Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në një dalje televizive ka folur për reformën në drejtësi.
Reformë për të cilin tha se ndoshta ka ardhur koha për të parë se si po funksionojnë elemente të caktuara të kësaj reformë.
Më tej ambasadori u shpreh se pavarësia e gjyqësorit nuk mund të preket sepse në të kundërt do të prekej arritja më e rëndësishme.
Ambasadori tha se për reforma të rëndësishme duhet prania e të gjitha palëve dhe duhet të ketë debat publik.
Gonzato u shpreh se këto reforma nuk janë thjesht copa letre dhe të gjithë faktorët duhet të jenë të gatshmë për të luajtur rolin e tyre, përfshirë këtu dhe opozitën.
Sa i përket qeverisë, Gonzato u shpreh se kërkesa e tij e vazhdueshme për ta ka qenë rritja e informimit ndaj njerëzve.
“Ju bëtë një reformë të madhe në vitin 2016, tani ndoshta është koha të shohim se si po funksionojnë elemente të caktuara. Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të preket, përndryshe mund të prekim arritjen më të rëndësishme. Që kur kam ardhur u përpoqa të riktheja opozitën në Parlament sepse kur bën reforma të rëndësishme duhet të kesh debat publik. Debatet parlamentare përfshijnë dhe shoqërinë civile, sigurojnë që reformat që bëjmë kanë ndikim dhe janë të qëndrueshme. Nuk janë thjesht copa letere. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjitha forcat politike të luajnë rolin e tyre.
Duhet të përfshijë të gjithë sektorët e shoqërisë. Opozita duhet të jetë e gatshme të luajë rolin e saj. Duhen informuar njerëzit, kjo është kërkesa ime e vazhdueshme për qeverinë. Brukseli është shumë i lidhur me idenë që të gjthë duhet të luajnë rolin e tyre. Nuk më pëlqen termi monitorim, sepse nuk mendoj që Parlamenti duhet të monitorojë institucionet e pavarura. Duhet të ketë bashkëpunim mes tyre”, tha Gonzato.
Tag: ambasadori
-

‘Opozita të luajë rolin e saj’, Gonzato: Parlamenti nuk duhet të monitorojë institucionet e pavarura
-

A është SPAK i ndikuar nga politika? Gonzato në “Top Story”: Tranzicionet janë të vështira, korrupsioni brenda gjyqësorit…
Gazetarja: I nderuar Ambasador, jam shumë e lumtur që patëm mundësi të zhvillonim këtë intervistë me ju. Është vërtet një moment i mirë për të pasur njohuritë tuaja, si për analizën politike ashtu edhe për mentalitetin e shoqërisë shqiptare në tërësi ndaj integrimit evropian, të cilin mezi presim ta shohim me sy realistë. Faleminderit për kohën tuaj dhe që po e bëjmë këtë intervistë në një moment shumë konkret dhe aktual.
Ambasadori: Jam unë ai që ju falënderoj, në fakt, që më pritët në emisionin tuaj sepse, siç e thatë edhe ju, ky është një moment mjaft i rëndësishëm në historinë e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Prandaj jam i kënaqur që mund ta zhvillojmë këtë bisedë sot.
Gazetarja: Është e saktë nëse them se keni qenë katër dekada në këtë profesion, diplomaci dhe politikë.
Ambasadori: Po zbuloni moshën time. Po, pothuajse.
Gazetarja: Le t’i habisim njerëzit që keni katër dekada në politikë dhe diplomaci.
Ambasadori: Vitin tjetër, në gusht, do të dal në pension. Pra, ky është pozicioni im i fundit dhe do të jenë 38 vjet karrierë në Bashkimin Evropian.
Gazetarja: 38 vjet.
Ambasadori: 38. Nuk bëj dot 40 vjet, por duhet ta them se ka qenë një karrierë jashtëzakonisht interesante dhe magjepsëse, dhe jam ende i pasionuar pas punës sime.
Gazetarja: Ju nuk jeni një personalitet diplomatik dhe politik tipik. Kur lexova vitet tuaja të sakta në departamentin e zgjerimit në Bruksel, më duhej të mbaja frymën, sepse nuk e kam atë energjinë e duhur për të punuar në korridoret e zyrave të Brukselit për shkak të burokracisë së madhe të procedurave. Por ju keni filluar në Bruksel. Nga Brukseli në Nju Jork – dhe po jap vetëm momente kyçe – dhe në Tiranë. Çfarë po ju jep kjo Shqipëri e vogël në vitet e fundit të katër dekadave tuaja në diplomaci?
Ambasadori: Më jep kënaqësi të jashtëzakonshme. Diplomacia ndonjëherë ka shumë të bëjë me fjalët, ka shumë të bëjë me negociatat, por nuk e shihni realisht rezultatin konkret të kësaj. Bukuria e punës këtu në Tiranë është se, sigurisht, kemi negociatat e anëtarësimit, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, ato janë një proces transformues që do ta sjellë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu më pëlqen fakti që kemi projekte shumë konkrete. Ne ndihmojmë njerëzit në nevojë, ndihmojmë në ndërtimin e infrastrukturës që është kaq shumë e nevojshme këtu, përpiqemi të nxisim një arsim që i ndihmon të rinjtë të gjejnë punë, të realizojnë ëndrrat e tyre. Ne i ndihmojmë sipërmarrësit të realizojnë ëndrrat e tyre.
Të jep një ndjesi veprimi që unë nuk e kam pasur aq shumë në të kaluarën. E kam pasur në vende të tjera, por në Nju Jork, ajo që ishte interesante ishte fakti që përballesh me kaq shumë pikëpamje. Ke diplomatë nga e gjithë bota dhe kjo shpërtheu vërtet flluskën time të vogël të Brukselit. Kisha jetuar në Bruksel prej shumë vite dhe, sigurisht, është një makineri komplekse, ka kaq shumë interesa në lojë, 27 shtete anëtare etj., por Nju Jorku është bota. Të bën pak më modest të kuptosh pikëpamjet e të tjerëve.
Gazetarja: A duhet ta marr seriozisht faktin që do të dilni në pension?
Ambasadori: Po, po, po, në gusht do të dal në pension.
Gazetarja: Dhe ku do të zgjidhnit të jetonit?
Ambasadori: Epo, unë jam nga Verona, që është, nuk e di nëse e njeh, është një qytet i bukur.
Gazetarja: Cili shqiptar nuk e njeh Veronën?
Ambasadori: Po, një nga bukuritë e kësaj pune është se ka një fluturim direkt nga Tirana për në Verona, kështu që më lejon të kthehem. Do të kthehem atje sepse kur arrin në një fazë të caktuar të jetës sate, rrënjët bëhen përsëri të rëndësishme. Dhe e gjithë familja ime është atje, jemi pesë fëmijë, kam dy vëllezër dhe dy motra, dhe ata kanë fëmijë, dhe fëmijët kanë fëmijë, kështu që është një familje e madhe, një familje tipike italiane.
Pra, tani po kërkoj një shtëpi, një shtëpi mjaftueshëm të madhe për të pritur të gjithë familjen time, për të ngrënë darka së bashku, për të kaluar kohë së bashku, por e di tashmë se nuk do ta kaloj gjithë kohën time në Verona. Jam bërë qytetar i botës.
Gazetarja: Po, po. Është për shkak të profesionit dhe misionit tuaj. Sa fëmijë keni?
Ambasadori: Kam dy.
Gazetarja: Dy?
Ambasadori: Kam dy, po. Njëri bën 32 vjeç këtë vit, dhe tjetri është 29. Dhe janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Gazetarja: A vijnë në Shqipëri?
Ambasadori: Vijnë, vijnë. Në fakt, njëri vjen më shpesh se tjetri, dhe do t’ju tregoj pse, sepse është një histori e veçantë. Giacomo është pilot linjash ajrore, kështu që ai hipën në aeroplan, vjen këtu, dhe i pëlqen shumë këtu. Giacomo, ai ka një emër italian, është shumë italian, i shoqërueshëm, i pëlqen të bisedojë me njerëzit, i pëlqen ushqimi i mirë. Sebastiani, meqenëse janë anglo-italianë, Sebastiani është një aktivist për klimën, kështu që vendosi që nuk do të udhëtojë më me aeroplan, përveç nëse është vërtet një emergjencë. Herën e parë, e dini, verën e parë që isha këtu, ai tha, do të doja të vija të të shihja, a mund të marr një tren? Dhe unë i thashë, jo, nga Brukseli, nuk mund të marrësh tren, e di, është e komplikuar. Tha, në rregull, ndoshta do të vij me biçikletë. Unë i thashë, nuk mendoj se biçikleta është ide e mirë. Dhe kështu, ajo çka bëri në fund ishte që mori një tren deri në Bari dhe erdhi me anije. Pra, i duhet pak më shumë kohë që të vijë, por ka premtuar se do të vijë përsëri këtë verë.
