Tag: ambasador

  • Brenda darkës për Macron/ Çfarë ndodhi në Pallatin e Brigadave në darkën mes personaliteteve dhe presidentit francez

    Brenda darkës për Macron/ Çfarë ndodhi në Pallatin e Brigadave në darkën mes personaliteteve dhe presidentit francez

    Enologu Serxhio Prelashi ishte një ndër personalitetet e ftuar në darkën e shtruar për presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në nje emision televiziv, Prelashi si një ambasador i verërave shqiptare, dha detaje nga takimi që u zhvillua. Peleshi pati edhe një bisedë të shkurtët me Macron dhe kryeministrin Edi Rama.
    “Isha midis një delegacioni francez dhe një delegacioni shqiptar. Unë kam një titull honorifik prej disa ditësh, jam eksportues i vetëm i verës sonë në Francë dhe Europë. Vera jonë po kërkohet, po pëlqehet. Kam marrë titull honorifik si ambasador i verës shqiptare në Europë. Ishte mundësi e madhe që u bë ky samit. Vera duhet të ketë grup kontrolli dhe ekspert kontrollësh në vazhdimësi. Franca na do, po fillon të na dojë.
    Franca është duke folur shumë për Shqipërinë. Macron tha, në fillim kur refuzova Shqipërinë, isha president i ri. Tregoi që kishte ndryshuar mendim. Isha unë që thosha, ne nuk do zhvillohemi më. Kurse Rama ia tha, që je edhe pak pro serb. Unë kam kuptuar gabimin tim, tha Macron. Fola për politikë, për ligjin e verërave. Përgatita një koleksion. Jam ndeshur në dy evenimente me Macron. “, theksoi ai.

  • Shqipëria pa ambasador amerikan, Rama: Kam kohë që nuk i bëj lajm takimet me diplomatët

    Shqipëria pa ambasador amerikan, Rama: Kam kohë që nuk i bëj lajm takimet me diplomatët

    Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në vendin tonë, ndërsa janë përfaqësuar nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.
    Mungesën e një ambasadori amerikan në vend, Rama nuk e sheh si largim të amerikanëve. “Unë kam ndërprerë bërjen e lajmeve për takimet me ambasadorët që kur kam ardhur në detyrë, edhe kur isha në bashki nuk bëja… vetëm në raste të rralla, sepse më duket gjëja më e pakuptimtë. SHBA janë mjaftueshëm afër Shqipërisë dhe nuk shoh asnjë largim. Ndërkohë që për sa i përket funksionimit të tyre të brendshëm, nuk është çështja ime, është çështja e tyre”, tha kryeministri.

  • Mike Waltz reagon pasi Trump e emëron ambasador në OKB: Jam i nderuar të vazhdoj t’i shërbej presidentit dhe kombit amerikan

    Mike Waltz reagon pasi Trump e emëron ambasador në OKB: Jam i nderuar të vazhdoj t’i shërbej presidentit dhe kombit amerikan

    Këshilltari i sigurisë kombëtare në largim, Mike Waltz, tha se është “thellësisht i nderuar” që do të vazhdojë t’i shërbejë presidentit amerikan, Donald Trump, pasi presidenti njoftoi sot se do ta nominonte Waltz për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në OKB.

    “Jam thellësisht i nderuar që do të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë”, shkroi Waltz në X.
    Kujtojmë se Waltz kishte humbur pjesën më të madhe të ndikimit të tij në Shtëpinë e Bardhë  pas një skandali që rrjedhte nga shtimi i padashur i një gazetari në një bisedë në një aplikacion mesazhesh rreth sulmeve ushtarake sekrete.
     

    I’m deeply honored to continue my service to President Trump and our great nation. pic.twitter.com/FFTPjnIYkI
    — Mike Waltz (@MikeWaltz47) May 1, 2025

    Top Channel

  • Trump emëron Waltz ambasador të SHBA-së në OKB, zbulon emrin e këshilltarit të sigurisë

    Trump emëron Waltz ambasador të SHBA-së në OKB, zbulon emrin e këshilltarit të sigurisë

