Tag: alwan

  • U vra nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e Rayyan Alwan do të vijë në Shqipëri, do të dëshmojë për krimin e rëndë

    U vra nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e Rayyan Alwan do të vijë në Shqipëri, do të dëshmojë për krimin e rëndë

    Rayyan Alwan

    TIRANË- Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në Tiranë, pritet që të vijë në Shqipëri. Mësohet se ajo ka kontaktuar me Policinë dhe ka konfirmuar se do të udhëtojë në vendin tonë, për të dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e saj 24-vjeçare. Por, deri më tani, ajo apo të afërm të tjerë të viktimës nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të Alwan, e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
    Me dëshminë e saj, nëna e 24-vjeçares pritet që të hedhë dritë mbi motivet e krimit të rëndë, se përse Fadi Alwan udhëtoi drejt vendit tonë dhe më pas vrau vajzën e tij. E reja u gjet e pajetë,më 27 shkurt në një banesë të marrë me qera në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.
    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • Palestinezja vritet nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e 24-vjeçares pritet të vijë në Shqipëri të dëshmojë për krimin!

    Palestinezja vritet nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e 24-vjeçares pritet të vijë në Shqipëri të dëshmojë për krimin!

    Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
    Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka. Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit.
    Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë. Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë.

  • Përse u vra palestinezja? Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    Përse u vra palestinezja? Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    Rayyan dhe Fadi Alwan

    TIRANË-Shkaku i vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, e cila u masakrua për vdekje nga babai i saj, Fadi Alwan në një apartament me qira ditore në Tiranë mbetet ende mister. Por së fundmi miqtë e 24-vjeçares kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me planin e prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.
    Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën. Miqtë e viktimës kanë treguar gjithashtu për Ballkanweb se prindërit e Rayyan kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën. 
    Sipas miqëve të 24-vjeçares nëna e Rayyan Alwan, para se vajza e saj të gjendej e vrarë në Shqipëri, ka njoftuar familjen në Liban se e bija kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 

    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • E vërteta e vrajses së palestinezes! Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    E vërteta e vrajses së palestinezes! Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    Rayyan dhe Fadi Alwan

    TIRANË-Shkaku i vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, e cila u masakrua për vdekje nga babai i saj, Fadi Alwan në një apartament me qira ditore në Tiranë mbetet ende mister. Por së fundmi miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me planin e prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.
    Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën. Miqtë e viktimës kanë treguar gjithashtu për Ballkanweb se prindërit e Rayyan kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën. 
    Sipas miqëve të 24-vjeçares nëna e Rayyan Alwan, para se vajza e saj të gjendej e vrarë në Shqipëri, ka njoftuar familjen në Liban se e bija kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 

    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • Vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, miqtë e saj akuzojnë prindërit: Ata bënë planin për eliminimin, ajo donte…

    Vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, miqtë e saj akuzojnë prindërit: Ata bënë planin për eliminimin, ajo donte…

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Rayan Alwan, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur në 22 shkurt në Tiranë. Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë rrëfyer detaje nga jeta e të ndjerës.

    Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por ka qenë një lajm i publikuar që i ka ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.

    Sipas tyre, 24- vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte.

    Udhëtimi fatkeq që solli dhe largimin e saj nga kjo botë, duket se e kishte startin në dëshirën e një nëne për të takuar dy fëmijët e saj të cilët pas divorcit, jetonin me të atin, rregull ky i ligjeve të Libanit.

    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjeçaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
    Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

    Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan pretendojnë se plani për vrasjen e 24-vjeçares u bë nga nëna dhe babai i saj. Sipas tyre ka qenë nëna e Rayan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria.

    “Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë ata.

    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
    Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
    Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi./ BalkanWeb

  • “Do takonte fëmijët!”/ Vrasja e palestinezes Rayyan Alwan, miqtë e 24-vjeçares: Prindërit bënë planin për eliminimin e saj!

