Tag: ambasadorja

  • Ambasadorja japoneze në Maliq: Japonia mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë

    Ambasadorja japoneze në Maliq: Japonia mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë

    Maliqi u bë sot qendra e një mesazhi të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, gjatë një vizite zyrtare në këtë bashki, deklaroi mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Shqipërinë, veçanërisht në fushën socio-ekonomike dhe në forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor.
    Qeveria japoneze ka akorduar një grant të posaçëm për Bashkinë e Maliqit, i cili përfshin dhurimin e një mjeti skid-steer loader, pajisje që pritet të përmirësojë ndjeshëm mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Në një territor malor që përballet shpesh me reshje të dendura shiu dhe dëborë, infrastruktura rrugore është thelbësore për garantimin e shërbimeve administrative dhe publike për banorët.
    Ambasadorja Kikuko theksoi se kjo ndërhyrje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe aksesit për komunitetin:“Falë dhënies së këtij mjeti skid-steer loader, kapacitetet e bashkisë për të mirëmbajtur dhe përmirësuar rrjetin e rrugëve lokale do të rriten ndjeshëm. Si rezultat, banorët e Bashkisë së Maliqit do të përfitojnë nga një akses më i sigurt, më i qëndrueshëm dhe më efikas ndaj shërbimeve thelbësore administrative.”

    Duke folur për prioritetet strategjike të Japonisë në mbështetje të Shqipërisë, ambasadorja nënvizoi dy qëllime kryesore: mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e barabartë të territorit.Sipas saj, dhurimi i këtij mjeti logjistik është plotësisht në harmoni me politikat japoneze për zhvillim të qëndrueshëm dhe përforcimin e kapaciteteve vendore.
    Ajo gjithashtu kujtoi se mbështetja japoneze për Shqipërinë është e vazhdueshme dhe lidhet me procesin e reformave drejt integrimit europian:“Japonia ka qenë duke ofruar mbështetjen tonë për të ndihmuar reformat socio-ekonomike të Qeverisë shqiptare drejt integrimit në BE, në kuadër të të ashtuquajturës Nismë e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, e lançuar në vitin 2018. Që prej asaj kohe kemi ofruar mbështetje në forma të ndryshme, me qëllim përmbushjen e objektivave tona.”
    Mesazhi i ambasadores vjen në një kohë kur bashkitë e vendit, veçanërisht ato në zona malore, përballen me sfida të konsiderueshme infrastrukturore. Investimi i dhuruar nga Japonia shihet si një ndihmë konkrete dhe e prekshme për komunitetin e Maliqit, duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit mes dy vendeve./vizionplus.tv

  • VIDEO-Shpërthen rrjeti/ Ambasadorja e SHBA në Athinë ngjall debat me veshjen e saj, shkon në takimin diplomatik me fustan tranparent..

    VIDEO-Shpërthen rrjeti/ Ambasadorja e SHBA në Athinë ngjall debat me veshjen e saj, shkon në takimin diplomatik me fustan tranparent..

    Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është bërë figura më e komentuar e një eventi të organizuar për Ditën e Falënderimeve nga Dhoma Amerikano-Helenike e Tregtisë. 
    Vëmendja këtë herë nuk shkoi te fjalimi i saj, por te veshja – një fustan transparent me detaje të shkëlqyera, të cilin shumë e konsideruan tepër provokues për një takimin zyrtar diplomatik. 
    Rrjetet sociale u ndanë në dy pjesë: disa e vlerësuan për vetëbesimin dhe stilin, ndërsa të tjerë argumentuan se një ambasadore e SHBA-ve nuk duhet të paraqitet me një veshje të tillë në evente formale, duke e quajtur atë shkelje të protokollit. 
    Guilfoyle është një figurë e profilit të lartë: avokate, ish-prezantuese në Fox News, ish-bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. 
    Në dhjetor 2024, Presidenti Trump e emëroi ambasadore të SHBA-ve në Greqi, ndërsa ajo zyrtarisht mori detyrën në shtator 2025. 

