Tag: ambasadën

  • Siria rihap ambasadën në Uashington

    Siria rihap ambasadën në Uashington

    Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do t’i lejonte qeverisë de facto siriane të rihapë ambasadën e saj në Uashington, pas vizitës së Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah dhe takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.
    “Shtetet e Bashkuara po i lejojnë Sirisë të rifillojë aktivitetet e ambasadës së saj në Uashington me qëllim forcimin e koordinimit në luftën kundër terrorizmit, sigurisë dhe ekonomisë”, tha një zyrtar i administratës Trump, i cili foli në kushte anonimiteti.
    Siria po ashtu do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist të udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, tha një zyrtar amerikan të hënën, duke folur në kushte anonimiteti, mes një vizite të Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah në Uashington dhe takimit të tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
    “Siria do të bëhet anëtari i 90-të i koalicionit kundër ISIS-it, duke punuar me SHBA-në për të eliminuar qelizat e fundit të ISIS-it dhe për t’i dhënë fund fluksit të luftëtarëve të huaj”, tha zyrtari i administratës Trump.
    Informacioni u konfirmua nga ministri i Informacionit i qeverisë de facto të Sirisë, Hamza al-Mustafa, nëpërmjet X. “Marrëveshja është politike dhe deri më tani nuk ka aspekte ushtarake”, sqaroi ai.

  • FSHF bëhet bashkë me Ambasadën Britanike & Dyrrah City për “FootbALL Week”

    FSHF bëhet bashkë me Ambasadën Britanike & Dyrrah City për “FootbALL Week”

    9 Nëntor 2025

    9:13

    Telesport

    Në prag të ndeshjes historike Shqipëri – Angli më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” ora 18:00, dhe në kuadër të “British Week”, FSHF në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe Dyrrah City Football Academy do të organizojnë FootbALL Week, një javë e veçantë sportive dhe humanitare që e kthen futbollin në një mision social.
    Ky event synon të ndërthurë sportin, edukimin dhe solidaritetin për të krijuar mundësi të reja për fëmijët në vendin tonë, veçanërisht për ata me vështirësi ekonomike dhe për fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë.
    Të ardhurat nga regjistrimi i ekipeve pjesëmarrëse në turne do të përdoren për të mbështetur fëmijët e talentuar të këtij instituti, të cilët do të përfitojnë një paketë vjetore që përfshin regjistrim në akademi, trajnim profesional dhe transport.
    FootbALL Week përfshin:

    Turne futbolli 6×6 me pjesëmarrjen e universiteteve, ambasadave dhe kompanive (10–13 Nëntor)
    Seanca trajnimi për fëmijë me trajnerë nga Manchester City Football School (10–14 Nëntor)
    Finalja e madhe dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve (14 Nëntor)

    Ky program është më shumë se një aktivitet sportiv. Është një javë frymëzimi, bashkimi dhe angazhimi për një të ardhme më të mirë për fëmijët shqiptarë.

  • Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

    Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

    Qeveria e Venezuelës ka mbyllur ambasadën e saj në Norvegji, vetëm pak ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u shpall fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

    Autoritetet venezueliane njoftuan se vendimi është pjesë e një “ristrukturimi të shërbimit të jashtëm”, pa përmendur drejtpërdrejt çmimin që ka shkaktuar reagime të forta politike në Karakas.
    Ministria e Jashtme norvegjeze konfirmoi mbylljen e ambasadës venezueliane në Oslo, duke e quajtur veprimin “të pakëndshëm”, por theksoi se Komiteti Nobel është i pavarur nga qeveria norvegjeze.
    Çmimi Nobel iu dha Machado-s për “përpjekjet e saj të palodhura në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit venezuelian”. Presidenti Nicolás Maduro e quajti fituesen 58-vjeçare një “shtrigë djallëzore”, duke e akuzuar për komplot me Perëndimin.
    Karakasi ka mbyllur gjithashtu ambasadën e tij në Australi, ndërsa ka hapur përfaqësi të reja në Zimbabve dhe Burkina Faso, të cilat i ka cilësuar “partnerë strategjikë në luftën kundër presioneve hegjemonike”.
    Ky është incidenti i dytë i ngjashëm për Norvegjinë pas vitit 2010, kur Kina pezulloi marrëdhëniet diplomatike pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha disidentit Liu Xiaobo.

    Top Channel

  • Kryetarët e opozitës vizitojnë Ambasadën e SHBA-së pas pezullimit të dialogut

    Kryetarët e opozitës vizitojnë Ambasadën e SHBA-së pas pezullimit të dialogut

    Kryetarët e tri partive kryesore opozitare në Kosovë – PDK, LDK dhe AAK – kanë vizituar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë pas njoftimit të pezullimit të Dialogut Strategik me Kosovën.Sipas Ambasadës amerikane, vendimi erdhi për shkak të “veprimeve të Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar produktivisht me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.Burime nga partitë politike bëjnë të ditur se takimet po zhvillohen me radhë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hyrë rreth orës 15:00. Pas tij pritet takimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se kryetari Ramush Haradinaj ndodhet gjithashtu në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Takimet vijnë në një moment të tensionuar për shkak të pezullimit të dialogut strategjik, që ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike të vendit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetarët e tri partive kryesore opozitare në Kosovë – PDK, LDK dhe AAK – kanë vizituar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë pas njoftimit të pezullimit të Dialogut Strategik me Kosovën.Sipas Ambasadës amerikane, vendimi erdhi për shkak të “veprimeve të Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar produktivisht me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.Burime nga partitë politike bëjnë të ditur se takimet po zhvillohen me radhë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hyrë rreth orës 15:00. Pas tij pritet takimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se kryetari Ramush Haradinaj ndodhet gjithashtu në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Takimet vijnë në një moment të tensionuar për shkak të pezullimit të dialogut strategjik, që ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike të vendit.

  • Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur? Britania i jep dy javë afat Kinës të japë shpjegime

    Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur? Britania i jep dy javë afat Kinës të japë shpjegime

    Zv.kryeministrja Angela Rayner i ka dhënë Kinës një afat prej dy javësh për të shpjeguar pse pjesë të planit të saj për një ambasadë të re gjigante në Londër janë fshehur.

    Sipas BBC-së, Ministria e Strehimit, Komuniteteve dhe Qeverisjes Vendore, e udhëhequr nga Rayner, ka dërguar një letër ku kërkon informacion shtesë dhe përgjigje deri më 20 gusht.
    Rayner u kërkon konsulentëve të ambasadës kineze të shpjegojnë pse vizatimet e projektit të vendit janë bllokuar (me zona të zeza).
    Kopje të kësaj letre i janë dërguar edhe Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme.
    Në letër përmendet se Ministria e Brendshme ka kërkuar një “perimetër të fortë” përreth vendit të ambasadës për të parandaluar “akses të pakontrolluar të publikut”, ç’ka mund të kërkojë një aplikim të ri për leje ndërtimi.
    Planet e Pekinit për ambasadën e re kanë shkaktuar shqetësime, për shkak të vendndodhjes së saj, Royal Mint Court, pranë distriktit financiar të Londrës, e cila, sipas kritikëve, mund të përbëjë rrezik për spiunazh. Banorët gjithashtu kanë frikë për sigurinë e tyre dhe shqetësohen se objekti mund të tërheqë protesta të mëdha.
    Sipas të dhënave të BBC-së, një vendim përfundimtar mbi këtë plan do të merret deri më 9 shtator.
    Aktivistët pro-demokracisë nga Hong Kongu gjithashtu kanë frikë se Pekini mund ta përdorë ambasadën e madhe për të ndjekur kundërshtarët politikë, madje edhe për t’i ndaluar ata.

