Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, i cili në një intervistë për “Top Channel” për gazetarin Muhamed Veliu, ka lënë të hapur mundësinë e shpalljes së emrave të rinj si persona “non grata” në Shqipëri. Duke theksuar se siguria kombëtare e Britanisë është prioritet absolut, Abbott nënvizoi se zyrtarët dhe politikanët shqiptarë që dyshohen për korrupsion, por edhe familjarët apo bashkëpunëtorët e tyre, mund të përballen me sanksione të reja. Deklaratat e ambasadorit vijnë në një kohë të ndjeshme politike, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, duke rritur tensionin dhe pasigurinë në radhët e klasës politike shqiptare. “Mbretëria e Bashkuar ndërmerr masa të forta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sigurisë së saj”, tha Abbott, ndërsa nënvizoi se bashkëpunimi me drejtësinë shqiptare është intensifikuar ndjeshëm që nga viti 2022.
Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falenderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?
Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve qe po afrojnë. Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci. Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.
Muhamed Veliu-Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?
Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore , siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit. Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.
A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?
Ambasadori Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime. Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR. Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj qe është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur.
Muhamed Veliu-Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?
Ambasadori Nicholas Abbott: Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim. Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.
Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, Sir Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?
Ambasadori Nicholas Abbott: Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër. Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.
Muhamed Veliu: Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?
Ambasadori Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këte rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet. Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.
Muhamed Veliu: Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?
Ambasadori Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera. Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi. Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar. Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.
Muhamed Veliu:Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërine e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?
Ambasadori Nicholas Abbott: Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.
Muhamed Veliu:Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligjzbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?
Ambasadori Nicholas Abbott: Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar. Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë. Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.
Muhamed Veliu-Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?
Ambasadori Nicholas Abbott: E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.
Tag: ambasadori
-

Londra mban nën vëzhgim politikën shqiptare, paralajmëron “non-grata” ndaj të korruptuarve dhe mbështet…
-

Azilantë nga Anglia në Shqipëri? Kryeministri Keir Starmer vizitë në Tiranë, Ambasadori i MB tregon synimet
Mbërritja në Tiranë me 15 Maj e kryeministrit Sir Keir Starmer ishte pjesë e intervistës të Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në intervistën ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.
Në këtë intervistë, ai foli për synimet e kësaj vizite në Tiranë.
Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, z. Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?
Ambasadori Nicholas Abbott– Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër. Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.
Muhamed Veliu- Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?
Ambasadori Nicholas Abbott- Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këtë rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet. Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.
Muhamed Veliu– Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?
Ambasadori Nicholas Abbott– Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera. Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi. Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar. Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.Top Channel
-

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott tregon detajet ekskluzivisht për Top Channel
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.
Në këtë intervistë ai la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë dhe politikanë të korruptuar shqiptarë duke theksuar se kjo do varet nga interesat e sigurisë kombëtare të vendit të tij.
Muhamed Veliu- Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?
Amabsadori-Nicholas Abbott- Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.
Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.Top Channel
-

Ekskluzive/ “Non Grata” të reja nga Britania? Intervista e plotë e Ambasadorit të MB: Zgjedhjet në Shqipëri, me rëndësi për integrimin
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë dhe politikanë të korruptuar shqiptarë duke theksuar se kjo do varet nga interesat e sigurisë kombëtare të vendit të tij.
Në intervistën për Top Channel ai deklaron se shqiptarët që hyjnë ilegalisht në Angli nuk do të marrin azil, ndërsa komentoi edhe vizitën e pritshme kryeministrit Starmer më 16 maj në Tiranë.
Intervista:
Muhamed Veliu- Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?
Ambasadori– Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.
Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, z. Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?
Ambasadori– Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër.Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.
Muhamed Veliu– Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?
Ambasadori– Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këtë rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet.
Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.
Muhamed Veliu- Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?
Ambasadori– Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera.Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi.Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar.Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.
Muhamed Veliu– Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?
Ambasadori– Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.
Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.
Muhamed Veliu- Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligj- zbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?
Ambasadori– Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar.Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë.Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.
Muhamed Veliu– Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?
Ambasadori– E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.
Muhamed– Kur thoni se ka rezultate të reja, mund të shpjegoni pak më tej?
Ambasadori– Oh, Muhamed, besoj e kuptoni që këto nuk janë gjëra që janë domosdoshmërisht për publikun.
Top Channel
-

‘Zgjedhjet e 11 majit, rëndësi për rrugën europiane të Shqipërisë’, ambasadori britanik: Autoritetet po hetojnë
Ndërsa Shqipëria i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, interesi i partnerëve ndërkombëtarë është i dukshëm, me përfaqësues diplomatikë që kanë zhvilluar takime intensive me institucionet kryesore të drejtësisë dhe administrimit zgjedhor. Për herë të parë, një diplomat perëndimor, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, ka komentuar publikisht mbi këtë proces zgjedhor të polarizuar, në një intervistë televizive.
Abbott theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare si SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke nënvizuar se puna e tyre është thelbësore për një proces të besueshëm. Ai u shpreh se problematika si blerja e votës, intimidimi dhe dezinformimi janë të pranishme, por inkurajoi faktin që autoritetet janë angazhuar në mënyrë aktive për t’i adresuar.
Ambasadori britanik vlerësoi përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandaluese dhe hetimore të krimeve zgjedhore si një risi pozitive. “Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet, por unë shoh një angazhim të vërtetë për ndryshim,” tha ai.
Duke e vendosur procesin në kontekstin më të gjerë të integrimit europian, Abbott theksoi se këto zgjedhje janë vendimtare për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ndaj kërkoi që ato të zhvillohen me standarde sa më të larta. Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet në terren. -

