Tag: ambasadori

  • (VIDEO)Ambasadori palestinez në OKB qan me dënesë: 1300 fëmijë të vrarë prej marsit

    (VIDEO)Ambasadori palestinez në OKB qan me dënesë: 1300 fëmijë të vrarë prej marsit

    Ambasadori i Palestinës, Riyad Mansour ka mbajtur një fjalim emocional dhe të fuqishëm në Kombet e Bashkuara, ku ka ngritur zërin për vuajtjet e popullit të tij, duke theksuar veçanërisht tragjedinë që po përjetojnë fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës.
    Mansour, teksa nisi të qante me dënesë, deklaroi se që nga përfundimi i armëpushimit në muajin mars, më shumë se 1300 fëmijë janë vrarë.
    Në fjalën e tij, ai përshkroi skena të dhimbshme me nëna që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, duke i ledhatuar dhe u kërkuar ndjesë, pamje që, sipas tij, janë të padurueshme për çdo njeri me ndërgjegje.
    “Do të më falni, zoti President”, tha ai me zërin që i dridhej, “kam nipër e mbesa. E di çfarë domethënie kanë fëmijët për familjet e tyre. Si mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj tragjedie?”.
    Ai u shpreh se populli palestinez, prej 14 milionësh të shpërndarë në territoret e pushtuara, në diasporë dhe në kampet e refugjatëve, është i pushtuar nga zemërimi dhe dhimbja. “Ne i duam fëmijët tanë, e duam popullin tonë. Nuk duam t’i shohim duke kaluar këtë tragjedi”, shtoi ai.
    Ambasadori akuzoi ata që pretendojnë të luftojnë barbarinë, por që sipas tij, po kryejnë sulme të egra ndaj një populli të pafajshëm.

  • Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë vrarë prej muajit mars!

    Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë vrarë prej muajit mars!

    Në një fjalim emocional dhe të fuqishëm në Kombet e Bashkuara, ambasadori i Palestinës, Riyad Mansour, ngriti zërin për vuajtjet e popullit të tij, duke theksuar veçanërisht tragjedinë që po përjetojnë fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës.
    Teksa nisi të qante me dënesë, Mansour deklaroi se që nga përfundimi i armëpushimit në muajin mars, më shumë se 1300 fëmijë janë vrarë. Ai përshkroi skena të dhimbshme me nëna që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, duke i ledhatuar dhe u kërkuar ndjesë, pamje që, sipas tij, janë të padurueshme për çdo njeri me ndërgjegje.
    “Do të më falni, zoti President”, tha ai me zërin që i dridhej, “kam nipër e mbesa. E di çfarë domethënie kanë fëmijët për familjet e tyre. Si mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj tragjedie?”.
    Ai u shpreh se populli palestinez, prej 14 milionësh të shpërndarë në territoret e pushtuara, në diasporë dhe në kampet e refugjatëve, është i pushtuar nga zemërimi dhe dhimbja. “Ne i duam fëmijët tanë, e duam popullin tonë. Nuk duam t’i shohim duke kaluar këtë tragjedi”, shtoi ai.
    Ambasadori akuzoi ata që pretendojnë të luftojnë barbarinë, por që sipas tij, po kryejnë sulme të egra ndaj një populli të pafajshëm.

  • Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

    Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

    Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian.
    E sa i përket integrimit kjo histori nuk ka nisur sot, por vijon prej 30 vitesh. Ambasadori thotë se këtë herë është ndryshe.
    Blendi Fevziu: E kam dëgjuar këtë për 30 vjet…
    Marco Alberti: Jo, këtë herë është ndryshe…
    Blendi Fevziu: Megjithëse përshpejtojmë drejt Evropës, por BE-ja duket gjithnjë e më e largët…
    Marco Alberti: Jo, duhet të ecim përpara me reformat që Shqipëria po kryen. Sot u hap edhe grupkapitulli i tretë i negociatave dhe mendoj se ky është një lajm shumë pozitiv. Shqipëria ka nevojë për aleanca, partneritete që po përpiqemi t’i krijojmë…
    Alberti tha këtë të mërkurë se angazhimi për objektivat e vendosura nga Shqipëria janë të qarta. Njëjtë foli edhe për angazhimin e Italisë në Ballkanin Perëndimor.
    “Çdo negociatë është një dialog, besoj se objektivat e vendosura nga Shqipëria janë shumë të qarta dhe angazhimi strategjik i Italisë në Ballkanin Perëndimor është po aq i qartë, ky partneritet mund të ndihmojë, padyshim së bashku me BE-në dhe njerëz shumë të kualifikuar siç janë komisionerët evropianë, e kanë deklaruar, kështu që jam besimplotë”, u shpreh ai.
    Blendi Fevziu i kujtoi edhe një shprehje të ish-kryeministrit të Italisë, Giulio Andreotti. Por ambasadori Alberti mendon se fati i vendit të Shqipërisë është anëtarësimi në BE.
    Blendi Fevziu: Mendoj se kishim shumë iluzione në fillim të viteve ’90. Më kujtohet gjithashtu që Kryeministri italian Andreotti e pyeti zëvendëskryeministrin e asaj kohe Gramoz Pashko që kur mendoni se do të jeni gati për Evropën dhe ai tha le të themi pas 5 vitesh. Andreotti tha jo 5 vjet, por as unë nuk do të jem gjallë kur të bëheni vend anëtar i BE-së. Tani mendoj se kishte të drejtë.
    Marco Alberti: Po, por mendoj se ai e kishte bindjen se herët a vonë Shqipëria do të anëtarësohej në BE, mendoj se ky është fati i këtij vendit dhe ne jemi shumë të lumtur me këtë zgjedhje.

  • Ambasadori Alberti tregon shifrat: 800 italianë studiojnë në Shqipëri

    Ambasadori Alberti tregon shifrat: 800 italianë studiojnë në Shqipëri

    Dikur ishin shqiptarët që shkonin drejt Italisë, por sot në vendin tonë është ngritur një komunitet i madh italian.
    Ambasadori Marco Alberti gjatë një interviste këtë të mërkurë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se numri i italianëve në Shqipëri mund të jetë 30 mijë.
    Blendi Fevziu: Sa i madh është komuniteti italian në Shqipëri?
    Marco Alberti: Të regjistruarit janë rreth tre mijë, në realitet mendojmë të paktën dhjetë herë më shumë.
    Blendi Fevziu: Dhjetë herë?
    Marco Alberti: Të paktën dhjetë herë…
    Por mes tyre ka edhe studentë italianë, të cilët zgjedhin t’i kryejnë studimet në Shqipëri. Kryesisht ata studiojnë mjekësi, arkitekturë dhe ekonomi.
    “Blendi, kemi 800 studentë italianë… 800 studentë”, tha ambasadori.
    Sa i përket pensionistëve, ambasadori tha se mes tyre ka njerëz të larmishëm që nga bota e kinemasë e deri te e argëtimit.

  • Ambasadori i BE, Gonzato: Deri në 2026, reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR

    Ambasadori i BE, Gonzato: Deri në 2026, reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR

    Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026. Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se ky duhet të jetë një angazhim i qartë i Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE.
    Disa nga elementet që duhen përmirësuar në këtë reformë, tha Gonzato, lidhen me çështjet si transparenca në financimin e fushatës, rregullimi i medieve online dhe shmangia e shpërdorimit të burimeve publike. “Mendoj se gjetjet e ODIHR-it këtë radhë konfirmojnë të njëjtat probleme që janë konstatuar në vitin 2021, kështu që këto probleme duhen zgjidhur. Ndaj në deklaratën e bërë nga Përfaqësuesja e Lartë Kallas dhe Komisionerja Kos ne u jemi referuar gjetjeve të misionit të OSBE-së, u referohen mangësive që ata kanë theksuar, dhe kërkojmë një reformë zgjedhore që të përfshijë të gjitha rekomandimet e bëra deri më tani, dhe ato që do të bëhen këtë herë. Ne e dimë se cilat janë çështjet: transparenca në financim, rregullimi i medias në internet, shpërdorimi i burimeve publike etj. Të gjitha këto elemente duhen trajtuar në reformën zgjedhore, e cila është diçka për të cilën Shqipëria është angazhuar të bëjë në kuadër të anëtarësimit. Ka një udhërrëfyes për shtetin e së drejtës, që përmban një angazhim të qartë për bërjen e kësaj reforme deri në 2026”, u shpreh ambasadori i BE-së.

    Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Gonzato tha se BE-ja i qëndron gjetjeve të raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it, duke sqaruar se e kanë “keqcituar qëllimisht” për këtë. “Këndvështrimi i BE për zgjedhjet e 11 majit është mirë ta përsëris, pasi jam keqcituar qëllimisht apo jam keqcituar në mënyrë përzgjedhëse. Më kujtohet kur kam mbërritur në Tiranë, më 1 dhjetor 2023. Një nga pyetjet ka qenë pikërisht qëndrimi për reformën zgjedhore dhe kam cituar që ‘ne iu qëndrojmë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it’. Gjatë muajve që vijuan e kam përsëritur thirrjen për të zbatuar këto rekomandime, për të garantuar që reforma zgjedhore që diskutohej mes partive të pasqyronte këto rekomandime. E përsëris edhe tani: i qëndrojmë analizës së OSBE/ODIHR-it. Analiza është në zotërim të gjithkujt dhe kemi disa përfundime paraprake, ende jopërfundimtare, pasi raporti përfundimtar do të përmbajë rekomandime që kanë të bëjnë specifikisht me këto zgjedhje. Përfundime paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka qenë një fushë e barabartë loje dhe tregon për një sërë problemesh që janë konstatuar nga misioni”, tha shefi i delegacionit europian në Shqipëri.
    Gonzato theksoi gjithashtu se reformat duhet të jenë rezultat i dialogut politik, duke përfshirë edhe opozitën, pasi anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që nuk duhet përdorur për qëllime partiake. “Gjithmonë kam bërë thirrje për këtë lloj dialogu kur vjen fjala për procesin e anëtarësimit. Të gjithë e dinë se objektivi i anëtarësimit në BE është një objektiv që e ndajnë të gjitha partitë dhe mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Ky është objektiv mbarëkombëtar dhe nuk është diçka që duhet të jetë objekt i politikave partiake. Në kontaktet e mia me të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën, kam theksuar faktin se për BE-në është e rëndësishme që ata të ishin përfshirë. Kur ndërmerr reforma e di se cilat janë standardet, por mënyra e zbatimit të tyre në Shqipëri ka dallim. Mund ta bëni në një mënyrë që nuk merr parasysh interesat e një klase të caktuar në nevojë. Duhen opinione të ndryshme dhe dialog politik për të siguruar që reformat të bëhen pozitive për popullin shqiptar”, u shpreh Gonzato.
    Duke folur për procesin zgjedhor, ai vlerësoi administrimin profesional nga KQZ-ja dhe bashkëpunimin me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa dënoi presionet politike ndaj drejtësisë. “Zgjedhjet janë administruar në mënyrë profesionale dhe vijoj të mbështes punën e bërë nga KQZ-ja dhe vijoj të përgëzoj bashkëpunimin që KQZ-ja ka pasur me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Mendoj se ishte shumë e rëndësishme që të punonin ngushtë së bashku për të hetuar mashtrimet e mundshme apo krimet që mund të jenë kryer. SPAK-u po e bën pjesën e vet të punës. Aty ku duhet të përqendrohemi është ana parandaluese, që të mbyllim hapësirat ku mund të lulëzojë korrupsioni”, u shpreh amabasadori i BE-së.
    “Ka shenja të qarta edhe me hetimet e politikanëve se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Kritikat ndaj drejtësisë së re nuk janë të pranueshme dhe duhet pranuar pavarësia e gjyqësorit. Këtë lloj trysnie politike nuk e mirëpresim dhe është kundër detyrimeve që Shqipëria ka pranuar me nisjen diskutimeve për anëtarësim. Unë qëndroj krah respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe drejtësia të jetë më efektive dhe të japë rezultate për qytetarët. Procedurat të modernizohen dhe afatet të shkurtohen që njerëzit të marrin drejtësinë që meritojnë”, tha Gonzato.
    Ambasadori shprehu bindjen se Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në vitin 2027, duke kërkuar që reformat të përfshijnë të gjithë sektorët e shoqërisë. “Kemi një dritare mundësie përballë nesh. Ka dinamika pozitive, qoftë këtu, edhe në Bruksel. Ka një gatishmëri nga shtetet anëtare të BE-së për t’u angazhuar me Shqipërinë dhe për ta shoqëruar atë drejt BE-së. Ajo që përsëris është se duhet ta kapim këtë mundësi, pasi është mjaft unike. Është bashkim faktorësh të ndryshëm. Duhet vijuar me reformat që të përmbushim objektivin. Ne duam ta mbështesim këtë objektiv. Nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga qeveria dhe institucionet shqiptare për atë që do të bëjnë për të përmbushur kriteret, që të çojnë në këtë objektiv ambicioz për t’i mbyllur negociatat brenda 2027. Duhet të ruajmë këtë ritëm reformash”, vuri në dukje Gonzato.
    Sipas tij, një proces i suksesshëm anëtarësimi nuk varet vetëm nga qeveria, por është një proces mbarëshoqëror. “Bisedimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, transparente, ku çdo sektor i shoqërisë të kuptojë se çdo të thotë të jesh pjesë e BE-së jo vetëm për avantazhet, por edhe detyrimet dhe gjërat që duhen bërë. Anëtarësimin në 2030 e shoh të mundur, por na duhet që t’i bëjmë qytetarët europianë, të kuptojnë se çfarë është Shqipëria sot. Na duhet ky proces familjarizimi”, u shpreh ambasadori Gonzato.

  • BE: Krijoni sa më parë qeverinë, na duhet një partner për të folur

    BE: Krijoni sa më parë qeverinë, na duhet një partner për të folur

    Në konferencën “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”, ambasadori i BE Aivo Orav  ka deklaruar se  unionit  i duhet një  partner  që të mund të bisedojë për hapat konkretë drejt integrimit. Ndaj ai ka bërë thirrje për formimin  e qeverisë.
    “Tani, ajo që presim shumë nga Kosova është, së pari, të kemi një partner. Po, kemi një partnere – presidenten – por na nevojitet edhe pushteti ekzekutiv. Pra, kemi nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori Orav.
    Orav përsëriti se  heqja e masave ndaj Kosovës ka filluar, por theksoi se duhet bashkëpunim i ngushtë për të ecur përpara.

    “Masat ndaj Kosovës. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ishte këtu vetëm para disa ditësh dhe ajo njoftoi se heqja graduale e masave kundër Kosovës ka filluar. Por për të ecur përpara, na duhet qartësisht një bashkëpunim shumë i mirë dhe i ngushtë me autoritetet këtu”, tha ambasadori.
    Ndër të tjera shefi i zyrës së BE-së tha se asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet  të trajtohet me seriozitet dhe  pa vonesa.
    Sakaq ambasadori gjerman në Kosovë deklaroi se Prishtina nuk duhet të shohë se çfarë bën fqinji i saj, por duhet të kryejë detyrat e veta.
    “Mendoj se kemi nevojë edhe për mendësi ndryshe. Dje fola me një anëtar të qeverisë në detyrë, dhe i thashë se ka shumë çështje në lidhje me anëtarësimin në BE, ndër to dhe çështja e përftimit të politikave për vizat. Ai më tha se Serbia nuk e bën, nuk e bëjmë as ne. Kjo nuk është serioze”, tha ambasadori Rohde.
    Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar asnjë raund të dialogut politik që nga shtatori i vitit 2023, për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve./vizionplus.tv

  • Ambasadori Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Mbështetje Korçës me projekte të reja të financuara nga BE

    Ambasadori Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Mbështetje Korçës me projekte të reja të financuara nga BE

    “Me 70% të legjislacionit të BE-së të zbatuar në nivel lokal, përfshirja e mëtejshme e bashkive dhe burimet shtesë të dedikuara për to mbeten me rëndësi të madhe”, u shpreh sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. Ai gjatë vizitës në qytetin e Korçës u takua me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.
    ”Një rast i frytshëm për të bërë një bilanc të bashkëpunimeve të mëparshme të suksesshme në fushat e inovacionit, arsimit dhe turizmit, dhe për të gjetur mënyra të reja për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE.

    Ka shumë potencial në Korçë si në fushën e turizmit të qëndrueshëm ashtu edhe në atë dixhital. Erdha për të diskutuar me kryetarin e bashkisë se si mund t’i mbështesim më së miri përpjekjet e qytetit për të rritur atraktivitetin e tij dhe për të ofruar stimuj për të rinjtë e tij të talentuar.
    Gjithashtu i bëra thirrje kryetarit të bashkisë të përfitojë plotësisht nga procesi i integrimit në BE dhe vlerësova mënyrën se si bashkia ka investuar në marrëdhënien e saj me BE-në”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

  • Ambasadori i BE, Silvio Gonzato: Është koha për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore

    Ambasadori i BE, Silvio Gonzato: Është koha për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore

    Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, thotë se tashmë është koha që Shqipëria të bëjë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.
    Nga Korça, duke ju përgjigjur interesimit të gazetarëve, Gonzato theksoi se kjo është detyrë e qeverisë dhe e parlamentit.
    Pyetje: Si i sheh zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit të OSBE/ODIHR?
    Ambasadori Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kala, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.
    Pyetje Standardet e zgjedhjeve?
    Ambasadori Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE/ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE/ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.
    Pyetje: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?
    Ambasadori Gonzato: Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim.
    Prej dy ditësh, ambasadori i BE, Gonzato po viziton Korçën në kuadër të Javës së Evropës.
    Ai do të vizitojë disa nga zonat kryesore kulturore të qytetit dhe do të marrë pjesë në prezantimin e disa projekteve të financuara nga BE-ja.

  • Opozita nuk njeh zgjedhjet/ A ndikon ky qëndrim në rrugëtimin europian të Shqipërisë? Ja si përgjigjet ambasadori i BE

    Opozita nuk njeh zgjedhjet/ A ndikon ky qëndrim në rrugëtimin europian të Shqipërisë? Ja si përgjigjet ambasadori i BE

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Korçë, komentoi situatën politike në vend dhe qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve.
    I pyetur nga gazetarët nëse ky zhvillim mund të ndikojë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, Gonzato theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve dhe theksoi nevojën që çdo shqetësim të adresohet në mënyrë institucionale. Ai gjithashtu shprehu shpresën se të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
    Pyetja: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?
    Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato: Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse.
    Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh përkushtimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së, dhe do të punojnë realisht në këtë drejtim.

  • Trump zotohet për veprime pas vrasjes së dy anëtarëve të stafit të ambasadës izraelite në Uashington DC

    Trump zotohet për veprime pas vrasjes së dy anëtarëve të stafit të ambasadës izraelite në Uashington DC

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ambasadori i Izraelit në SHBA dënuan të shtënat të mërkurën vonë pranë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, ku u vranë dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite, duke e quajtur atë një akt dhune antisemite. 

    “Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

    Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, duke e quajtur incidentin “shumë të trishtueshëm”.

    Në një konferencë për shtyp pas sulmit, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, tha se viktimat ishin një çift i ri izraelit që ishin gati të fejoheshin.

    «I riu bleu një unazë këtë javë me qëllim që t’i propozonte të dashurës së tij javën tjetër në Jerusalem», tha ai, duke i përshkruar ata si një «çift të bukur» që kishin ardhur për të shijuar një mbrëmje në qendrën kulturore të Uashingtonit.

    Ai tha se Trump e telefonoi personalisht nëpërmjet Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, duke u zotuar se administrata e tij do të “bënte gjithçka që mundej për të luftuar dhe për t’i dhënë fund antisemitizmit”.

    Leiter theksoi unitetin midis Izraelit dhe SHBA-së.

    “Së bashku nuk do të kemi frikë. Së bashku do të qëndrojmë dhe do ta kapërcejmë shthurjen morale të njerëzve që mendojnë se do të arrijnë përfitime politike përmes vrasjes”, tha ai.

    Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, reagoi gjithashtu ashpër ndaj incidentit, duke shkruar në X: “Të shtënat fatale që ndodhën jashtë vendit të ngjarjes që u zhvillua në Muzeun Hebraik në Uashington, DC janë një akt i çoroditur i terrorizmit antisemit.

    “Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të ndërmarrin veprime të forta kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal. Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij – kudo në botë”, tha ai./ AA.