Tag: ambasadori

  • Hapja e garës për drejtimin e SPAK, Ambasadori gjerman në Tiranë: Kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit nën udhëheqjen e Dumanit

    Hapja e garës për drejtimin e SPAK, Ambasadori gjerman në Tiranë: Kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit nën udhëheqjen e Dumanit

    Me nisjen zyrtare të aplikimeve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka ardhur reagimi nga Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, i cili thekson rëndësinë e një procesi të drejtë, të pavarur dhe të bazuar në merita.

    Në një deklaratë publike, ambasadori vlerësoi kontributin e deritanishëm të Altin Dumanit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.
    Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
    Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, deklaroi Bergner.

    Top Channel

  • Gara për kreun e ri të SPAK, ambasadori gjerman: Procesi duhet të jetë transparent

    Gara për kreun e ri të SPAK, ambasadori gjerman: Procesi duhet të jetë transparent

    Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar me anë të një mesazhi lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi kreut aktual, Altin Dumani, i përfundon mandati.
    Në reagimin e tij Begner thekson se nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    Ndërsa thekson se procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

    Mesazhi:
    Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:
    “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.
    Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
    Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.”

  • Hapja e garës për kreun e ri te SPAK/ Reagon ambasadori gjerman Bergner: Procesi duhet të jetë transparent

    Hapja e garës për kreun e ri te SPAK/ Reagon ambasadori gjerman Bergner: Procesi duhet të jetë transparent

    Hapja e gares per zgjedhjen e kreut te ri te SPAK ka sjelle edhe reagimin  e ambasadoreve te akredituar ne vendin tone. Përmes një postimi në faqen e Ambasadës gjermane, thuhet se procesi i nisur tashmë për të zgjedhur në krye të SPAK kreun e ardhshëm duhet që të jetë transparentë.
    Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:

    “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

    Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

    Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.”

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Berlini lëshon mesazhin e fortë: Të sundojë ligji nëse synoni BE

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Berlini lëshon mesazhin e fortë: Të sundojë ligji nëse synoni BE

    Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka dhënë një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, lidhur me fillimin e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
    Mesazhi:
    Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:
    “Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
    Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.”

  • “Manifestimet treguan se liria ka zë”, flet ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko

    “Manifestimet treguan se liria ka zë”, flet ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko

    Qindra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora e veshën Hagën kuqezi për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë vendimtare të gjyqit.
    Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko, tha për mikrofonin e RTSH se fuqia e manifestimeve shprehu me zë të lartë se liria ka emër.
    “Liria foli me zë të lartë, të fortë dhe të kthjellët, siç mund ta keni parë gjatë manifestimit të ditëve të fundit. Më lejoni të shpreh ndjenjën time besimplotë që drejtësia do të vendoset më shpejt sesa më vonë. Shpresoj shumë që brenda 6–7 muajve të ardhshëm të ketë një përgjigje që do të na gëzojë të gjithëve. Jam pjesë e atij zëri të lartë, të fortë dhe të kthjellët,” u shpreh ambasadori Kuko.
    Diplomati ndër të tjera foli për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Holandë dhe për integrimin.
    “Holanda mbetet një vend që vijon të përkrahë rrugëtimin europian të Shqipërisë sipas një parimi të mirëvendosur tashmë, që është strikt, i drejtë dhe i angazhuar. Është një rritje e nivelit të përkrahjes së opinionit publik holandez për Shqipërinë,” tha ambasadori Kuko.
    Kritikave të kryeministrit Rama për më tepër vëmendje në diplomacinë ekonomike, ambasadori iu përgjigj: “Ne vijojmë përpjekjet tona për të gjeneruar, sa më shumë që të jetë e mundur, interesin e sektorit ekonomik holandez për të qenë i pranishëm në Shqipëri. Hapësira ekziston për shumë herë më tepër sesa ky shkëmbim në nivelet tregtare.“
    Ambasadori Kuko vuri gjithashtu në dukje se niveli i mbështetjes mes holandezëve për integrimin europian të Shqipërisë është në rritje.

  • Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori në Hagë: Dje foli populli, liria ka zemër dhe zë

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori në Hagë: Dje foli populli, liria ka zemër dhe zë

    Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 14:36
    Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
    Ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko ka dhënë një prononcim. “Dje foli populli”, u shpreh Kuko, ndërsa shtoi se shpreson për drejtësi në këtë proces gjyqësor.

    “Unë kisha vetëm një koment të shkurtër: dje foli populli. Dhe ne kuptuan që liria ka jo vetëm emër por edhe zë të lartë, të fortë. Shpresojmë shumë për drejtësi në këtë proces”, u shpreh ai për TCH.

  • Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

    Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

    Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
    Ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.
    Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.
    Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës.

  • Pësoi infarkt në Voskopojë, ambasadori ukrainas i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

    Pësoi infarkt në Voskopojë, ambasadori ukrainas i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në fshatin Voskopojë.
    Pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, diplomati 67-vjeçar u transportua drejt Tiranës nga një helikopter i Urgjencës Mjekësore, shkruan A2.
    Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër në një spital privat në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Volodymyr Shukrov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri që prej vitit 2020.

  • Pësoi infarkt gjatë vizitës jozyrtare në Voskopojë, ambasadori ukrainas në Shqipëri i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes mjekësore

    Pësoi infarkt gjatë vizitës jozyrtare në Voskopojë, ambasadori ukrainas në Shqipëri i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes mjekësore

    Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.

    Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj bën me dije se ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.
    Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.
    Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës, raportoi më herët korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.

    Top Channel

  • Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt, niset me urgjencë nga Voskopoja drejt Tiranës

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt, niset me urgjencë nga Voskopoja drejt Tiranës

    Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pasi u nis me urgjencë drejt Tiranës, është shtruar në një nga spitalet private të kryeqytetit.
    Shukrov shfaqi probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku së bashku me bashkëshorten kishte shkuar për të kaluar fundjavën.
    Burime të A2CNN bëjnë me dije se ambasadori ukrainas ka kryer koronarografinë për të parë gjendjen e zemrës dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabël.