Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka ndarë një nga momentet e para të ardhjes së tij në Tiranë: takimin me presidentin Bajram Begaj.
Në emisionin “Rretheqark” në A2 CNN me gazetarin Xhevahir Qardaku, ai tregoi se çfarë i tha kreu i shtetit shqiptar sapo i dorëzoi kredencialet.
“Presidenti Begaj më tha se palestinezët kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe se mbështet zgjidhjen me dy shtete. Kjo është rruga e duhur për paqen dhe e drejta ndërkombëtare. Dhe kjo është ajo që duam në të vërtetë, paqe dhe drejtësi,” u shpreh ambasadori.
Mhanna theksoi se shqiptarët e kanë pritur me respekt dhe se mbështetja e tyre për Palestinën është e dukshme. Ai shtoi se kërkesa e vetme ndaj qeverisë shqiptare është një qëndrim më i qartë në krah të palestinezëve.
“Nuk kërkojmë shumë. Duam vetëm që ta shihni të vërtetën, po poshtërohemi, po vritemi dhe po dëbohemi nga vendi ynë. Por unë mbetem optimist se gjërat do të ndryshojnë për mirë,” tha ambasadori.
Tag: ambasadori
-

Ambasadori palestinez zbulon takimin me Begajn: Më tha pikërisht atë që ne duam!
-

“Rrëzojini avionët e Moskës kur shkelin hapësirën”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë
Ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se rrëzimi i një aeroplani rus nga forcat e NATO-s në hapësirën ajrore të ndonjë vendi aleat do të çojë në luftë.
Deklarata u bë gjatë një interviste me kanalin francez të lajmeve RTL, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe aleancës perëndimore janë në rritje.
Komentet e Meshkov vijnë pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.
“Rrëzimi i një avioni rus do të përbënte një akt lufte, e dini ka shumë aeroplanë të NATO-s që shkelin hapësirën ajrore ruse, me qëllim ose jo, por kjo ndodh mjaft shpesh. Ata nuk qëllohen më pas”, tha ambasadori rus.
Pas deklaratave të ambasadorit, vendet anëtare të NATO-s kanë raportuar një numër incidentesh të ndodhura javët e fundit, ku avionë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore.
Më 10 shtator, Polonia raportoi rrëzimin e të paktën tre dronëve rusë në territorin e saj, ndërsa Rumania konfirmoi fluturimin e një avioni pa pilot rus për afro një orë mbi hapësirën e saj ajrore. Ndërkohë, më 19 shtator, Estonia tha se tre avionë luftarakë MiG-31 të Forcave Ajrore Ruse kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit për 12 minuta.
Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj. Ambasadori Meshkov përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit, duke hedhur poshtë edhe lidhjet me aktivitetet e dyshimta të dronëve të vërejtur në Danimarkë dhe Norvegji në fillim të kësaj jave.
Incidentet e përsëritura në kufijtë lindorë të NATO-s po tensionojnë më tej marrëdhëniet tashmë të acaruar mes Perëndimit dhe Rusisë, sidomos që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Muajt e fundit, zyrtarë perëndimorë kanë paralajmëruar për një rrezik të përplasjes ushtarake të drejtpërdrejtë me Rusinë në vitet në vijim, veçanërisht nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet ose zgjat më tej.Top Channel
-

Ambasadori rus paralajmëron NATO-n: Nëse rrëzoni avionët tanë, do të ketë luftë
Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se çdo përpjekje nga forcat e NATO-s për të rrëzuar një avion rus – edhe nëse justifikohet me pretendime për shkelje të hapësirës ajrore të aleancës – do të çonte në mënyrë të pashmangshme në luftë.
Duke folur në një intervistë me stacionin radiofonik francez RTL, Meshkov theksoi se një veprim i tillë do të shënonte një rrugë të drejtpërdrejtë drejt konfliktit të armatosur.
Ai gjithashtu theksoi se avionët e NATO-s shpesh kalojnë në hapësirën ajrore ruse, megjithatë asnjëri prej tyre nuk është shënjestruar ndonjëherë nga forcat ruse.
Komentet e ambasadorit pasuan deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili argumentoi se shtetet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirën ajrore të bllokut.
Presidenti francez Emmanuel Macron, megjithatë, mori një qëndrim të ndryshëm, duke thënë se anëtarët e aleancës duhet të përmbahen nga veprime të tilla në situata të ngjashme.
-

