Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, deklaroi sot se, Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e reformimit të taksës së pronës, duke ngritur një bazë të fortë për funksionimin e një sistemi modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Në fjalën e tij gjatë lançimit të reformës së taksës së pasurisë së paluajtshme, ai theksoi se Suedia është krenare që ka shoqëruar Shqipërinë në këtë udhëtim transformues që prej vitit 2015.
Ström nënvizoi se arritja e vetëqeverisjes vendore dhe autonomisë fiskale është një kërkesë e qartë nga Bashkimi Europian, ndërsa reforma e taksës së pronës e bazuar në vlerën e tregut është një hap thelbësor për të garantuar të ardhura të qëndrueshme për njësitë e qeverisjes vendore.
“BE dhe partnerët ndërkombëtarë, si Banka Botërore dhe FMN, na kanë këshilluar se një implementim i duhur i sistemit të taksës së pronës me vlerën e tregut është baza për të ardhura të qëndrueshme dhe për autonomi të vërtetë fiskale”, u shpreh ambasadori.
Ai theksoi se objektivi kryesor nuk është vetëm rritja e të ardhurave, por ndërtimi i një takse të drejtë, transparente dhe të zbatueshme në mënyrë të qëndrueshme.
Sipas tij, këto cilësi e bëjnë taksën legjitime në sytë e publikut dhe rrisin besimin e qytetarëve te institucionet, duke e çuar Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.
Ström vuri në dukje se reforma ka sjellë ndryshime të thella në platformat teknologjike, rolet institucionale, mënyrën e punës së administratës dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
Ai përmendi se progresi i Shqipërisë është ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe luhatjet globale ekonomike, por pavarësisht këtyre sfidave, partneriteti me vendet mbështetëse ka arritur t’i tejkalojë vështirësitë.
“Të gjitha ndryshimet e ndërmarra kanë sjellë krijimin e reformës së taksës së pasurisë. Sot, Shqipëria ka një bazë të fortë për një sistem modern të taksës së pronës: rregullat e duhura janë hartuar, kadastra fiskale është pothuajse e plotësuar, sistemi IT është përshtatur sipas kornizës ligjore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pronës është përgatitur të mbështesë të gjitha njësitë në nivel kombëtar”, deklaroi ai.
Lançimi i reformës së taksës dhe pasurisë së paluajtshme në Shqipëri është një nismë e rëndësishme, që po krijon një sistem modern të taksës së pronës në vendin tonë, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, dhe do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takse të rëndësishme, reformë që e sjell Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.
Tag: ambasadori
-

Ambasadori i Suedisë: Reforma e taksës së pronës e çon Shqipërinë më pranë BE-së
-

“Armiqësia” me Schmidt, bashkëpunëtori i ngushtë i Dodikut zemëron Perëndimin
Një bashkëpunëtor i ngushtë i Milorad Dodik dhe Ministrit të Tregtisë së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Staša Košarac, arriti të tërheqë zemërimin dhe dënimin e ashpër të të gjitha vendeve të mëdha perëndimore, përfshirë SHBA-në, pas krahasimit të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt me nazistët, pa e pasur askush të qartë qëllimin e tij duke vepruar kështu. Pasi njoftoi të enjten se i kishte dërguar Schmidtit një letër në të cilën e quante “pushtues” dhe e përshkruante si ndjekës dhe simpatizant të nazistëve, dhe i kishte dërguar një helmetë të vjetër gjermane nga Lufta e Dytë Botërore me shenjat dalluese të njësive famëkeqe SS si “dhuratë”, Košarac u përball me një ortek dënimesh nga një numër ambasadash në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian, i cili po vazhdon të mbërrijë të premten.
Diplomatë perëndimorë vendosën të mos i kursenin fjalët dhe në thelb i thanë ministrit të Dodikut se ai po sillej si një primitiv dhe një provokator i lirë. Dënimet e para kundër Košarac erdhën nga ambasada gjermane, e cila deklaroi se ishte e tronditur nga sjellja e tij dhe e konsideroi atë një provokim, i cili është gjithashtu një fyerje për të gjitha viktimat e regjimit nazist. Kjo u pasua nga dënime të ngjashme nga ambasadori i Italisë, ambasadori britanik Julian Riley, i cili deklaroi se këto ishin shprehje të “fyerjeve dhe urrejtjes së tmerrshme”, ambasadori i Holandës bëri një vlerësim të ngjashëm, dhe ambasada japoneze tha se Košarac po sillet si provokator i cili, në këtë mënyrë, po bën pikërisht atë që Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i duhet, që është përshkallëzimi i krizës. Një mesazh pothuajse identik mbërriti nga ambasada amerikane. -

Vizita dy ditore e Dumanit në Bruksel/ Ambasadori Gonzato: BE, mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit
Kreu i SPAK Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se BE vijon mbështetjen e fortë për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026.
“Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE në Shqipëri.Top Channel
-

Ambasadori suedez viziton Pogradecin: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ambasadori i Suedisë në Shqipëri zhvilloi një vizitë zyrtare në Pogradec, ku u prit nga kryetari i bashkisë. Ai u shpreh i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar “të bukur dhe pjesë të rëndësishme të Shqipërisë”. Gjatë takimit me kreun e bashkisë, diplomatiku suedez tha se diskutuan mbi kapitujt e Bashkimit Europian dhe detyrat që bashkitë duhet të kryejnë në kuadër të procesit të integrimit.
“Suedia e mbështet Shqipërinë, qeverinë lokale dhe atë qendrore. Sot jemi të lumtur të tregojmë edhe një film suedez, sepse është e rëndësishme të rrisim njohjen e ndërsjellë,” deklaroi ai.
Ambasadori vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar “fantastik deri tani”.Sipas tij, Suedia është e interesuar dhe e gatshme të mbështesë vendin tonë, por theksoi se “është në dorën e Shqipërisë të plotësojë dhe të kryejë reformat e duhura”. I pyetur nëse Shqipëria shihet si një “kalë troje” për standardet demokratike të BE-së, ambasadori u distancua nga kjo terminologji, duke theksuar se bashkëpunimi përqendrohet tek kapitujt e negociatave dhe përparimi konkret.
Ndërsa për ligjin e miratuar së fundmi mbi barazinë gjinore, ai nënvizoi se parlamenti shqiptar ka bërë hapin e vet dhe se “e rëndësishme është të besojmë në barazinë gjinore—një parim që edhe Suedia e promovon fort”. -

Ambasadori Marco Alberti: Jemi mirënjohës! Më shumë se 1 milion shqiptarë japin kontribut në ekonominë italiane
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Gjatë intervistës, ambasadori italian nënvizoi se Shqipëria dhe Italia kanë treguar një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes tyre.
“Negociatat politike nuk e zhbëjnë bashkëpunimin mes Italisë e Shqipërisë dhe nuk zhbëjnë të gjitha proceset që duhet të realizohen brenda 2027. Por unë besoj se ka një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes vendeve që nuk lindin tani, sigurisht ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Megjithatë kanë vijuar të jenë të qëndrueshme. Pesha e një pranie strategjike, e bëjnë të rëndësishëm procesin. E rëndësishme është që kjo aleancë të ndërtohet tani, sepse nuk kemi kohë të humbim. Shqipëria ka bërë progres, por sigurisht kur bie kambana e xhiros së fundit sigurisht bëhet fjalë për xhiron më të vështirë dhe na thërret të bëjmë këtë hap të fundit”, tha ai.
Më tej ambasadori italian u shpreh se mbështetja e Italisë ndaj Shqipërisë do të vazhdojë pavarësisht se kush qeveris.
