Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi i ftuar në Dritare TV, ka folur për sulmet masive kibernetike.
Ai ka zbuluar detaje mbi bashkëpunimin e ngushtë me Microsoft dhe Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e sistemeve digjitale të vendit.
Ish-ambasadori ndau edhe një episod personal, duke treguar se si njëherë i ishte hakeruar llogaria bankare shembull që, sipas tij, provon se askush nuk është i imun ndaj kërcënimeve kibernetike.
“Më ka ndodhur edhe mua. Isha në Kanada, më hakeruan llogarinë bankare dhe më vodhën 1,500 dollarë. Nëse këto ndodhin tek unë, imagjino çfarë rreziku kanë qytetarët e zakonshëm.
Sulmi kibernetik nis nga gjërat më të thjeshta: password-i i email-it apo i celularit. Nëse e ndan me dikë tjetër, e ke humbur kontrollin”, tha ai.
Tag: ambasadori
-

Ish-kreu i SHISH rrëfen sesi ra ‘viktimë’ e hackerave: Si m’i vodhën 1500 dollarë nga karta
-

VIDEO/ Chris Hill: Unë nuk do të zgjidhja ‘non grata-n’ për Sali Berishën
Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë në vitet ’90 Christopher Hill, i cili po qëndron në Tiranë këto ditë është pyetur edhe për ‘non gratën’ e dhënë ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në një intervistë për TCH, Hill është shprehur se, nuk do të kishte zgjedhur asnjëherë sanksionet, shpalljen ‘non grata’ për kryedemokratin, Sali Berisha.
‘Shiko, unë kam opinionet e mia personale për këtë, se a janë këto lloj sanksionesh të dobishme apo jo. Si rregull i përgjithshëm unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë, zgjedh dialogun, që do të thotë të përpiqesh të zgjidhësh gjërat, por nuk jam në pozicion të komentoj ndonjë deklaratë për sanksione’, ka deklaruar ish-ambasadori Chris Hill.
Nga ana tjetër, ai është shprehur se, komentet nga ish-diplomantët në lidhje me çështje të ndryshme janë të gabuara.
‘Mendoj se do të ishte një gabim, për një ish-diplomat amerikan të vinte të bënte shumë komente për këtë. Nuk besoj se ndihmon askënd’, ka theksuar, ish-ambasadori Christopher Hill.
-

Trump nuk i heq sytë nga Danimarka, ambasadori i ri amerikan premton mbështetje më të madhe për ishullin dhe banorët e tij
Ambasadori i ri i SHBA-së në Danimarkë ka premtuar mbështetje më të madhe për Groenlandën, përpara vizitës së tij të parë në ishull dhe pas interesit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të blerë territorin gjysmë-autonom.
Marrëdhëniet midis aleatëve dikur të hershëm, Danimarkës dhe SHBA-së, janë tensionuar që kur Trump ringjalli idenë e marrjes së kontrollit të Groenlandës nga Danimarka.
“Ne kemi arritur shumë gjatë viteve, veçanërisht në pesë vitet e fundit. Mund të bëjmë më shumë. Ne duam të mbështesim një të ardhme të fortë, të sigurt dhe të begatë për njerëzit që e quajnë Arktikun shtëpi”, u tha ambasadori i ri, Kenneth Howery, gazetarëve në Nuuk, ku u takua me Ministren e Jashtme të Groenlandës, Viviane Motzfeldt, sipas gazetës lokale Sermitsiaq.
Motzfeldt tha se qëndrimet e SHBA-së mbi Groenlandën kanë krijuar pasiguri midis banorëve. Kjo është arsyeja pse ajo bëri thirrje për një dialog të drejtpërdrejtë dhe të hapur me Uashingtonin, duke vënë në dukje se të dy vendet kanë bashkëpunuar për 80 vjet bazuar në interesa të përbashkëta. “Ekziston nevoja për të rivendosur besimin në mënyrë që të mund të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë”, shtoi ajo.
Howery do të marrë pjesë në takimet e Komitetit të Përbashkët dhe Komitetit të Përhershëm, të cilat mbahen me radhë në Groenlandë dhe SHBA dhe janë një forum për bashkëpunim politik dhe ushtarak, duke përfshirë praninë ushtarake amerikane atje.
Zyrtarët nga Groenlanda dhe Danimarka marrin pjesë në takimet vjetore, të cilat, siç tha Motzfeldt në një deklaratë, synojnë të promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me SHBA-në për çështje me rëndësi politike dhe ushtarake.
Megjithatë, SHBA-të theksojnë se Groenlanda, e cila është nën sovranitetin danez, është jetike për sigurinë e SHBA-së dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm të raketave balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa në Amerikën e Veriut kalon nëpër ishull. “Besimi dhe respekti janë baza e çdo bashkëpunimi dhe nuk është sekret se viti i kaluar ka qenë i vështirë”, tha Motzfeldt.
Ministria e Jashtme daneze refuzoi të komentojë se cilët përfaqësues nga Kopenhageni do të merrnin pjesë në bisedime.
Qeveria daneze dhe ajo e Groenlandës kanë refuzuar kategorikisht dhënien e ishullit Shteteve të Bashkuara, megjithëse Danimarka është përgjegjëse për aftësitë ushtarake të territorit.Top Channel
-