Gara për 11 majin/ Ambasadori britanik në Tiranë: Problemet për zgjedhjet po adresohen, ka angazhim të autoriteteve në hetime
Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë.
Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.
Por për herë një diplomat perëndimor i përgjigjet disa pyetje të lidhura me këtë proces zgjedhor të polarizuar siç u shpreh një ditë më parë misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR.
Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu jep disa qëndrime për procesin e deritanishëm elektoral duke e vënë theksin në atë që mund të quhet risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandalimi dhe hetimi të krimeve të mundshme zgjedhore.
Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?
Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë.
Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci.
Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.
Muhamed Veliu: Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?
Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore, siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit.
Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.
Muhamed Veliu: A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?
Ambasadori- Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime.
Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR.
Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur./ TCH -

Ekskluzive/ “Problemet për zgjedhjet po adresohen”, ambasadori britanik në Tiranë për TCH: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetime
Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë.
Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.
Por për herë një diplomat perëndimor i përgjigjet disa pyetje të lidhura me këtë proces zgjedhor të polarizuar siç u shpreh një ditë më parë misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR.
Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu jep disa qëndrime për procesin e deritanishëm elektoral duke e vënë theksin në atë që mund të quhet risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandalimi dhe hetimi të krimeve të mundshme zgjedhore.
Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?
Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë.
Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci.
Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.
Muhamed Veliu: Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?
Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore, siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit.
Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.
Muhamed Veliu: A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?
Ambasadori- Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime.
Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR.
Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur.Top Channel
-

“Kardinalëve me kryqe floriri u tha…”/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan: Papa Francesku u mundua të ndalonte luftën në Ukrainë! Kërkoi takim me Putinin
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, ka folur për figurën e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta javën e kaluar dhe sot u përcoll sot në banesën e fundit. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bushati theksoi ndikimin e thellë që Papa Françesku pati në Kishën Katolike dhe në botën mbarë.
“Çdo Papë ka një mision, nuk vjen vetëm për një detyrë,” tha Bushati, duke nënvizuar se Papa Françesku spikati për modesti dhe ndjeshmëri ndaj të varfërve dhe emigrantëve. Ai theksoi se Papa, megjithëse i lindur jashtë Italisë, ndjeu gjithmonë peshën e trajtimit të padrejtë ndaj emigrantëve dhe mori anën e tyre, duke e kthyer këtë në një shtyllë të misionit të tij.
Bushati kujtoi se Papa Françesku vinte nga një mjedis i varfër dhe e njihte vuajtjen që në ditët kur shërbente si prift i thjeshtë. Kjo e bëri atë të punonte për të sjellë një frymë të re në Kishë, duke i dhënë më shumë vlerë përkushtimit shpirtëror sesa pasurisë materiale.
“Ai u thoshte ipeshkëve dhe kardinalëve që përdornin kryqe floriri se duhet të vlerësohej kryqi dhe jo metali i tij,” tregoi Bushati, duke përmendur mesazhin e përhershëm të thjeshtësisë që Papa Françesku përcolli gjatë gjithë papatit të tij.
Ish-ambasadori ka vlerësuar kontributin e Papa Françeskut për paqen dhe drejtësinë sociale, teksa foli për trashëgiminë e tij pas ndarjes nga jeta javën e kaluar.
Bushati kujtoi një prej deklaratave më të forta të Papës, sipas të cilit “nëse do të ndalonte shitblerja e armëve, bota për një vit nuk do të ndjente më varfërinë siç e ndjen sot”, një mesazh i fuqishëm që sfidoi drejtpërdrejt industrinë globale të armëve.
Ai tha se Papa Françesku kishte një angazhim të jashtëzakonshëm për paqen, duke kërkuar edhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin në përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë. Edhe pse përpjekjet e tij për vendosjen e paqes ishin të vështira, Bushati theksoi se Papa nuk reshti së luftuari me mjetet e diplomacisë dhe dialogut.
“Papa Françesku bëri luftën e tij për paqen,” tha Bushati, duke nënvizuar se përmes veprimeve të tij, Ati i Shenjtë mbeti një zë i fuqishëm kundër dhunës dhe padrejtësive globale.
“Ai dërgoi sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Parolin, të bisedonte me Putinin, por vendosja e paqes në luftën në Ukrainë ishte e vështirë, por ai bëri luftën e tij për paqen”, tha ai. -

Kosovë/ Ambasadori shqiptar i dorëzon çmimin “Lumo Skëndo” Rexhep Qosjes
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe akademikut, Rexhep Qosja.Ambasadori Malaj i dorëzoi intelektualit të madh shqiptar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.Çmimi “Lumo Skëndo” nxjerr në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe akademikut, Rexhep Qosja.Ambasadori Malaj i dorëzoi intelektualit të madh shqiptar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.Çmimi “Lumo Skëndo” nxjerr në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj.
-

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë i dorëzon akademikut Rexhep Qosja çmimin ”Lumo Skendo”
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj bashkë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe intelektualit të madh shqiptar, Rexhep Qosja.
Ambasadori Malaj i dorëzoi zotit Qosja Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.