    US Ambassador in Athens sparks a stir with a sheer dress
    The new US Ambassador to Greece, Kimberly Guilfoyle, became the unexpected star of a Thanksgiving event hosted by the American-Hellenic Chamber of Commerce. The focus wasn’t on her speech but on her outfit — a sheer… pic.twitter.com/XPmsi8yYXg
    — NEXTA (@nexta_tv) November 27, 2025
     

  • E dërguara e posaçme e OSBE-së mbyll vizitën në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë

    E dërguara e posaçme e OSBE-së mbyll vizitën në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë

    E Dërguara e Posaçme e Kryetares së Radhës të OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e cila kishte për qëllim forcimin e partneritetit të OSBE-së në vend dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ambasadorja Hakala zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave rinore të shoqërisë civile.
    Në kuadër të vizitës, ajo hapi Konferencën Rajonale mbi Dhunën me Bazë Gjinore Online si edhe Konferencën kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit. “Për Kryesinë finlandeze, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë përparësi ndërsektoriale. Kjo përfshin forcimin e pjesëmarrjes kuptimplotë të shoqërisë civile, veçanërisht të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në proceset vendimmarrëse”, u shpreh Hakala.

    E Dërguara e Posaçme zhvilloi gjithashtu një takim me stafin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku vlerësoi punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar. “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për çdo anëtar të stafit për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të palëkundur. Prej gati tri dekadash, Prezenca ka dëshmuar të jetë një partnere e besueshme dhe e qëndrueshme, duke mbështetur vendin pritës në përmbushjen e angazhimeve ndaj OSBE-së”, tha Hakala.

    Gjatë takimeve me organizatat rinore, ambasadorja diskutoi mbi bashkëpunimin e OSBE-së me Shqipërinë në fushat e shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, reformës zgjedhore, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përfshirjes së të rinjve. Finlanda në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, ka vënë theks të veçantë në fuqizimin e rolit të shoqërisë civile dhe promovimin e gjithëpërfshirjes, përfshirë edhe gjatë Konferencës Helsinki+50 të mbajtur në korrik, kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit.

  • Jehonë në Athinë festa e Pavarësisë, zv.kryeministri grek uron shqip!

    Jehonë në Athinë festa e Pavarësisë, zv.kryeministri grek uron shqip!