“Marrëdhënia është një marrëdhënie e qëndrueshme sepse bazohet edhe në rrënjë të thella historike dhe një marrëdhënie të bazuar në mirënjohje të ndërsjellë. Edhe ne kemi arsye për të shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë. Më shumë se 1 milion e gjysmë shqiptarë japin një ndihmëse dhe një kontribut të vyer në ekonominë italiane. Pra kemi detyrën të krijojmë dhe realizojmë projekte që kanë lindur nga marrëdhënia mes dy kryeministrave, që përvijojnë dhe do të vijojnë të realizohen. Me rëndësi është që kemi një marrëdhënie më të gjerë. Ne kemi përzgjedhur sektorë kyç që do shkojnë përtej anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kemi përparësi gjeopolitike që jepet edhe nga pozicioni gjeografik”, tha ai. -

Ambasadori italian në Tiranë: Mbledhja e përbashkët shënoi një atmosferë të shkëlqyer bashkëpunimi
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti, “Real Story” në ABC News u shpreh se mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunuese dhe atribut i kësaj klime shtoi ai i përket të dy kryeministrave, të cilët kanë dhe një marrëdhënie të ngushtë mes tyre.
Ai theksoi se tani puna duhet të përqendrohet për të çuar përpara marrëveshjet e firmosura. Sipas tij, rruga për konkretizimin e tyre tashmë është hapur.
“Sigurisht, unë mendoj që atmosfera ndikon mjaft në arritjen e rezultateve dhe ky takim i nivelit të lartë, duhet të mbizotërohej nga një atmosferë bashkëpunuese, dhe besoj se kjo ka ndodhur sepse ne kemi një marrëdhënie të ngushtë mes dy kryeministrave tanë, sigurisht që ka patur edhe një sintoni, jo vetëm mes dy kryeministrave por edhe mes ministrave të qeverive tona. Dhe kjo sintoni besoj rrjedh nga fakti se ekziston dëshira dhe vullneti që gjithçka të transformohet në diçka konkrete dhe pjesë e këtyre rezultateve janë përftuar dhe janë arritur, por sigurisht kemi ende aspekte që duhet të përmirësohen dhe puna jonë do të ndalet pikërisht në faktin që duhet të çojmë përpara marrëveshjet propozimet duke i përmirësuar ato. Unë mendoj se rruga është hapur tashmë dhe jam i bindur se do të japë edhe rezultate pozitive. Bukuria e ‘Villa Dora Pantilla’ sigurisht që ka ndihmuar edhe në këtë”, tha ai.
Ai theksoi se është bukur të shikosh kur të dyja shtetet zgjedhin të bashkëpunojnë në sektorë strategjikë. Sipas tij, synimi i takimit të nivelit të lartë është bërë edhe për faktin që Italia duhet të jetë e pranishme edhe në sektorë të tjerë, në Shqipëri.
“Para së gjithash ajo çka është e bukur është që bashkëpunimi edhe në sektorë strategjikë, ku Italia nuk ka qenë shumë e pranishme, dhe unë mendoj se kemi një përhapje një prani të gjerë të Italisë në Shqipëri dhe këtë e ndjej e perceptoj. Synimi i këtij takimi të lartë, ka qenë edhe fakti që Italia të jetë e pranishme edhe në sektorë të tjerë, së pari në atë të mbrojtjes dhe procesi i integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë, në BE procesi I zgjerimit apo ribashkimit, sikundër thuhet, është një proces që në qendër të të cilit është dialogu jo vetëm i një tregu të përbashkët, por edhe mbrojtja, siguria, qëndrueshmëria e një zone sikurse është ajo e Ballkanit Perëndimor.
Pra, siguria dhe qëndrueshmëria, stabiliteti janë vlera që ne duhet t’i theksojmë dhe t’i japim rëndësinë e duhur. Besoj se një joint venture mes KAYO dhe FinCantieri do të shërbejë për të modernizuar kantierin e Pashalimanit dhe për të shpënë në këtë kantier edhe njohuritë e reja por edhe për të krijuar vende të reja pune. Pastaj ka edhe marrëveshje të tjera sikundër, është ajo e emergjencave civile sepse në Itali, ashtu sikurse në Shqipëri, ministria përgjegjëse, është ajo e Mbrojtjes. Pra, do të kemi mundësinë për të krijuar diçka që nuk është apo për të përmirësuar një strukturë që ekziston. Është e rëndësishme që gjithashtu të thellojmë bashkëpunimin edhe në sektorë kyç sikurse është ai i mbrojtjes dhe të dy kryeministrat kanë dhënë këtë mundësi që të eksplorojmë më tej këto fusha të paeksploruara deri më tani”, theksoi ambasadori italian. -

Shqipëri-Angli, ambasadori britanik flet me diplomaci: Do jetë futboll i shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm…
Të dielën në Air Albania Stadium kombëtarja shqiptare do të ulë siparin e kualifikueseve të Botërorit 2026 me sfidën ndaj Anglisë, e njëjta me të cilën edhe e hapi këtë fushatë.
Në prag të kësaj ndeshjeje presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka zhvilloi një takim me ambasadorin britanik në Tirane, Nicholas Abbot ku patën një bisedë të këndshme për ndeshjen, videon e së cilës ai e postoi në profilin e tij në Instagram
‘Mendoj se do të jetë një ndeshje fantastike. Do të jetë një futboll i shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm dhe një atmosferë fantastike. Kush fiton… epo jemi në një moment të rëndësishëm të garës dhe unë jam dikush që padyshim do dojë ata të fitojnë-tha ambasadori britanik kur kreu i FSHF e pyeti se kush do të fitojë ndeshjen
Natyrisht me tone shakaje, ndërhyri Duka dhe i tha se si banor në Shqipëri duhet të dojë që të fitojë Shqipëria
‘Ju sigurisht doni të fitojë Shqipëria-vijoi Abbot-Kushdo që të fitojë atë ditë, nuk ka rëndësi sepse rëndësi ka momenti. Por është gjithmonë mirë të duash të fitosh’ -

Dosja Balluku, standarti europian dhe standarti Gonzato
Dosja Balluku, standarti europian dhe standarti Gonzato
Nëse nuk ka kurajon që standartet që aplikojnë vendet e BE t’i kërkojë edhe për qytetarët shqiptarë, Ambasadori do të bënte mirë të heshte
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, duhet të jetë menduar gjerë dhe gjatë ndërsa lëshoi një koment për çështjen Balluku, të cilin do ta kishte zili edhe vetë Nard Ndoka. Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë tha se çdo njeri prezumohet i pafajshëm përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij. Ja, kjo ishte diçka që qytetarët dhe elita e një vendi si Shqipëria do duhej ta mbanin shënim. Fjalë të rralla dhe me peshë në epokën historike të parapërpara integrimit në BE.
Përtej humorit, që diplomatë “buoni per l’Albania” e prodhojnë pa dashje sa herë u duhet të përdridhen për të justifikuar qeverinë Rama, Ambasadori që përfaqëson Brukselin në Shqipëri, nëse nuk ka kurajon që standartet që aplikojnë vendet e BE t’i kërkojë edhe për qytetarët shqiptarë, do të bënte mirë të heshte ose të fliste për tema të tjera.
Nga përfaqësuesi i BE, askush nuk pret që të komentojë procese në hetim apo të shpallë fajtorë e të pafajshëm, përfshi edhe rastin Balluku për të cilin u pyet specifikisht në Top Story. Por Ambasadori fare mirë, edhe si kritikë ndaj zyrtarëve të lartë edhe si ndërgjegjësim të shoqërisë shqiptare, mund të evokonte një standart të shndërruar tashmë në ligj moral thuajse kudo në Europë, atë të dorëheqjes. Një ministër, njëjtë si një qytetar i zakonshëm, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjyqësorit. Këtu zoti Gonzato nuk ka bërë ndonjë zbulim në nivelin e misionit të tij. Çështja është se një ministër që paguhet nga taksat e qytetarëve, ashtu siç ka disa privilegje ka edhe detyrime, ndryshe nga një qytetar i thjeshtë. Nëse drejtësia e merr të pandehur, ministri duhet të jetë i lirë të merret me mbrojtjen e tij pa i rënduar detyrës që i kanë ngarkuar. Gjithashtu ai nuk bëhet barrë për partinë, grupin apo qeverinë ku bën pjesë, deri sa të sqarohen përfundimisht akuzat kundër tij. Mbi të gjitha, shkon përpara drejtësisë si i barabartë me qytetarin e thjeshtë, duke dhënë shembullin e mosndikimit dhe besimit tek sistemi.