    Top Channel

  • FOTO/ Deputetët e rinj Kuvendit të Shqipërisë, pritet në Ambasadën e SHBA

    FOTO/ Deputetët e rinj Kuvendit të Shqipërisë, pritet në Ambasadën e SHBA

    Disa deputetë të rinj të parlamentit të Shqipërisë, që pritet të nisë sesionin në muajin shtator, kanë zhvilluar një takim në ambasadën e SHBA.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada me një mesazh në rrjetet sociale.

    Në takim kanë qenë deputetë të PD, PS dhe parti të tjera të vogla.

    Reagimi i Ambasadës së SHBA:

    Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.

    Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

  • Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

    Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

    Fleta e letrës në krye të saj shkruan: “Person i Kërkuar”. Më poshtë është një fotografi e një vajze të re, një portret që duket sikur është bërë në studio.

    Ajo shikon drejt kamerës, duke buzëqeshur me dhëmbët në pah, dhe flokët e saj të errëta, deri në supe, janë të krehura me kujdes. Në fund, me të kuqe, janë fjalët: “Shpërblim prej një milion dollarësh të Hong Kongut,” së bashku me një numër telefoni në Britaninë e Madhe.
    Për të fituar paratë, rreth 95 mijë paund, udhëzimi është i thjeshtë: “Jepni informacion mbi këtë person të kërkuar dhe çojeni në ambasadën kineze“. Gruaja nga fotografia është duke qëndruar përballë meje. Ajo dridhet kur sheh ndërtesën.
    Ne jemi jashtë një strukture madhështore që dikur ishte shtëpia e Royal Mint (Monedha Mbretërore), dhe që Kina shpreson ta shndërrojë në një ambasadë të re gjigande në Londër, duke zëvendësuar selinë shumë më të vogël që përdor që nga viti 1877.

    Ambasada e re, përballë Kullës së Londrës, tashmë po patrullohet nga roje sigurie kineze. Ndërtesa është e rrethuar edhe me kamera sigurie. “Nuk kam qenë kurrë kaq afër”, pranon Carmen Lau.
    Carmen, 30 vjeç, iku nga Hong Kongu në vitin 2021 kur aktivistët pro-demokracisë në territor po arrestoheshin.Ajo argumenton se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të lejojë që regjimi “autokratik” i Kinës të ketë ambasadën e saj të re në një vend kaq simbolik. Një nga frikërat e saj është se Kina, me një ambasadë kaq të madhe, mund të ngacmojë kundërshtarët politikë dhe madje t’i mbajë ata të mbyllur brenda ndërtesës.
    Ka gjithashtu shqetësime nga disidentët se vendndodhja e ambasadës, shumë pranë distriktit financiar të Londrës, mund të jetë rrezik për spiunazh. Pastaj ka edhe kundërshtimin nga banorët që thonë se ajo do të paraqiste rrezik sigurie për ta.
    Planet ishin refuzuar më parë nga këshilli lokal, por vendimi tani është në duart e qeverisë dhe ministrat kanë sinjalizuar se janë pro nëse bëhen disa ndryshime të vogla në projekt. Zona është e madhe, 20,000 metra katrorë, dhe nëse miratohet, do të ishte ambasada më e madhe në Evropë. Por a do të sillte vërtet rreziqet që kundërshtarët e saj kanë frikë?
    Ambasada më e madhe në Evropë
    Kina bleu Royal Mint Court të vjetër për 255 milionë paund në vitin 2018. Zona ka shumë histori: përballë është Kulla e Londrës, pjesë të së cilës u ndërtuan nga Uilliam Pushtuesi. Për shekuj, mbretërit dhe mbretëreshat kanë jetuar atje.
    Plani përfshin një qendër kulturore dhe banesa për 200 punonjës, por në bodrum, pas dyerve të sigurta, ka edhe dhoma që nuk kanë përdorim të përcaktuar në planin e paraqitur.
    “Është e lehtë për mua të imagjinoj çfarë do të ndodhte nëse do të më çonin në ambasadën kineze”, thotë Carmen.
    Në vitin 2022, një protestues pro-demokracisë nga Hong Kongu u tërhoq zvarrë në ambientet e konsullatës kineze në Mançester dhe u rrah. Policia britanike që ishte afër kaloi kufirin për ta shpëtuar atë.
    Në vitin 2019, në Hong Kong shpërthyen protesta masive, të shkaktuara nga përpjekja e qeverisë për të miratuar një ligj që lejonte ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut në Kinë.
    Përgjigjja e Kinës përfshinte një ligj që i detyronte të gjithë zyrtarët e zgjedhur në Hong Kong, përfshirë Carmen-in që atëherë ishte këshilltare distrikti, të bënin betim besnikërie ndaj Kinës. Carmen dha dorëheqjen.
    Ajo pretendon se gazetarët e mediave shtetërore kineze filluan ta ndiqnin. Gazeta Ta Kung Pao, që kontrollohet nga qeveria qendrore e Kinës në Pekin, publikoi një artikull në faqen e parë duke pretenduar se ajo dhe kolegët e saj kishin bërë festa në zyrat e këshillit. “E di shumë mirë taktikën e regjimit”, thotë ajo. “Të ndiqnin, përpiqeshin të të ngacmonin. Miqtë dhe kolegët e mi po arrestoheshin“.
    Carmen iku në Londër, por beson se vijon të jetë në shënjestër. Hong Kongu ka lëshuar dy urdhër-arreste për të, duke e akuzuar për “nxitje për shkëputje dhe bashkëpunim me një vend të huaj apo elementë të jashtëm për të rrezikuar sigurinë kombëtare”.
    “Regjimi thjesht përpiqet të eliminojë çdo aktivist të mundshëm jashtë vendit”, thotë ajo.

    Steve Tsang, ekspert i shkencave politike dhe historian që është drejtor i Institutit të Kinës në SOAS, thotë se ai e kupton pse njerëzit nga Hong Kongu, ose prejardhje të caktuara, mund të ndihen të pasigurt me ambasadën e re.Ai argumenton se “qeveria kineze që nga viti 1949 nuk ka një histori të rrëmbimit të njerëzve dhe mbajtjes së tyre në ambientet e ambasadave.”
    Por ai thotë se disa punonjës të ambasadës do të kenë për detyrë të monitorojnë studentët dhe disidentët kinezë në MB dhe gjithashtu do të synojnë qytetarë britanikë, si shkencëtarë, biznesmenë dhe ata me ndikim, për të avancuar interesat e Kinës.
    Ambasada kineze i tha BBC-së se ajo “është e angazhuar për të promovuar mirëkuptimin dhe miqësinë midis popullit kinez dhe atij britanik dhe zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve. Ndërtimi i ambasadës së re do të na ndihmonte të përmbushnim më mirë këto përgjegjësi”.
    Paralajmërime për spiunazh
    Ekziston një frikë tjetër, që kanë disa kundërshtarë, se zona e Royal Mint Court mund t’i japë mundësi Kinës të depërtojë në sistemin financiar të Mbretërisë së Bashkuar duke u lidhur me kabllot me fibra optike që mbajnë të dhëna të ndjeshme për firmat në City of London.
    Në këtë vend ka qenë dikur dyshemeja e tregtimit të bankës Barclays, prandaj ishte e lidhur direkt me infrastrukturën financiare të MB. Pranë, një tunel që nga viti 1985 mbart fibra optike nën lumin Thames që shërbejnë për qindra firma të City-t.
    Brenda oborrit të Court ndodhet edhe një ndërtesë me pesë kate – Wapping Telephone Exchange, që shërben për City of London. Sipas Prof. Periklis Petropoulos, studiues i optoelektronikës në Universitetin e Southamptonit, qasja e drejtpërdrejtë në një qendër telefonike funksionale mund t’u mundësojë njerëzve të përfitojnë informacion. Kjo ka shkaktuar paralajmërime për spiunazh të mundshëm, përfshirë edhe nga anëtari i Partisë Konservatore, Kevin Hollinrake, si dhe nga figura të larta të Partisë Republikane në SHBA.
    Një zyrtar me përvojë në çështjet e sigurisë gjatë administratës së presidentit të mëparshëm amerikan Joe Biden më tha se është krejtësisht e mundur që kabllot të përgjohen me pajisje që kapin informacionin në kalim dhe se kjo do të ishte pothuajse e pamundur për t’u zbuluar.
    “Çdo gjë deri në gjysmë milje larg ambasadës do të ishte e rrezikuar“, thotë ai.

    Megjithatë, ai argumenton se Kina mund të mos ketë nevojë ta bëjë këtë, sepse ka mënyra të tjera për të hakuar sistemet. Në lidhje me këto shqetësime, ambasada kineze tha: “Forcat anti-Kinë po përdorin rreziqet e sigurisë si pretekst për të ndërhyrë në shqyrtimin që qeveria britanike po i bën këtij aplikimi për leje ndërtimi. Ky është një veprim i neveritshëm, i papëlqyeshëm dhe i destinuar të dështojë.”
    Çfarë mendojnë fqinjët?
    Në pjesën e pasme të Royal Mint Court është një rresht apartamentesh të ndërtuara në vitet 1980. Mark Nygate ka jetuar atje për më shumë se 20 vjet. Ai flet nga muri i ulët i kopshtit të tij: “Stafi i ambasadës do të jetojë aty dhe do të na shohë nga dritaret”.
    “Nuk e duam ambasadën këtu për shkak të demonstratave, rreziqeve të sigurisë dhe mungesës së privatësisë”,Kundërshtarët e ambasadës, hongkongas, tibetas, ujgurë dhe politikanë opozitarë, tashmë kanë organizuar protesta me deri në 6.000 pjesëmarrës.

    Megjithatë, frika më e madhe e tij është një sulm ndaj ambasadës, që mund të dëmtojë atë dhe fqinjët e tij.Por Tony Travers, profesor në Departamentin e Qeverisjes në LSE, që jeton pranë ambasadës aktuale, nuk është i bindur se këto lloj protestash do të ndodhin edhe me fqinjët e rinj nëse zhvendosja përparon.
    “Nuk jam në dijeni të ndonjë prove që ka protesta të rregullta që bllokojnë rrugën para ambasadës aktuale kineze… është e dukshme që ka protesta shumë më të mëdha para ambasadave dhe komisioneve të tjera të vendeve të ndryshme”.
    Ambasada kineze në Londër thotë se zhvillimi i propozuar do të “përmirësonte shumë mjedisin përreth dhe do të sillte përfitime për komunitetin lokal dhe rrethin”.
    Kur Xi e ngriti çështjen
    Aplikimi i parë i Kinës për zhvillimin e kësaj zone u refuzua nga këshilli i Tower Hamlets në vitin 2022 për arsye sigurie dhe shqetësime se protestat dhe masat e sigurisë mund të dëmtonin turizmin. Në vend që të ndryshonte planin ose të apelonte, Kina priti dhe më pas e paraqiti sërish të njëjtin aplikim në gusht 2024, një muaj pasi Partia Laburiste erdhi në pushtet.
    Më 23 gusht, Sir Keir Starmer telefonoi presidentin kinez Xi Jinping për bisedën e tyre të parë. Pas bisedës, Sir Keir konfirmoi se Xi kishte ngritur çështjen e ambasadës.

    Që prej asaj kohe, zëvendëskryeministrja Angela Rayner ka ushtruar fuqinë e saj për t’ia marrë vendimin këshillit, pasi u nxit ta bënte këtë nga ministri i Jashtëm, David Lammy.
    Kjo ndodh në kontekstin e përpjekjes së qeverisë për të rivendosur marrëdhëniet me Kinën, pas deklaratës së ish-kryeministrit konservator Rishi Sunak në vitin 2022 se e ashtuquajtura “epokë e artë” e marrëdhënieve Mbretëri e Bashkuar-Kinë kishte përfunduar. Nga ana e tij, Prof. Travers beson se politika ndikon gjithmonë në vendimet e planifikuara.
    “Sekretari i Shtetit duhet ta marrë vendimin mbi bazën e dokumentacionit dhe ligjit që e rregullon këtë çështje.Por do të ishte naive të mendohej se politika nuk luan rol”, argumenton ai.
    ‘Të përkëdhelësh Kinën’
    Lord Peter Ricketts, ish-diplomat dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuaar, i cili ka këshilluar kryeministrat për kërcënimet globale, thekson se marrëdhënia e vendit me Kinën është komplekse.
    Strategjia Kombëtare e Sigurisë e publikuar në qershor përshkruante prioritetet e kundërta të qasjes së qeverisë, duke theksuar dëshirën për të përdorur marrëdhënien për të nxitur ekonominë britanike, por gjithashtu edhe “tensionet e vazhdueshme” për të drejtat e njeriut dhe sigurinë kibernetike.
    Por a është e mundur që të përfitosh nga marrëdhëniet tregtare, ndërkohë që kritikon shkeljet e të drejtave të njeriut?

    “Ajo është absolutisht një kundërshtar në disa fusha, që përpiqet të vjedhë pronën tonë intelektuale apo të rekrutojë qytetarët tanë”, thotë Lord Ricketts. “Por është edhe një treg komercial shumë i rëndësishëm për ne dhe një aktor në çështjet e mëdha globale si klima dhe shëndetësia. Duhet të jemi në gjendje ta trajtojmë Kinën në të gjitha këto kategori njëkohësisht”.
    Vendimi për ambasadën, sipas tij, është në zemër të këtij balancimi. “Ka dilema të mprehta dhe ka zgjedhje që duhen bërë: a duhet të privilegjojmë marrëdhënien 30, 40 apo 50-vjeçare me Kinën, që një ambasadë do ta simbolizonte? Apo t’u japim përparësi kërcënimeve afatshkurtra të sigurisë, që padyshim janë të vërteta gjithashtu?”

    Deputeti Konservator Sir Iain Duncan Smith është i bindur se miratimi i ambasadës do të ishte një gabim i madh.
    “Ata mendojnë se mënyra e vetme për të pasur rritje është duke u përkëdhelur me Kinën dhe duke i bërë ata të investojnë”, thotë ai.
    Por, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë, sipas Prof. Steve Tsang, një ambasadë e madhe mund ta bëjë më të lehtë të mbikëqyrësh se çfarë bëjnë zyrtarët kinezë në Mbretërinë e Bashkuar.
    “T’i lejosh kinezët të kenë stafin e tyre në një vend si ky është më e preferueshme”, argumenton ai, “sepse tani ata janë të shpërndarë gjithandej në Londër dhe nuk mund t’i kontrollosh dot”.
    Ai nuk është i bindur se pranimi ose refuzimi i ambasadës do të ketë ndikim në tregti dhe biznes.
    “Kinezët janë pragmatistët absolutë. Ata nuk do të thonë papritur që nuk do t’ju shesim më makinat tona elektrike më të mira vetëm sepse na refuzuat ambasadën”, thotë ai.
    Por, po ashtu, “ata nuk do të rrisin ndjeshëm investimet kineze në Mbretërinë e Bashkuar vetëm sepse kanë ndërtuar një kompleks të ri ambasade”.
    Nëse edhe zëvendëskryeministrja Angela Rayner mendon kështu, atëherë vendimi i saj mund të vijë deri te mënyra se si ajo e vlerëson seriozitetin e paralajmërimeve që Kina mund të përgjojë bankat e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse ajo e refuzon ambasadën, kjo mund të jetë sepse e gjykon rrezikun si shumë të vërtetë./ Damian Grammaticas, BBC

    Top Channel

  • Intervista e plotë/ “Kush më fliste merrej nga Sigurimi”, nga takimet me zyrtarët, tek rreziku nga regjimi/ Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman para se të ndërronte jetë

    Intervista e plotë/ “Kush më fliste merrej nga Sigurimi”, nga takimet me zyrtarët, tek rreziku nga regjimi/ Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman para se të ndërronte jetë

    2 korrikun e vitit 1990, me të vetmen armë në duart dhe zemrat e tyre shpresën, shqiptarët mposhtën frikën e rrënjosur thellë në deje prej regjimit ndoshta më të egër komunist të Europës Lindore, dhe zgjodhën t`i dorëzohen të panjohurës.

