Tag: ambasadori

  • “Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador”, Rama nga Londra mesazh ‘thumbues’: Mbylleni atë dreq goje për shqiptarët

    “Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador”, Rama nga Londra mesazh ‘thumbues’: Mbylleni atë dreq goje për shqiptarët

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë  në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

    Kryeministri ishte sot pjesë e Panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
    Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu edhe thumbimet për akuzat që janë hedhur drejt shqiptarëve në Angli, nga politikanë anglezë. Rama tha se shqiptarët mund të përmenden vetëm për gjera pozitive, dhe aspak për negative apo të përfshirë në paligjshmëri.
    “Kam një mendim ndryshe për këtë, në kuptimin që nuk e shoh faktin që ju keni ardhur këtu për të ndjekur rrugën tuaj për tu bërë më i mirë falë një procesi arsimor që ky vend mund tua u ofrojë si humbje për vendin tonë. Është përfitim për vendin tonë. Ne nuk jetojmë më në një kohë kur gjërat janë të ndara kaq qartë, ka shumë herë më tepër ndërlidhje, ka shumë herë më tepër lëvizje dhe kjo është një lëvizje që është shumë herë më  dukshme edhe brenda vendeve të mëdha, edhe brenda Britanisë ka qytete, qytete të vogla, ish qendra industriale apo prodhimi që praktikisht janë braktisur nga të rinjtë të cilët kërkojnë në vijnë në Londër, të marrin gjithçka tani, pra është ambicie.
    Nuk ka një çelës magjik për ta kthyer mbrapsht situatën dhe s’ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend ku mund të gjesh të njëjtat mundësi që gjen në Londër, në Berlin, në Paris apo diku tjetër. Është proces, është një trajektore që e kanë përshkuar shumë vende, na duhen dhe ne ta përshkojmë dhe sigurisht përmirësohemi. Ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vjet më parë, por sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen sesa ata që kthehen, edhe kjo është në të vërtete. Në këtë kuptim besoj që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë, të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend. Të krijojmë mundësi për paga më të mira.
    Dua të them edhe një gjë tjetër. Ai nuk ka ardhur me skaf, po ambasadori ynë ka ardhur kështu. Në fakt ambasadori ynë ka ardhur me skaf  dhe është ambasador. Ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Pra varkat e vogla kanë sjell mjaft njerëz me ëndrra, ambicie dhe që kanë dashur të luftojnë dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike.
    Nuk e di Andi nëqoftëse ka ardhur me varkë apo me vizë, por nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë, që etiketojnë shqiptarët “ta mbyllin gojën”, “ta mbyllin atë dreq goje”, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë, përveçse për gjëra shumë të mira, sepse shqiptarët po japin energji, po ofrojnë shërbime, po punojnë fort, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh, të kësaj shoqërie të larmishme, kështu që kushdo që i prek, “duhet ta mbyll atë dreq goje”, tha Rama.
     

    Top Channel

  • “Po vëzhgojmë procesin”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Ambasadori britanik dhe ai i BE-së, vizitojnë qendrat e votimit

    “Po vëzhgojmë procesin”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Ambasadori britanik dhe ai i BE-së, vizitojnë qendrat e votimit

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka qëndruar në qendra votimi në Mitrovicë të Veriut dhe në Prishtinë për të parë nga afër procesin zgjedhor. Ngjashëm ka vepruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, që ka qëndruar në qendra votimi në dy komuna në veri: Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
    Orav tha përmes një postimi në X se së bashku me shtetet anëtare të misionit ndërkombëtar që po vëzhgon zgjedhjet, shikoi nga afër se si po ecën procesi. Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se 12 tetori është ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.
    “Është shumë mirë që shoh njerëz që po marrin pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme lokale për Kosovën”, tha ambasadori Hargreaves, duke shtuar se gjatë ditës do të vizitojë edhe qendra të tjera votimi në pjesë të ndryshme të Kosovës.

  • Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha

    Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha

    Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por ambasadori i parë osman në Rusi, ishte një shqiptar, nga Manastiri, Jusuf Riza Pasha (1826-1894). Ai ishte i biri i Mestan Beut, nga familja e vjetër dhe e njohur e Patrishkëve. Njihte disa gjuhë të huaja, njeri shumë i ditur, inteligjent, i shkolluar në universitetet evropiane.

    Jusuf Riza Pasha, ishte po ashtu edhe ambasadori i parë osman në Iran dhe në Greqi, nën Sulltan Abdulmexhidin dhe Sulltan AbdulAzizin, ndërsa Sulltan Abdulhamidi i Dytë e emëroi Kryebashkiakun e Stambollit.

    Zgjuarsia dhe burrëria e tij, kishin habitur edhe vetë Carin rus Aleksandri i Dytë, i cili e takoi disa herë personalisht, madje edhe në ambientet e Ambasadës Osmane në Saint Petersburg, në vitin 1856.
    Burimi: İbrahim Alâettin Gövsa / Türk Meşhurları Ansiklopedisi (1946).

  • Sot 35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE

    Sot 35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE

    Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

    “🇦🇱 | Sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 35 vite pas ribashkimit paqësor që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ambasadori gjerman Karl Bergner kujton jo vetëm guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që kërkuan lirinë e tyre 35 vite më parë.

    Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.”, shkruhet në ambasadën gjermane.

     

  • Brukseli i bën thirrje Kosovës: Të krijohen sa më parë institucionet e reja

    Brukseli i bën thirrje Kosovës: Të krijohen sa më parë institucionet e reja

    Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja.
    “Sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Ambasadori.
    Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses ende nuk është publikuar dhe vetëm pas këtij hapi  nis afati 12-ditor për konstituimin e Kuvendit, i cili ka ngecur në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

    Gjykata më e lartë në Kosovë e mori këtë vendim pas ankesës së Listës Serbe, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.
    Pavarësisht se zgjedhjet janë mbajtur në shkurt, Kosova vazhdon të mos i ketë institucionet e reja.

  • Ambasadori i përfshirë në skandal prezanton librin – Tirana nuk pranon ta mbështesë

    Ambasadori i përfshirë në skandal prezanton librin – Tirana nuk pranon ta mbështesë

    Traiskirchen, 23 shtator. Një paraqitje që u shndërrua në fiasko: ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, prezantoi librin e tij “Kreuzweg” në qendrën e refugjatëve në Traiskirchen, po i njëjti vend ku kish qëndruar dikur si azilkërkues. Por në vend të mbështetjes nga Tirana, u përball me heshtje të akullt. As kryeministri Edi Rama, as ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe as ministri i Kulturës Blendi Gonxhe, për të cilët ishte njoftuar se do të merrnin pjesë, nuk erdhën. Ishte evidente që donin të shmangnin me çdo kusht çdo fotografi të përbashkët me “ambasadorin e skandaleve”.
    Libër i ri – akuza të reja për plagjiaturë.Me të dalë në treg, “Kreuzweg” u vu nën dyshim: kritikët e shohin si një mashtrim të ngjashëm me tezën e tij të masterit, që është rrëzuar plotësisht nga eksperti i njohur i plagjiaturave, dr. Weber.

    Lexo dhe: Skandali i ambasadorit Fate Velaj vendos Elisa Spiropalin nën presion/ 3 ministra, 2 shtete, 1 problem

    Opozita: “Karrigia e tij po lëkundet”Opozita e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha mendon se Rama, pas ndryshimeve në qeveri, mund të caktojë një ambasador të ri. Velaj ka “krijuar shumë skandale në një kohë shumë të shkurtër.”

    Lista e akuzave është e gjatë:
    diplomë e blerë në Universitetin Kristal,
    plagjiaturë e tezës së masterit në Austri,
    mbrojtja e kunatës së akuzuar penalisht në ambasadën e Vjenës,
    përfitim ndihme sociale në Austri ndonëse në parlamentin shqiptar ka deklaruar pasuri prej 1.7 milionë euro.

    Lexo dhe: Thellohet skandali/ Media austriake: Ambasadori i Ramës fshehu në ambasadë kunatën e tij që kërkohet nga SPAK për dosjen Toyota Yaris

    Hetim nga SPAK-u?
    Sipas mediave, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) po shqyrton nëse duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
    Prezantimi i librit të Velajt ishte menduar të ishte një deklaratë personale, por në vend të kësaj u shndërrua në një simbol të besueshmërisë së tij të komprometuar – dhe ndoshta fillimi i fundit të karrierës së tij diplomatike. / Exxtra24 – Syri.net

  • Ambasadori i OSBE i shkon Dumanit në zyrë, ja mesazhi i fortë për korrupsionin

    Ambasadori i OSBE i shkon Dumanit në zyrë, ja mesazhi i fortë për korrupsionin

    Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, u takua sot me drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.
    Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
    Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit.
    Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar një punë gjithëpërfshirëse me një gamë të gjerë institucionesh për adresimin e përqindjes së lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Po ashtu, Prezenca po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimet komplekse.
    Që nga viti 2021, Prezenca bashkëpunon ngushtë me SPAK-un dhe aktorë të tjerë gjyqësorë përmes projektit të saj rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimet e fundit kanë përfshirë edhe trajnime e tryeza të specializuara për veprat penale të lidhura me prokurimet publike, për kërkimin ligjor dhe kontratat e partneritetit publik-privat.
    Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri në çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

  • Ambasadori Tarran takim me kreun e SPAK: OSBE e vendosur të mbështesë luftën kundër korrupsionit

    Ambasadori Tarran takim me kreun e SPAK: OSBE e vendosur të mbështesë luftën kundër korrupsionit

    Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë prezenca e OSBE në Tiranë përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook.
    Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
    Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit. Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar një punë gjithëpërfshirëse me një gamë të gjerë institucionesh për adresimin e përqindjes së lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Po ashtu, Prezenca po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimet komplekse.
    Që nga viti 2021, Prezenca bashkëpunon ngushtë me SPAK-un dhe aktorë të tjerë gjyqësorë përmes projektit të saj rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimet e fundit kanë përfshirë edhe trajnime e tryeza të specializuara për veprat penale të lidhura me prokurimet publike, për kërkimin ligjor dhe kontratat e partneritetit publik-privat.
    Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri në çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

    Top Channel

  • Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit

    Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit

    Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, 58-vjeçari Nkosinathi Emmanuel Mthethwa , u gjet i vdekur pasi ra nga kati i 22-të i hotelit Hayat në Paris. 
    Gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur dje pasdite pasi mori një mesazh shqetësues prej tij, sipas mediave franceze. 
    Burime policore raportojnë se një nga dritaret e sigurisë në dhomën e tij në hotelin në fjalë ishte thyer dhe se ambasadori ishte gjetur pa shenja jete. 
    Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet që çuan në vdekjen e ambasadorit. 
     

  • Ambasadori i Palestinës i zhgënjyer nga Shqipëria: Populli juaj është me ne, duhet të jetë dhe shteti

    Ambasadori i Palestinës i zhgënjyer nga Shqipëria: Populli juaj është me ne, duhet të jetë dhe shteti

    Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, në një intervistë për emisionin “Rretheqark” në A2 CNN me gazetarin Xhevahir Qardaku, u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës.
    “Fatkeqësisht, kam pritur më shumë nga qeveria e Shqipërisë që të jetë në anën tonë, veçanërisht gjatë këtij konflikti. Shqipëria e ka njohur Palestinën në vitin 1988 dhe ka qenë ndër të parat që na kanë mbështetur, por kohët e fundit kam parë qëndrime që nuk janë në krahun tonë,” deklaroi Mhanna.
    Ai theksoi se Gaza nuk është vetëm një çështje mes Izraelit dhe Hamasit, por një tragjedi humanitare që po prek miliona civilë. “Në Gaza po vdesin gra, fëmijë dhe njerëz të pafajshëm. Njerëzit po digjen të gjallë, po vdesin nga uria. Kjo është e vërteta. Nuk bëhet fjalë vetëm për Hamasin, por për ekzistencën tonë si palestinezë,” tha ambasadori.
    Mhanna shtoi se një qëndrim më i fortë i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara do të ishte i rëndësishëm “jo vetëm për popullin palestinez, por edhe për të drejtën ndërkombëtare”.