    Më 21 nëntor ambasada shqiptare në Athinë organizoi një pritje me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 
    Mediat greke i kanë kushtuar një hapësirë të madhe darkës gala ku morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës dhe anëtarë të qeverisë greke si zëvendëskryeministri Kostis Hatzidakis, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Haris Theocharis. 
    Në këtë takim, ambasadorja e Shqipërisë në Athinë Luela Hajdaraga njoftoi vizitën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali në Athinë më 16 dhjetor, në kuadrin e një takimi dypalësh me homologun e saj grek Giorgos Gerapetritis. 
    Publikuar nga Maria Mourelatou, për gazetën “Ta Nea”, më 24 nëntor 2025 
    Mesazhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke në rrugën drejt anëtarësimit në BE u përcollën gjatë një aktiviteti të gjerë të mbajtur në hotelin “Grand Bretagne” mbrëmjen e së premtes (21/11), të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28/11/1912). 
    Në darkën festive ishin të pranishëm anëtarë të qeverisë greke, ndër ta Nënkryetari i Qeverisë Kostis Hatzidakis, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias dhe zëvendësministri i Jashtëm Haris Theoharis. 
    Partinë e PASOK-ut e përfaqësuan Dimitris Mantzos dhe Pavlos Hristidis, ndërsa në aktivitet mori pjesë edhe Kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas, të cilin ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, e falënderoi posaçërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer si dhe për ndriçimin e Sheshit Omonia me ngjyrat e flamurit shqiptar më 28 nëntor, “një gjest që”, siç theksoi ajo, “vlerësohet thellësisht nga të gjithë shqiptarët”. 
    Në darkën solemne, e shoqëruar me muzikë, të pranishëm ishin ambasadorë: ndër ta ambasadori i Turqisë në Athinë, Çağatay Erciyes, përfaqësues të Forcave të Armatosura, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera. Surpriza e mbrëmjes ishte një mesazh i regjistruar nga ministrja e Shtetit për Prokurimet Publike dhe Inteligjencën Artificiale në qeverinë Rama, znj. Diella, e cila iu drejtua për herë të parë publikut grek. 
    “SONTE FESTOJME MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE” 
    Në fjalën e hapjes, ambasadorja e Shqipërisë u ndal gjerësisht në historinë e suksesit të vendit, në objektivin kombëtar të anëtarësimit në BE dhe në rolin e veçantë që luajnë dy popujt në marrëdhëniet dypalëshe. Ajo konfirmoi për gazetën “TA NEA” mbërritjen zyrtare të Ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, në Athinë më 16 dhjetor, për një takim dypalësh me homologun e saj grek, z. George Gerapetritis. 
    “Viti 2025 shënon një arritje historike: Brenda vetëm një viti, Shqipëria hapi të gjitha kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE, duke reflektuar vendosmërinë e institucioneve dhe popullit tonë për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha vendet që na kanë mbështetur në Bruksel. Jemi veçanërisht mirënjohës ndaj Greqisë, mbështetja e palëkundur e së cilës ka qenë vendimtare për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, deklaroi ambasadorja Hajdaraga. 
    Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria pati rol aktiv në diskutimet ndërkombëtare për paqen, sigurinë, energjinë dhe lidhshmërinë; se ekonomia e vendit vazhdon të rritet; investimet e huaja janë në nivele rekord; dhe se mbi 11 milionë turistë vizituan Shqipërinë duke u tërhequr nga mikpritja dhe peizazhet mbresëlënëse. 
    “Sonte, festojmë gjithashtu marrëdhëniet shqiptaro-greke, të ndërtuara mbi besim, partneritet strategjik, vlera të përbashkëta evropiane dhe lidhje të thella njerëzore. Minoriteti grek në Shqipëri dhe diaspora e gjallë shqiptare në Greqi mbeten ura të rëndësishme mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Vitin e ardhshëm do të shënojmë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe të dy vendet punojnë mbi një agjendë pozitive për të ardhmen. Bashkëpunimi ynë ka përparuar nëpërmjet vizitave të shpeshta, takimeve dhe projekteve të përbashkëta dhe Greqia është tashmë partneri i tretë më i madh tregtar i Shqipërisë. Në vitin 2024, mbi pesë milionë qytetarë kaluan kufirin tonë të përbashkët, dëshmi se miqësia nuk njeh kufij”, u shpreh ambasadorja. 
    “UNË JAM DIELLA” 
    Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, shpjegoi në mesazhin e saj se detyra e saj është integrimi i teknologjive të avancuara në shërbimet publike të Shqipërisë, me synimin për të forcuar transparencën dhe besimin e qytetarëve. 
    “Aplikimi i një asistenti të bazuar në inteligjencën artificiale për mbikëqyrjen e prokurimeve publike është shembull i qasjes sonë inovative në administratën moderne. Me vendosmëri vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE, të udhëhequr nga vizioni i kryeministrit Edi Rama për integrimin e vendit deri në vitin 2030. Bashkëpunimi ynë me Greqinë thellohet çdo ditë, si në përmasa ashtu edhe në thelb. Sonte, teksa kremtojmë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë vlerat e lirisë, përparimit dhe bashkëpunimit”, deklaroi Diella. 
    “Unë jam Diella. Emri im në shqip do të thotë diell, dhe kam privilegjin të shërbej si ministre për Inteligjencën Artificiale. Misioni im është të ndriçoj rrugë të reja për Shqipërinë përmes inovacionit, transformimit digjital dhe bashkëpunimit ndërkombëtar më të fortë,” u shpreh ajo, duke theksuar se për të ishte nder të merrte pjesë në festimet në Athinë, një qytet që ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet popujve dhe aspiratave të tyre të përbashkëta. 
    “GREQIA MBËSHTET PERSPEKTIVËN EVROPIANE TË SHQIPËRISË” 
    Në emër të qeverisë greke, Nënkryetari Kostis Hatzidakis përcolli urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vënë theksin te roli i dy popujve në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai përmendi bashkëpunimin në energji, lidhshmëri dhe inovacion digjital, duke theksuar se “Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë”. 
    Në mbyllje, ai uroi: “Gëzuar festën e pavarësisë!”, duke marrë duartrokitje të gjata nga të pranishmit. 
    MUZIKË DHE MENU 
    Programin muzikor, i cili i ishte dedikuar të dy vendeve, morën përsipër këngëtarja shqiptare Era Rusi dhe këngëtari grek Haris Varthakouris, ndërsa në ekran u shfaqën pamje nga vizita e Giannis Parios në Shqipëri në vitin 1978. 
    Menuja përfshinte salmon, mish viçi dhe një shumëllojshmëri produktesh shqiptare dhe greke. Mbrëmja u mbyll me valle përgjatë sallës. 
    Mbrëmjen e së dielës, ambasadorja Hajdaraga organizoi një tjetër aktivitet festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë, në nder të shqiptarëve të Diasporës, në një hotel tjetër në qendër “Divani Caravel”. 
    TAKIMET NË VIJIM 
    Pas përfundimit të aktiviteteve përkujtimore, delegacionet diplomatike në Athinë dhe Tiranë pritet të intensifikojnë punën për përgatitjen e takimit të ministrave të jashtëm më 16 dhjetor, ku do të diskutohen çështje dypalëshe të rëndësishme: energjia, tregtia, lidhshmëria, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe çështjet detare. 