    5 mijë vetë mësynë ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, pa asnjë garanci se nuk do të ktheheshin në viktimat e shteti hakmarrës diktatorial, që edhe pse dukej në grahmat e fundit, për individin rebel mbetej një kërcënim.
    Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, territori i së cilës u kthye në atë moment për ta në Tokën e Premtuar.
    Njeriu që çeli ambasadën gjermane në Shqipëri në 1987-tën, ishte ai që tre vjet më vonë do të kthehej në dëshmitar e njëkohësisht, edhe protagonist të të paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godinës së re të sapo përfunduar të këtij misioni, e duke i ndihmuar të hynin njerëzit e etur për liri dhe për një jetë më të mirë në Perëndimin e Artë: Për botën sot, profesor doktor Werner Daum, qe një studiues dhe diplomat në pension, Profesor në Universitetin e Pavias dhe bashkëpunëtor shkencor i Universitetit prestigjoz të Harvardit. Për ne shqiptarët, ai ishte edhe më shumë se kaq: Werner Daum ishte memorie, dhe pjesë e historisë.
    Ish ambasadori Daum luajti një rol vendimtar në ngjarjet e fillim-korrikut te tre dekadave e gjysmë më parë, të cilat do të shënonin nisjen e skizmës së madhe politike në Shqipërinë komuniste. Ai arriti të menaxhonte krizën humanitare që zgjati me ditë të tëra:
    Duke mbajtur në dore deklaratën Universale për të drejtat e njeriut dhe pa autorizim paraprak nga Ministria e Jashtme e Republikës Gjermane, ai mbrojti qytetarët shqiptarë brenda ambasadës, siguroi lëshimin e lejeve të udhëtimit për 3.199 personat e strehuar aty dhe organizoi shoqërimin e tyre drejt aeroportit të Rinasit. I nderuar me urdhrin “Naim Frashëri”, ai sot pranon të kthehet prapa, në gjenezën e eksodit të madh të shqiptarëve.
    Përkundër informacioneve që ofronin shërbimet e huaja sekrete, dhe bindjes së brendshme se Shqipëria do të vazhdonte të mbetej ai shkëmbi i granitit socialist në Adriatik, dhe një Kubë në Ballkan, ish ambasadori Daum, ishte nga të paktët që parashikoi shembjen e regjimit.
    Në një rrëfim të ndjerë, ambasadori Daum pati treguar kohë më parë se si u kishte kërkuar punonjësve që pas pune para se të largoheshin të linin dritat ndezur, e derën e ambasadës pakëz të hapur…
    Isha i bindur se ky regjim që nuk mban dot mijëra vetë të hyjnë në ambasada, nuk e ka të gjatë”, qe shprehur asokohe për mediat në Gjermani, ndërsa në mënyrë të pashmangshme, euforia e të shkruarit të historisë, u përplas me realitetin e ashpër.
    Në sipërfaqe, uji dukej i patrazuar deri përpara 2 korrikut, edhe pse jehona e ndryshimeve në lindje të kontinentit zor të mos kishte nisur të ushqente shpresën se dallga e shembjes së regjimeve të tjera të ngjashme do të përfshinte edhe Shqipërinë.
    Gushtin e 1980-tës, Lech Walesa, i cili përfaqësonte punëtorët grevistë polakë, qe ulur në një tryezë me zëvendëskryeministrin e atëhershëm polak Mieczyslaw Jagielski, për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët që do të hapte rrugën e sindikatës së parë të pavarur pas Perdes së Hekurt, Solidarnost, gurthemeli i kolapsit të komunizmit në Europë.
    9 nëntorin e vitit 1989 bie muri i Berlinit që mbante të veçuara dy botë, dhe vjen fundi faktik i ndarjes gjermane. 16 dhjetorin e po atij viti, përpjekjet e forcave të  sigurisë të Nicolae Ceaușescu për të dëbuar një klerik në qytetin e Timisoarës, ndezën revolucionin më të përgjakshëm antikomunist në Europën Lindore, që përfundon me ekzekutimin e diktatorit, dhe shtrëngoi kësisoj lakun e fut frikën edhe në radhët e Byrosë Politike Shqiptare.
    Ndërkohë, edhe rrënimi ekonomik ishte një nga faktorët kyç që po e çonin regjimin drejt një fundi të pashmangshëm, dhe për këtë, lidershipi komunist ishte i vetëdijshëm.
    -Zoti Ambasador, ju ishit diplomati i parë gjerman që hapët ambasadën gjermane në Tiranë në vitin 1987. Si e mbani mend Tiranën e asaj kohe? Çfarë dinit për Shqipërinë më parë? Kush ju priti këtu dhe si i përjetuat vitet e fundit të regjimit komunist në vendin tonë?
    -Kjo është një pyetje që kërkon rreth tre ditë përgjigje të pandërprerë, tri ditë të plota. Por po përpiqem ta përmbledh shkurt: Unë u prita shumë mirë nga zyrtarët, nga qeveria. Ata shfaqën shpresë të madhe për marrëdhëniet me Gjermaninë. Por e kuptova shumë vonë se populli shqiptar në fakt, vetë nuk kishte asnjë mënyrë për të më mirëpritur. Shqiptarëve nuk u lejohej të flisnin me të huaj, nuk duhet të shiheshin me të huaj. Nëse kjo ndodhte, ata merreshin në pyetje nga policia dhe Sigurimi.
    – Si ju ndikoi kjo atëherë?
    -Fillimisht nuk e vura re. Qeveria e kishte të lehtë, sepse kishte shumë pak të huaj në vend dhe shumica prej tyre, përveçse ishin vërtet shumë të paktë, nuk është se ishin dhe aq të interesuar për Shqipërinë. Unë isha i interesuar. Atëherë flisja dhe gjuhën, se e kisha mësuar. Tani fatkeqësisht tani e kam harruar.  ( Qesh). Por qeveria kishte vënë në skenë një shfaqje të madhe, një komedi. Dhe aktor ishte populli shqiptar. Kundër vullnetit të tij. Shqiptarët duhet të bindeshin, duhej të luanin rolet e tyre në atë komedi. Sepse përndryshe, përballeshin me një shtypje të egër.
    – Pra, e shihnit si një mizanskenë të madhe…
    – Nuk ishte realiteti ai që shihja, por një vepër teatrale… M’u desh goxha kohë për të kaluar  përtej asaj “perdeje” dhe për të parë çfarë fshihej prapa asaj skene të rrezikshme për shqiptarët për shkak të terrorit që ushtrohej nga regjimi ndaj çdo njeriu normal, çdo punëtori të ndershëm në Shqipëri.
    – Ndërmjet viteve 1987 dhe 1990, cilin udhëheqës të regjimit keni takuar? A jeni takuar me Ramiz Alinë dhe cili është opinioni juaj për të si pasues i Enver Hoxhës?
    – Unë jam diplomat, i tillë isha dhe atëherë, kështu që natyrisht më është dashur të takohem me zotin Ramiz Alia dhe me të gjithë ministrat, me të gjithë ata që kishin një funksion me përgjegjësi. Opinionet e mia personale ishin të parëndësishme, por sjellja e zyrtarëve, veçanërisht e Presidentit Alia, ishte pjesë e asaj komedie që luhej. Qeveria shqiptare përpiqej të krijonte dhe të transmetonte imazhin e një shteti normal dhe të një qeverie normale. Më është dashur të paktën një vit që të kuptoja realitetin pas asaj që thuhej dhe asaj që veprohej, dhe çfarë njerëzit detyroheshin të duronin.
    – A e konsideroni atë më të moderuar se Enver Hoxhën?
    – Po, natyrisht. Mendoj se janë shumë pak njerëz në botë që nuk janë më të moderuar se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte një vrasës masiv; ai vrau…Unë do të thoja, nëse do të duhej, ai do të vriste edhe nënën e tij. Gjatë luftës, ndoshta mund të ketë qenë një lider i respektuar i rezistencës, nuk mund ta gjykoj këtë. Por sapo erdhi në pushtet, u bë i pamëshirshëm. Dhe nga ato që kam lexuar dhe dëgjuar, jeta njerëzore për të nuk vlente më shumë se ajo e një mize apo e një milingone.
    – Çfarë doni të thoni me atë se ai mund të vriste edhe nënën e tij?
    – Mendoj se ka një listë të gjatë njerëzish të cilët ai i ka çuar personalisht drejt vdekjes – jo duke ua prerë fytin vetë, për këtë kishte xhelatët e tij – por duke dhënë urdhra për t’i vrarë. Dhe duke dërguar nëpër kampe si ato të përqendrimit me dhjetëra mijëra shqiptarë që mendonin ndryshe, që besonin në Zot, për shembull,. Enver Hoxha është pa dyshim një nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit XX dhe ndër më gjakatarët.
    – Zoti Ambasador, si ia dolët të parashikonit rënien e regjimit komunist në një kohë kur shumica e Perëndimit besonte se Shqipëria do të mbetej bastioni i fundit i diktaturës në Europë, ose të paktën kjo mund të përceptohej nga jashtë?
    – Në të vërtetë, thellë-thellë, Perëndimi nuk besonte se Shqipëria ishte bastioni i fundit, por besonte se po, ajo ishte fizikisht e izoluar nga vendet e tjera komuniste. Polonia, Gjermania Lindore – që kishin rënë në ’89 – Çekosllovakia, Rumania etj., dhe vetë Bashkimi Sovjetik me reformat e Gorbachev-it. Pra, Perëndimi e shihte Shqipërinë si të izoluar gjeografikisht, sepse midis ishte Jugosllavia, e cila, ndonëse nuk ishte një demokraci, për njerëzit e zakonshëm ishte një vend ku mund të jetohej. Le të themi, një formë e butë diktature – për sa kohë nuk e kundërshtoje hapur qeverinë. Nga ana tjetër, të gjithë e dinin që qeveria në Shqipëri, ose më saktë regjimi, partia udhëheqëse – që si për ironi e quante veten “Partia e Popullit”, gjë që nuk ishte – pati një darë shumë të fortë mbi popullin e vet. Aq të fortë sa askush nuk guxonte të përballej apo të shprehte mendimin e vet. Njerëzit rrezikonin jetën nëse shprehnin një mendim të lirë. Rrezikonin të futeshin në burg. Qeveria dukej si drejtori i një burgu të sigurisë së lartë – askush nuk priste që t’u jepte liri të burgosurve të tij.
    – A keni ndjerë ju vetë rrezik?
    -Të jetoje në atë periudhë dhe thjesht të dëgjosh për të, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Unë vetë isha i sigurt personalisht. Por e kuptova shumë shpejt që nëse dikush shihej duke folur me mua në rrugë, thirrej menjëherë në komisariat dhe merrej në pyetje. Madje mbaj mend që kam takuar pothuajse të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë dhe shumë intelektualë, mes tyre edhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, Ismail Kadare. E takova zyrtarisht në godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve, e cila me shumë gjasë kishte mikrofonë. Ashtu si edhe banesa ime në fund të fundit. Kudo kishte mikrofonë. Edhe Kadareja, – siç më tregoi vetë pas vitit 1990 – ishte marrë në pyetje nga Sigurimi. Një njeri i respektuar dhe i njohur në të gjithë botën, por as ai nuk ishte i përjashtuar nga dyshimi.
    -Ju e latë hapur derën e ambasadës, kishit marrë ndonjë sinjal për atë që mund të ndodhte? Ishte iniciativa juaj?
    -Po, dera e hapur, e mbaj mend. I thashë stafit ta linin pak hapur. Po, ishte iniciativa ime. Përse e bëra? Po sepse pavarësisht politikave të qeverisë, unë arrita të flisja me njerëzit. Njerëzit më afroheshin – sidomos të rinjtë. Pak më pak në Tiranë, por edhe atje, ndonëse qeveria e mbante popullin shumë fort nën kontroll. Por jashtë Tiranës – në Shkodër, në Durrës, në Elbasan, në Butrint, në Kukës – udhëtova kudo. E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati një viti, që nga fillimi i 1989-tës, se po piqeshin kushtet për një revolucion.  Njerëzit kishin ndryshuar. Nuk kishin më frikë totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjë e më shumë atë frymë rebelimi, atë dëshirë për të dalë nga shtypja. Dëshira për të jetuar të lirë, për të qenë të lirë të takoheshin me të tjerët, për të udhëtuar jashtë vendit, për të përmirësuar kushtet ekonomike – e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantë. Në vitin 1989 mbaj mend posaçërisht që dëgjova për një grumbullim të mijëra katolikëve pranë Lezhës. Dëgjova për grumbullime edhe në vende të tjera. Dhe në vitin 1990 dëgjova se njerëzit kishin dalë në rrugë në Kavajë për të protestuar kundër qeverisë. Ata nuk kishin më frikë, edhe pse përballeshin edhe më mundësinë që të vriteshin. Klima e çlirimit ishte aty. Qeveria mund të kontrollonte ende rrugët, por nuk kontrollonte më mendjet e njerëzve – sidomos të të rinjve. Isha i sigurt se duhej vetëm një shkëndijë, një shkëndijë e vogël, për ta shpërthyer dhe për t’i dhënë fund kësaj diktature. Dhe mendova se kjo mund të ishte edhe mundësia ime.
    Le ta them shumë qartë: Nuk e lashtë hapur atë derë për arsye humanitare. Kjo ishte një pjesë e arsyes. Por motivimi im kryesor ishte se ndihesha i sigurt që një lëvizje e madhe si ajo do ta përmbyste atë forcë qeveritare – atë qeveri mizore, si ato diktaturat e mëdha të shekullit XX, si nacional-socializmi në Gjermani, si komunizmi sovjetik nën Stalinin. Dhe ende ndihem shumë i lumtur që dhashë dhe unë një dorë në revolucionin e popullit shqiptar.
    -A keni pasur ndonjëherë frikë për veten apo për stafin tuaj?
    -Duke kthyer kokën pas, them se po. Ishte shumë e rrezikshme dhe ne ishim pranë një sulmi nga ushtria apo nga Sigurimi. Këtë e mësova më vonë. Por në ato momente, nuk kishim kohë, nuk e kishim luksin për të menduar. Unë dhe stafi im ishim të kapluar nga rrethanat. Nuk flinim mirë. Ndoshta flinim edhe një orë apo dy çdo ditë. Nuk kishim kohë për të menduar. Thjesht përpiqeshim të gjenim pak bukë në qytet, disa domate. Furrat e bukës ishin urdhëruar nga qeveria që të mos i shisnin ujë punonjësve të mi. Uji ishte ndërprerë për ambasadën. Tani, përfytyrojeni vetë sesi mund të ishin kushtet higjienike për 3,000 persona pa tualete.
    – Pra, ju mendoni se ekzistonte vërtet rreziku që autoritetet shqiptare të hynin me forcë në ambasadë për të larguar refugjatët?
