Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme në funksion të hetimit të krimeve zgjedhore.Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ishin të ftuar nga ambasadori gjerman, ku kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.
Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore.Raportohet se të pranishëm gjatë raportimit të Dumanit, Celibashit dhe Çelës kanë qenë edhe përfaqësues nga ambasada e SHBA, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës të cilët i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.
Disa javë më parë krerët e institucioneve treguan detaje lidhur me rastet e krimeve zgjedhore para ambasadës britanike në Tiranë.
Tag: ambasadori
-

Krimi zgjedhor/ Dumani, Cela dhe Celibashi me ambasadorët e Europës
-

Zgjedhjet parlamentare/ Dumani, Çela dhe Celibashi raportojnë para ambasadorëve në kryeqytet
Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.
Burime nga ambasada gjermane në Tiranë i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se krahas ambasadorit gjerman, numri dy i ambasadës amerikane, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe Francës i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.
Të njëjtat burime tregojnë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu misionit të vëzhgimit të OSBE – Odihr, ambasadori Zanier dhe përfaqësues nga delegacioni i BE-s.
Ky takim i këtij formati, vjen pas atij të disa javëve më parë në ambasadën britanike.Top Channel
-

Ambasadori Gjasula në shkollën “Nënë Tereza”: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj
Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e turneut final të Kampionatit Europian U-17 2025 që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor. Një event historik ku marrin pjesë Shqipëria dhe 7 përfaqësueset më të mira të Europës për këtë grupmoshë: Portugalia, Çekia, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika dhe Anglia.
Në kuadër të këtij eventi, Federata e Futbollit ka nisur një fushatë promovuese në shkollat e katër qyteteve pritëse të turneut: Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan. Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në shkollën “Nënë Tereza” në Durrës mori pjesë edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula .
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ftoi nxënësit që të mbështesin Shqipërinë në këtë kampionat historik. “Ky event është një ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë. Prandaj kemi ardhur në shkollë për t’ju ftuar ju, si tifozë, që të mbështesni Kombëtaren tonë.
Aspekti tjetër është që ju të shihni djemtë e rinj, çfarë kanë arritur dhe ëndrrën që po përjetojnë. Kjo do t’ju tregojë edhe juve se duhet të besoni gjithmonë te vetja, sepse një ditë mund të jeni ju ata që do t’ju shohim atje.
Nëse mbështesim njëri-tjetrin në vendin tonë, mund të arrijmë gjithçka. E di që është shumë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që do të tregojmë paraqitje të mira, të kemi besim te vetja, te populli ynë, te vendi ynë, sepse kemi ecur përpara dhe asgjë nuk është e pamundur”.
Shqipëria është pjesë e grupit A së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen hapëse të turneut kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 19 maj në ora 18:00. -

Politikanët e korruptuar në shënjestër, Guardia Di Finanza futet në lojë dhe ofron mbështetje për KLSH në luftën…
Rigels Seliman
Në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, Kontrolli i Lartë i Shtetit po merr mbështetje të fuqishme nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga Italia. Guardia Di Finanza, struktura elitare italiane për hetimin financiar, ka hyrë zyrtarisht në lojë duke ofruar ndihmë për KLSH-në në përballjen me abuzimet me fondet publike dhe tenderat. Ky zhvillim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë ministra, kryebashkiakë dhe drejtues të lartë janë nën rrezikun e hetimeve për keqpërdorim të parave të taksapaguesve.
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti dhe drejtuesi i Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan një takim të rëndësishëm me kreun e KLSH-së, Arben Shehu, duke shprehur mbështetje të plotë për misionin e institucionit. Alberti e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor për integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa njoftoi edhe nisjen e një bashkëpunimi konkret në muajt në vijim. Mirëpo ky partneritet synon rritjen e transparencës dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivelet më të larta të administratës. Mesazhi është i qartë, se, lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm një çështje vendase, por një prioritet edhe për aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Detajet
Konkretisht Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë një mbështetje të fortë nga ndërkombëtarët. Momentalisht KLSH është ndër të paktët organe të pavarura që ka një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit. Në çdo raport ndërkombëtar, KLSH vlerësohet për performancën dhe shtetet aleate kanë shtuar mbështetjen për organin e drejtuar nga Arben Shehu. Këtë javë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë mbështetje nga shteti italian. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku me drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan sot një takim me kreun e KLSH, Arben Shehu. Gjatë takimit, Ambasadori Alberti shprehu vlerësimin e lartë për punën e kryer nga KLSH në fushën e kontrollit financiar të institucioneve shtetërore. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane do të intensifikohet së shpejti.
Ambasadori Alberti e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Ju, zoti Kryetar, zini një vend delikat në strukturën dhe arkitekturën e shtetit, mbi të gjitha në dimensionin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku transparenca, rregullsia, saktësia, përgjegjshmëria dhe sistemi i llogarive publike luajnë një rol thelbësor”, u shpreh Alberti. Ndërkohë kreu i KLSH-së, Arben Shehu, falënderoi Ambasadorin Alberti për vizitën dhe vlerësimin. Ai nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy vendeve në sektorin e hetimit financiar të institucioneve publike, duke e konsideruar atë thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Ambasadori ka konfirmuar nisjen e bashkëpunimit brenda disa muajsh, mes KLSH-së dhe institucioneve të rëndësishme akademike të hetimit financiar. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fushën e kontrollit financiar, një aspekt kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. -