Gazetarja: Është një mënyrë shumë interesante për të parë një familje me një larmi kaq të madhe shijesh dhe gjithçkaje tjetër.
Ambasadori: Absolutisht.
Gazetarja: Dhe a është Tirana një kryeqytet perëndimor për ju?
Ambasadori: Absolutisht. E dini, njerëzit, kur vijnë këtu, nuk e dinë vërtet çfarë të presin. Kisha disa miq nga Nju Jorku që erdhën, por edhe miq nga Brukseli, miq nga Italia që nuk kishin qenë në Shqipëri. Dhe u magjepsën nga fakti që ndiheshin krejt si në shtëpi. E dini, për mua, Tirana është një qytet pranë Adriatikut. Ndiej se Tirana është ndryshe nga kryeqytetet e tjera të rajonit. Mund ta ndjesh vërtet Adriatikun, detin, mentalitetin, atmosferën. Është një qytet me pamje nga Mesdheu. Edhe pse, e dini, keni Durrësin, por e kuptoni çfarë dua të them. Kjo është ndjesia.
Gazetarja: E di, shumica e qytetarëve të Durrësit kanë ardhur në Tiranë. Unë jam një dëshmi e gjallë e kësaj. Ne gjithmonë kemi dashur të jemi në Tiranë dhe të sjellim atmosferën e detit.
Ambasadori: Pikërisht.
Gazetarja: Kjo është vetëm një shaka, për të kaluar në një çështje më serioze, që janë standardet tona, jo atmosfera jonë, standardet tona. Dhe duke ardhur këtu, në orën 7.30, po e dëgjoja përsëri konferencën tuaj për median, për raportin e progresit që u dorëzua këto ditë. Ju po theksonit disa terma kyç, kalimin nga pozitivja te konstruktivja dhe kritika. Kjo është mënyra se si flet një diplomat dhe politikan i madh i hapësirës ndërkombëtare. Pra, ju po theksoni aty se, në rregull, Shqipëria ka bërë këtë e atë, me përparim të moderuar ose me përparim të mirë. Këto janë termat e përdorur.
Le të ndalemi ose le të fillojmë nga reforma në drejtësi. Është më e rëndësishmja, siç e shohim ne si pushtet mediatik tani, që mund të krijojë në një farë mënyre një ekuilibër pushtetesh. Ju keni qenë shumë i zëshëm dhe shumë i drejtpërdrejtë sa i përket efikasitetit të sistemit të drejtësisë. Keni thënë, nëse njerëzit nuk e ndiejnë këtë, nuk jeni në standardin e duhur. Kjo nuk mund të jetë vetëm në letër. Proceset e zgjatura në të kaluarën janë ende aty. Dhe lobimi politik në emërimet e disa këshilltarëve apo magjistratëve e kështu me radhë është ende aty.
Tani, brenda pak ditësh, kemi zgjedhjet në strukturën më të rëndësishme, SPAK. A mendoni vërtet se politika nuk ka ndërhyrë në këtë strukturë tani? A është më i rëndësishëm, le të themi, perceptimi i njerëzve se vetëm SPAK-u mund ta ndalojë korrupsionin? Është një perceptim, por le ta shohim.
Ambasadori: Jo, faleminderit që e nisët me këtë pyetje, sepse mendoj se reforma në drejtësi, siç thatë edhe ju, është vërtet çelësi i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E kemi theksuar vazhdimisht. Dhe nëse e shikoni raportin e progresit, do të shihni se kur merremi me luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, arritjet e SPAK-ut vihen në pah. Por ne kërkojmë më shumë. Në raport shihni se ne kërkojmë të intensifikohen hetimet financiare, të rritet sekuestrimi i aseteve dhe pronave që u përkasin kriminelëve, të intensifikohet bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit të shtete anëtare. Pra, ne duam më shumë, por e vlerësojmë atë që është bërë deri më tani.
Por do të shihni gjithashtu se raporti theksoi, dhe kjo është diçka me të cilën isha shumë i lidhur, theksoi nevojën për një drejtësi të zakonshme më të mirë dhe më efikase, sepse ndiej dhe më intereson fakti që qytetarët e zakonshëm nuk i shohin vërtet avantazhet, përfitimet e reformës. Në fakt, ata ndoshta kanë parë një përkeqësim të vogël të standardeve, për shkak të vendeve të lira, sepse pati edhe një reformë të të gjithë strukturës së gjykatës, etj. Tranzicionet janë gjithmonë të vështira. Tranzicionet gjithmonë kanë një kosto, dhe për këtë arsye duhet të kesh një perspektivë afatmesme deri në afatgjatë dhe të mendosh, në rregull, tani nuk është edhe aq mirë, por e di që do të arrij në një fazë ku gjërat do të jenë më mirë. Por kjo është edhe arsyeja pse kam qenë shumë i angazhuar me institucionet e pavarura të drejtësisë, sepse siç them gjithmonë, pavarësia shoqërohet me llogaridhënie dhe efikasitet.
Pra, këtyre institucioneve tani u është dhënë pavarësi. Dhe ato, sigurisht, do të kenë presione politike, dhe kjo do të vazhdojë, por ato janë shumë më të qendrueshme, ato mund të rezistojnë, po, po, jam i bindur për këtë. Dhe e shihni në mënyrën se si marrin vendime, etj. Por ata gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi, ato janë institucionet që duhet të menaxhojnë gjithë gjyqësorin, gjithë sistemin gjyqësor. Dhe kjo është arsyeja pse, përsëri, në raportin e progresit, do të shihni se ne këmbëngulim shumë në faktin që ata duhet të vendosin rregulla transparente për rekrutimin e magjistratëve, për vlerësimin e magjistratëve, sepse mund të vlerësosh integritetin e një gjyqtari ose prokurori një herë, por nëse nuk vazhdon ta bësh këtë, e dini, prapë mund të kesh raste korrupsioni brenda gjyqësorit. Pra, nevojitet një vlerësim i vazhdueshëm i integritetit të magjistratëve. Dhe këto janë gjëra që ata duhet të bëjnë. Ata duhet të emërojnë kryetarët e gjykatave që ende nuk janë emëruar. Pra, ka shumë vendime që duhet të marrin. Topi është në anën e tyre.
Gazetarja: Ka një lëvizje të caktuar në Parlament për të krijuar një komision për të mbikëqyrur disa, le të themi, struktura të drejtësisë. Dhe për mua, i kam ndjekur me shumë kujdes daljet tuaja për shtyp me faktorë të tjerë politikë dhe të dyja palët. Ju keni thënë mos e prekni strukturën kushtetuese që është tani, që do të thotë se keni parë ndonjë kërcënim nga Parlamenti për të ndërhyrë politikisht në kontrollin e disa prej strukturave të drejtësisë?
Top Channel
-

Ambasadori Hill dëshmon në Hagë, diplomati amerikan pyetet për raportet me UÇK dhe liderët e saj
Diplomati amerikan Christopher Hill dëshmoi këtë të hënë në dhomat speciale të Hagës në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaci, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës tregoi në detaje ngjarjet që nga marrja e detyrës, kontaktet me ushtrinë clirimtare dhe përfaqësuesit e kosovës në atë kohë.
I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha se jo.“Teksa punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim. Kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë”, tha Hill.
Ish Ambasadori dëshmoi edhe për takimin e parë me ish presidentitn thaci.
“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak. Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që kishte kontroll UÇK-në, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, shtoi Hill.
Hill u pyet nga mbrojtja për pretendimet e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, lidhur me Hashim Thaçin.
“Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk e kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ai kishte mundësi të shumta t’i denonconte njerëzit me emër, por nuk e ka bërë”, tha ai.
Gjyqi ndaj ish krerëve të UcKsë po shkon drejt fundit ndërsa të katër të akuzuarit, Thaci krasniqi selimi dhe Veseli I kanë mohuar akuzat për krime lufte4 dhe krime kundër njerëzimit./vizionplus.tv -

“Duhet përfshirje nga qeveria dhe opozita për integrimin në BE”/ Gonzato: Për të mbyllur negociatat në 2027, duhet të…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Evropian, ku foli për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e shoqërisë shqiptare në këtë proces. Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një projekt mbarëshoqëror, që kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike dhe të qytetarëve.
“Secili prej jush ka mundësi të kontribuojë në integrimin në BE. Shqipëria ka nevojë për këtë kontribut, sepse siç thuhet në raportin e anëtarësimit integrimi është një projekt që duhet të ketë autorësi jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës, qytetarëve dhe komuniteteve lokale,” deklaroi ambasadori.
