Tag: ambasadorit

  • Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Elisa Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla

    Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Elisa Spiropali: Gjuha e urrejtjes e papranueshme, Qeveria shqiptare distancohet nga qëndrime të tilla

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X”, për deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

    Ajo ka shprehur indinjatën për këtë veprim, teksa shkruan se Qeveria shqiptare e Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga qëndrime të tilla.
    “Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme.
    Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm.
    Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla.
    Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, thuhet në reagimin e saj.

    Outraged by the unprecedented attack on the EU Ambassador and on EU values today in Parliament.
    Normalising hate speech in political discourse and willingly distorting facts about the vital Gender Equality Law is utterly unacceptable. The Albanian Government and the Ministry for… pic.twitter.com/FGyh88F67C
    — Elisa Spiropali (@elisaspiropali) November 6, 2025

    Top Channel

  • Deklaratat e Berishës, Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së

    Deklaratat e Berishës, Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka reaguar sot më 6 nëntor, në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.
    Spiropali shprehet se është tepër e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian dhe vlerave të BE-së në parlament ditën e sotme.
    “Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme.
    Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm. Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, shprehet Spiropali.

    Më herët, edhe kryeministri Edi Rama reagoi për deklaratat e Berishës në drejtim të ambasadorit të BE-së. Ai kërkoi ndjesë për faktin sesi u përdor Gonzato, pasi shpërndau postimin e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.
    Komisionerja Marta Kos tha se sulmet ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato janë të papranueshme.
    Edhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla kërkoi përjashtimin e Berishës nga Kuvendi, në lidhje me deklaratat. Vetë Berisha ka mohuar të ketë përdorur fjalor fyes, duke thënë se thjesht ka shprehur mendimin e tij.
    Sali Berisha tha ditën e sotme se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.

  • Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, PS i drejtohet Komisionit të Etikës, kërkon përjashtimin e kreut të PD me 30 ditë nga Kuvendi

    Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, PS i drejtohet Komisionit të Etikës, kërkon përjashtimin e kreut të PD me 30 ditë nga Kuvendi

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, pas deklaratave diskriminuese të këtij të fundit ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

    Ai ka kërkuar që Berisha të përjashtohet me 30 ditë, për shkelje të rregullave të Kuvendit.
    “I kërkon PD të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme, Këtë incident të rëndë diplomatik të sulmit kundër një ambasadori, bazuar në kodin etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen… deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale. Bazuar në nenin, masa disiplinore, zoti kryetar i Kuvendit ju njoftoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të marrë masa”, tha Balla.
    Nga ana tjetër kreu i PD-së, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj Ballës, duke deklaruar se e gjitha është shpifje.
    “Ti përgjigjesh një shpifësi, nuk ia vlen të humbasësh kohë. Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori por kam shprehur mendimet e mia. Ai ka mbështetur këtë ligj dhe Marta Kos tregon që ka ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Cila direktivë e BE përdor terminologjinë e shumëfishtë gjinore, asnjëra nga direktivat e BE nuk ka këtë terminologji, por janë të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Unë përsëri deklaroi këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie dhe jam kundër përpjekjeve për të ri formatuar antropologjinë gjinore”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Sulmi ndaj tij është i papranueshëm

    Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Sulmi ndaj tij është i papranueshëm

    Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual.

    Kos shkruan se sulmi është i papranueshëm, dhe se deklaratat që Gonzato ka bërë në lidhje me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe jo deklarata personale.
    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.

    Gender equality and non-discrimination are an integral part of EU law.
    Aligning with it is part of the EU accession process.
    This is not a private demand of the Ambassador of @EUinAlbania
    Any attacks on him are unacceptable.
    — Marta Kos (@MartaKosEU) November 6, 2025

    Top Channel

  • Berisha/ Ambasadori i BE po impononte bindjet e tij në ligjin për barazinë gjinore, reagon Marta Kos

    Berisha/ Ambasadori i BE po impononte bindjet e tij në ligjin për barazinë gjinore, reagon Marta Kos

    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
    Në një postim në ”X”, Kos theksoi se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë thelbësore e legjislacionit europian, duke sqaruar se këto parime nuk janë kërkesa personale të përfaqësuesve diplomatikë të BE-së.
    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.
    Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan ajo.
    Reagimi i saj erdhi pas kritikave që Sali Berisha drejtoi ndaj ambasadorit Gonzato nga Kuvendi, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
    “Ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë.
    Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit.
    Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes”, deklaroi Berisha në Kuvend.

  • Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, Marta Kos: E papranueshme!

    Berisha sulmoi Gonzaton nga Kuvendi, Marta Kos: E papranueshme!

    Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.
    Me anë të një postimi në platformën X, Kos shkruan se projektligji për barazinë gjinore, nuk është një kërkesë private e Ambasadorit.Lexo edhe :Related Posts
    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania! Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Kos në llogarinë e saj në X.

    Gender equality and non-discrimination are an integral part of EU law.

    Aligning with it is part of the EU accession process.
    This is not a private demand of the Ambassador of @EUinAlbania
    Any attacks on him are unacceptable.
    — Marta Kos (@MartaKosEU) November 6, 2025

     Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend?
    Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
    /vizionplus.tv

  • Marta Kos reagon ndaj Sali Berishës:  Çdo sulm ndaj ambasadorit është i papranueshëm

    Marta Kos reagon ndaj Sali Berishës: Çdo sulm ndaj ambasadorit është i papranueshëm

    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar përmes një postimi publik pas sulmëve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
    Në reagimin e saj, Kos thekson:

    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit… Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”

    Deklarata e Komisioneres vjen në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së respektimit të standardeve të BE-së dhe parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit në procesin e integrimit europian.

  • ‘Sulm i turpshëm’/ Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Balla reagon ashpër

    ‘Sulm i turpshëm’/ Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Balla reagon ashpër

    Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u kërkuar që të distancohen nga deklarata që Sali Berisha bërë ndaj ambasadorit të BE Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual.

    “Uroj dhe shpresoj që deri në fund të seancës dikush nga PD të distancohet nga ai sulm i turpshëm ndaj ambasadorit të BE, nuk u bën nder.
    Qesh ti qesh (i drejtohet deputetit të PD Blendi Himçi), por ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht opozitës. Kuvendi do duhet të ndalet në ditët në vijim për këtë çështje”, tha Balla.
    Më herët sot Berisha, duke iu drejtuar Gonzatos, u shpreh:
    Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.

  • Deklarata e Berishës për ambasadorin Gonzato, Balla deputetëve të PD: Sulm i turpshëm, distancohuni se nuk ju bën nder

    Deklarata e Berishës për ambasadorin Gonzato, Balla deputetëve të PD: Sulm i turpshëm, distancohuni se nuk ju bën nder

    Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u kërkuar që të distancohen nga deklarata që Sali Berisha bërë ndaj ambasadorit të BE Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual.

    “Uroj dhe shpresoj që deri në fund të seancës dikush nga PD të distancohet nga ai sulm i turpshëm ndaj ambasadorit të BE, nuk u bën nder.
    Qesh ti qesh (i drejtohet deputetit të PD Blendi Himçi), por ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht opozitës. Kuvendi do duhet të ndalet në ditët në vijim për këtë çështje”, tha Balla.
    Më herët sot Berisha, duke iu drejtuar Gonzatos, u shpreh:
    Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty.
     

    Top Channel

  • “Respektojmë orientimin seksual të secilit”, Balla: Dënojmë sulmin e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato

    “Respektojmë orientimin seksual të secilit”, Balla: Dënojmë sulmin e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato

    taulant balla

    TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare, ku në rendin e ditës është dhe votimit i projektligjit për barazinë gjinore, që kundërshtohet nga opozita.
    “Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit”-tha Berisha, por ky ligj sipas tij është kundër familjes, ndërsa kërkoi nga ambasadori i BE, që të citonte direktivën e BE, që kërkon identifikimin e përkatësive të shumëfishta gjinore.
    Pas fjalës së Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dënoi sulmin që sipas tij kreu i PD i bëri ambasadorit të BE, ndërsa tha se do të kërkohet masë nga emisioni i etikës.
    Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ligjin e anti-diskriminimit vetë PD e ka votuar në vitin 2010.
    “E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulmi përsëritur kundër ambasadorëve të SHBA, kundër të tjerëve të vendeve mike, ambasadorit të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës. BE mbetet partneri ynë më i rëndësishme dhe se brenda 2030 Shqipëria do të jetë në BE, pavarësisht orientimit tuaj në këtë aspirate historike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
    Sa i përket këtij sulmi, do depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegimin dhe që Kuvendi të ndalë sulmet. Një prej arsyet e shpalljes non grata janë sulmet ndaj ambasadorëve.
    Zotëria sapo gënjeu publikisht. Merre lexoje ligjin, e keni votuar me firmën e Sali Berishën. Në ligj sanksionohet qartë që gjini ka vetëm burra dhe ka vetëm gra. Kjo është rregulluar edhe me amendamentin e propozuar prej meje dhe dy kolegëve të tjerë. Informoj publikun shqiptar që do e nxjerrim lakuriq atë që gënjen sot, është konventa e Stambollit e ratifikuar nga ky Kuvend në vitin 2012. E kam votuar edhe unë por nuk jam burracak. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj, është qëndrimi i kësaj shumice që sot”, u shpreh Balla.