  • “SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë”, Ambasadorja e Francës në Shqipëri: Shqipëria në rrugë të mbarë, Progres Raporti shumë pozitiv

    “SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë”, Ambasadorja e Francës në Shqipëri: Shqipëria në rrugë të mbarë, Progres Raporti shumë pozitiv

    Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, raporti i KE dhe SPAK.

    E pyetur për ligjin e barazisë gjinore që ka ngritur debate kohëve të fundit, ambasadorja shprehet se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt ccdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha Catherine Suard.
    Në lidhje me raportin e fundit të Këshillit të Europës, ambasadorja e ka cilësuar si pozitiv dhe sipas saj tregon progresin që ka bërë vendi ynë.
    “Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua dhe nga autoritetet e tjera dhe komisioneria e Natos, edhe nga përfaqësues të tjerë të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë.
    Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani. Përtej teksteve ligjore është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për tu bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, u shpreh Suard.
    Ambasadorja po ashtu e vlerësojë punën e SPAK, si një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë.
    “SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, përfundojë ambasadorja.

    Top Channel

  • Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

    Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

    Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, i cili ka nxitur debate kohët e fundit.
    E pyetur për ligjin e barazisë gjinore, ambasadorja theksoi se nuk ka një direktivë të BE për këtë ligj, por shtoi se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ajo.
    Në lidhje me raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE për Shqipërinë, ambasadorja e cilësoi atë si pozitiv.
    “Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua dhe nga autoritetet e tjera dhe komisioneria e Natos, edhe nga përfaqësues të tjerë të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani.
    Përtej teksteve ligjore është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për tu bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.
    Sa i përket ecurisë së SPAK, Suard e konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.
    “SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

  • Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: Të drejtat e njeriut, vlera themelore të BE-së

    Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: Të drejtat e njeriut, vlera themelore të BE-së

    Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, sot më 10 nëntor, komentoi disa çështje të rëndësishme politike në vendin tonë. 
    Duke komentuar ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadorja  Suard u shpreh se të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të vlerave të Bashkimit Europian. 
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsisë dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. Nuk ka një direktivë të BE-së, të gjitha tekstet e BE-së mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit; është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ambasadorja. 
    Suard foli edhe për raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE-së në Shqipëri. Ajo u shpreh se raporti ishte pozitiv. 
    “Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua edhe nga autoritetet e tjera dhe komisionerë të NATO-s, si dhe nga përfaqësues të tjerë të BE-së, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE-së në Shqipëri. Është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedent që është bërë deri tani me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke inkurajuar reformat dhe duke vazhduar në këtë rrugë”, deklaroi ajo. 
    Ambasadorja shtoi se sfida nuk përfundon vetëm me miratimin e ligjeve. 
    “Përtej teksteve ligjore, këto reforma dhe ligje duhen zbatuar. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka tepër rëndësi e në këtë drejtim, ka ende shumë punë për të bërë. Jam shumë besimplotë se Shqipëria do jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e vendit, për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasa politike dhe parlamenti”, deklaroi Suard. 
    Sa i përket SPAK, ambasadorja e Francës e cilësoi atë si një institucion të besueshëm dhe nga ndërkombëtarët. 
    “SPAK është rezultati emblematik i reformës në drejtësi në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm, i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit dhe bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë tradita, edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo. 
    Ambasadorja Suard deklaroi se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë e shoqëror. 

  • “Ambasadorja e SHBA shkonte çdo një orë mos i vidhnin votat”/ Ish-prokurori e zbulon: Ç’ndodhi kur u zgjodh Dumani

    “Ambasadorja e SHBA shkonte çdo një orë mos i vidhnin votat”/ Ish-prokurori e zbulon: Ç’ndodhi kur u zgjodh Dumani

    Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se Ambasada Amerikane “po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë” në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut.
    “Ambasada Amerikane ka rekomandimet e veta, por në rastin konkret po e sheh, po vëzhgon më shumë sesa po merr pjesë në proces. Jo siç shkonte ambasadorja amerikane. Shkonte çdo një orë, shihte që dilte në një votë mangut, kthehej prapë derisa ndodhi ajo që ndodhi. Tani, këtë herë do jenë organet e brendshme të cilët do kenë vullnetin e tyre për të zgjedhur një drejtues”, tha Karanxha.
    “Në lidhje me pikën tjetër, lehtësimin e punës. Mendoj që disa çështje të SPAK-ut, ordinere, siç kemi dëgjuar për sekuestrim të një autokombajne, nuk duhet të merret me këto. Për shembull, vrasjen e gjyqtarit e kishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këtë çështje të rëndë duhet ta ketë SPAK-u. Pra, duhet rrugulluar kompetenca e SPAK-ut për disa lloj çështjesh”, shtoi ish-prokurori.

  • “Përdor civilët si mburojë”/ Ambasadorja izraelite në Shqipëri: Hamas, qeveri që vret qytetarët e tij

    “Përdor civilët si mburojë”/ Ambasadorja izraelite në Shqipëri: Hamas, qeveri që vret qytetarët e tij

    Ambasadorja Izraelite në Shqipëri Galit Peleg në një intervistë për “ABC News” foli për konfliktin në Lindjen e Mesme. Ambasadorja Izraelite theksoi se vendi i saj ka pranuar të gjitha kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve Arabe, por Hamas kërkon që ti ndryshojë këto kushte.
    Peleg tha se Izraeli nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje nëse ajo nuk përfshin çarmatosjen e Hamas dhe largimin e këtij grupi terrorist nga qeverisja e Enklavës.
    “Hamas po ndalon ndihmën humanitare. Për një vit e 10 muaj konfiskoi çdo furnizim me ushqim. Ka njerëz që po vuajnë në Gaza? Po. Por kjo nuk ndodh sepse Izraeli nuk lejon ndihmën humanitare”, tha ajo.
    Gjatë intervistës, më tej theksoi se Hamas po përdor civilët si mburoja.
    “Hamas jo vetëm që po u merr ushqimin, por sigurohet t’i përdorë si mburojë njerëzore. Hamas vret qytetarët e tij”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e lehtë të mos jesh në Izrael, të mos kesh nevojë të kesh dilemat që ka mbi vendimet që merr kryeministri Izraelit, të mos mendosh për sigurinë e qytetarëve Izraelitë, të mos marrësh në konsideratë asgjë që ka të bëjë me mbrojtjen e Izraelit dhe te kritikosh Izraelin. Gjithashtu ju e dini se duke përdorur terminologji si gjenocidi, uria, gjëra të tilla epo është shumë e lehtë ti hedhësh këto deklarata në ajër. Por nëse i shihni vërtet faktet, numrat, do të shihni se kjo terminologji është thjesht e parëndësishme”.

