Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta.
Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Berger, i cili teksa përgëzoi negociatorët, theksoi se hapja e katër kapitujve të negociatave brenda një periudhe të shkurtër kohore është një arritje e jashtëzakonshme.
“Duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grup-kapitujve në 8-9 muajt e fundit, që nga tetori i vitit të kaluar. Ky është një shans shumë, shumë i mirë. Dhe ajo që mund të shohim në një nivel teknik është se ekipi negociator po bën një punë shumë shumë të mirë sepse tashmë këto katër kapituj në nëntë muaj janë një rekord. Jam shumë, shumë i bindur se me këtë kapacitet të ekipit të tryezës, pjesa tjetër e grup-kapitujve do të hapet deri në fund të vitit. Pra, nga kjo anë, me të vërtetë, duhet të përgëzoj qeverinë, popullin për shpejtësinë”.
Berger gjithashtu theksoi sfidat e Shqipërisë gjatë këtij procesi dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve administrative për të mbështetur këtë angazhim.
“Përqëndrimi do të jetë te sundimi i ligjit, qeverisja dhe lufta kundër korrupsionit, pasi këto janë disa nga fushat më të rëndësishme që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Jam i sigurt se Shqipëria mund të arrijë objektivat e saj dhe se do të vazhdojë të mbështetet nga Gjermania në këtë rrugëtim”.
Nisur pikërisht nga ky përparim, ambasadori Berger shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë të realizojë objektivat e saj në rrugën drejt familjes europiane.
Tag: ambasadori
-

“Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord”! Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë për negociatat
-

“Mbështësim Shqipërinë në BE”, ambasadori i Gjermanisë Bergner: Luftoni korrupsionin
Gjermania shpreh mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me bindjen se hapja e grup-kapitujve do të mbyllet brenda këtij viti, falë punës së ekipit negociator.
“Duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grup-kapitujve në 8-9 muajt e fundit, që nga tetori i vitit të kaluar. Ky është një shans shumë, shumë i mirë. Dhe ajo që mund të shohim në një nivel teknik është se ekipi negociator po bën një punë shumë, shumë të mirë sepse tashmë këto katër kapituj në nëntë muaj janë një rekord.
Jam shumë, shumë i bindur se me këtë kapacitet të ekipit të tryezës, pjesa tjetër e grup-kapitujve do të hapet deri në fund të vitit. Pra, nga kjo anë, me të vërtetë, duhet të përgëzoj qeverinë, popullin për shpejtësin”, tha ambasadori Karl Bergner.Në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, ambasadori thotë se do Gjermania do të jetë në krah të vendit tonë për ta asistuar në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
“Ne do të shqyrtojmë çështje si partneritetet administrative në çdo kuptim të mundshëm për të forcuar kapacitetet administrative. Në këtë kontekst, ne do të përqendrohemi shumë në çështjet që janë ngritur, siç është për shembull, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, që ngrihen në raportin e fundit të progresit të vitit të kaluar. Dhe jam shumë i lumtur që e ndajmë këtë fokus me qeverinë, ata janë zotuar ta bëjnë këtë, për të trajtuar këto çështje që shqetësojnë edhe shumë njerëz shqiptarë me të cilët flas. Jam shumë i bindur se Shqipëria mund të arrijë mjaft nga objektivat që i ka vënë vetes. Dhe ne do ta shoqërojmë Shqipërinë në këtë rrugëtim”, u shpreh Karl Bergner.
Komentet ambasadori gjerman i bëri gjatë një inspektimi të projekteve të mbështetura nga Kfw gjermane dhe GIZ në disa qytete në Shqipëri./vizionplus.tv -

