Prokuroria e Tiranës u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste.
Prokurori i çështjes thotë në shkresa se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.
Kjo kërkesë prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Babë e bijë udhëtuan nga gjermania drejt Tiranës dhe morën një shtëpi me qira online, ndërsa u prezantuan si çift. Pesë ditë më vonë krimi u zbulua nga pronarët e hotelit kurse policia e gjeti 24-vjeçaren të masakruar me armë të ftohtë. I dyshuari kishte fshirë çdo gjurmë të vrasjes dhe ishte larguar.
Një kërkesë e dytë është përcjellë përmes letërporosisë drejt Gjermanisë ku prokurori i çështjes kërkon informacione nga të afërm të viktimës mbi problemet dhe konfliktet e mundshme.
Një ndër personat që kërkohet të pyetet është edhe e ëma e 24-vjeçares si dhe të afërm të tjerë. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq nga të afërm të saj, thanë burimet e Top Channel, të cilat janë në pritje të drejtësisë së dy vendeve.
Tag: alwan
-

Prokuroria e Tiranës kërkesë Libanit: Të ekstradohet babai vrasës, Gjermania të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan
-

“Të ekstradohet babai vrasës”/ Kërkesa drejtuar Libanit! Gjermanisë i kërkohet të marrë në pyetje bashkëshorten e Rayan Alwan
Prokuroria e Tiranës u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste.
Prokurori i çështjes thotë në shkresa se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.
Kjo kërkesë prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Babë e bijë udhëtuan nga gjermania drejt Tiranës dhe morën një shtëpi me qira online, ndërsa u prezantuan si çift. Pesë ditë më vonë krimi u zbulua nga pronarët e hotelit kurse policia e gjeti 24-vjeçaren të masakruar me armë të ftohtë. I dyshuari kishte fshirë çdo gjurmë të vrasjes dhe ishte larguar.
Një kërkesë e dytë është përcjellë përmes letërporosisë drejt Gjermanisë ku prokurori i çështjes kërkon informacione nga të afërm të viktimës mbi problemet dhe konfliktet e mundshme.
Një ndër personat që kërkohet të pyetet është edhe e ëma e 24-vjeçares si dhe të afërm të tjerë. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq nga të afërm të saj, thanë burimet e Top Channel, të cilat janë në pritje të drejtësisë së dy vendeve.Top Channel
-

Vrau të bijën në Shqipëri, palestinezi arrestohet në Liban. Motivi ende mister
Palestinezi Fati Alwan i cili akuzohet se vrau të bijën e tij 2 muaj më parë në Shqipëri, është arrestuar këtë të mërkurë në Liban. Të martën u tërhoq nga morgu trupi i pajetë i 24-vjeçares Rayan Alwan, nga avokati i familjes së saj, i dërguar në vendin tonë nga nëna e 24-vjeçares dhe është dërguar më pas në Liban.
Vajza palestineze u gjet e vrarë në një banesë të marrë me qira në kryeqytet në muajin shkurt të këtij viti. Fillimisht u dyshua se autor ishte bashkëjetuesi i saj, 25 vite më i madh në moshë. Më pas të dhënave që policia shqiptare siguroi nga homologët rezultoi se 24-vjeçarja u vra nga babai i saj, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Motivet e këtij krimi makabër vijojnë të mbeten mister për grupin hetimor. Autoritetet shqiptare pak ditë pasi ndodhi ngjarja i kërkuan homologëve në Gjermani që të kërkonin nga familjarët të tërhiqnin nga morgu trupin e së resë, por sipas tyre nuk kishte pasur asnjëri një interesim për këtë gjë. Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt dhe në Rinas 49-vjeçari u prezantua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.
Natën e parë ata kanë fjetur në katin e parë të banesës 3-katëshe, dhe më pas me pretendimin se nuk u ka pëlqyer dhoma, më datë 20 kanë qëndruar në katin e tretë të vilës, aty ku ndodhi edhe krimi makabër. -

Arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez që vrau vajzën në Tiranë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Është arrestuar në Liban shtetasi palestinez Fadi Alwan, 49 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwan, ngjarje e ndodhur rreth dy muaj më parë në Tiranë. Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, ku dyshohet se Alwan e goditi vajzën e tij me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen.
Kapja e tij u bë e mundur falë hetimeve të thelluara të Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet libaneze, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Aktualisht, vijon procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë për krimin e rëndë që ka tronditur opinionin publik.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë
Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij Rayyan Alwan, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez, Fadi Alwan.
Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez,Fadi Alwan, 49 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi Fadi Alwan, në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen Rayyan Alwan.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.Top Channel
-

U vra nga babai i saj në banesën e marrë me qira në Tiranë, trupi i palestinezes Rayyan Alwan tërhiqet nga të afërmit
Trupi i vajzës palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati në banesën e marrë me qira në Tiranë, është tërhequr nga të afërmit e saj disa ditë më parë. Ende nuk dihet zyrtarisht se kush e ka tërhequr trupin miqtë apo familjarët e 24-vjeçares. Miqtë e Rayyan Alwan kontaktuan New24 dy javë më parë ku shprehën dëshirën e tyre për të tërhequr trupin e 24-vjeçares.
Rayyan Alwan u masakrua me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili ndodhet në arrati. Krimi dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira. Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan. Në komunikimet në WhatsApp, i dashuri i 24-vjeçares shprehet i shqetësuar se pse ajo nuk i kthen përgjigje, ndërsa Rayyan i kërkon që të kujdeset për veten.
Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar në datën 19 Shkurt, ndërsa pas atij momenti viktima nuk i ka kthyer më përgjigje partnerit të saj. Trupi i saj i pajetë u gjet në apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 27 Shkurt, disa ditë pas krimit, ndërsa babai i saj, i cili fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti, është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. -

“Dashuria ime..si, çfarë?” Biseda e fundit e palestinezes me të dashurin pak para vrasjes: Mami donte të largohem
Rayyan Alwan
TIRANË-Është zbardhur biseda e fundit e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në Tiranë. Personi i fundit që ka folur me 24-vjeçaren ka qenë i dashuri i saj libanez që e njohu në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
Në bisedën e zhvilluar Alwan njofton të dashurin e saj se ndodhet në aeroport dhe nuk ka mundur të flasë me të pasi ka qëndruar nga e ëma. Kjo e fundit madje i ka kërkuar vajzës të largohet. Në një mesazh të fundit Alwan le të kuptohet se nuk e dinte a do të kthehej sërish në Gjermani, ku shprehet me fjalët: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.BISEDA
18 shkurt 2024 ora 18:41
I dashuri: Rayyan? Jam akoma këtu.
Ora: 19:03 Thirrje telefonike-4 minuta bisedë.
19 shkurt 2024
Ora: 09:17
I dashuri: Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.
Ora: 09:34- Thirrje e humbur
Ora: 09:34
Rayyan: Dashuria ime, jam në aeroport tani.Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.
Ora: 09:35
Rayyan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.
Ora: 09:46
I dashuri: Diçka si, çfarë?
Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI -

Trupi i 24-vjeçares palestineze ende në morg/ Nëna e Rayyan Alwan pritet të vijë në Shqipëri
Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan i cili më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare.
Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës. Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.
Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.
Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë. Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë. -

U vra nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e Rayyan Alwan pritet të vijë në Shqipëri, do të dëshmojë për krimin e rëndë
Rayyan Alwan
TIRANË- Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në Tiranë, pritet që të vijë në Shqipëri. Mësohet se ajo ka kontaktuar me Policinë dhe ka konfirmuar se do të udhëtojë në vendin tonë, për të dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Por, deri më tani, ajo apo të afërm të tjerë të viktimës nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të Alwan, e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
Me dëshminë e saj, nëna e 24-vjeçares pritet që të hedhë dritë mbi motivet e krimit të rëndë, se përse Fadi Alwan udhëtoi drejt vendit tonë dhe më pas vrau vajzën e tij. E reja u gjet e pajetë,më 27 shkurt në një banesë të marrë me qera në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.
Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI -

Prej 6 javësh trupi i 24-vjeçares në morg, nëna e Rayyan Alwan pritet të vijë në Shqipëri për të dëshmuar
Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fdadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.
Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.
Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë.