Tag: ambasadori

  • Ambasadori Gonzato: Jam i martuar me një burrë, me ish-gruan kam dy fëmijë. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju!

    Ambasadori Gonzato: Jam i martuar me një burrë, me ish-gruan kam dy fëmijë. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju!

    Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato

    TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato ka folur për herë të parë për jetën e tij private dhe homoseksualitetin. I ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, Gonzato tha se në ditët e sotme është e vështirë të ekspozoohesh, pasi bëhesh më i cënueshëm. Ai u shpreh se tashmë është i martuar më një burrë, por me ish-gruan e tij ka dy fëmijë dhe mënyra se si ai është, nuk dëmton askënd.
    “Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm.  Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj,”- tha Gonzato.
    Ambasadori solli në vëmendje ekspozitën fotografike me temë dashurinë të Blerta Kambos, ku sipas tij, portretizohen larmi dashurie, jo vetëm mes një femre dhe një mashkulli. Ambasadori tregon vështirësitë e hasura mbi këtë temë dhe thekson se duhet të ndryshojë mendësia në vendin tonë.
     “Tema kryesore është krijimi kësaj hapësire në të cilën njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të lirshme dhe të formësojnë vizionin e tyre për BE. Do të kemi disa teatër. Një tjetër është ekspozitë nga Blerta Kambo; Dashuria është e njëjtë për të gjithë aty protretizohen mënyra të ndryshme dashurie, jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli. Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi. Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë. Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kemi muzikë dhe tematika të tjera si emigracioni që prek shqiptarët dhe marrëdhënia mes gjuhës e pushtetit. Të gjitha këto për të simuluar reflektim për sfidat me të cilat përballemi. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët,”- tha Gonzato.

  • “Gonzato është me Ramën”/ Pas artikujve, reagon BE: Pretendimet se ambasadori ndërhyri në zgjedhje janë të rreme

    “Gonzato është me Ramën”/ Pas artikujve, reagon BE: Pretendimet se ambasadori ndërhyri në zgjedhje janë të rreme

    Silvio Gonzato

    TIRANË- Bashkimi Evropian ka reaguar pas një artikulli të publikuar nga “Syri.net” se ambasadori Silvio Gonzato ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare në favor të kryeministriit Edi Rama. BE shprehet se këto pretendime janë të rreme, ndërsa raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura. BE shprehet se misioni i saj është mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane dhe jo të ndërhyjë ose manipulojë rezultatet.
    “Deklaratë: Pretendimet se ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme. Siç theksoi së fundi ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.
    Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë. Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagimin e BE-së.

    Syri.net publikoi një artikull ku pretendohej se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti parazgjedhor i OSBE-ODHIR emrat e eksponentëve të krimit dhe të efektivëve të përfshirë në krim elektoral. Më tej, në artikull thuhej se kishte prova se ambasadori i BE-së ka bashkëpunuar me Ramën për të fituar zgjedhjet.
     “Ja prova qe hedh poshte ambasadorin e BE i cili pretendoi te kunderten e lajmit te SYRI se zyra e BE ne Tirane nuk ka nderhyre ne raportin parazgjedhor te OSBE. Sms eshte e nje vezhguesi nderkombetar te OSBE! Do kemi lajme ne vazhdim, por ky ambasador eshte nje me Ramen dhe jo me ate qe perfaqeson! Rrime ne kontakt!
    Ps: Keto zgjedhje nuk ka ambasador qe i shpeton. Me dt 16 te gjithe ne Tirane, eshte dita e fundit ku mund te ndaloni instalimin e regjimit”, thuhet në artikull./ZËRI

  • “OSBE hoqi emra nga raporti”, BE mbi akuzat e disa mediave: Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje! S’prekim proceset demokratike

    “OSBE hoqi emra nga raporti”, BE mbi akuzat e disa mediave: Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje! S’prekim proceset demokratike

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar me një deklaratë të prerë ndaj lajmit të publikuar nga portali Syri.net, sipas të cilit Ambasadori i BE-së në Shqipëri dyshohet se ka ndërhyrë në përmbajtjen e raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
    “Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë ndërhyrje të tillë,” thuhet në deklaratën zyrtare të BE-së. “Pretendimet e përsëritura në artikull janë të rreme. Siç ka theksuar vetë Ambasadori në deklaratat për shtyp, BE nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.”
    Delegacioni nënvizon gjithashtu se raportet e OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.
    Në përfundim, deklarata e BE-së thekson se misioni i saj në Shqipëri është të “mbështesë dhe shoqërojë vendin në rrugën e integrimit evropian, dhe jo të ndërhyjë apo manipulojë proceset e brendshme”.
    Bashkimi Evropian ngre gjithashtu shqetësimin se dezinformimi i këtij lloji mund të dëmtojë besimin e publikut në institucionet dhe në proceset demokratike.
    Deklarata: Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme.Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë.Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike.
     