    Pas largimit nga detyra e këshilltarit të sigurisë, Mike Waltz, do të jetë ambasador i SHBA-së në OKB. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti amerikan në platformën e tij sociale Truth, teksa njofton se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë këshilltari i përkohshëm i sigurisë kombëtare i Donald Trump.
    “Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta emëroj Mike Waltz për të qenë Ambasadori i ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë të parat. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, deklaroi Trump.
    Mike Waltz reagoi pasi Presidenti Trump konfirmoi se nuk do të jetë më këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe do të nominohet për ambasador në OKB.
    “Jam thellësisht i nderuar që të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë të madh”, tha ai në rrjetet sociale.
    Waltz ishte nën presion që kur kryeredaktori i revistës The Atlantic Magazine zbuloi në mars se Waltz e kishte shtuar gabimisht atë në një bisedë në Signal rreth sulmeve kundër Houthëve, në të cilën zyrtarët kishin përshkruar planin e sulmit, duke përfshirë edhe kohën kur avionët luftarakë amerikanë do të ngriheshin për të bombarduar objektivat në Jemen.

  • Surprizon Jean-Claude Van Damme, aktori mesazh Putin: Dua të vizitoj Rusinë si ‘ambasador i paqes’

    Surprizon Jean-Claude Van Damme, aktori mesazh Putin: Dua të vizitoj Rusinë si ‘ambasador i paqes’

    Aktori i njohur në mbarë botën, Jean-Claude Van Damme ka surprizuar me deklaratën e tij, ku ka kërkuar të vizitojë Rusinë.

    Në një mesazh drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, ylli i Hollivud-it, shprehu dëshirën për të vizituar Rusinë si ‘ambasador i paqes’.
    Në një video të postuar në Telegram nga një gazetar pro-rus nga Ukraina, heroi i aksionit të Hollivudit, 64 vjeç, tha se do të ishte “i nderuar” të merrte një rol të tillë.
    Duke iu drejtuar drejtpërdrejt liderit të Kremlinit, ai tha “Ne duam të vijmë në Rusi. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë ashtu siç dëshironi ta bëni këtë – të jemi një ambasador i paqes.”
    Nuk do të ishte hera e parë që aktori me nofkën “Muskujt nga Brukseli” viziton Rusinë.
    Në vitin 2010, ai së bashku me Vladimir Putin morën pjesë në një ngjarje të arteve marciale të përziera në Soçi.
    Ish-bodybuilderi i lindur në Belgjikë ndan një dashuri për t’u ndeshur me presidentin rus, i cili ka vetë një rrip i zi xhudo dhe thuhet se ata njihen prej vitesh.
    Duke u folur rreth temës së luftës së Rusisë në Ukrainë dhe përplasjes së saj të vazhdueshme me Perëndimin, Van Damme premtoi të fliste “vetëm për paqen, sportin dhe lumturinë” dhe jo politikën.
    Shumica e të famshmëve ia kanë kthyer shpinën Vladimir Putinit që kur ai nisi pushtimin e tij në shkurt 2022, por një pjesë e vogël vazhdojnë ta mbrojnë atë. Prej tyre, aktori amerikan Steven Seagal është më i profilit.
    Ylli i “Under Siege”, i cili mban një pasaportë ruse dhe është një vizitor i shpeshtë në vend, vepron si përfaqësuesi special i Moskës për lidhjet humanitare ruso-SHBA.
    Por kur u takuam me të në inaugurimin e fundit presidencial të Putinit vitin e kaluar, ai refuzoi të thoshte pse e mbështet udhëheqësin e Kremlinit.

    Top Channel

  • Posti i ambasadorit në OKB/ Grenell i thotë “jo” Trump, reagon i dërguari për misionet speciale

    Posti i ambasadorit në OKB/ Grenell i thotë “jo” Trump, reagon i dërguari për misionet speciale

    Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, ka deklaruar se nuk ka asnjë interes për të pasur postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

    Në një intervistë në “Newsmax”, Grenell tha se kjo mundësi nuk ishte “diçka që ai dëshironte të bënte”.
    Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador në Gjermani për dy vjet gjatë administratës Trump, u shpreh se ai kishte shumë gjëra të tjera për të bërë dhe se ky post nuk ishte pjesë e planeve të tij të ardhshme. Ai theksoi gjithashtu se ishte i njohur me punën e OKB-së dhe se kishte interes për këtë organizatë, por që nuk dëshironte të merrej me atë detyrë në këtë moment të jetës së tij.
    Shtëpia e Bardhë tërhoqi më herët të enjten nominimin e Elise Stefanik, përfaqësuese e Nju Jorkut, për postin e ambasadores së SHBA-së në OKB. Ky veprim u pasua me spekulime mediatike se ajo do të zëvendësohej nga Richard Grennell, por ai tha se presidenti Trump kishte shumë opsione të tjera për të zgjedhur një ambasador të ri dhe se ai do të zgjidhte dikë të kualifikuar për këtë pozicion.
    Megjithatë, Grenell theksoi se ai do të vazhdonte të shërbente në pozita të tjera, siç është roli i tij në Qendrën Kennedy, dhe se nuk kishte plane të ndryshonte pozicion. “Është e vështirë të thuash jo, por unë jam I bindur se presidenti do të zgjedhë kandidaturën më të mirë”, theksoi Grenell.

    Top Channel

  • Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi

    Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.

    “Marku është veteran krenar i Gardës Kombëtare dhe paraprakisht ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës. Si djalë i refugjatëve që ikën prej komunizmit, Mark do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”, ka thënë Trump.

    Brnovich ka lindur në Detroit të Miçiganit më 1966. Prindërit e tij ishin nga Serbia, që kishin imigruar prej ish-Jugosllavisë. Babai i tij ishte me prejardhje nga Mali i Zi ndërsa nëna nga Spliti i Kroacisë.

    Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më 2023 se Brnovich është përballur me polemika rreth hetimeve që ka kryer për fletëvotimet e zgjedhjeve të vitit 2020. Brnovich ka thënë pas fitores së Joe Bidenit kundër Donald Trumpit se zyra e tij ka zbuluar dëshmi që “ngrenë pikëpyetje për zgjedhjet e vitit 2020 në Arizonë”.

    Megjithatë, hetuesit e tij kanë dështuar që të verifikojnë ndonjë sugjerim për mashtrime me vota, pavarësisht se ia kanë dedikuar 10.000 orë hetimit, sipas dokumenteve të brendshme të publikuara nga pasardhësi i Brnovichit, raporton Reuters.

    Në kohën kur Brnovich e ka publikuar raportin, ai ka qenë duke garuar si republikan për të përfaqësuar Arizonën në Sentin amerikan, por ka humbur. Trump pretendon se zgjedhjet e vitit 2020 janë përcjellë me një mori parregullsish, të cilat kanë rezultuar me humbjen e tij. Më 6 janar 2021, Kongresi e ka konfirmuar fitoren e Bidenit./ REL

  • INVESTIGIMI/ Emërimi që po trondit politikën austriake, si u caktua Fate Velaj ambasador?

    INVESTIGIMI/ Emërimi që po trondit politikën austriake, si u caktua Fate Velaj ambasador?

    Fate Velaj

    VIENË- Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Austri në vitin 2023 po bëhet gjithnjë e më shumë një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Çështja ‘Velaj’ po shkakton shumë polemika në Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger dhe është kthyer në një çështje politike dhe po e vë qeverinë e re federale në një situatë të pasigurt.
    Emërimi i Fatmir Velajt
    Fatmir Velaj (i njohur në Shqipëri si Fate Velaj) u emërua ambasador i Shqipërisë në Vjenë në korrik 2023, kur Republika e Shqipërisë e emëroi zyrtarisht atë si pasardhës të ambasadorit Roland Bimos. Në vitin 2024, emërimi i Velajt si ambasador u vu në pikëpyetje nga anëtari i atëhershëm i Këshillit Kombëtar, Helmut Brandstätter. Kërkesa e tij ngre dyshime lidhur me përshtatshmërinë e Velajt në postin që i është besuar. Në kërkesën e depozituar në Këshillin Kombëtar janë listuar 14 pyetje të detajuara mbi papajtueshmëritë e figurës së tij dhe ndikimin politik. Brandstätter donte të dinte nëse Velaj ishte një shtetas i dyfishtë austriako-shqiptar në kohën e emërimit të tij dhe nëse ai merrej me aktivitet tregtar në Austri. Sipas praktikës aktuale, të dyja do të ishin arsye për përjashtim nga akreditimi si ambasador.
    Kërkesa thotë fjalë për fjalë: A është e vërtetë që kandidati i caktuar është duke ushtruar një aktivitet tregtar në Austri? A do të ishte kjo një arsye për përjashtim?
    Bëhen gjithashtu pyetjet e mëposhtme: A dihet nëse kandidati i caktuar ka hequr dorë nga shtetësia austriake apo do të hiqte dorë nga ajo nëse emërohej në postin e ambasadorit?
    Gjithashtu, diskutohet edhe mundësia e ndërhyrjes politike. Ka dyshime se një anëtar i qeverisë mund të ketë ndërhyrë në favor të Velajt. Përmendet në mënyrë specifike ministren Federale të atëhershme për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler: A është e vërtetë që Ministrja Federale për Çështjet e BE-së dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler, ishte e përfshirë në këtë emërim?