Ambasadori Tarran për sfidat e drejtësisë: Zbatimi i reformave do kërkojë financim të përshtatshëm
Në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin drejt BE, ambasadori Michel Tarran, mbajti fjalën e tij, duke u ndalur fillimisht tek rëndësia e reformave në këtë sektor.
Tarran u shpreh se strategjia e ndërmarrë, arrin të ofrojë një panoramë më të qartë se cilat do duhet të jenë hapat e radhës për transformimin e drejtësisë në Shqipëri drejt standarteve të Bashkimit Evropian. Ai thekson se prania e OSBE-së në Shqipëri i mirëpret këto qëllime ambicioze të Shqipërisë për sektorin e drejtësisë.
“Strategjia është një moment kyç që ka për qëllim të ravizojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në standartet e BE-së, duke u ndërtuar mbi dokumentet e mëparshëm strategjik dhe duke pasqyruar udhërrëfyesin. Ajo ofron një kuadër të qartë për të drejtuar hapat e radhës drejt transformimit. Prania e OSBE-së në Shqipëri, mirëpret këto qëllime ambicioze që përmbahen në këto reforma, të cilat janë të nevojshme dhe vijnë në kohën e duhur për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, tha ai.
Ambasadori cilësoi se kjo fazë aktuale e reformës në drejtësi, është i përqëndruar tek efikasiteti dhe pavarësia e saj si sektor. I mëshohet faktit se duhet forcuar transparenca tek publiku lidhur me shërbimet e ofruara të drejtësisë ndaj qytetarëve shqiptarë.
“Kjo fazë e reformës në drejtësi, përqëndrohet tek përmirësi i efikasitetit, pavarësisë. Qëllimi këtu është të konsolidohet kuadri ligjor duke eliminuar dhe punët e prapambetura gjyqësore, për të forcuar llogaridhënien dhe mekanizmat e transparencës për të rritur transparecën ku ofrohen shërbimet dhe për ta afruar drejtësinë më shumë me qytetarët”, tha ai.
Sakaq, Tarran shprehet se masat e ndërmarra për përdorimin e teknologjive të reja të informacionit në drejtësi, janë të rëndësishme për efikasitetin e sektorit.
“Masat në lidhje me përdorimin e teknologjive të reja të informacionit, përmirësimi i statistikave kombëtare për drejtësinë dhe zhvillimi dhe funksionimi i sistemeve të integruar të menaxhimit të çështjeve, janë gjithashtu hapa të mëtejshme të rëndësishme që do ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë”.
Rëndësi i theksoi faktit që për përmbushjen e këtyre reformave duhet të ketë një financim dinjitoz e të përshtatshëm, si dhe veprime konkrete nga palët e përfshira.
“Zbatimi i suksesshëm do të kërkojë përpjekje të bashkërënduara. Do kërkojë dhe financim të përshtatshëm dhe pjesëmarrje veprore nga aktorët, në mënyrë që të arrihen përfundimet nga ato të synuara. Bashkëpunimi i vazhdueshëm”, tha ai. -

Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, shkak tensionet në Ukrainë
Bisedimet SHBA-Rusi për të zgjidhur çështjet në marrëdhëniet e tyre dypalëshe do të zhvendosen nga Stambolli në Moskë
Lajmi u konfirmua nga ambasadori i ri i Moskës në Uashington për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
“Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg. Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacionit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë “, tha ambasadori Alexander Dartsiev për TASS.
Kërcënime të reja për Kievin
Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, tha se nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, atëherë Kievi do të humbasë më shumë territor.
“Me Rusinë, është e pamundur të zhvillosh një luftë të gjatë. Ne duam paqe, por nëse Ukraina vazhdon të udhëhiqet nga interesat kombëtare të të tjerëve, atëherë thjesht do detyrohemi të përgjigjemi”, tha Medinsky për WSJ, duke përmendur luftën 21-vjeçare të Rusisë me Suedinë në shekullin e 18-të si provë se vendi lulëzon në konflikte të zgjatura.Top Channel
-

Spiropali drejt Odesa-s për Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali është nisur drejt Odesa-s, aty ku pritet të zhvillohet samiti i katërt Ukrainë–Evropa Juglindore.
Referuar postimit të kryeparlamentares në median sociale X, ajo shoqërohet nga ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.“Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, në Odesa”, shkruan Spiropali duke bashkëngjitur një foto.
Tre samite Ukrainë-Evropë Juglindore janë zhvilluar tashmë – në Athinë (Greqi) më 21 gusht 2023; në Tiranë (Shqipëri) më 28 shkurt 2024 dhe në Dubrovnik (Kroaci) më 9 tetor 2024.
Më 17 janar 2025, takimi i parë ministror i Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore u zhvillua në Kyiv.
Diplomacia shqiptare dhe autoritetet ukrainase zhvilluan në fillim të javës së kaluar një takim për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e bujqësisë dhe tregtisë përmes disa propozimeve konkrete.
Ambasadori Filo u takua me ministrin për Politikat Agrare dhe Ushqimin të Ukrainës, Vitalii Koval.
Takimi filloi me diskutime mbi situatën aktuale gjeopolitike, me fokus agresionin rus kundër Ukrainës.
Pala ukrainase shprehu mirënjohje të thellë ndaj Shqipërisë për mbështetjen e saj të palëkundur përballë sfidave të vazhdueshme.
Një ndër temat e diskutuara ishte blegtoria dhe tregtia e mishit, ka mësuar Albanian Post, pasi Ukraina kohët e fundit e ka zhvendosur politikën e saj kombëtare bujqësore drejt mbështetjes së shtuar për blegtorinë, me një theks të veçantë në rritjen e prodhimit të mishit të viçit dhe mishit të kuq.
Nga ana e tij, ambasadori shqiptar vuri në dukje kërkesën në rritje të Shqipërisë për produkte mishi me cilësi të lartë, të nxitura kryesisht nga sektori në zgjerim i turizmit.
Sakaq, të dyja palët pranuan rëndësinë e vendosjes së njohjes së ndërsjellë të certifikatave veterinare për të lehtësuar tregtinë e mishit.
Ministri Koval u zotua të angazhohej me autoritetet veterinare ukrainase për të përshpejtuar këtë proces dhe ofroi mbështetje për certifikimin nga pala shqiptare të ndërmarrjeve ukrainase të përpunimit të mishit, potencialisht përmes vlerësimeve online.
Importi i fruta-perimeve shqiptare ishte një tjetër temë diskutimi mes palëve, ku ambasadori Filo propozoi uljen e doganave për të rritur eksportin në Ukrainë, veçanërisht gjatë periudhës shkurt-maj kur furnizimi vendas ukrainas është i kufizuar.
Siç ka mësuar Albanian Post, zyrtari ukrainas shprehu interes për këtë propozim, duke njohur potencialin për të diversifikuar importet sezonale dhe për të përmbushur kërkesën e konsumatorit gjatë periudhave të prodhimit jashtë sezonit.
Një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit lidhej me riaktivizimin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ukrainë-Shqipëri për Bashkëpunim Ekonomik, të cilin e kryeson pala ukrainase.
Autoritetet ukrainase propozuan thirrjen e seancës inauguruese të Komisionit në fillim të korrikut, për të diskutuar planet e detajuara dhe aspektet teknike të fushave të përcaktuara të bashkëpunimit, mësoi AP-ja.
Burime pranë Albanian Post u shprehën se ky propozim pritet të diskutohet në Romë gjatë një ministeriali në fund të muajit, për të vazhduar më pas me përgatitjet e nevojshme. -

Alarm nga ish-ambasadori në Prishtinë: Zgjidhja për krizën nuk vjen nga Kushtetuta, por nga marrëveshja
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i ftuar në një intervistë televizive, foli sot për ngërçin në Kuvendin e Kosovës, ku pas 28 seancash në total nuk është arritur ende konstituimi i Parlamentit.
Lidhur me këtë, ish-ambasadori tha se palët duhet ta zgjidhin krizën përmes një marrëveshjeje politike.
Ish-ambasadori tha se procesi me votim të fshehtë do të zgjasë akoma edhe shumë krizën në Kuvendin e Kosovës.
“Pa një marrëveshje politike mes palëve është e pamundur të ecet më tej. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike”, theksoi ish-ambasadori.Pjesë nga intervista
Nisida Tufa: Pse e do kaq shumë votimin e fshehtë Vetëvendosja, dhe pse kundërshtohet?
Qemal Minxhozi: Nuk duhet të kishim arritur tek kjo pikë. Duhet të ishte një votim i hapur për zgjedhjen e stafit drejtues të Kuvendit të Kosovës. Sepse është një proces gjithëpërfshirës ku kryetarin duhet ta kishte partia që ka marrë më shumë vota dhe 5 mandatet e tjera shpërndahen sipas grupeve të interesit, partive politike. Kërkesa e Vetëvendosjes vjen për shkak se mendojnë se mund të ketë individë në parti të tjera që duan ti japin zgjidhje ndryshe këtij procesi.
Unë mendoj se ky proces dhe në këtë mënyrë me votim të fshehtë, procesi do të zgjasë shumë. Pa një marrëveshje politike mes palëve është e pamundur të ecet më tej. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike.
Jo cdo gjë Kushtetuesja ka një recetë për këto. Ajo po vihet në vështirësi sepse ka të bëhë me vakuum ligjor nuk ka një kohë sa herë duhet të shtyhet ky proces dhe kjo po përdoret nga VV.
Ka 3 javë që kërkesa është në gjykatën Kushtetuese dhe do të shprehet shumë shpejt për këtë. Kosova ende është një vend i brishtë me problematikë të madhe, po ti shtosh dhe këtë problem do të kemi situatë shumë të rëndë. -

Ambasadori i SHBA-së në NATO: Të shtohet prodhimi i armëve, aleatët të arrijnë 5% të GDP-së!
Një ditë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ambasadori i SHBA-së në aleancën veri-atlantike, Matthew Whitaker tregoi se samitit të muajit të ardhëm në Hage, organizata i afrohet me unitet dhe fokus të palëkundur.
SHBA-ja do të përfaqësohet nga sekretari i mbrojtjes, Pete Hagseth, i cili do të paraqesë prioritetet e Washingtonit në një moment të tillë kyç për besueshmërinë e NATO-s, u shpreh Whitaker.
Thelbi i mesazhit që do të përcillet në takim është 5% i synuar i shpenzimeve të mbrojtjes në raport me GDP-në, i kërkuar njësojë prej të gjitha aleatëve.“Ky nuk ka për të qenë thjesht një zotim; ky do të jetë një angazhim. Secili prej vendeve aleate duhet të angazhohet për të kanalizuar të paktën 5% të prodhimit të brendshëm bruto tek mbrojtja dhe siguria, e kjo duhet të ndodhë tani. Ky nuk është një sugjerim, është një bazë parandalimi në një botë ku kërcënimet janë shtuar”, tha ai.
Lidershipi i presidentit Trump, tha Whitaker, e ka ndryshuar qasjen e NATO-s lidhur me ndarjen e peshës së shpenzimeve. Ai kujtoi sesi një dekadë më parë pragu i 2% i PBB-së ishte një objektiv i largët për shumicën e aleatëve.
“Sot, falë lidershipit të palëkundur të SHBA-së, kemi parë që gjërat të lëvizin vërtet. Që prej zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, më shumë se 20 aleatë kanë njoftuar rritje të buxheteve të mbrojtjes, dhe ne presim që të gjithë vendet aleate të kapërcejnë 2 përqindëshin këtë vit”.
“Progresi është i mirë, por nuk është i mjaftueshëm”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan që e bëri të qartë se vëmendja në këtë takim, nuk kufizohet vetëm tek shifrat.
“Ne duhet të ndërtojmë një NATO e cila të jetë gati për të përballuar dhe mposhtur çdo kërcënim, konvencional, nuclear, hybrid apo kibernetik”, tha ai. Dhe kjo, siç nënvizoi përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në organizatë, kërkon forca të armatosura të modernizuara dhe aftësi të shtuara veprimi, që do të thotë t`i jepet një shtysë e fortë industrisë së mbrojtjes për të prodhuar më shumë municione, më shumë antiajrorë, më shumë autoblinda, çka lidhet në të njëjtën kohë edhe me vendet e punës dhe fuqinë ekonomike anekënd aleancës së Atlantikut Verior.Top Channel
-

“Vetëvendosja duhet të dialogojë”/ Flet ish-ambasadori: Kosova ka votuar për të patur një koalicion
Zhvillimet e fundit politike në Kosovë po vazhdojnë të thellojnë krizën institucionale. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini i ftuar në një studio televizive u shpreh se se vendi ndodhet në një situatë paradoksale.
Sipas tij, atëherë skenari ishte përgatitur për të mbajtur peng Thaçin, ndërsa sot historia po përsëritet me aktorë të rinj.
“Kemi kuvend, por nuk kemi kryesi të konstituuar. Kemi zgjedhje të mira, por nuk kemi zgjidhje”, tha Ukshini duke kujtuar një skenar të ngjashëm nga viti 2014, kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe ish-presidenti Hashim Thaçi u përballën me një ngërç të ngjashëm.
“Demokracia ka zgjidhje. Nuk janë vetëm numrat që vendosin, por edhe aftësia për kompromis – njësoj si në lojën e shahut, ku rëndësi ka ndërtimi i pozicionit,” u shpreh ai.
“Votuesi i Kosovës nuk i ka dhënë shumicën absolute askujt. Ai ka votuar për një koalicion dhe për bashkëpunim. Tani është koha për kompromis jo vetëm për numra, por për stabilitet dhe përgjegjësi,” tha ish-ambasadori Ukshini.
Sylë Ukshini:
Ne kemi kuvend, por nuk kemi kryesi të konstituuar. Kemi zgjedhje të mira por nuk kemi zgjidhje. Ky skenar ishte përgatitur në vitin 2014 kundër PDK, Thaçit i cili mbeti peng.
Por demokracia ka zgjidhje, nuk janë vetëm numrat, është shkathtësia për kompromis si në lojën e shahut pë trtë ndërtiar një pozicion.
Atij që i duhen votat duhet ta bëjnë hapin e parë. 4 vite që VV ishte me 51 përqind i dhanë një komoditet duke mos e afruar opozitën. Por Kosova ka shumë gjëra që presin, Asociacioni, dialogu Kosovë-Serbi.
Lidershipi i ri i LDK nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Këto përgjegjësi ka qenë i gatshëm ta marrë lidershipi i UÇK, por bota i shfrytëzoi në 20 vjet dhe më pas i hodhi në gjykatë.
Priten dhe shumë kompromise të tjera. Nuk janë votat për presidentin, votuesi i Kosovës ka votuar për të patur një koalicion, nuk ja ka dhënë shumicën askujt. -

Ambasadori britanik: Jam thellësisht i shqetësuar për kërcënimet ndaj Osmanit
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves ka reaguar në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke u shprehur ‘‘thellësisht i shqetësuar’’.
‘‘Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes që po drejtohet ndaj grave, veçanërisht ndaj atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë.
Ne qëndrojmë në krah të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin.
Ashtu siç ka thënë Jess Phillips, Ministre britanike për Mbrojtjen dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave:
“Asgjë nuk do të ndryshojë, nëse nuk e bëjmë sistematike që kushdo që përballet me një viktimë apo një dhunues, ta ndjejë si detyrë thelbësore të ndërmarrë veprim’’, ka shkruar ai.
