Tag: ambasadori

  • Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Silvio Gonzato i ka dorëzuar sot Ministres për Europën Elisa Spiropalit, Raport Progresin e Komisionit Europian.
    Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky raport është treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja
    “Ambasadori Silvio Gonzato më dorëzoi sot Raport Progresin e Komisionit Europian, treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin”, shkruan Spiropali.

    /vizionplus.tv

  • Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Ministrja Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Ministrja Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Silvio Gonzato i ka dorëzuar sot Ministres për Europën Elisa Spiropali, Raport Progresin e Komisionit Europian.

    Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky raport është treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja
    “Ambasadori Silvio Gonzato më dorëzoi sot Raport Progresin e Komisionit Europian, treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin”, shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • “Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm”, ambasadori  i BE-së: Progres-raporti vlerëson punën e SPAK. Problem liria e shprehjes

    “Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm”, ambasadori i BE-së: Progres-raporti vlerëson punën e SPAK. Problem liria e shprehjes

    Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerësoi Bashkimi Europian në progres raportin e publikuar ditën e djeshme. Por raporti evidenton gjithashtu edhe fushat ku Shqipëria ka bërë më pak përparim.
    Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë ku diskutuan gjetjet e progres-raportit. Ambasadori theksoi se korrupsioni mbetet ende problem, ndërsa vlerësoi punën e SPAK.
    Gonzato: Raporti thekson se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit Shqipëria gjenjet ndërmjet një niveli të moderuar. Rezultate pozitive janë arritur me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion 2024-2030. Megjithatë korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm dhe deri tani përpjekjet kanë pasur ndikim të kufizuar. Në luftën kundër krimit të organizuar raporti vëren se janë arritur rezultate të mira falë efikasitetit të SPAK për të goditur grupet e organizara. Shqipëria gjithashtu ka fuqizuar luftën kundër pastrimt të parave. Duhet që të vijojnë përpjekjet kundër dhunës me bazë gjinore.

    Sa u përket të drejtave të pronësisë nevojiten përparime në regjistrimin fillestar, digjitalizimin. Një fund një fushë e rëndësishme është liria e shrpehjes ku raporti vëren se Shqipëria është mes nivelit të moderuar dhe të caktuar por ka bërë vetëm përparim të kufizuar. Rreth 90% e shqiptarëve dëshirojnë ta shikojnë Shqipërinë në BE. Qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet kësaj pritshmërie./vizionplus.tv 

  • Ambasadori i BE-së i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm

    Ambasadori i BE-së i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në sektorë të ndjeshëm

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ‘i ka treguar vendin’ sot Ramës në shtëpinë e tij.

    Gjatë një konference të përbashkët në Kryeministri, Rama filloi me delirin se Shqipëria është më pranë BE-së dhe se vendi ka përparuar në këtë aspekt. Ai tha se afrimiteti i vendit me Unionin është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.

    “Ata që nuk e duan këtë qeveri duhet të ndihen shumë mirë, sa më pranë BE të jemi aq më shumë kujdes do të kenë, Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat.Afrimiteti me BE është garanci për të gjithë, mbështetës e kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e vijnë, kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE,- u shpreh Rama.

    Në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë. Përparime janë shënuar në reformën në drejtësi. Raport vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm. Nevojitet më shumë ecuri. Në lidhje me kriteret politike raporti vlerëson se funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar pjesërisht për shkak të  polarizimit politik, nevojës për reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, mos zbatimi i disa vendimeve të GJK  nga parlamenti, mbikëqyrjes së kushtëzuar parlamentare ndaj ekzekutivit dhe mungesës së konsultimeve publike”, tha Gonzato.

  • Rama dhe ambasadori i BE Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri

    Rama dhe ambasadori i BE Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri

    Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të mbajnë sot, 5 nëntor, një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë, në orën 11:00.
    Konferenca vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë, ku nënvizohej se Shqipëria ka ruajtur një linjë të qartë politike në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen për sanksionet ndaj Rusisë, një qëndrim që Brukseli e cilëson si dëshmi e besueshmërisë si vend partner…
    Nga Brukseli, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për arritjet e bëra në kryerjen e detyrave për procesin e negociatave.
    Edhe Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, tha se Shqipëria ka bërë një progres të paprecedentë, duke shtuar se e shikon të mundur anëtarësimin e vendit tonë në BE deri në vitin 2030…
    Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare, në fjalën e tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së, më 4 nëntor 2025, u shpreh se Shqipëria po lufton korrupsionin dhe se reforma në drejtësi po godet zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion, qoftë majtas apo djathtas.
    Ai u shpreh se brenda vitit 2030, do të jemi në tryezën e Bashkimit Europian, falë reformave të thella që po ndodhin në vend.
    “Viti 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr, por është objektiv, si rezultat i kalkulimeve të thjeshta që kemi bërë. Do arrijmë së bashku të jemi pjesë e familjes evropiane. Ne shpresojmë që Shqipëria të ulet në tryezën e vendeve të BE-së brenda 2030. Integrimi është një proces transparent dhe gjithçka bazohet në meritë. Ne jemi kombi më pro evropian dhe si mund të thoshte Trump, në mbarë globin“, u shpreh numri një i kabinetit…

  • Marrëdhënie biznesi – mbështetur mbi respektin e ndërsjelltë

    Marrëdhënie biznesi – mbështetur mbi respektin e ndërsjelltë

    Ambasadori kinez në ShBA Xie Feng e vlerësoi takimin ndërmjet krerëve të shtetit të Kinës e ShBA-së në Busan të Koresë së Jugut për përcaktimin e kursit të duhur të marrëdhënieve kino-amerikane, duke u bërë thirrje qarqeve amerikane të biznesit të shfrytëzojnë mundësinë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. 
    Ambasadori i tha këto në një videofjalim të mbajtur të hënën në Konferencën dhe Darkën e Biznesit Kinez 2025 të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë (USCBC). 
    Të dyja palët duhet t’i zhvillojnë marrëdhëniet në bazë të parimeve të respektimit të njëra-tjetrës, të bashkëjetesës paqësore, të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, si edhe të moskrijimit të konflikteve e konfrontimeve, theksoi përfaqësuesi i diplomacisë kineze në SHBA. 
    Ambasadori Xie Feng shtoi se përparësia kryesore është të zbatohet konsensusi ndërmjet dy liderëve në takimin e tyre në Busan dhe marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA në Kuala-Lumpur, me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e marrëdhënieve dypalëshe dhe e ekonomisë botërore nëpërmjet veprimeve dhe rezultateve konkrete. 

  • Ish-ambasadori Zeneli flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Bekim për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë

    Ish-ambasadori Zeneli flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Bekim për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë

    Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ish-ambasadori Bashkim Zeneli ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

    “Çdo ndarje është e dhimbshme. Fatosi iku para kohe në botën tjetër, ashtu siç iku para kohe edhe nga politika aktive, një gjë që nuk duhet të ndodhte. Që nga dita e parë që kemi punuar bashkë në themelimin e partisë e deri në kohën kur ai ishte në krye, prania e tij ka qenë një bekim i madh dhe ne falënderojmë Zotin që na dha një Fatos Nano,” – u shpreh Zeneli.
    Ai kujtoi periudhën e vështirë të tranzicionit, duke theksuar se Nano diti të përballonte sfidat dhe të drejtonte me mençuri një parti në një kohë ndryshimesh të mëdha. “Nuk ishte e lehtë, është kollaj të flasim sot për tranzicione e reforma, por ajo periudhë ka qenë shumë e vështirë. Nano në krye të partisë diti të kapërcejë të gjitha sfidat. Ai erdhi zotëri në politikë dhe iku zotëri nga politika.”
    Sipas tij, Fatos Nano ishte një personalitet i rrallë që njihte kompromisin, bashkëpunimin dhe tolerancën. “Fatosi në tavolinë ishte brilant, një njeri që njihte kompromisin, gëlltitjen, bashkëpunimin, tolerancën. Largimi i tij nga kjo jetë është një humbje e madhe jo vetëm për Partinë Socialiste, por për gjithë Shqipërinë.”Ish-ambasadori rrëfeu gjithashtu se gjatë gjithë karrierës diplomatike, nuk kishte dëgjuar kurrë Nanon të fliste keq për opozitën. “Në të gjitha takimet diplomatike që ne kemi pasur, nuk mbaj mend asnjëherë që Fatos Nano të ketë sharë opozitën apo liderët e saj, të jetë ankuar për opozitën, pavarësisht 1000 problemeve që ajo ka pasur në atë kohë. Ai ishte brilant, një njeri i rrallë.”Në fund, Zeneli kujtoi me mall edhe takimin e fundit me Nanon: “Takimi i fundit ka qenë rreth dy vite më parë, kemi pirë një kafe bashkë. Ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, megjithatë lëvizte, kemi ndenjur pak bashkë. Gjatë kësaj kohe kam komunikuar me zonjën Nano, të cilën e pyesja shpesh për shëndetin e tij.”Sipas Zenelit, kujtimi dhe trashëgimia politike e Fatos Nanos do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve.

    Top Channel

  • Gonzato takim me kryetarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ambasadori: Procesi i vettingut të përfundojë deri në qershor të 2026-ës

    Gonzato takim me kryetarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ambasadori: Procesi i vettingut të përfundojë deri në qershor të 2026-ës

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kreun e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Gjatë vizitës në Kolegj ambasadori theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.
    Ai shtoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
    Postimi i plotë:
    Procesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Kryetarin Sokol Çomo dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.
    Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

    Top Channel

  • BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, ambasadori Gonzato: Sulmet ndaj ONM të papranueshme

    BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, ambasadori Gonzato: Sulmet ndaj ONM të papranueshme

    Procesi i vettingu-t mbetet themeli i reformës në drejtësi dhe një nga kushtet kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 
    Këtë e theksoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u prit nga kryetari Sokol Çomo. 
    Gonzato nënvizoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, datë kur përfundon mandati kushtetues i institucioneve të rivlerësimit.  Ai e cilësoi këtë proces si “shtyllë kurrizore të reformës në drejtësi” dhe thelbësor për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. 
    Ambasadori bëri të qartë se unioni do të vazhdojë mbështetjen e plotë për procesin e vettingut dhe për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), që ka luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e transparencës dhe integritetit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 
    Gonzato po ashtu dënoi ashpër sulmet dhe fushatat dezinformuese kundër ONM-së dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, duke i cilësuar ato si “të pajustifikuara dhe të papranueshme”. 
    “Këto sulme synojnë të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe të dëmtojnë ecurinë e reformës në drejtësi”, theksoi ai. 
    Procesi i vettingut, që nisi në vitin 2017, është një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi dhe mbetet kusht thelbësor për hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian. 

  • Gonzato takim me kryetari e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ambasadori: Procesi i vettingut të përfundojë deri në qershor të 2026-ës.

    Gonzato takim me kryetari e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ambasadori: Procesi i vettingut të përfundojë deri në qershor të 2026-ës.

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kreun e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Gjatë vizitës në Kolegj ambasadori theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues. Ai shtoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
    Postimi i plotë:
    Procesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Kryetarin Sokol Çomo dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.
    Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

    Top Channel