    Kërkesa e depozituar

    Në qendër të kritikave është edhe Ministria e Jashtme. Pyetja është nëse BMEIA i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë që të emërojë një kandidat tjetër me notë verbale në korrik 2023 , por edhe nëse kjo kërkesë është dërguar, nuk është përmbushur deri më sot.
    Kjo do të thotë se Velaj nuk është i vetmi fokus. Lind dyshimi se pas emërimit qëndron një rrjet i errët lobimi politik dhe oportunizmi diplomatik. 
    Nga azilkërkues në ambasador
    Biografia e Velajt në pamje të parë duket meteorike. Ish-azilkërkuesi nga Traiskirchen mori jo vetëm Dekoratën e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë, por edhe titullin “Profesor”. Sipas certifikatës së çmimit të datës 13 dhjetor 2019, ai u nderua për arritjet e tij si “piktor, fotograf, shkrimtar, publicist, menaxher kulturor dhe kurator ekspozite”.
    Certifikata është në dispozicion të ekipit të medias që ka publikuar shkrimin.
    Përgjigja zyrtare e Ministrisë së Jashtme konfirmon akuzat kryesore rreth emërimit të Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë. Prandaj, Ambasada Shqiptare kërkoi një marrëveshje diplomatike më 27 korrik 2023. BMEIA zbuloi se i emëruari kishte shtetësi austriake dhe shqiptare dhe kishte qenë aktiv në Austri në të kaluarën. Të dyja këto detaje janë të papajtueshme me dispozitat e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. 
    Vetëm më 19 mars 2024, ambasada shqiptare njoftoi se Velaj kishte hequr dorë nga shtetësia austriake , duke i hapur kështu zyrtarisht rrugën akreditimit. Që më 3 prill 2024, presidenti dha miratimin e tij për ambasadorin e ri. Më 26 qershor 2024, Velaj më në fund dorëzoi letrat kredenciale. Kjo do të thotë se pavarësisht viteve të punës në Austri, pavarësisht shtetësisë së dyfishtë dhe pavarësisht nga një të kaluar si biznesmen në vendin e tyre, Velaj u akreditua.
    Këshilli i Ministrave nën presion
    Tani është e qartë: Ministri i Jashtëm Meinl-Reisinger është nën presion për të vepruar. Sipas dosjeve të brendshme të Ministrisë së Jashtme, Velaj mësohet se ka ndërhyrë personalisht në BMEIA në disa raste. Në interes të transparencës dhe higjienës politike, i gjithë procesi duhet të rishqyrtohet. Pyetja kryesore është nëse ka pasur ndonjë ndikim të padrejtë në emërimin e tij si ambasador?
    Nëse do të ishte kështu, shkarkimi do të ishte pothuajse i pashmangshëm.
    Një hap i tillë do të kishte rëndësi edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të çojë në tensione diplomatike me Tiranën dhe ngrejë hije dyshimi lidhur mbi standardet e politikës së jashtme austriake. 
    Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në rastin Velaj. Por një gjë është tashmë e qartë – nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, kjo gjë do të shkaktojë një skandal diplomatik me pasoja të konsiderueshme. Dhe një gjë tjetër është po aq e sigurt: kjo çështje nuk mund të fshihet thjesht në aspektin e politikës së jashtme./ZËRI
    Marrë nga fob.at

  • Fate Velaj u emërua ambasador pa plotësuar kriteret, skandali trondit politikën austriake

    Fate Velaj u emërua ambasador pa plotësuar kriteret, skandali trondit politikën austriake