    -E di që po e planifikonin seriozisht. Ushtria donte të sulmonte ambasadat, në veçanti ambasadën time. Kjo nuk ndodhi. Por ne atëherë nuk kishim kohë për të reflektuar. Nuk kishim kohë për të menduar. Në një situatë të tillë krize, është si në rastin kur ke pësuar një aksident – nuk e ndien dhimbjen në atë moment, e ndien më pas. Por unë këtë e di mirë: ishim në prag të një sulmi. Dhe nëse fjalën e fundit do ta kishte pasur ushtria- dhe këtë e kam dëgjuar më vonë nga persona të përfshirë – sot unë nuk do të isha gjallë. Nuk do të kishte mbijetuar as stafi im, dhe as shqiptarët që ishin brenda ambasadës.
     Por nga ana tjetër, qeveria ishte plotësisht e vetëdijshme që gjithë bota po e shikonte. Nuk ishte vetëm Gjermania – ishte Italia, Franca, Greqia dhe të tjera vende me ndikim më të vogël në skenën ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Pérez de Cuéllar, ushtroi presion të fortë mbi Ramiz Alinë. Dërgoi zëvendësin e tij, z. de Mistura. Në Shqipëri e dinin se ndoshta do të kishin mundur ta “pastronin” ambasadën. Mund edhe ta kishin bërë, por ky do të kishte qenë vërtet fundi i Shqipërisë. …Çështja është se nuk ishin vetëm 3,199 njerëzit në ambasadën time, apo 1,200 në ambasadën italiane, apo 600 në ambasadën franceze, ishin 3 3 milionë shqiptarë që kërkonin të dëgjoheshin. Në 10 korrik atëherë, ishte dita e finales së Kampionatit Botëror të Futbollit – Gjermania kundër Argjentinës. Tirana ishte e qetë – si zhurmat e një pylli, vetëm fëshfërima. Ishte absolutisht qetësi – dhe në atë moment, goli i famshëm!
    Të gjithë në Tiranë, ose të paktën gratë, dolën nëpër dritare ose në rrugë me tenxheret e tyre dhe bënë një zhurmë të jashtëzakonshme. Tirana nuk po festonte fitoren e Gjermanisë ndaj Argjentinës. Tirana po festonte fitoren e shqiptarëve ndaj qeverisë së vet.
    -A besoni se ngjarjet në Europën Lindore, revolucioni në Rumani dhe fundi tragjik i Causheskut, apo edhe vetë apo rënia e Murit të Berlinit  shërbyen si katalizator për eksodin masiv të shqiptarëve? Apo  ambasadat u përdorën si një valvul sigurie e toleruar nga regjimi për të matur pakënaqësinë popullore?
    -Aspak, kjo e fundit jo. Sigurisht që ngjarjet në vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore u ndoqën nga shqiptarët dhe forcuan ndjesinë se “duhet të vinte koha për ndryshim”. Pra, ishte ky lloj ndikimi. Por qeveria, regjimi në Shqipëri besonte se mund të ruante pushtetin, dhe se do të mund ta mbërthente atë përjetësisht. Ata e besonin këtë gjë, njësoj si Enver Hoxha dhe sit ë gjithë diktatorët që humbin kontaktin me popullin e tyre. Këta njerëz jetojnë në një botë imagjinare, dhe nuk e kuptojnë në një moment se koha e tyre ka ardhur, dhe se rënia është e pashmangshme.
    – Është interesante, sepse këtu është përfolur se kriza e ambasadave mund të jetë provokuar apo manipuluar nga regjimi.
    -Jo, aspak. Absolutisht jo.
    -Përse mendoni se kaq shumë shqiptarë zgjodhën pikërisht ambasadën gjermane si destinacionin e tyre? U ndikuan nga imazhi i Gjermanisë si një vend mik, ndoshta i forcuar nga vizita e kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss?
    -Franz Josef Strauss ishte këtu pikërisht ditën kur unë hapa ambasadën. Pra, kjo ndodhi tre vjet përpara ngjarjeve të 2 korrikut 1990. Straus erdhi me avion privat, unë e pata të vështirë mbërritjen. Atëherë nuk mund të vije me linjë normale fluturimi nga Gjermania në Tiranë. Duhej të merrja trenin nga Gjermania në Austri, pastaj në Beograd. Më pas duhej të prisja avionin – një DC-3, e kujtoj shumë mirë, një avion i ndërtuar në vitin 1944 – i cili u vonua thuajse gjysmë dite. Por arrita këtu rreth mesditës. Më pritën në Rinas. Shkova në hotel “Dajti”. Aty aplikova për rikthimin. Vendosa një tabelë ku shkruhej “Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë” në derën e një prej dhomave të hotelit nr. 90. Kjo ishte ambasada. Pastaj u ktheva në Rinas për të mirëpritur zotin Strauss. E shoqërova gjatë tre ditëve të ardhshme dhe duhet të them se u bëmë miq.
    – A ishte ndihma gjermane e ofruar në atë kohë e mirëpritur në Shqipëri?
    – Ne kishim një linjë mjaft të konsiderueshme buxheti për këtë gjë. Ishim të hapur për Shqipërinë, për ndihma dhe projekte. Më kujtohet shumë mirë që gjëja e parë që mendova ishte ndihma në bujqësi, dërguam ekspertë  dhe ramë dakord. Dhjetëra lopë qumështi të racave moderne u sollën me anije. Kishim dhe projekte të tjera, po. Funksionoi. Dhe ishte pjesë e detyrës sime jo vetëm të vendosja marrëdhënie politike, por edhe të angazhohesha me vendin, sidomos me njerëzit.
    – A mund të ishte bërë ndoshta asokohe Shqipëria një lloj protektorati i Gjermanisë? A duhet ta shohim si një shans të humbur?
    – Jo, aspak, jo. Dëshira jonë – ashtu siç kishim marrëdhënie të forta politike, ekonomike dhe sociale me çdo vend tjetër në Europë, përveç Shqipërisë – ishte që ta mirëprisnim Shqipërinë në familjen e kombeve europiane. Dhe jo vetëm qeverinë zyrtare, por popullin, dhe vetë vendin.
    – Sipas jush, sa ndikoi situata ekonomike në Shqipëri në rënien e regjimit? Apo ishte më vendimtare era e ndryshimeve politike që po frynte nga jashtë kufijve?
    – Sigurisht që rrënimi ekonomik luajti rolin e vet. Shqiptarët ishin shumë, shumë të varfër. Komunikimet moderne, radioja dhe televizioni ishin faktorë tronditës për ta, sepse  bota përreth jetonte ndryshe. Pra, sigurisht që luajti një rol, edhe pse qeveria besoi se mund ta mbante të fshehur realitetin.
    Si  e shihni Shqipërinë sot, në rrugën e saj drejt BE-së? A është përmbushur ëndrra e atyre njerëzve që hyjnë ne ambasadën gjermane tre dekada më pare?
    – Në një masë shumë të madhe, jam i sigurt që po. Shqipëria është tashmë pjesë e botës bashkëkohore. Do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian — herët a vonë, më shumë herët se vonë. Edhe pse ka ende punë për të bërë, ka ende sfida të reja të cilat brezat e rinj duhet t’i përballojnë dhe t’u japin zgjidhje, por unë jam i sigurt se do t’ia dalin.
    2 korriku 1990 nuk ishte thjesht një krizë ishte një revolucion. Ishte momenti kur frika u shemb – dhe shpresa u ngrit në këmbë. Shqipëria ecën sot drejt Europës, dhe dera që u hap dikur për të shpëtuar mijëra jetë, mbetet gjithmonë simbol i guximit, sfidës dhe shpirtit të pathyeshëm të një populli që rebelohet ndaj shtypjes e padrejtësisë…

