Tag: ambicie

  • Rama “piketon” synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’do ketë më pagesa me cash

    Rama “piketon” synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’do ketë më pagesa me cash

    Kreu i qeverisë në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë, u ndal edhe te një ambicie e radhës.
    Sipas Edi Ramës, deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë digjitale, një synim që edhe më herët e ka cekur.
    “Duhet ta kalojmë në një nivel tjetër agjencinë e inovacionit. Ajo që mbeti pa u thënë është që ne kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless, pra transaksionet financiare të jenë digjitale, na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim, teknologjia nuk mungon.
    Është plotësisht e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme, dhe e fundit që kam është që në atë dokumentin që do përgatisni të jenë sa më të lirë dhe kreativ, pa vendosur limit.
    Deri në fund gushtit të mund të firmosin marrëveshjen kuadër me qeverinë për bashkëpunimin mes nesh”, tha Rama.

  • Këlliçi: Ja kush është Nesti Angoni…. Ka ambicie për Bashkinë e Tiranës

    Këlliçi: Ja kush është Nesti Angoni…. Ka ambicie për Bashkinë e Tiranës

    Një deklaratë të fortë ka bërë demokrati Belind Këlliçi në studion e Debat në A2 CNN, duke thënë se sipas mendimit të tij një prej 3 ministrave që ka caktuar kryeministri Rama për të monitoruar punët e bashkisë Tiranë, është denoncuesi anonim Nesti Angoni, që çoi dhe kryebashkiakun Veliaj pas hekurave.
    Sipas Këlliçit, ministrat Balluku, Gonxhja dhe Manastirliu kanë ambicie për të drejtuar bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar Petrit Malaj.
    “A do të kemi zgjedhje në Tiranë… Ende nuk dihet. Kryeministri u shpreh se nuk ishte i sigurt çfarë do të ndodhte me vendimin e Gjykatës së Lartë. Dhe mesa duket do të kemi zgjedhje dhe në bashkinë e Tiranës. Tani do të shohim raportin e Ballukut, me vlerësimin e punës së aparatit të Bashkisë së Tiranës. Balluku ka afrimitetin më të lartë me Veliajn, mendoj se Rama i ka bërë një qokë duke vendosur motrën e tij. Të njëjtin aparat që ka pasur në bashki, Rama e ka zhvendosur atë dhe në qeveri.
    Nuk e di se kë Rama do të përcaktojë për Tiranën, por do të jetë kukulla e tij. Duhet të demontojmë atë që ka ndodhur në 11 maj dhe t’ua bëjmë të ditur qytetarëve. I takon PD të gjejë modalitetet për të rezultuar e suksesshme në zgjedhjet e pjesshme lokale. Unë dhe në 2023 isha i vetëdijshëm që po hyja në një garë të pabarabartë. Gjatë fushatës kam bërë shumë denoncime aferash. Unë e kam bërë detyrën dhe jam anatemuar, më është kërkuar mua se përse vidhte 5D.
    Nesti Angoni duhet të jetë mes 4-ëshe që drejton punët në Bashki. E gjithë veprimtaria e Nestit është për të arritur në këtë ditë. Të katërt kanë ambicie për Tiranë. Malajn e përjashtoj. 3 janë për hir të vërtetës. Njëri prej tyre është Nesti Angoni”, tha Balluku.

  • E bujshme! Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

    E bujshme! Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

    15 Korrik 2025

    21:45

    Telesport

    Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A!
    Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në fund të karrierës.
    CR7, i cili aktualisht është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, po jep maksimumin që ia lejon fakti se është 40 vjeç.
    Trajneri i ekipit italian, Cesc Fàbregas, ka ambicie të mëdha për sezonin e ri dhe po mendon rikthimin e Ronaldos në Serie A, aty ku Como ka ambicie realisht të mëdha për të ardhmen.

  • Silva: Jemi shumë të zhgënjyer nga eliminimi, kishim ambicie të mëdha në këtë kompeticion

    Silva: Jemi shumë të zhgënjyer nga eliminimi, kishim ambicie të mëdha në këtë kompeticion

    1 Korrik 2025

    9:12

    Alfred Lleshi

    Mesfushori portugez i Manchester City analizoi sfidën e humbur 4-3 në 1/8 finale të Botërorit për Klube. Disfatën që solli eliminimin nga ky kompeticion, përballë sauditëve të Al Hilal, veterani luzitan e analizoi kështu për kanalet zyrtare të klubit:
    “Kishim ambicie të mëdha për këtë kompeticion, donim të arrinim vërtet larg. Mendoj që skuadra luajti mirë, prandaj jemi shumë të zhgënjyer. Djemtë në dhomën e zhveshjes e dinë që jemi përmirësuar dhe po përmirësohemi shumë.
    Po fillojmë ta ndiejmë skuadrën, atmosferën në dhomën e zhveshjes, energjinë dhe madje edhe mënyrën si luajmë. Mendoj që kemi pasur përmirësime. Nuk jemi plotësisht të kënaqur, sepse donim të bënim shumë më mirë, por po fillojmë të ndiejmë një energji të mirë nga skuadra për t’u rikthyer në nivelin tonë”.