    Një skandal po trondit politikën në Austri dhe në qendër të tij është emërimi i ambasadorit shqiptar, Fate Velaj. Pasi shërbeu si deputet i Edi Ramës, Velaj u emërua nga kryeministri për të shërbyer si kryediplomat në Vjenë.
    Ky emërim është kritikuar edhe më përpara në Shqipëri, por përmasat e këtij skandali po tronditin qeverinë dhe politikën austriake. Media investigative “FoB” në Austri ka publikuar një hetim të thelluar për këtë çështje.
    Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë në vitin 2023 po kthehet gjithnjë e më shumë në një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Rasti nga Shqipëria aktualisht po hedh shumë pluhur mbi Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger (nga partia NEOS). Çështja Velaj tani po kthehet në një çështje politike, duke e vendosur qeverinë e re federale në një situatë të pasigurt.” – shkruan media austriake.
    Që kur u mësua emërimi i Velajt në Austri, për të zëvendësuar në këtë post ambasadorin Roland Bimo, partia NEOS kishte ngritur pikëpyetje duke theksuar se ai nuk plotëson kriteret.
    “Në vitin 2024, emërimi i Velajt si ambasador u diskutua për herë të parë në një seancë nga anëtari i atëhershëm i Këshillit Kombëtar të NEOS, Helmut Brandstätter. Kërkesa tregon se sa të thella janë dyshimet për papërshtatshmërinë e tij. Ajo përmban 14 pyetje të detajuara në lidhje me papajtueshmëritë e mundshme, kërkesat që mungojnë dhe ndikimin politik.
    Ndër të tjera, Brandstätter donte të dinte nëse Velaj kishte nënshtetësi të dyfishtë austriako-shqiptar në kohën e emërimit të tij, dhe nëse ai kishte aktivitet tregtar aktualisht në Austri. Sipas praktikës, të dyja do të ishin arsye për përjashtim nga akreditimi si ambasador i një vendi të tretë.
    Pyetja fjalë për fjalë thotë: “A është e vërtetë që kandidati i caktuar ushtron një aktivitet tregtar në Austri? A do të ishte kjo një arsye për përjashtim?”
    Gjithashtu pyetet: “A dihet nëse kandidati i caktuar ka hequr dorë nga shtetësia austriake apo do të hiqte dorë nga ajo nëse emërohej?”,” shkruan media austriake.
    Por pavarësisht kësaj, Velaj e mori akreditimin dhe nisi punën.
    “Ajo që është veçanërisht shpërthyese është dyshimi se një anëtar i qeverisë mund të ketë ndërhyrë në emër të Velajt, pavarësisht shqetësimeve ekzistuese,” vijon më tej investigimi.
    “Biografia e Velajt duket meteorike në pamje të parë. Ish-azilkërkuesi nga Traiskirchen mori jo vetëm Medaljen e Artë të Meritës së Republikës së Austrisë, por edhe titullin “Profesor”. Sipas certifikatës së çmimit të datës 13 dhjetor 2019, ai u nderua për arritjet e tij si “piktor, fotograf, shkrimtar, gazetar, menaxher kulturor dhe kurator ekspozite”. Certifikata është në dispozicion të ekipit redaktues,” thuhet në shkrim.
    Por kush ka ndërhyrë që Velaj të vazhdonte punën?
    “Tashmë është e qartë edhe pse me vonesë: Ministrja e Jashtme Meinl-Reisinger është nën presion për të vepruar. Sipas dosjeve të brendshme të Ministrisë së Jashtme, Velaj mësohet se ka ndërhyrë personalisht në disa raste. Në interes të transparencës dhe higjienës politike, i gjithë procesi duhet të rishqyrtohet. Pyetja qendrore është nëse ka pasur ndikim të padrejtë gjatë emërimit si ambasador”.
    “Një hap i tillë do të kishte peshë edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të çojë në tensione diplomatike me Tiranën dhe të hedhë një dritë shqetësuese mbi standardet e politikës së jashtme austriake”.
    “Shqipëria është aktualisht nën presion gjithsesi: vetëm muajin e kaluar, prokuroria e posaçme shqiptare arrestoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për ryshfet të dyshuar, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.
    Një gjë është e sigurt: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në rastin Velaj. Por një gjë është tashmë e qartë – nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, ekziston rreziku i një skandali diplomatik me pasoja të konsiderueshme. Dhe një gjë është po aq e sigurt: kjo çështje nuk mund të anashkalohet thjesht me buzëqeshje në aspektin e politikës së jashtme, perfundon artikulli.