Ambasadori do të duhej që këtë standart të lartë demokratik, veçanërisht në një vend ku i është arkivuar kuptimi, ta përmendtte si një akt civilizues të ballafaqimit me drejtësinë. Pra, zoti Gonzato mund të deklaronte se beson tek prezumimi i pafajsisë së zonjës Balluku deri sa fjalën e fundit ta thotë gjykata, por në frymën e standartit europian ajo do të duhej të ballafaqohej si e barabartë me secilin qytetar për t’u mbrojtur nga akuzat e ngritura. Pra e dorëhequr dhe jo si numri dy i qeverisë.
Duke zgjedhur medemek të heshtë për një çështje në proces hetimi, Ambasadori i BE në fakt zgjodhi të flasë duke i mëshuar parimit të prezumimit të pafajësisë dhe jo atij të barazisë përpara ligjit, të përdorimit të pushtetit dhe jo zhveshjes prej tij kur gjendesh përballë ligjit. Ambasadori në një farë mënyre u tha shqiptarëve se ata janë të barabartë përballë ligjit, por zyrtarët e lartë të Rlindjes janë më të barabartë. Dhe nëse Ambasadori apo shefat e tij në Bruksel do të kishin ndonjë dyshim se a është përcjellë si duhet ky mesazh, mjaftojnë të përkthejnë lajmin e shpërndarë sot kudo në mediat e qeverisë me të njëjtin tekst e të njëjtin titull: Akuzat ndaj Ballukut, Gonzato: Nuk dënohen njerëzit pa ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore.
Nuk dihet nëse komisionerja Kos do të reagojë, me shpejtësinë që e karakterizon, për të sqaruar pozicionin e Bashkimit Europian ndaj hetimit të rasteve të korrupsionit të niveleve të larta në Shqipëri, por nga çfarë është pretenduar në gjithë këto vite, taksat e qytetarëve europianë janë përdorur me synimin për të ngritur një drejtësi që do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe jo për të dhënë leksione mbi prezumimin e pafajësisë. Por reagon apo nuk reagon Brukseli, Ambasadori Gonzato, në raste të tjera të ngjashme do të ishte mirë të aplikonte një shprehje të urtë shqiptare: Ça le pa thënë, qar e ke. ©lapsi.al -

“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time
Ambasdaori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, në një intervistë në “Top Story”, u ndal në disa nga çështjet më të ndjeshme të javëve të fundit.
Ai iu përgjigj edhe deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për jetën e tij private, ndërsa saktësoi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit nuk varet vetëm nga miratimi i leigjeve, por nga zbatimi i tyre..
“Deklaratat që janë bërë për jetën time private do t’i përkufizoja thjesht si të pakëndshme. Nuk më prekin, por nuk mund të pranoja idenë se zgjedhjet e mia personale ndikojnë në mënyrën se si bëj punën time si ambasador. Jam krenar për integritetin tim. Isha vërtet i lumtur që shefja ime, Komisionerja Kos, ndërhyri dhe tha se kishte besim të plotë tek unë dhe kjo është e gjitha që më duhej. Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të thotë nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar. Dhe nuk e di nëse e keni lexuar, por ky ligj nuk paraqet të drejta të reja. Nuk paraqet një gjini të tretë”
Në lidhje me procesin e integrimit, ambasadori theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por paralajmëroi se tani nis faza më e vështirë: zbatimi real i reformave.
