ambicioz jo vetëm për hapjen e grupkapitujve, por edhe për mbylljen e tyre deri në vitin 2027. Duhet të them se procesi i hapjes së kapitujve është i rëndësishëm, por mbyllja e tyre është akoma më e rëndësishme. Zbatimi i reformave është edhe më i vështirë, por shqiptarët janë shumë të përkushtuar politikisht për të ecur më shpejt përpara”, tha Andreas Schieder, reporter për Shqipërinë në PE.Schieder duke folur për reformën në drejtësi thekson se Shqipëria tashmë ka një sistem gjyqësor modern, që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike. “Në Shqipëri kanë bërë një reformë jashtëzakonisht të vështirë, por tashmë kanë një sistem gjyqësor modern. Ata kanë ngritur SPAK-un që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike, ata janë hetuar, madje disa kanë përfunduar në burg”, tha Andreas Shcieder, reporter për Shqipërinë në PE.