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!
Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të Shqipërisë, nisur nga pika zero e demokracisë deri te realiteti i sotëm 35 vite më vonë, ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.
Në një rrëfim për “Exclusive” me gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Hill shprehet se SHBA-ja nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos një vit pas zgjedhjeve të vitit ’92.-Pas fitores së PD ne zgjedhjet e ’92, një vit me vonë, lideri i opozitës, Fatos Nano u burgos dhe ekziston një narrativë që kjo u bë me lejen e SHBA-së?
Hill: Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993, dhe ju tregoj personalisht se kjo është 100% gënjeshtër. E kam fjalën, unë isha këtu. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar për një rast në Europë, sigurisht jo, por askund, që ambasadori amerikan të thotë: ‘oh, vendoseni në burg.’ Nuk kam dëgjuar kurrë diçka të tillë. Dhe e di që është njëfarë legjende këtu, por thjesht nuk e pranoj që ka ndodhur ndonjëherë.
-Pra ju nuk autorizuat arrestimin e Nanos?
Hill: Jo, jo, nuk ka asgjë të bëjë me ne. Sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nga Shqipëria nuk mund të them nëse dikush ishte i përfshirë, por dyshoj. Me të vërtetë dyshoj. Mendoj se ishte e përshtatshme për disa njerëz të thonin: ‘oh, ai është në burg për shkak të amerikanëve,’ por kjo është më shumë një deklaratë anti-amerikane sesa diçka tjetër. -

Ambasadori i SHBA në NATO: Paqja në Ukrainë më pranë se kurrë
Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker deklaroi së fundmi se gjasat për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë janë përmirësuar, duke e quajtur momentin aktual si mundësinë më të mirë deri më tani për të arritur paqen.
‘Kjo nuk do të jetë paqe me çdo çmim, pasi në fund të fundit pala ukrainase do të duhet të pranojë çdo marrëveshje të arritur, dhe pala ruse do të duhet të tregojë një dëshirë të sinqertë për t’i dhënë fund kësaj lufte’, tha ambasadori.
Whitaker mes të tjerash foli dhe për sigurinë në forumin e mbajtur në Katar. Ai tha se nuk beson se Rusia synon të sulmojë NATO-n, duke e përshkruar mundësinë e një veprimi të tillë si shumë të ulët.
Ai theksoi se aleanca, përfshirë Shtetet e Bashkuara, mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj të mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5.
Komentet e tij vijnë pas deklaratave të fundit të Admiralit Giampaolo Di Paola Cavo Dragone, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili tha se aleanca nuk e përjashton mundësinë e një ‘sulmi parandalues’ kundër Rusisë, një veprim që ai argumentoi se mund të interpretohet si mbrojtës.
-

Çështja Balluku, ambasadori i OSBE-së: Rasti i parë që dëgjoj
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

“Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk…”/ Belinda Balluku e pandehur dhe e pezulluar nga detyra vendimi…
I pyetur në një studio televizive për rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, tha se vendimmarrja i takon organeve kompetente.
Sipas tij, pas adresimit të kësaj çështje për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë.
“Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente”, tha ambasadori i OSBE-së.
Sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së tha se të gjithë bien dakord që ky është problem kryesor dhe pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE-së.
“Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën por një prjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ambasadori i OSBE-së.
Michel Tarran: Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni. Qe do të them që kryeministri e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese.
Duhet të presim çfarë do të thotë. Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente.
A është ky rasti i parë në botë. Mesa di unë po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja dhe punoja. -

Zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran flet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai tha se problem mbetet avantazhi i kandidatëve për deputetë që mbajnë pozicione të ndryshme.
”Dua t’u them që me të vërtetë ky problem ekziston kudo ku një kandidat është në post dhe ka një avantazh me kandidatët e tjerë që vijnë. Shpresoj që me rekomandimet e ODIHR, disa masa do të merren, psh legjislacioni si duhet të kufizohet përdorimi i administratës publike nga ata kandidatë që janë në pozicione të ndryshme. Ka punë për të bërë, mua më duket që hapi i parë është bërë, krijimi i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe sigurisht që do të ndihmojmë edhe për legjislacionin”, tha ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran.Në lidhje me pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan farsë elektorale, ambasadori i OSBE-së tha se fajin që rekomandimet e OSBE/ODIIHR nuk zbatohen, është i spektrit politik shqiptar.
”Të mos shikojmë mbrapa por të shikojmë përpara. Të shpresojmë që ky komision që është krijuar do të funksionojë normalisht dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe treguar shembullin e një vendi tjetër të suksesshëm. Të gjitha problemet me të cilat ju përballeni këtu, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe në vende të tjera por ka edhe zgjidhje të këtyre problemeve”.
-

Ndërkombëtarët ndjekin nga afër zgjedhjen e kreut të SPAK, mesazh KLP-së të qëndrojë larg politikës
Ndërkombëtarët kanë vënë në monitorim Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Java që vjen do të jetë shumë e ngjeshur për anëtarët e këtij këshilli pasi në datën 9 dhjetor do të zgjidhet kreu i ri i Byrosë së Hetimit dhe në datën 11 kreu i ri i SPAK. Për kreun e BKH është propozuar emri i Joni Ketës dhe pritet të mos ketë surpriza. Ndërsa sa i takon kreut të SPAK janë në garë katër emra: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doroleza Musabelliu dhe Elvin Gogaj. Që në shtator SHBA-BE dhe ambasadori gjerman kanë pasur takime në KLP, pasi kanë dyshime se politika mund të ndërhyjë në proces.
Takimet janë rikthyer dhe mesazhet kanë qenë të prera. Ambasada gjermane njoftoi dje se ambasadori Bergner është takuar sot me Kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri. Ambasadori inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije. Bergner theksoi rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK: “Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”.
Burime brenda sistemit tregojnë se takimet diplomatike me anëtarët e KLP-së do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Vetë ambasada e SHBA ka qenë e prerë disa herë: “Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe prezenca e BE. -

Ambasadori Bergner/ Nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka arritur suksese në luftën kundër krimit dhe…
Ambasadori gjerman Bergner gjatë takimit me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nënvizuar rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.
Po ashtu Bergner theksoi se nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasadori gjerman theksoi se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs.
Ai shprehu bindjen se zgjedhjet e ardhshme për kreun e SPAK do të zhvillohen në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm.
“Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Eshtë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, thekson ambasadori gjerman Karl Bergner.