Tag: ambasadori

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE viziton Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë, shoqërohet nga Celibashi

    Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE viziton Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë, shoqërohet nga Celibashi

    Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, i shoqëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vizitoi sot Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë.

    Drejtorja e Votimit nga Jashtë, Jona Josifi, e njohu atë me gjithë procesin që nga mbërritja e votës, hapja e zarfit dhe ndarja e materialeve në kutitë përkatëse për t’u numëruar, më pas, pas përfundimit të procesit të votimit në Shqipëri, paralelisht me votat e tjera.
    Ambasadori është shprehur shumë i impresionuar me nivelin e profesionalizmit me të cilin është organizuar mbledhja e votave nga jashtë vendit.
    Sa i takon çështjes së fshehtësisë së këtyre votave, Tarran tha se nuk kishte asnjë shqetësim për sa i përket punës së KQZ-së, por theksoi se fshehtësia e votës është në radhë të parë në dorën e vetë zgjedhësve që votojnë nga jashtë.

    Top Channel

  • Ambasadori suedez, Jonas Westerlund: Formimi i qeverisë së Kosovës, sfidë edhe për Evropën

    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund: Formimi i qeverisë së Kosovës, sfidë edhe për Evropën

    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, duke e komentuar procesin aktual politik në Kosovë, tha se formimi i qeverisë është një sfidë e përbashkët në shumë vende evropiane.
    Westerlund në intervistë për Ekonomia Online tha kjo nuk është diçka e pazakontë.

    Ai shprehu besimin se partitë politike në Kosovë do të tregojnë fleksibilitet dhe se, ashtu si gjithmonë, një qeveri do të formohet në fund.
    “Sa i përket formimit të qeverisë, kjo është një sfidë që e kemi të gjithë. Ka shumë vende në Evropë, në Evropën Perëndimore, që u duhet disa muaj për të formuar një qeveri. Kjo është pjesë e lojës. Nuk kam komente shtesë për këtë. Uroj që të gjitha partitë politike të jenë fleksibile dhe në fund do të formohet një qeveri, si gjithmonë”, tha ai.
    Ambasadori Westerlund, tek u ndal për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian, tha se anëtarësimi në BE do t’i hapte Kosovës rrugën drejt zhvillimit ekonomik. Ai në këtë kontekst, tha se ky proces kërkon edhe kompromise.
    “Ndryshe nga Suedia, ju keni një vendndodhje shumë të mirë gjeopolitike në Evropë. Mendoj se Ballkani Perëndimor ka një të ardhme të ndritur. Mendoj që sa më shpejt të jetë e mundur duhet të bëheni anëtarë të BE-së. Pasi të bëheni anëtarë të BE-së, do të keni një të ardhme të madhe, një të ardhme në drejtim të zhvillimit ekonomik. Thjesht duhet të bëni disa kompromise për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe pastaj mendoj që ju pret një e ardhme shumë premtuese”, tha Westerlund.

  • Ambasadori i Euro U-17, Klaus Gjasula, seancë stërvitore & takim të hapur me futbollistët e “Elite Youth Development Academy”

    Ambasadori i Euro U-17, Klaus Gjasula, seancë stërvitore & takim të hapur me futbollistët e “Elite Youth Development Academy”

    Djemtë e talentuar të “Elite Youth Development Academy” vijojnë programin sportiv drejt rritjes së tyre si futbollistë, duke zhvilluar stërvitje të përditshme dhe trajnime me profesionistë të futbolli
    Së fundmi ata patën një vizitë të veçantë nga Ambasadori i Euro U-17 “Shqipëri 2025” futbollisti Klaus Gjasula, i cili zhvilloi një seancë stërvitore me lojtarët, duke u fokusuar veçanërisht te roli i mesfushorit në skuadër dhe dha udhëzime teknike dhe taktike për lojtarët e atij pozicioni.
    Në përfundim të stërvitjes, ish-futbollisti i Kombëtares zhvilloi një takim të hapur me lojtarët e rinj, ku rrëfeu për fillimet e tij në karrierën futbollistike dhe momentet kyçe me Kombëtaren dhe klubet ku ka luajtur.
    Ai u ndal të rëndësia e disiplinës në stërvitje dhe ushqim, shpirtit të skuadrës dhe mbështetjes së familjes në ecurinë e mirë të një futbollisti.
    Në fund i dha disa këshilla dhe rekomandime teknike për djemtë e rinj, nisur nga eksperienca e tij dhe nga interesi i treguar nga lojtarët me anë të pyetjeve të drejtuara.

  • Lobimi 6 mln dollarësh i PD në SHBA, ambasadori i BE: Nuk bëj komente, presim SPAK të flasë

    Lobimi 6 mln dollarësh i PD në SHBA, ambasadori i BE: Nuk bëj komente, presim SPAK të flasë

    Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi dje një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi me fokus zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një prononcim për mediat pas takimit, Gonzato u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të PD. “Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente”, ka deklaruar ambasadori i BE. Ndërkohë, i pyetur për përgënjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral, ambasadori tha se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të manipuluar gjërat. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme po kryen veprime hetimore mbi veprën penale të pastrimit të parave në lidhje me kontratën e lobimit të firmosur mes Partisë Demokratike dhe një kompanie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Hetuesit pritet të sekuestrojnë dokumentacionin dhe kontratën e lidhur mes kompanisë lobuese në SHBA dhe Partisë Demokratike vlera e të cilës shkon në 6 milionë dollarë në harkun kohor të dy viteve. Nga ana tjetër në SPAK pritet të thirren të gjithë personat që kanë dijeni për lidhjen e kësaj kontrate mes të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka që ka firmosur dokumentin. SPAK njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve pas publikimit në media të detajeve të kontratës. Sipas kontratës thuhet se në total për dy vite Berisha duhet t’i paguajë kompanisë 6 milionë dollar, 250 mijë dollarë në muaj. Ndërsa garantori i kontratës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, me origjinë nga Tropoja, njëkohësisht anëtar kryesie i shoqatës Vatra në New Jersey.

  • “BE nuk ndërhyn në zgjedhje”, ambasadori Gonzato hedh poshtë akuzat për ndikimin në raportin paraprak të ODIHR

    “BE nuk ndërhyn në zgjedhje”, ambasadori Gonzato hedh poshtë akuzat për ndikimin në raportin paraprak të ODIHR

    Në kuadër të mbështetjes së procesit zgjedhor, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
    Në përfundim të takimit, Gonzato u pyet nga gazetarët mbi pretendimet e ngritura nga media për ndërhyrje të tij në raportin paraprak të OSBE/OSIHR.
    “Bashkimi Europian, të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëj një hap te rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar tek ODHIR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht i pavërtetë. Nëse njerëzit me njohin mua dhe BE e dine se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjinë e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është toalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre”, tha ambasadori Gonzato.

    Diplomati i BE-së, iu shmang pyetjes mbi lobimin 6 milion dollarësh të PD në SHBA.
    “Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente, tha Gonzato.
    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, zbardhi detaje të takimit me dyer të mbyullura me ambasadorin.
    “Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e këtyre përgatitjeve, ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet”, tha Celibashi.
    Por deri në çfarë date do të qëndroj zarfi i votuesve në zyrat e postës?
    “Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj”, tha kryekomisioneri.
    I pyetur për SPAK dhe strukturën e posaçme të ngritur për monitorimin e krimit zgjedhor,  Celibashi konfirmoi që po shqyrtohen disa raste konkrete që janë raportuar./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi takohet me ambasadorin e BE-së

    Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi takohet me ambasadorin e BE-së

  • Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

    Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit, Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës.
    “Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve,” tha ambasadori Gonzato, duke theksuar se Bashkimi Europian ka besim të plotë te misioni i ODIHR-it, i cili po monitoron nga afër zgjedhjet e 11 majit.
    Ai rikujtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave për anëtarësim” dhe se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka një detyrë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.
    “BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit, jo për të ndërhyrë apo manipuluar ndonjë proces,” deklaroi Gonzato, duke kërkuar që vëmendja të fokusohet te garantimi i një procesi të drejtë, të lirë dhe transparent.
     
  • Ambasadori Gonzato takim me Celibashin, pyetet për lobimin 6 milionë dollarë të PD-së

    Ambasadori Gonzato takim me Celibashin, pyetet për lobimin 6 milionë dollarë të PD-së

    Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
    Takimi i tyre vjen ndërsa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet parlamenatre të 11 majit.

    Në një prononcim për mediat pas takimit, Gonzato u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike.
    Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente”, ka deklaruar ambasadori i BE.
    Ndërsa kryekomisioneri Celibash zbardhi takimin me Gonzaton.
    “Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e përgatitjeve të zgjedhjeve. Ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë për KQZ-në. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje me integritet“, tha Celibashi.

  • Lobim 6 mln dollarë për Berishën, ambasadori i BE refuzon të komentojë kontratën e PD

    Lobim 6 mln dollarë për Berishën, ambasadori i BE refuzon të komentojë kontratën e PD

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ, Celibashi, këtë të premte, mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit, ku më pas kanë folur për mediat.
    Të gjitha gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR u cilësuan si të sakta nga ana e KQZ-së. Ndërkohë, Gonzato, i pyetur për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA, ambasadori i BE-së nuk ka pranuar të komentojë.
    Gonzato u shpreh se është ende në pritje të vlerësimeve si për raportin përfundimtar të ODIHR apo edhe të KQZ sa i përket çështjeve të debatuara në media që kanë të bëjnë me çështjen e lobimit apo të implikimit të administratës në zgjedhje.