Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbrëmja ceremoniale e hapjes së godinës, ku e pranishme ishte edhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së. Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga ana tjetër mbështetjen e BE-së teksa tha se “dikur binte shi e bënte ftohtë jashtë” ndërsa tani është ndryshe.
Marta Kos: E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.
Tag: ambasadore
-

“Jam si ambasadore e Shqipërisë në Bruksel”, Kos në hapjen e godinës së Misionit pranë BE-së: Kjo është shtëpia juaj e re
-

“Kanë favorizuar Ramën”, Kalaja paralajmëron prova të reja kundër Yuri Kim: Veprimet e saj janë të dënueshme penalisht
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja shprehet se Yuri Kim, me marrjen e detyrës si ambasadore e SHBA në Tiranë në atë kohë, mori një pozicion të qartë antikushtetues dhe punoi kundër interesave të SHBA së vendin tonë.
Në një intervistë televizive në edicionin e pasdites, Kalaja tha se Kim në daljet e saj publike dhe me diskutimet në prapaskenë me ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në Shqipëri, jo vetëm që shkelën Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe Konventën e Vjenës, pozicione të cilat janë të dënueshme penalisht.
Për Kalanë, koha i dha të drejtë PD dhe akuzave politike që kjo forcë politike pati në drejtim të ish ambasadores amerikane, Yuri Kim, pasi kjo e fundit i shërbeu Ramës për të instaluar regjimin në Shqipëri.
Por siç theksoi Kalaja, PD nuk do t’i ndalë betejat e saj përballë ambasadorëve të shitur, ndërsa paralajmëroi të tjera prova e fakte ndaj ish zyrtares së lartë amerikane, Yuri Kim në vendin tonë.
Që në muajt e parë të ardhjes së Kim në Shqipëri u evidentua qartësisht pozicioni antikushtetues por edhe kundër interesave të SHBA, pasi me daljet e saj publike, me diskutimet në prapaskenat me ngjarjet e rëndësishme në Shqipëri, pozicioni i saj jo vetëm që ishte i papranueshëm, por është një pozicion i dënueshëm penalisht, në veprimtarinë e saj jo vetëm janë shkelur Kushtetuta, Konventa e Vjenës, nga ana tjetër veprimet e Kim, në shumë aspekte s’ka më vend për dyshim të arsyeshëm, por është bindeje përtej dyshimit të arsyeshëm, se janë veprime korruptive që i kanë shërbyer instalimit të këtij regjimi, dhe për favore personale të Kim, si dhe të gjitha këto veprime në momentin që kanë ndodhur janë pasuar me veprime korruptive. Të merret një ambasadore me TEC-e lundruese, që kanë një prapaskenë me procedurën se si janë përzgjedhur. Raporti i DASH e tha se tenderat janë të paracaktuar. Është një kosto e llogaritur nga ekspertët 90 mijë euro, produkti zero në raport me publik.
Kemi një pasqyrim të veprimeve penale, të një vepre korruptive të pallogaritshme, është shoqëruar në mënyrë konsekuente në luftën ndaj Berishës, PD, dhe pluralizmit në vend. Nisur nga dëmi i madh ndaj PD, një nga levat kryesore të shpalljes non grata të Berishës është Yuri Kim. Seanca në Apel, përfaqësues të ambasadës amerikane kanë marrë pjesë në një gjykim që s’kishte lidhje me interesat e SHBA dhe ambasadës. Ishte momenti që kjo ambasadore, mafiozja Yuri Kim dhe koha më dha të drejtë. Provat që do dalin, do shihni që kjo ambasadore s’është lidhur vetëm me këtë aferë por dhe shumë të tjera. Apeli vendosi në kundërshtim me ligjin e kushtetutën. Veprat penale të Kim janë shumë të mëdha në Shqipëri, PD duhet t’i shkojë deri në fund, qoftë me Ramën, zv.kryeministren, ministra të ndryshme, çështja McGonigal, në shumë takime me gjyqtarë e prokuroë kaluan në veting me shuma të majme, ka qenë pjesë edhe në takim Yuri Kim. Në aferën kriminale e korruptive të Teatrit, nga informacionet që kishim marrë në raport me marrëdhënien Kim-Rama-Veliaj, e cila kishte pranuar shembjen e Tetarit.
Ne si PD do vijojmë ta bëjmë, informimin e organeve ligjzbatuese amerikane për veprimtarinë kriminale të Kim në Shqipëri. Të njëjtat problematike kemi pasur me Donald Lu,Vlahutin, edhe Luigi Soreca e shumë ambasadorë të tjerë, që në shkelje të ligjit e kushtetutës janë pjesë e problemit dhe jo zgjidhja e problemit. Ne si PD, këtyre ambasadorëve duke abuzuar me pushtetin e imunitetin reagojnë në mënyrë kaq brutale ndaj opozitës dhe liderëve të saj, vetëm pse s’pranuan të ishin pjesë e regjimit. Ne do ta çojmë deri në fund këtë betejë, që s’ishin vetëm akuza politike, por të bazuara në prova e ligj të ambasadores Kim dhe ambasadorëve të tjerë. -

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës së saj diplomatike
Yuri Kim, ish-Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë i ka dhënë fund karrirës diplomatike.
Kim shërbeu si ambasadore në Shqipëri gjatë vitet 2019-2023.
Ish-Ambasadorja ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie të zhvilluar ditën e djeshme në SHBA.
Disa muaj më parë Departamenti i Shtetit paralajmëroi për largimin e Yuri Kim nga detyra.
Zëdhënësi i DASH aso kohe tha se largimi i saj nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit.
Diplomatja Kim u emërua si Ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë.
Pas mbarimit të mandatit si ambasadore në 2023, ajo ka shërbyer si Zv-Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit.
Kim gjithashtu shërbeu në karrierën e saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë. -

Dua Lipa, ambasadore globale e Apple
Vetëm pak pasi nisi “Awe dropping”, Apple postoi një video të përbashkët me Dua Lipën ku këngëtarja kishte xhiruar një video me iPhone 17 Pro.
Dua postoi një video në formë dokumentari për turneun e saj, “Radical Optimism” nga ku shfaqeshin momente gjatë performancave e prapaskenave, të gjitha të xhiruara me iPhone 17 Pro. Ajo që spikati më shumë ishte ngjyra e zgjedhur nga Dua, portokalli e ndezur dhe e guximshme.
Videoja pushtoi menjëherë rrjetin pasi shkrijnë teknologjinë me muzikën.
“A nuk e nxorën sot?”, nisën të pyesnin fansat.