Ambasadori Italian vlerëson rolin kyç të KLSH-së në integrimin europian dhe paralajmëron bashkëpunim të mëtejshëm
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku me drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan sot një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu.
Gjatë takimit, Ambasadori Alberti shprehu vlerësimin e lartë për punën e kryer nga KLSH në fushën e kontrollit financiar të institucioneve shtetërore. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane do të intensifikohet së shpejti.
Duke iu drejtuar Kryetarit Shehu, Ambasadori Alberti e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Ju, zoti Kryetar, zini një vend delikat në strukturën dhe arkitekturën e shtetit, mbi të gjitha në dimensionin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku transparenca, rregullsia, saktësia, përgjegjshmëria dhe sistemi i llogarive publike luajnë një rol thelbësor,” u shpreh Alberti.
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, falënderoi Ambasadorin Alberti për vizitën dhe vlerësimin. Ai nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy vendeve në sektorin e hetimit financiar të institucioneve publike, duke e konsideruar atë thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Ambasadori ka konfirmuar nisjen e bashkëpunimit brënda disa muajsh, mes KLSH-së dhe institucioneve të rëndësishme akademike të hetimit financiar.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fushën e kontrollit financiar, një aspekt kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.Top Channel
-

Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”/ Ambasadori i BE-së në Tiranë: Një hap i rëndësishëm për Shqipërinë
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian. Ai thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Kryediplomati europian shtoi se se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë🇦🇱 në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian🇪🇺: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi,”, shprehet ambasadori i BE-së Silvio Gonzato. -

Ambasadori sirian në Moskë kërkon azil në Rusi
Ambasadori i Sirisë në Moskë ka kërkuar azil në Rusi, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Bashar al-Jaafari u emërua ambasador në Rusi në vitin 2022, pasi kishte shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Sirisë në OKB nga viti 2006 deri në vitin 2020.
Rrjeti televiziv libanez Al Mayadeen më vonë raportoi se kishte marrë një mohim nga Jaafari, pa detaje të mëtejshme. Reuters vë në dukje se u përpoq të kontaktonte si Jaafari ashtu edhe ambasadën siriane në Moskë, por pa sukses.
I forti i Kremlinit, Vladimir Putin, i dha azil Bashar al-Assad-it kur ish-presidenti sirian u arratis me familjen e tij në Moskë pasi u rrëzua nga një aleancë rebele në fund të vitit të kaluar.
Ministria e Jashtme e qeverisë kalimtare në Siri ka tërhequr ambasadorët në Rusi dhe Arabinë Saudite në Damask, si pjesë e riorganizimit të trupit diplomatik pas rënies së regjimit të Asadit.
Bashar al-Jaafari ishte një nga përfaqësuesit më të njohur ndërkombëtarisht të regjimit të Asadit. Ai e kishte mbrojtur fuqishëm qeverinë siriane gjatë luftës civile 14-vjeçare në Siri, duke përfshirë edhe mohimin e saj se kishte nisur sulme me armë kimike.
Moska i ka qëndruar besnike Damaskut që në ditët e para të Luftës së Ftohtë, pasi ka mbështetur luftën e saj për të shkundur zgjedhën koloniale franceze.
Siria pret dy baza të rëndësishme ruse, një bazë ajrore në Latakia dhe një bazë detare në Tartus. Moska kërkon të mbajë kontrollin e këtyre bazave, duke u përpjekur të ndërtojë lidhje me udhëheqjen e re në Damask.Top Channel
-

Ambasadori gjerman: Formimi i një qeverie të qëndrueshme, kyç për stabilitetin e Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur mbi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Kosovën, duke e krahasuar situatën me atë në Gjermani pas zgjedhjeve.
Rohde tha se një shumicë e qëndrueshme dhe konsensusi janë kyçe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.
”E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde.
Rohde gjithashtu nënvizoi ndikimin e politikave ekonomike ndërkombëtare si ato të SHBA-së, në stabilitetin ekonomik global dhe tregjet financiare.
”Sigurisht. Në afat të gjatë, nëse nuk ka stabilitet, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik. Dua të them, ju e shihni tani: keni politikën doganore amerikane, e cila ndikon në çdo vend dhe vendet po reagojnë ndaj saj. Dhe kjo, natyrisht, ndikon në stabilitetin ekonomik. E shihni edhe në tregjet e aksioneve, të cilat po bien”, tha ai.
Ambasadori gjerman përmendi gjithashtu nevojën për një “patriotizëm kushtetues”, duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie të shëndoshë, e cila siguron që rregullat e lojës të respektohen.
”Nevojitet patriotizëm kushtetues, sepse tre shtyllat e një demokracie janë gjyqësori, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një institucion si Gjykata Kushtetuese. Dhe demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen. Pra, në këtë kuptim, çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet dhe vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë”./Klan Kosova -

Ambasadori rus pranon se Moska gjurmon nëndetëset e Mbretërisë së Bashkuar: Nuk përbëjnë kërcënim
Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe nuk i ka mohuar pretendimet se sensorë rusë janë fshehur në ujërat rreth Britanisë së Madhe në një përpjekje për të gjurmuar nëndetëset bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar.
Andrei Kelin megjithëse nuk e mohoi se Rusia po përpiqej të gjurmonte nëndetëset britanike, hodhi poshtë idenë se aktivitete të tilla përbënin një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar.
I pyetur nga BBC, nëse ai kundërshtonte pretendimet, Kelin tha: “Jo”.“Nuk do ta mohoj, por pyes veten nëse vërtet kemi interes të ndjekim të gjitha nëndetëset britanike me koka bërthamore shumë të vjetra… të gjitha këto kërcënime janë jashtëzakonisht të ekzagjeruara”, tha ai.
I pyetur më tej nga BBC, ambasadori shtoi: “Unë po mohoj ekzistencën e kërcënimeve për Mbretërinë e Bashkuar. Ky kërcënim është shpikur, absolutisht, nuk ka asnjë kërcënim nga Rusia për Britaninë e Madhe.”
Pranimi i Kelin pason një hetim të publikuar nga Sunday Times në fillim të këtij muaji, duke detajuar zbulimin e sensorëve të dyshuar rusë në detet rreth Britanisë.
Në hetimin e saj, Sunday Times tha se pajisjet besohet se janë vendosur nga Moska në përpjekje për të mbledhur informacione mbi katër nëndetëset Vanguard të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat mbajnë raketa bërthamore.
Ushtria britanike zbuloi ekzistencën e pajisjeve dhe i konsideroi ato një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare, raportoi gazeta.
Pajisjet janë karakterizuar si pjesë e një lufte hibride, që po luftohet nga presidenti rus Vladimir Putin./vizionplus.tv -

Shpopullimi në nivel alarmant, ambasadori i BE: Shqipërisë po i largohet truri!
Shpopullimi në nivel alarmant, ambasadori i BE: Shqipërisë po i largohet truri!
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato tha se në vendet e rajonit, ku bën pjesë edhe Shqipëria ka ende largim të trurit.
Në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, diplomati evropian vuri theksin tek të drejtat që duhet t’u garantohen fëmijëve si shëndetësi falas apo arsim cilësor.
Ambasadori teksa iu referua negociatave tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit 3, që Gonzato tha “që shpresojmë të hapet së shpejti”.
“Çdo fëmijë të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që përjashtohen për shkak të varfërisë duhet të kenë shanse të barabarta.
A po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajonin, ku ka ende largim të trurit. Ne do të donim që ti përgjigjeshim kësaj thirrje.Një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfëria apo nga përjashtimi social në të paktën 15 mln dhe shifra për fëmijët është 5mln. Ne e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.
Ne duam të kalojmë nga fjalët tek veprat që fëmijët të kenë qasje në shëndetësi falas, qasje në arsim cilësor, të kenë strehim dhe ushqime.
Duhet dhënë kontribut për integrimin e tyre në punë, që tranzicionin nga shkolla në punë ta kalojnë mirë.
Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit tre që shpresojmë të hapet së shpejti.
Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet.
BE është këtu për të shoqëruar vendet kandidate në rrugëtimin e tyre të reformave përfshirë politikën sociale”, tha nder te tjera ambasadori.