Ai shtoi se procesi i integrimit duhet të mbështetet nga legjitimiteti demokratik dhe konsensusi politik e shoqëror, duke vlerësuar energjinë dhe angazhimin e brezit të ri.
“Duke parë një grup kaq të larmishëm e të ri, besoj se këto fjalë gjejnë jehonë,” u shpreh Gonzato.
Ambasadori vuri në dukje se Shqipëria po hyn në një fazë thelbësore të anëtarësimit, ndërsa po vijon me çeljen e të gjithë grupkapitujve të negociatave.Sipas tij, kjo është një arritje e qartë, por faza e ardhshme do të jetë më e vështirë, pasi mbyllja e kapitujve kërkon përmbushje të plotë të reformave dhe përshtatje me ligjin evropian.
“Ky është momenti kur Shqipëria do të vihet në sprovë për të zbatuar reformat në përputhje me ligjin evropian. Për të mbyllur negociatat në vitin 2027, nevojiten fokus, qasje gjithëpërfshirëse dhe vendosmëri,” theksoi Gonzato.
Në përfundim, ai nënvizoi se urgjenca e reformave nuk duhet të jetë në kurriz të cilësisë, pasi integrimi në BE “nuk është një listë detyrash për t’u shënuar”.
“Anëtarët e BE presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent dhe në kohë të reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët në jetën e përditshme,” përfundoi ambasadori Gonzato. -

Anëtarësimi në BE, Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha partive, do vihet në sprovë vullneti i Shqipërisë për…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në procesin e integrimit europian të vendit, duke e konsideruar atë një sfidë të rëndësishme për muajt e ardhshëm.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, të mbajtur këtë të hënë, më 10 nëntor, ku Gonzato u pyet nga një përfaqësuese e biznesit mbi rolin e diplomacisë ekonomike.
“Faleminderit për pyetjen, jo domosdoshmërisht do përdorja termin diplomaci ekonomike. Jam mjaft i familjarizuar për këtë çështje, mungesa e informacionit në procesin e integrimit në BE. Është një çështje që e kam ngritur. Duhen përfshirë edhe më përpara, për të marrë reflektime për të kuptuar si mund të zbatohen. Kjo është absolutisht diçka që e shohim si një sfidë të rëndësishme muajt që vijnë. Ja pse ka tryeza të rrumbullakëta të organizuara nga qeveria me grupime të ndryshme.”, tha Gonzato.
Ambasadori theksoi se ndërsa miratimi i ligjit është relativisht i lehtë, zbatimi i tij paraqet një sfidë të vërtetë.
“Miratimi i ligjit është relativisht i lehtë, zbatimi i ligjit jo. Duke përfshirë kufizimet, sfidat tuaja e kështu me radhë. Kjo është e rëndësishme, sa i takon asaj që unë kuptoj me diplomaci ekonomike.”, vazhdo ai.
Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se bizneset nuk konsiderojnë vetëm aspektin ekonomik kur vendosin ku të investojnë: “Bizneset nuk investojnë në vende ku ka probleme me pronësinë, ku korrupsioni është i përhapur. Nuk është tërësisht ekonomik. Ka të bëjë dhe me kapitalin e huaj, sepse duhen aftësi për të qenë tërheqës, por duhet edhe sundimi i ligjit.”
Kryeatri i Kuvendit Niko Peleshi nga ana tjetër shtoi se: “Do ta shihja jo si nevojë por nevojë ekzistenciale gjithëpërfshirjen e në rastin konkret të botës së biznesit në procesin e integrimit europian.“ -

Sulmet ndaj Gonzatos, tërhiqet Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje, i kërkoj falje!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme, 6 nëntor, se i kërkon falje ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato nëse deklaratat e tij i konsideron fyerje, por theksoi se nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Berisha tha se ka përdorur deklaratat që ka bërë vetë Gonzato për vetën e tij dhe nuk e koncepton këtë gjë si fyerje.
“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje. Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi. Thashë këtu që vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij. As merrem me jetën e asnjë njeriu.E dëgjova, tha vetë dhe ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo unë këtë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë, një gjë që e kam thënë vetë. Nëse ai e konsideron këtë fyerje atëherë unë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj falje, nuk kam asnjë hezitim, por nuk ishte për fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo”, tha Berisha.
Kujtojmë se më herët Komisionerja Kos u shpreh se sulme të tilla janë të papranueshme.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Marta Kos.
Duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi se ligji është keqinterpretuar shumë nga disa palë. Ai tha se ligji për barazinë gjinore është tërësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian. Rama kërkoi ndjesë sesi u përdor ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Gonzato.
“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkroi kreu i qeverisë.
Kujtojmë se sot, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”. -

Deklaratat për Gonzato/ Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje, i kërkoj falje…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e sotme (6 nëntor) lidhur me deklaratat e tij për ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se nuk kishte qëllim fyerje. Sali Berisha drejtoi kritika sot ndaj ambasadorit Gonzato, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
Berisha tha se fjalët e tij janë bazuar vetëm në deklarata që, sipas tij, ambasadori i kishte bërë publikisht për jetën personale, dhe nëse këto janë interpretuar si fyese, ai është i gatshëm të kërkojë falje.
“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike nga vetë ai, ka thënë se ka qenë i martuar dhe tani jeton me një partner burrë, dhe unë e kam përmendur këtë pa asnjë intencion fyerjej– atëherë nuk e konsideroj këtë si fyerje,” tha Berisha.
Ai shtoi se ka qenë gjithmonë kundër çdo forme diskriminimi dhe se ligjet e hartuara prej tij e dëshmojnë këtë.
“Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund çdo forme diskriminimi. Nuk merrem me jetën private të askujt. Nëse ambasadori e konsideron këtë fyerje, atëherë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim dhe i kërkoj falje pa asnjë hezitim,” u shpreh më tej Berisha.
Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje. Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi. Thashë këtu që vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij. As merrem me jetën e asnjë njeriu.E dëgjova, tha vetë dhe ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo unë këtë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë, një gjë që e kam thënë vetë. Nëse ai e konsideron këtë fyerje atëherë unë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj falje, nuk kam asnjë hezitim, por nuk ishte për fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo.
Çfarë deklaroi Berisha sot në Kuvend për Gonzaton?
Sali Berisha: Ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë.
Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit.
Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes.
Pas deklaratave të Berishës, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, përmes në postimi në”X”, Kos tha se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë thelbësore e legjislacionit europian.
Ajo tha se këto parime nuk janë kërkesa personale të Gonzatos dhe se çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan ajo. -

A i kërkon falje ambasadorit? Berisha: E ka thënë vetë që është martuar me burrë… kërkoj ndjesë
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i fundit e ka konsideruar si fyerje deklaratën e tij më herët ditën e sotme. Kreu i PD deklaroi se qëllimi i tij nuk ka qenë të ofendojë dhe se komentet e tij lidhen me informacione të mëparshme të ambasadorit për jetën e tij private.
“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike nga vetë ai, ka thënë se ka qenë i martuar dhe tani jeton me një partner burrë, dhe unë e kam përmendur këtë pa asnjë intencion fyerjej– atëherë nuk e konsideroj këtë si fyerje. Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur por kjo nuk përbën fyerje,”-tha Berisha.
Berisha gjatë fjalës së tij tha se ambasadori nuk mund t’i imponojë Shqipërisë bindjet e veta dhe i kërkoi t’i tregojë se cila direktivë e BE-së e përmban diversitetin gjinor. Berisha theksoi se fjala e tij ishte një përsëritje e asaj që ambasadori kishte bërë publik më parë. -

Reagimi i Marta Kos/ Berisha nuk tërhiqet: Nuk kam fyer asnjë ambasador
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas postimit të komisioneres europiane për Zgjerim, Marta Kos për sulmet ndaj amabasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
Berisha tha se gjatë deklaratave të tij nuk ka bërë fyerje ndaj asnjë ambasadori por e ka pyetur Gonzaton të tregojë se cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ai ka këmbëngulur se asnjë direktivë e Bashkimit Europian nuk e ka këtë terminologji.
“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori por kam shprehur mendimet e mia këtu sic do ti shpreh hapur në çdo rast. Kam kërkuar nga ambasadori Gonzato të na tregojë se cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ekspertë të shquar që unë njoh më kanë konfirmuar se asnjë nga direktivat e BE nuk e ka këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Çdo lloj interpretimi tjetër është problem i atij që e bën. Unë përsëri deklaroj se jam kundër çdo forme diskriminimi apo barazie. Por jam kundër çdo përpjekje për të riformauar binaritetin e gjinisë, Kushtetutën, ligjet dhe Kodet e Vendit”, tha Berisha.