  • ‘S’kam ambicie për Bashkinë’/ Blendi Gonxhja me “mendjen” tek ndryshimet në kabinet

    ‘S’kam ambicie për Bashkinë’/ Blendi Gonxhja me “mendjen” tek ndryshimet në kabinet

    Blendi Gonxhja

    TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka folur për garën brenda llojit, pra mes socialistëve, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një intervistë të dhënë për “A2 CNN”, kandidati për deputet, më i votuari nga zgjedhjet, foli për përfoljen e tij si pasardhësi i Erion Veliajt, në krye të Bashkisë së Tiranës. Edhe pse nuk e konfirmoi që do të kishte zgjedhje në kryeqytet, Gonxhja u shpreh mirënjohës për faktin që sipas tij, emri i tij është pritur mirë teksa përflitet në media dhe jo vetëm.
    “Kur përballesh me një pritshmëri pozitive, apo kur opinioni publik mund të mendojë pozitivisht për një kandidaturë, kushdo qoftë ai, natyrisht do të ishte një moment pozitiv. Nuk ka asnjë lloj ambicie timen në këtë drejtim dhe nuk ka asgjë konkrete që të lidhet me personin tim. Unë mendoj që nuk jemi fare në këtë moment për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, ato kanë datën e tyre,”-tha Gonxhja.
    Por po ashtu, duket se socialistët janë më të fokusuar për atë që do të sjellë vera. Sidomos tani pas zgjedhjeve, pasi kryeministri Edi Rama duhet të vendosë për formacionet e reja qeverisëse për mandatin e tij të katërt.
    “Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte”.
    Socialistët kanë nisur që tani përgatitjet në të paktën tre bashki: atë të Matit, Beratit dhe Tepelenës. Vetë sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi bëri me dije se puna me strukturat ka nisur dhe të gjithë janë gati për votimet e reja, duke shtuar se syimi mbetet i njëjti: fitorja./ZËRI

  • “Lufta Izrael-Iran ka mbaruar”/ Trump: Putini mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

    “Lufta Izrael-Iran ka mbaruar”/ Trump: Putini mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

    Donald Trump

    SHBA- Donald Trump këmbënguli në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s se sulmet ndaj programit bërthamor të Iranit jo vetëm që ishin të suksesshme, por “eliminuan” armët. Sa i përket luftës Izrael-Iran, ai theksoi se SHBA-të besojnë se lufta ka mbaruar. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me komentet e shefit të shtabit të SHBA-së se presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë ambicie më të gjera territoriale përtej Ukrainës, Trump tha se ishte “e mundur”. 
    Megjithatë, disa minuta më vonë, kur u pyet nga një gazetar se çfarë e bënte kaq të sigurt se lufta kishte mbaruar, ai u duk më pak optimist.
    “U përballa me të dy dhe ishin të lodhur dhe të rraskapitur. Ata luftuan shumë fort, shumë ashpër dhe me dhunë.”
    Kur u pyet për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump shprehu shpresë se mund tw zgjidhet edhe ajo. Ai tha se nëse do të ishte president, lufta nuk do të kishte filluar kurrë. 
    Gjithashtu interesante ishte mospëlqimi i tij për komentet e shefit të stafit të tij, Dean Kaine, se presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë ambicie më të gjera territoriale përtej Ukrainës, të cilat Trump i tha se ishin të mundura. Lidhur me takimin e tij me Zelenskyy-n, Trump tha se “doja të dija si po ia kalon” dhe tha se takimi ishte “shumë i këndshëm”.
    Lidhur me pushtimin rus, ai tha: Mendoj se është koha e duhur që të mbarojë. Do të flas me Vladimir Putinin për të parë nëse mund ta përfundojmë luftën.
    Lidhur me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, presidenti amerikan theksoi se është jetike që paratë të jepen “për pajisje ushtarake shumë serioze dhe jo për burokraci”./ZËRI

  • Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

    Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

    Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti,ishte i ftuar këtë të martë në studion e Klan News.
    Teksa e konsideroi procesin zgjedhor një farsë elektorale, tha se pas rinumërimit për Tiranën, Partia Demokratike do bëjë analizën e saj pikërisht për 11 majin.
    “Pas rinumërimit, do të bëjmë analizën tonë ndaj farsës elektorale. Duhet të krahasojmë reagimet e ambasadës amerikane 2021, 2025. Këtë herë reagimi vonoi shumë, vonesa është një mesazh. Në këtë rast, urimi nuk i shkon kryeministrit, por Shqipërisë. Ne do jemi këtu kur të dalë dhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it. Raporti paraprak flet qartë, për garë jo të drejtë dhe jo të ndershme, ne jemi pjesë active e plotësimit të këtij raporti. Notën në fund fare ta japin njerëzit, një shtet kur bëhet më keq, njerëzit ikin. 39 mijë shqiptarë ikën vetëm në 2024-ën!”, deklaroi Alimehmeti.
    I pyetur se a ka ndonjë ambicie për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, tha se fokusin kryesor tani e ka te procesi i rinumërimit të votave për kryeqytetin.