Integrimi në BE, ambasadori Gonzato në zyrën e ministrit të Drejtësisë, ja çfarë i komunikoi
Ambasadori i Shqipërisë në BE, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se BE ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.
Ambasadori Gonzato ka theksuar në takim se ndryshimet në Kodin Penal shqiptar do të bëhen për t’u përafruar me standardet europiane.
“Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua dje me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë për të forcuar më tej institucionet e drejtësisë, për të ofruar ekspertizë dhe për të nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin.
Ambasadori Gonzato theksoi se Shqipëria pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal për t’i përafruar ato me standardet evropiane dhe me legjislacionin e BE-së, duke i dhënë përparësi ndryshimeve që nevojiten për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme pjesë e Grupkapitullit të parë.
Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të reformës në drejtësi të vitit 2016, në përputhje me arkitekturën e saj aktuale, si dhe arritjen e një ekuilibri të drejtë midis pavarësisë dhe llogaridhënies”, njofton zyra e BE. -

Peleshi takim me Gonzaton, ambasadori: Rikonfirmojmë mbështetjen drejt anëtarësimit
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Gjatë bisedës u diskutua ecuria e procesit të integrimit europian dhe roli i Kuvendit në këtë proces.
Ambasadori Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe vlerësoi angazhimin e Kuvendit në përmbushjen e prioriteteve të integrimit.
Peleshi theksoi rëndësinë e transparencës, dialogut dhe funksionit mbikëqyrës të Kuvendit për të garantuar besimin e qytetarëve. -

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet ambasadori i Palestinës në Tiranë
Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna iu përgjigj gazetarit Thimi Samarxhi në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Gazetari theksoi se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës ndërsa theksoi se shteti palestinez nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës.
“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën,” deklaroi ambasadori për Euronews Albania.
Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori u shpreh i zhgënjyer.
“Kam folur me presidentin Bajram Begaj, i cili na mbështet. Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë,” u shpreh ai.
Ambasadori shtoi se do të dëshironte që shqiptarët të flisnin më shumë për çështjen palestineze dhe të tregonin më shumë solidaritet.
“Nuk besoj se kryeministri Rama është pro gjenocidit dhe kjo është diçka e mençur prej tij.” -

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit Javën e ardshme. Dje, ne festuam së bashku me miq dhe famljen. Jam krenare që shërbeva për 29 vite në drejtimin e 5 presidentëve dhe 10 sekretarëve shteti. E mbyll shërbimin tim me zemrën plot shpresë për brezat e ardhshëm në shërbimin tonë public. Zoti e bekoftë Amerikën”. Janë këto fjalët që ka ndarë në rrjetin Instagram, ish-Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Javën e ardhshme, ajo do të dalë në pension, duke lënë pas një karrierë të gjatë prej 29 vitesh, ndërkohë që në ceremoninë e mbajtur një ditë më parë ishin të pranishëm edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, dhe ambasadori shqiptar në Uashington, Ervin Bushati si dhe gazetarja Ilva Tare.
-

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.
Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sakaq, gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi.
Kim lindi në Korenë e Jugut dhe u rrit në ishullin e Paqësorit, Guam. Ajo u diplomua në vitin 1993 nga Universiteti i Pensilvanisë dhe më pas mori një diplomë Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Përveç anglishtes, ajo flet gjuhën koreane, mandarine, japonisht dhe turqisht.
Kim ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara si ambasadore dhe ambasadorja e parë e SHBA-së nga Guami. Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë. -

Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë përmbyll karrierën e saj diplomatike
Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike.
Ajo e ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.
Yuri Kim detyrën e saj të fundit e pati si zëvendësndihmëse sekretare kryesore e shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Sakaq, gjatë misionit të saj diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim mbështeti rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, por edhe shtyu përpara reformën në drejtësi.
Kim lindi në Korenë e Jugut dhe u rrit në ishullin e Paqësorit, Guam. Ajo u diplomua në vitin 1993 nga Universiteti i Pensilvanisë dhe më pas mori një diplomë Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Përveç anglishtes, ajo flet gjuhën koreane, mandarine, japonisht dhe turqisht.
Kim ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara si ambasadore dhe ambasadorja e parë e SHBA-së nga Guami. Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë. -

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Enver Hoxhës dhe ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.
Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.
Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).
Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.