Tag: ambasadorit

  • Mali i Zi: Deklaratat e ambasadorit rus do të trajtohen si veprimtari armiqësore

    Mali i Zi: Deklaratat e ambasadorit rus do të trajtohen si veprimtari armiqësore

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq, janë “absolutisht të papranueshme” dhe përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.
    Ambasadori rus u thirr për një bisedë në Ministri, pasi ai kritikoi institucionet malazeze.
    “Ambasadorit rus iu bë e qartë se në të ardhmen mesazhe të ngjashme do të trajtohen si veprimtari qëllimisht armiqësore, ndaj së cilës Ministria do të reagojë në mënyrë adekuate, në përputhje me normat ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

    Arsye për reagimin kanë qenë deklaratat e fundit të Lukashiqit lidhur me vendimin e Kuvendit për bashkimin e Ushtrisë së Malit të Zi me mekanizmin e NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën (NSATU), si dhe komentet e tij negative për intervistën e presidentit Jakov Millatoviq.
    Lukashik ka akuzuar udhëheqjen malazeze për “demonizimin e Rusisë” dhe se “po forcon statusin e saj si shtet armik ndaj Moskës, duke ndjekur Perëndimin në rritjen e tensioneve me Rusinë”.
    Duke komentuar deklaratën e presidentit Millatoviq dhënë për një gazetë franceze, se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është strategjia më e mirë në luftën kundër ndikimit të vendeve të treta, përfshirë Rusinë, Lukashik tha se Mali i Zi është i përfshirë në zbatimin e “luftës hibride të NATO-s” kundër Moskës.
    Duke vlerësuar se Mali i Zi nuk do të lejojë që askush të cenojë dinjitetin e institucioneve të tij, Ministria e Punëve të Jashtme i ka transmetuar ambasadorit Lukashik mesazhin se nga Ambasada e Rusisë pritet respekt i plotë i institucioneve dhe zyrtarëve malazezë.
    “Në udhëheqjen e politikës së jashtme, Mali i Zi nuk vepron sipas udhëzimeve të ndonjë pale tjetër, por ndjek në mënyrë të qëndrueshme interesat e veta kombëtare dhe strategjike, të përcaktuara nga prioritetet e politikës së jashtme – anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit në BE”.
    Parlamenti malazez miratoi më 12 nëntor vendimin për pjesëmarrje në NSATU, mbi bazën e të cilit deri në dy pjesëtarë të Ushtrisë do të dërgohen në Visbaden, në Gjermani, ku do të zhvillohet trajnimi i ushtarëve ukrainas.
    Vendimi iu paraqit Parlamentit për miratim nga anëtarët e Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje: presidenti i shtetit, i Parlamentit dhe i Qeverisë, Jakov Millatoviq, Andrija Mandiq dhe Millojko Spajiq.
    Në vendim thuhet se NSATU do të ketë qendra logjistike për mbështetje në vendet e aleancës dhe do të përbëhet nga rreth 700 pjesëtarë nga vendet anëtare të NATO-s për ofrimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.
    Nga 81 deputetë, 44 votuan pro vendimit, pesë ishin kundër dhe dy abstenuan.
    Përveç deputetëve të lëvizjes në pushtet “Evropa Tani” të kryeministrit Spajiq, Demokratëve, partive minoritare dhe një pjese të opozitës, për bashkimin e ushtarëve malazezë në misionin NSATU votuan edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re Serbe (NSD), e cila dikur ishte pjesë e frontit prorus, Fronti Demokratik, që drejtohet nga kryetari aktual i Parlamentit, Mandiq.
    Grupi parlamentar i NSD-së ka nëntë deputetë, prej të cilëve katër e mbështetën dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e NATO-s për ndihmë të Ukrainës, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në seancë.
    Partnerët e tyre shumëvjeçarë nga Partia Popullore Demokratike, të deputetit Millan Knezheviq, votuan kundër.
    Partitë e ish-Frontit Demokratik prej vitesh kundërshtonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ishin për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
    Ambasadori Lukashik i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Millatoviq më 9 qershor të këtij viti./REL

  • Begaj dekreton Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

    Begaj dekreton Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
    Kujtojmë që Ermal Dredha dha dorëheqjen në 10 shtator të këtij viti si kryetar i Bashkisë së Vlorës, pasi ishte zgjedhur në këtë post nga qytetarët vlonjat në 14 maj 2023.

  • Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës

    Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës

    Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

  • Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për Ballën 

    Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për Ballën 

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar dy kërkesa, të grupit të PD që kërkon masë disiplinore për Taulant Ballën, dhe kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën.

    Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.
    Ndërsa kërkesa e PD për Taulant Ballën është rrëzuar. PD kërkoi përjashtimin e tij me argumentin se ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”.

    Top Channel

  • Sulmet ndaj Ambasadorit të BE/ Sali Berisha përjashtohet 10 ditë, nga punimet e Kuvendit

    Sulmet ndaj Ambasadorit të BE/ Sali Berisha përjashtohet 10 ditë, nga punimet e Kuvendit

    Sulmet ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato do t’I kushtojnë Berishës 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor këtë të hënë nga Komisioni i Etikës, pas kërkesës së PS e cila kërkonte përjashtimin e kreut të PD deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
    Sipas tyre, deklaratat e Berishës ndaj diplomatit të Brukselit, të cilit i përmendi edhe orientimin seksual, ishin fyese, denigruese duke cënuar dinjitetin personal të Gonzatos dhe imazhin e Kuvendit të Shqipërisë.
    Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend ndërsa diskutohej ligji për barazinë gjinore:
    “I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.”
    Zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

  • Gjuha e përdorur ndaj ambasadorit Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

    Gjuha e përdorur ndaj ambasadorit Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën.

    Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.

  • Ofendimet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

    Ofendimet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përjashtohet me 10 ditë nga Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit me 10, 30 ose 60 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
    “Ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd, ti je binar”, ishte deklarata që bëri Berisha.
    Përfaqësues të mazhorancës argumentuan se deklaratat publike të tij ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.
    Në një deklaratë, Berisha është shprehur se i kërkon falje ambasadorit Gonzato nëse deklaratat e tij i ka konsideruar fyerje, por theksoi se nuk ishte ai qëllimi i tij.

  • Deklarata e Berishës për Gonzatos zemëron BE/ Komisioni Europian zbulon kushtin e Shqipërisë për anëtarësimin

    Deklarata e Berishës për Gonzatos zemëron BE/ Komisioni Europian zbulon kushtin e Shqipërisë për anëtarësimin

    Pak përpara se të niste seanca plenare dje në Parlament, kreu i PD Sali Berisha foli edhe për orientimin seksual të Silvio Gonzatos, kreu i delegacionit të BE në Tiranë.

    Për këtë zhvillim gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, përmes postës elektronike i kërkoi një koment Komisionit Europian.
    Një zëdhënëse e Komisionit Europian tha për Top Channel:
    “Përafrimi me acquis-në e BE-së është pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin të gjitha vendet kandidate janë të detyruara ta sigurojnë.
    Kjo nuk ka të bëjë me agjenda personale apo politike, është një hap thelbësor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”

    Siç kujtoi edhe Komisionerja Kos në postimin e saj në rrjetet sociale dje:
    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e së drejtës së BE-së. Këto janë vlera thelbësore të BE-së dhe të drejta themelore. Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë.”
    Ky zhvillim pason rekomandimin në Raportin Vjetor të Komisionit për Shqipërinë 2025, i cili i bënte thirrje Shqipërisë të siguronte një nivel të lartë ambicieje dhe është në përputhje me acquis-në e BE-së dhe standardet evropiane për këtë ligj:
    “Ky është një tjetër tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të ndërmarrë reformat kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”
    Ky ishte deklarimi i djeshëm i Doktor Berishës për ambasadorin e BE në Tiranë:
    “Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare”.
    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi opozitës të distancohet nga sulmi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe të dëmshëm për vetë Partinë Demokratike.
    “Edhe njëherë, në parantezë, uroj e shpresoj që deri në fund të kësaj seance dikush nga Partia Demokratike të gjejë fuqinë dhe forcën të distancohet nga ai sulm i turpshëm sot kundër ambasadorit të BE-së”, tha Balla.
    Duke iu drejtuar deputetëve demokratë, Balla theksoi:
    “Nuk ju bën nder. Nuk ju bën nder. Qesh ti, qesh, qesh, qesh, vazhdo të qeshësh, por po ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht partisë tuaj.
    Të uroj që qeshja të të bëjë përsëri deputet, ndërkohë që partisë tuaj i bëni nder nëse dikush prej jush, në një formë elegante, pa e fyer udhëheqësin, të kërkojë ndjesë publike.”

  • PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë nga Kuvendi të Berishës: Fyeu ambasadorin e BE-së

    PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë nga Kuvendi të Berishës: Fyeu ambasadorin e BE-së

    Partia Socialiste kërkon dënimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me gjuhën e përdorur nga ky i fundit një ditë më parë në Kuvend ndaj ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, sa i përket ligjit për barazinë gjinore.
    Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, socialistët kërkojnë që kreu demokrat të përjashtohet deri në 10 ditë, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
    “Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Silvio Gonzato”, thuhet në kërkesë.

    “Sa më sipër: Bazuar në Nenin 65/1 “Masa disiplinore”, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”” të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Nenin 6 “Gjuha joparlamentare dhe diskriminuese” dhe Nenin 10 “Ndalimi i ngacmimit seksual” të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
    Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”, vijon kërkesa.
    Deklarata e Berishës solli edhe reagimin e Komisioneres së BE për Zgjerim, Marta Kos, e cila tha se linjëzimi i legjislativit të Shqipërisë me këto parime të BE, është pjesë e procesit të pranimit në Union. U pasua më pas edhe me reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndjesë për sjelljen e kundërshtarit të tij dhe përdorimin e emrit të ambasadorit për një qëllim të ulët.
    Çfarë deklaroi Berisha
    “Ambasadorit të BE-së i them kaq, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare dhe i them këtu, edhe në statusin tënd ti je binar.
    Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore apo ndoshta nuk ka folur fare dhe ti bëhesh zëvendësi i tij ( i referohet gazetarit që bëri pyetje). Të dalë, të thotë se cila direktivë është.
    Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit Ambasador, të nxjerrë cila direktivë e BE-së e ka kërkuar një gjë të tillë, të nxjerrë cila direktivë. T’u thotë shqiptarëve se direktivat janë aty, sepse ky ligj nuk ekziston, është hedhur poshtë, nuk ekziston në 21 vendet anëtare të BE-së. Sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
    S’ka asnjë lidhje me direktivën europiane, asnjë lidhje, dhe ata që e paraqesin ju kërkoj njerëzisht të na thonë cila është direktiva, ku shkruhet ne dokumentet e BE përkatësi e shumëfishtë gjinore apo gjini me diversitet të gjerë, ne cilin dokument është shkruar kjo, në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë t’ja imponojnë shoqërisë.
    Edhe ai që ka mbrojtur ligjin edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin, ne s’kemi, ne e respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë”.