  • “Nuk kam ambicie pushteti”, Berisha në Bulqizë: Edi Rama ke marrë fund, e ke mendjen te Lamborghini i Noizyt

    “Nuk kam ambicie pushteti”, Berisha në Bulqizë: Edi Rama ke marrë fund, e ke mendjen te Lamborghini i Noizyt

    Nga Bulqiza, ku zhvilloi një takim me minatorët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi qytetarëve t’i japin votën më 11 maj, pavarësisht bindjeve politike. Ai tha se nuk ka ambiecie pushteti në këtë moshë. Ndër të tjera, akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkoi të eliminonte opozitën, por nuk ia doli.
    Berisha: Në këtë moshë, nuk kam ambicie pushteti. E ndiej mision që të mos pajtohem kurrë me këtë poshtërim që u bëhet 760 mijë shqiptarëve me një pesnion mizerabël. Edi ti nuk je i rrjedhur, je i tmerruar. Ti bën si i rrjedhur. Hajde këtu në këtë sallë, të dalim këtu para këtyrr burrave. Mos dil me Lamborghinin e Noizyt, po dil me këtë. Dil këtu dëgjoji këta burra çfarë sakrifice kanë bërë. Ti e ke mendjen te Lamborghini.  Edi Rama, ke marrë fund! U përpoqe t’i bësh gropën opozitën, por ke rënë brenda vetë për të mos dalë kurrë më. Ta dini këtë. Nuk del më! Ndaj dhe 11 Maji, le të bashkohemi pavarësisht nga bindjet politike.

  • “Nuk kërkoj pushtet, dua 100 ditë”/Berisha:Po të kisha ambicie për para,sot do isha…

    “Nuk kërkoj pushtet, dua 100 ditë”/Berisha:Po të kisha ambicie për para,sot do isha…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kërkon vetëm “100 ditë prove” për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
    Gjatë një fjalimi në Mat, Berisha deklaroi se po të kisha ambicie për para, sot do isha një nga mjekët më të pasur, por theksoi se motivimi i tij është shërbimi ndaj qytetarëve.
    “Në 12 vite Edi Rama varfëroi shqiptarët si askush tjetër, rritën ccmimet si në asnjë vend tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj jam sot këtu para jush të kërkoj nga ju matjanë dhe matjane, të ccdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë, nuk kërkoj për pushtetin tim, ta ketë të qartë ccdo shqiptar, s’kam ambiecie për pushtet e para se po të kisha ambicie për para do të isha një nga mjekët më pasur.
    Kërkoj 100 ditë për të vendosur pensionin minimal 200 euro. Kërkoj vetëm 100 ditë për të shpalosur para ccdo shqiptari një mundësi të re, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro, vendosim rrogën minimale 500 euro, do të kemi kartën e konsumatorit.
    Ulim në 7 lekë ccmimin e energjisë për qytetarët, do të përgjysmojmë tarifën e ujit të pijshëm. Do të vendosim në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve. Na duhen vetëm 100 ditë të bëjmë realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Shqipërisë për minatorët, gjeologët, naftëtarët statusin etyre 100% sipas kontratës“, tha Berisha.

  • Sa e dëmtojnë PD-në partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar

    Sa e dëmtojnë PD-në partitë e Shehajt, Alibeajt dhe Bashës? Tabaku: Ata kanë ambicie vetëm për kryetar

    Kandidatja e PD në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Vizion Plus, ka folur për situatën zgjedhore, dhe forcat politike të dala nga PD.
    E pyetur se sa e dëmtojnë PD-në eksponentët e saj të larguar tashmë dhe që kanë krijuar parti të reja si Lulzim Basha, Agron Shehaj dhe Enkelejd Alibeaj, Tabaku tha se të gjithë këta paskan patur vetëm një ambicie të bëhen kryetarë, por oferta e vetme për qytetarët është PD.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Plus apo minus një listë me kaq shumë aleatë?
    Tabaku: Në 2021 bëmë gabim në ndarjen me LSI, Jemi në betejë dhe do të maksimizojmë votën.
    Borakaj: Forcat e reja, një pjesë të dala nga PD mendoni se do ju gërryejnë?
    Tabaku: Është në të drejtën e tyre të kenë ambicie personale. Në këtë PD të gjithë paskan patur ambicie të jenë kryetarë. Për shqiptarët ka vetëm një ofertë është vetëm PD. Edhe po nuk u pëlqeu Jorida le të voptojnë Ildën. Vota patjetër duhet të jetë për PD dhe kandidatët e saj. Çdo votë tjetër jashtë kësaj, thjeshtë zvogëlon kuotën opozitare dhe ndihmon qeverisjen.