    “Do takonte fëmijët!”/ Vrasja e palestinezes Rayyan Alwan, miqtë e 24-vjeçares: Prindërit bënë planin për eliminimin e saj!

    Rayyan dhe Fadi Alwan

    TIRANË- Rayyan Alwan u vra pas një komploti të dy prindërve të saj! Kështu pretendojnë miqtë e 24-vjeçares, e cila u vra nga i ati në një shtëpi me qera, më 22 shkurt në Tiranë. Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë kontaktuar me redaksinë e “Balkanweb” ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e të ndjerës. Sipas tyre, 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte. Por dy fëmijët e saj, jetonin me të atin pas divorcit, pasi mesa duket ky është një rregull në Liban. Duke dashur që të takonte fëmijët e saj, ajo pranoi oferën e të aftit që të shkonte bashkë me të në Liban për të takuar fëmijët e saj.
    “Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në ëarschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës. Ryan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në Balkanëeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë,”- thanë ata.
    Sipas tyre, nëna e Rayan Alëan ka njoftuar 2 ditë më parë familjen në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 
    “Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt 2025 dhe deri më 21 shkurt 2025, ne humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion derisa nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars 2025, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident automobilistik në Gjermani. Megjithatë, ne nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë,”-shtuan miqtë e të ndjerës.
    Po ashtu, ata kanë kërkuar ndihmë  për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varoset në Gjermani.
    “Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata. Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.
    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • ‘Na ndihmoni’, miqtë e palestinezes që u vra në Tiranë kërkojnë të tërheqin trupin e 24-vjeçares

    ‘Na ndihmoni’, miqtë e palestinezes që u vra në Tiranë kërkojnë të tërheqin trupin e 24-vjeçares

    Miqtë e 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë ndarë historinë e tyre për një media, duke treguar se si humbën kontaktet me mikeshën e tyre. Ata kanë qenë në kërkim të saj për më shumë se një muaj, pasi nuk mundën të lidhen më me të që nga 21 shkurt.
    Fillimisht, nëna e saj kishte informuar se Rayan kishte humbur jetën në një aksident automobilistik, por miqtë e saj dyshonin për këtë version, pasi ishin të njohur me konfliktet familjare që ajo mund të kishte pasur.
    “Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt dhe deri më 21 shkurt humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion. Pas kësaj, nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident në Gjermani. Megjithatë, nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë,” thanë miqtë e saj.
    Ngjarja tragjike ndodhi kur Rayan dhe Fadi Alwan mbërritën në Rinas më 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet. Hetuesit zbuluan se Fadi Alwan, pas vrasjes së 24-vjeçares me disa goditje thike më 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, e më pas në Amsterdam. Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri tani nuk është arrestuar.
    Trupi i pajetë i Rayan Alwan u gjet nga pronarja e banesës 5 ditë pasi autori i dyshuar kishte lënë vendin.

  • Trupi i palestinezes Rayyan Alwan prej më shumë se një muaji në morg, miqtë e 24-vjeçares: Na ndihmoni ta varrosim në Berlin! Familja nuk e do

    Trupi i palestinezes Rayyan Alwan prej më shumë se një muaji në morg, miqtë e 24-vjeçares: Na ndihmoni ta varrosim në Berlin! Familja nuk e do

    Familjarët e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, me gjasë nuk do ta tërheqin trupin e saj të pajetë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

    Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

    Miqtë e 24-vjeçares të cilët kanë kontaktuar me redaksinë e BalkanWeb, ekonfirmojnë jë gjë të tillë. Sipas tyre, familjarët nuk duan ta tërheqin trupin pasi ka qenë vetë nëna dhe babai i saj që kanë bërë planin për vrasjen e Rayyan Alwan.

    Ata kanë kërkuar ndihmë për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varoset në Gjermani.

    “Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata.

    Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

    Ngjarja:
    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
    Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
    Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.