    Top Channel

  • “Nuk do kishte mbijetuar asnjë shqiptar”/ Ndërroi jetë në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman: Si ushtria do sulmonte ambasadat

    “Nuk do kishte mbijetuar asnjë shqiptar”/ Ndërroi jetë në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman: Si ushtria do sulmonte ambasadat

    Ambasadori i parë i Gjermanisë në vendin tonë, njeriu që hapi derën e shpresës së këtij misioni diplomatik për 3 mijë shqiptarë që kërkuan t’i largoheshin regjimit në 2 korrikun e vitit 1990, rrëfeu në një intervistë në Top Channel, pak para se të ndërronte jetë se rreziku kishte qenë shumë më pranë tyre nga sa mund ta mendonin.
    Në intervistën e realizuar nga gazetarja e Top Channel Irida Vasia, ish-ambasadori Werner Daum rrëfen sesi i mbrojti qytetarët shqiptarë brenda ambasadës, siguroi lëshimin e lejeve të udhëtimit për 3.199 personat e strehuar aty dhe organizoi shoqërimin e tyre drejt aeroportit të Rinasit, duke e ditur rrezikun.
    Ai thotë se ushtria donte të sulmonte ambasadat, në veçanti ambasadën gjermane, por kjo nuk ndodhi falë OKB-së.
    Gazetarja: A keni pasur ndonjëherë frikë për veten apo për stafin tuaj?
    Daum: Duke kthyer kokën pas, them se po. Ishte shumë e rrezikshme dhe ne ishim pranë një sulmi nga ushtria apo nga Sigurimi. Këtë e mësova më vonë. Por në ato momente, nuk kishim kohë, nuk e kishim luksin për të menduar. Unë dhe stafi im ishim të kapluar nga rrethanat. Nuk flinim mirë. Ndoshta flinim edhe një orë apo dy çdo dite. Nuk kishim kohë për të menduar. Thjesht përpiqeshim të gjenim pak bukë në qytet, disa domate. Furrat e bukës ishin urdhëruar nga qeveria që të mos i shisnin ujë punonjësve të mi. Uji ishte ndërprerë për ambasadën. Tani, përfytyrojeni vetë sesi mund të ishin kushtet higjienike për 3,000 persona pa tualetë.
    Gazetarja: Pra, ju mendoni se ekzistonte vërtet rreziku që autoritetet shqiptare të hynin me forcë në ambasadë për të larguar refugjatët?
    Daum: E di që po e planifikonin seriozisht. Ushtria donte të sulmonte ambasadat, në veçanti ambasadën time. Kjo nuk ndodhi. Por ne atëherë nuk kishim kohë për të reflektuar. Nuk kishim kohë për të menduar. Në një situatë të tillë krize, është si në rastin kur ke pësuar një aksident – nuk e ndien dhimbjen në atë moment, e ndien më pas. Por unë këtë e di mirë: ishim në prag të një sulmi. Dhe nëse fjalën e fundit do ta kishte pasur ushtria- dhe këtë e kam dëgjuar më vonë nga persona të përfshirë – sot unë nuk do të isha gjallë. Nuk do të kishte mbijetuar as stafi im, dhe as shqiptarët që ishin brenda ambasadës.
    Por nga ana tjetër, qeveria ishte plotësisht e vetëdijshme që gjithë bota po e shikonte. Nuk ishte vetëm Gjermania – ishte Italia, Franca, Greqia dhe të tjera vende me ndikim më të vogël në skenën ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Pérez de Cuéllar, ushtroi presion të fortë mbi Ramiz Alinë. Dërgoi zëvendësin e tij, z. de Mistura. Në Shqipëri e dinin se ndoshta do të kishin mundur ta “pastronin” ambasadën. Mund edhe ta kishin bërë, por ky do të kishte qenë vërtet fundi i Shqipërisë. …Cështja është se nuk ishin vetëm 3,199 njerëzit në ambasadën time, apo 1,200 në ambasadën italiane, apo 600 në ambasadën franceze, ishin 3 3 milionë shqiptarë që kërkonin të dëgjoheshin. Në 10 korrik atëherë, ishte dita e finales së Kampionatit Botëror të Futbollit – Gjermania kundër Argjentinës. Tirana ishte e qetë – si zhurmat e një pylli, vetëm fëshfërima. Ishte absolutisht qetësi – dhe në atë moment, goli i famshëm!
    Të gjithë në Tiranë, ose të paktën gratë, dolën nëpër dritare ose në rrugë me tenxheret e tyre dhe bënë një zhurmë të jashtëzakonshme. Tirana nuk po festonte fitoren e Gjermanisë ndaj Argjentinës. Tirana po festonte fitoren e shqiptarëve ndaj qeverisë së vet./tch/

  • “Nuk do të kishte mbijetuar asnjë shqiptar”/ Ndërroi jetë në Shqipëri, ish ambasadori gjerman: Si ushtria do sulmonte ambasadat

    “Nuk do të kishte mbijetuar asnjë shqiptar”/ Ndërroi jetë në Shqipëri, ish ambasadori gjerman: Si ushtria do sulmonte ambasadat

    Ambasadori i parë i Gjermanisë në vendin tonë, njeriu që hapi derën e shpresës së këtij misioni diplomatik për 3 mijë shqiptarë që kërkuan t’i largoheshin regjimit në 2 korrikun e vitit 1990, rrëfeu në një intervistë në Top Channel, pak para se të ndërronte jetë se rreziku kishte qenë shumë më pranë tyre nga sa mund ta mendonin.

    Në intervistën e realizuar nga gazetarja e Top Channel Irida Vasia, ish-ambasadori Werner Daum rrëfen sesi i mbrojti qytetarët shqiptarë brenda ambasadës, siguroi lëshimin e lejeve të udhëtimit për 3.199 personat e strehuar aty dhe organizoi shoqërimin e tyre drejt aeroportit të Rinasit, duke e ditur rrezikun.
    Ai thotë se ushtria donte të sulmonte ambasadat, në veçanti ambasadën gjermane, por kjo nuk ndodhi falë OKB-së.
    Gazetarja: A keni pasur ndonjëherë frikë për veten apo për stafin tuaj?
    Daum: Duke kthyer kokën pas, them se po. Ishte shumë e rrezikshme dhe ne ishim pranë një sulmi nga ushtria apo nga Sigurimi. Këtë e mësova më vonë. Por në ato momente, nuk kishim kohë, nuk e kishim luksin për të menduar. Unë dhe stafi im ishim të kapluar nga rrethanat. Nuk flinim mirë. Ndoshta flinim edhe një orë apo dy çdo dite. Nuk kishim kohë për të menduar. Thjesht përpiqeshim të gjenim pak bukë në qytet, disa domate. Furrat e bukës ishin urdhëruar nga qeveria që të mos i shisnin ujë punonjësve të mi. Uji ishte ndërprerë për ambasadën. Tani, përfytyrojeni vetë sesi mund të ishin kushtet higjienike për 3,000 persona pa tualetë.
    Gazetarja: Pra, ju mendoni se ekzistonte vërtet rreziku që autoritetet shqiptare të hynin me forcë në ambasadë për të larguar refugjatët?
    Daum: E di që po e planifikonin seriozisht. Ushtria donte të sulmonte ambasadat, në veçanti ambasadën time. Kjo nuk ndodhi. Por ne atëherë nuk kishim kohë për të reflektuar. Nuk kishim kohë për të menduar. Në një situatë të tillë krize, është si në rastin kur ke pësuar një aksident – nuk e ndien dhimbjen në atë moment, e ndien më pas. Por unë këtë e di mirë: ishim në prag të një sulmi. Dhe nëse fjalën e fundit do ta kishte pasur ushtria- dhe këtë e kam dëgjuar më vonë nga persona të përfshirë – sot unë nuk do të isha gjallë. Nuk do të kishte mbijetuar as stafi im, dhe as shqiptarët që ishin brenda ambasadës.
    Por nga ana tjetër, qeveria ishte plotësisht e vetëdijshme që gjithë bota po e shikonte. Nuk ishte vetëm Gjermania – ishte Italia, Franca, Greqia dhe të tjera vende me ndikim më të vogël në skenën ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Pérez de Cuéllar, ushtroi presion të fortë mbi Ramiz Alinë. Dërgoi zëvendësin e tij, z. de Mistura. Në Shqipëri e dinin se ndoshta do të kishin mundur ta “pastronin” ambasadën. Mund edhe ta kishin bërë, por ky do të kishte qenë vërtet fundi i Shqipërisë. …Cështja është se nuk ishin vetëm 3,199 njerëzit në ambasadën time, apo 1,200 në ambasadën italiane, apo 600 në ambasadën franceze, ishin 3 3 milionë shqiptarë që kërkonin të dëgjoheshin. Në 10 korrik atëherë, ishte dita e finales së Kampionatit Botëror të Futbollit – Gjermania kundër Argjentinës. Tirana ishte e qetë – si zhurmat e një pylli, vetëm fëshfërima. Ishte absolutisht qetësi – dhe në atë moment, goli i famshëm!
    Të gjithë në Tiranë, ose të paktën gratë, dolën nëpër dritare ose në rrugë me tenxheret e tyre dhe bënë një zhurmë të jashtëzakonshme. Tirana nuk po festonte fitoren e Gjermanisë ndaj Argjentinës. Tirana po festonte fitoren e shqiptarëve ndaj qeverisë së vet.

    Top Channel