“Pesë grup-kapituj janë hapur dhe i gjashti pritet të hapet javën e ardhshme. Kjo është pozitive dhe tregon se shtetet anëtare janë të hapura ndaj ambicies së Shqipërisë. Por tani është koha e zbatimit, zbatimit dhe vetëm zbatimit.”
Ai përmendi vitin 2030 si afat të mundshëm për anëtarësimin. Ambasadori Gonzato dha një mesazh të prerë për ndryshimet që mund të prekin pavarësinë e drejtësisë, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje në strukturën e saj do të cenonte procesin e integrimit.
“Raporti theksoi nevojën për një drejtësi të zakonshme më të mirë dhe më efikase, sepse ndiej dhe më intereson fakti që qytetarët e zakonshëm nuk i shohin vërtet avantazhet, apo përfitimet e reformës. Në fakt, ata ndoshta kanë parë një përkeqësim të vogël të standardeve, për shkak të vendeve të lira, sepse pati edhe një reformë të të gjithë strukturës së gjykatës. Por tranzicionet janë gjithmonë të vështira dhe gjithmonë kanë një kosto. Megjithatë, mund të shikohen mënyrat se si funksionojnë disa aspekte të reformës, por themelet nuk mund të preken. Pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe legjislativi është vija e kuqe.”
Gonzato nënvizoi se institucionet e reja të drejtësisë kanë fituar pavarësi dhe tani duhet të tregojnë përgjegjësi që nis nga zgjedhja e kryetarëve të tyre, që sipas tij ende nuk është kryer. Lidhur me hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, ambasadori deklaroi se nuk komenton çështjet nën hetim.
“Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore”
Ambasadori përsëriti se Bashkimi Evropian do të mbështesë çdo qeveri që ka si synim integrimin, por theksoi se rruga drejt Brukselit nuk varet nga politika, por nga rezultatet konkrete dhe respektimi i parimeve themelore të demokracisë . -

Gonzato i përgjigjet Berishës: Është koha të kthejmë faqen, por deklarata ishte e pakëndshme
Deklaratës së papërshtatshme të Sali Berishës për orientimin seksual, iu përgjigj ambasadori Silvio Gonzato.
Në një intervistë për Grida Dumën, ambasadori tha se e cilëson të pakëndshme deklaratën për jetën personale, dhe se është prekur nga “nënkuptimi se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale”.Pjesë nga intervista:
Grida Duma: A kanë ata, ky komision, të drejtë të thonë diçka pasi Sali Berisha tha para ndërtesës së parlamentit, duke ju drejtuar juve, në një mënyrë të papërshtatshme? A reagoi siç duhej komisioni me të cilin keni, le të themi, bashkëpunim zyrtar?
Ambasadori: Dëgjoni, e di që është folur shumë për këtë. Mendoj se është koha të kthejmë faqen, për të qenë i sinqertë. Por më lejoni të them vetëm një gjë. Në nivel personal, deklaratat që janë bërë në atë rast, por edhe në raste të tjera në lidhje me jetën time private, do t’i përkufizoja thjesht si të pakëndshme, për të qenë i sinqertë. Dhe ato nuk më prekin edhe aq shumë. E dini, unë jam i rritur, siç thatë edhe ju, një burrë i moshuar. Unë i di zgjedhjet e mia, i kam bërë dhe u qëndroj besnik. Nuk kam pse të justifikoj asgjë. Ajo që më shqetësoi në atë rast ishte nënkuptimi se për shkak të këtyre zgjedhjeve personale, këto zgjedhje personale po më turbullonin gjykimin dhe se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale.
Kjo është diçka që nuk mund ta pranoja, sepse besoj se po e bëj punën time në mënyrë profesionale, me integritet. Dhe kështu isha vërtet i lumtur që shefja ime, Komisionerja Kos, ndërhyri dhe tha se kishte besim të plotë tek unë dhe kjo është e gjitha që më duhej. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër. Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të thotë nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar.