Tag: alves

  • Dani Alves, nga burgu në predikues ungjillor: Besoni në Zot, unë jam prova e mrekullisë…

    Dani Alves, nga burgu në predikues ungjillor: Besoni në Zot, unë jam prova e mrekullisë…

    28 Nëntor 2025

    9:05

    Alfred Lleshi

    Dani Alves u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë më 28 mars 2025 për akuzën e agresionit seksual, pasi më parë ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg. Tani i lirë dhe pa akuza, ish-futbollisti brazilian jeton i përkushtuar ndaj fesë, në rrjete sociale qarkullojnë video ku ai shfaqet si predikues ungjillor në një kishë në Girona. “Duhet të keni besim, vëllezërit e mi, unë jam prova e kësaj”, – thotë ai.
    Me mikrofon në dorë, Alves shprehet: “Atë që premton Zoti, e mban. I thashë: Zot, dua të bëj një pakt me Ty. Unë do të të shërbej, por Ti kujdesu për shtëpinë time. Preki zemrat”. Në Instagram përshkruhet si “nxënës i Krishtit Jezus”.
    Në një tjetër video iu drejtohet të rinjve: “Mund të jeni të famshëm, mund të jeni të pasur…, por mos e hiqni Jezusin nga rruga juaj. Nëse e bëni, do të hyni në errësirë, ashtu sikurse hyra unë”. Ai shton: “Mos mendoni se Zoti atje lart është larg jush, që jeni këtu”.

  • Nga skandalet te shpëtimi shpirtëror: Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves tregon rrugën e tij të re

    Nga skandalet te shpëtimi shpirtëror: Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves tregon rrugën e tij të re

    Ish-futbollisti Dani Alves nuk u dënua përfundimisht në rastin e përdhunimit të një vajze 23-vjeçare në Barcelonë, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, dhe disa muaj më parë ai u lirua më në fund nga burgu pas 14 muajsh.
    Tani, të paktën siç e tregon në rrjetet sociale, jeton një jetë të ndryshme, më të qetë se ajo që jetoi në vitet e fundit të karrierës së tij në futboll, kur shijonte veçanërisht jetën e natës.
    Në fakt, në videot që u përhapën në internet, braziliani u shfaq duke mbajtur një fjalim si predikues në një kishë në Spanjë dhe duke folur për mënyrën se si e ripërcaktoi marrëdhënien e tij me Zotin.
    “Duhet të kemi besim, vëllezërit e mi, unë jam prova e kësaj. Sepse atë që Zoti premton, e përmbush. Në trazira, në stuhi, gjithmonë ka një lajmëtar të Zotit”.
    Dhe ky lajmëtar, në momentin më të keq të jetës sime, më mori në krahë, më çoi në Kishë, në rrugën e drejtë, dhe sot jam në këtë rrugë falë tij. Bëra një marrëveshje me Zotin”, tha ai në mënyrë karakteristike.

  • Pas lirimit nga burgu, Dani Alves bëhet sërish baba

    Pas lirimit nga burgu, Dani Alves bëhet sërish baba

    Dani Alves dhe Joana Sanz kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku , sipas Vanitatis. Lindja ndodhi në Barcelonë, ku jeton çifti, dhe më pas ata u zhvendosën në Esplugues de Llobregat, ku po marrin vizita nga miqtë dhe familja.
    Foshnja, ardhja e së cilës pritej me padurim nga çifti, lindi në një kohë veçanërisht të rëndësishme për të dy. Ishte më 31 mars që Joana Sanz njoftoi shtatzëninë e saj në mediat sociale, vetëm tre ditë pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës (TSJC) liroi nga akuzat Dani Alves pasi ai fillimisht ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për një rast të sulmit të dyshuar seksual që ndodhi në orët e para të 31 dhjetorit 2022.
    Edhe pse ish-futbollisti brazilian jetoi për më shumë se një vit në një betejë të ashpër ligjore, e cila bëri bujë ndërkombëtare, çifti qëndroi bashkë dhe ka zgjedhur të rifillojë jetën e tyre larg vëmendjes së medias. Lindja e fëmijës së tyre shënon një fazë të re për të dy.
    Statusi ligjor i Alves
    Alves kaloi 15 muaj në paraburgim, përpara se të dënohej për përdhunim, për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në një klub nate në Barcelonë. Ai u dënua me 4.5 vjet burg dhe iu urdhërua të paguante 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën.
    Megjithatë, pas paraqitjes së një ankese (apeli), Alves u lirua me kusht, dhe apeli më pas e shfajësoi plotësisht nga të gjitha akuzat, për shkak të “mungesës së provave përfundimtare”.
    Viktima dhe prokuroria publike kanë dorëzuar ankesat e tyre të reja, por çështja pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

  • U lirua nga akuzat e pë*dhunimit, por nuk mjafton. Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij

    U lirua nga akuzat e pë*dhunimit, por nuk mjafton. Dani Alves duhet t’i paguajë miliona ish-klubit të tij

    19 Shtator 2025

    14:02

    Alfred Lleshi

    Vetëm pak muaj pas shpalljes i pafajshëm në apel nga akuzat për për*dhunim, Dani Alves përballet me një tjetër lajm të keq. Ish-mbrojtësi brazilian, që shpresonte të merrte kompensim për muajt e kaluar në burg dhe ndërprerjen e kontratave të punës, është dënuar nga CAS që t’i paguajë dëmshpërblim klubit meksikan Pumas, i cili i kishte ndërprerë kontratën në fillim të vitit 2023.
    Pumas e mbylli kontratën pas arrestimit të lojtarit për pë*dhunimin e dyshuar të një 23-vjeçareje, duke aktivizuar klauzolën që parashikonte ndëshkim në rast të “skandalit publik” apo veprave penale. Fillimisht FIFA i kishte dhënë të drejtë Alves-it, por CAS e përmbysi vendimin, duke njohur vlefshmërinë e ndërprerjes së kontratës “për shkak të justifikuar”.
    Më saktësisht, e imponon brazilianin t’i paguajë shumë më të lartë se 4.5 milionë dollarët e kërkuar nga klubi meksikan. Në aspektin penal, Alves ishte dënuar në vitin 2024 me 4 vite e gjysmë burg, por mbas 14 muajve pas hekurave, dënimi iu anulua në apel për shkak të gabimeve dhe kontradiktave gjatë procesit.
     

  • Dani Alves humbet çështjen, detyrohet t’i paguajë miliona dollarë ish-klubit të tij

    Dani Alves humbet çështjen, detyrohet t’i paguajë miliona dollarë ish-klubit të tij

    Një kapitull i ri polemikash është hapur për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves. Mbrojtësi është urdhëruar të paguajë një kompensim prej miliona dollarësh për Pumas UNAM, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi në favor të këtij klubi meksikan.
    Vendimi rrjedh nga një mosmarrëveshje kontraktuale që filloi në vitin 2023, kur Alves u përball me probleme ligjore në Spanjë që e penguan atë të kthehej për të përmbushur detyrimet e tij me Pumas UNAM.

    Në një deklaratë zyrtare, Pumas bëri sqarimin përkatës. “CAS vendosi në favor të Klubit, duke përmbysur vendimin e 15 majit 2024 të Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve e FIFA-s. Gjykata nxori një vendim të ri, i cili konfirmon vlefshmërinë e ndërprerjes së kontratës për shkak të drejtë të ushtruar nga Klubi dhe urdhëron z. Alves të paguajë një kompensim më të lartë se ai i vendosur nga FIFA.
    © BalkanWeb