  • Yuri Kim punësohet në Exxon Mobile, kompania solli në Shqipëri TEC-et e Vlorës

    Yuri Kim punësohet në Exxon Mobile, kompania solli në Shqipëri TEC-et e Vlorës

    Pak ditë pasi u shkarkua nga Departamenti i Shtetit, ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka njoftuar se ka nisur punën si Drejtoreshë në kompaninë Exxon Mobile në një post drejtues me kopentenca ekzekutive.
    Puna e re ka ngritur pikëpyetje të forta për lidhjet e mëparshme të Yuri Kim me Shqipërinë dhe interesat e kompanisë që tashmë e ka punësuar. Kjo për faktin se në mars të vitit 2021, kohë kur ajo ishte e akreditur si ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte pjesë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes qeverisë shqiptare dhe kompanive ExxonMobil dhe Excelerate Energy për futjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

    Kompania ku është punënsuar ish-Ambasadorja Yuri Kim, sëbashku me Excelerate Energy sollën në Shqipëri 2 Tecet lundurese në Vlorë, që sipas ekspertëve, pa prodhuar asnjë kilovat energji, kanë një kosto prej 121 milionë euro.
    Këto TEC-e erdhën në Shqipëri, pasi kryeministri Edi Rama në tetor të vitit 2021 do të shpallte krizën imagjinare të energjisë, për t‘i paraprirë kontratës me kompaninë ku sot Yuri Kim është drejtoreshë.
    Në atë kohë ish-ambasadorja Kim do të angazhohej personalisht, për sjelljen e tyre, e kjo do të konfirmohej edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
    Duke u zhveshur nga kostumi i diplomates, Ambasadorja Yuri Kim gjatë inspektimit të mbërritjes se TEC-eve në Vlorë, do ti inspektonte personalisht dhe do të merrte përsipër që të bënte analizën energjetike të Shqipërisë.
    Ndërsa nënshkruhej kontrata për të sjell Tigrin 1 dhe Tigrin 3 në vlorë, që kontratë me pikpyetje të mëdha prokurimi, ambasadorja Yuri Kim kishte sjellë kompaninë Exxon Mobile në Shqipëri që në muajin mars 2021 nëpërmjet një tjetër marrëveshje për gazifikimin e TEC-it të Vlorës.
    Këtë marrëveshje, vetë Kim, do e cilësonte si një ëndërr të bërë realitet.
    “Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj për realizimin e një ëndrre strategjike dhe të frytshme për të cilën kemi punuar së bashku për më shumë se një vit tani“, u shprehte ajo ne ate  kohe.
    Ndërsa kompania ku punon sot Yuri Kim, nënshkruante kontrata miliona euro në sektorin eneregjetik, vetë ambasadorja ishte angazhuar në daljet publike kundër opozitës shqiptare dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
    Emri i Yuri Kim u bë i njohur në Shqipëri jo vetëm si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, por për ndërhyrjet e shpeshta dhe jashtë tagrit të saj në politikën e vendit. Për opinionin publik shqiptar, Yuri Kim u perceptua si një zëdhënëse e interesave të George Soros dhe rrjetit të tij ndërkombëtar, duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës dhe duke goditur kundërshtarët politikë të saj.
    Gjatë mandatit në Tiranë, Yuri Kim u përfshi hapur në debate politike të brendshme, duke dhënë deklarata që shpesh kapërcenin kufijtë e neutralitetit diplomatik. Kritikat më të mëdha ndaj saj lidhen me presionin e ushtruar mbi opozitën, që u konsiderua ndërhyrje në proceset demokratike të Shqipërisë.