     

  • Ambasadori i OSBE: Autoritetet të shohin konstatimet tona dhe të angazhohen në përmirësimin e problematikave

    Ambasadori i OSBE: Autoritetet të shohin konstatimet tona dhe të angazhohen në përmirësimin e problematikave

    Ambasadori i OSBE/ODIHR, Lamberto Zannier në konferencën për gazetarët tha se autoritetet duhet të marrin shohin konstatimet e tyre, dhe të angazhohen në përmirësimin e problematikave.
    Po ashtu ai dha një mesazh për partitë politike, ku theksoi se duhet të angazhohen në mirëbesim.
    “Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare. Ne shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve. Shohim si zhvillohet fushata, shohim rolin e mediave, shohim anën ligjore.
    Ju do ta shihni që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, ka disa nuanca. Ka fusha ku ka nevojë për përmirësim. Ka fusha ku standardet janë të larta, ka fusha ku ka disa probleme që kanë nevojë të adresohen. Raporti ynë është për autoritetet që ata të shohin konstatimet, komentet tona dhe të angazhohen në ato fusha ku ka nevojë për përmirësim.
    Këshilla për partitë politike, është kjo, që të angazhohen në mirëbesim, ajo çfarë unë shoh kur vi në Shqipëri, në momentin që flet në politikë ka një lloj polarizimi shumë të fortë. Është e rëndësishme që në një moment të distancohesh pak, të pranosh, pak…edhe në media pashë mungesë debatesh mes kandidatëve, që në fund përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit. Kontribuon për një klimë më të mirë”, u shpreh ambasadori i OSBE.

  • Ambasadori i BE, Silvio Gonzato viziton një qendër votimi në Durrës

    Ambasadori i BE, Silvio Gonzato viziton një qendër votimi në Durrës

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme.
    Ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar.

    Më herët edhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR i kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar një vizitë në një qendër votimi në Shqipëri.

  • Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i BE viziton një qendër votimi në Durrës

    Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i BE viziton një qendër votimi në Durrës

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme.
    Ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar.
    Më herët edhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR i kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar një vizitë në një qendër votimi në Shqipëri.

  • ‘Jam duke mbledhur informacion’, Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

    ‘Jam duke mbledhur informacion’, Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

     Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në mënyrë elektronike. Zannier tha para mediave se po mbledh informacion dhe se duhet të sigurohen se zgjedhjet janë me standarde ndërkombëtare.
    Ai shtoi se dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ata si mision janë këtu që nga fundi i marsit. Zannier tha se kanë vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër shtoi ai do të kenë një konferencë për shtyp.
    “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp.
    Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik”, tha ambasadori i OSBE-së.

  • Ambasadori i OSBE/ODIHR nga qendra e votimit në njësinë 10: Po vëzhgojmë nëse zgjedhjet janë…

    Ambasadori i OSBE/ODIHR nga qendra e votimit në njësinë 10: Po vëzhgojmë nëse zgjedhjet janë…

    Ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë ka ndjekur nga afër procesin e votimit në një prej qendrave të votimit në njësinë numër 10, aty ku votimi është në mënyrë elektronike.
    “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp. Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar.

    Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik”, u shpreh ambasadori i OSBE-së

  • Ambasadori gjerman, thirrje qytetarëve: Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!

    Ambasadori gjerman, thirrje qytetarëve: Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!

    Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, është i pranishëm në KZAZ numër 41 në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin e votimit.
    Në një prononcim për gazetaren Sonila Agostini, ambasadori Bergner i bëri thirrje qytetarëve që dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.
    Ai përmendi votën e diasporës dhe votimin dhe numërimin elektronik si përparime në këto zgjedhje. Ambasadori theksoi se Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve, në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
    “Dua të përgëzoj shqiptarët për këtë ditë të veçantë. E drejta për të votuar nuk mund të merret për e mirëqenë dhe ne në Gjemani, pas përfundimit të luftës e dimë një gjë të tillë. Një votim i pavarur sot është një moment për të festuar. Dy gjera që doja të përmendja që janë për t’u përgëzuar këtu në Shqipëri është vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik, ky është përparim. Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ky është një moment i mirë për të inkurajuar qytetarët që të përdorin të drejtën për të votuar dhe të votojnë”, u shpreh ambasadori.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Lamberto Zannier nga OSBE-ODIHR, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë disa qendra…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Lamberto Zannier nga OSBE-ODIHR, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë disa qendra…

    Teksa zgjedhjet e 11 majit do të mbahen nesër, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi .
    Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor. Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.
    Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit.