Tag: alushi

  • Ester Alushi në pritje të ëmbël?! Fansat në shok pas postimit të saj të fundit

    Ester Alushi në pritje të ëmbël?! Fansat në shok pas postimit të saj të fundit

    Fermerja simpatike e Ferma VIP 2, Ester Alushi, ka ndezur rrjetin me një foto nga një mbrëmje gender reveal, ku zbuloi se në jetë po vjen një vajzë e vogël!

    Menjëherë pas publikimit, ndjekësit shpërthyen me komente dhe dyshime… “A është Ester në pritje?!”

    Por shumë shpejtë Ester i dha fund aludimeve me një tjetër postim ku sqaroi se ajo do bëhet hallë!
    Kujtojmë që Ester fitoi zemrat e shqiptarëve në Ferma VIP 2 me humorin, talentin në këngë dhe aktrim.

    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Ester Alushi rikthehet në fermë: Më kishte marrë malli pafund!

    VIDEO/ Ester Alushi rikthehet në fermë: Më kishte marrë malli pafund!

    Ester Alushi, një nga fermeret më të dashura për publikun gjatë edicionit të dytë të Ferma VIP 2, është rikthyer sërish në fermë.

    Në një instastory, aktorja shfaqet në ambientet e fermës ku rrëfen se kishte ndjerë mall për shtëpinë që dikur ndante me fermerët e tjerë.
    “Nuk e di a e dalloni dot ku jam këtu. Po jam ulur te i njëjti vend ku ulesha gjithmonë dhe këndoja. Jam te ferma ime e dashur. Po më kishte marrë malli shumë. Hoqa një lloj malli që kisha. Edhe pse i njëjti vend ku jam ulur dhe kam qarë pafund. Sinqerisht më kishte marrë malli pafund. Një lloj ndjesie që nuk di ta përshkruaj”, shprehet Ester.

    /vizionplus.tv

  • Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam më shumë se e emocionuar

    Ester Alushi del nga Ferma VIP, voton në Zall-Herr: Jam më shumë se e emocionuar

    Ndodh për herë të parë në Shqipëri. Ester Alushi ka lënë për pak çaste ambientet e Ferma VIP për të shkuan në Zall Herr në Tiranë, për të shprehur vullnetin e saj si votues.
    Ester ëhstë ndjekur LIVE nga Ferma VIP e deri në Zall Herr, nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus.
    “Jam shumë e emocionuar. Pas një muaji po shoh njerëz të tjerë vecc fermerëve. Shumë e emocionuar dhe nuk e prisja këtë emocion. Në prani të kamerave nuk kisha votuar kurrë. Isha shumë e qartë me idetë e mia dhe personin që do zgjidhja. I ftoj gjithë shqiptarët të votojnë”, u shpreh Ester.

    Si asnjëherë më parë në një reality show në Shqipëri, ndodh që një garues të votojë LIVE për zgjedhjet politike në vend.
    /vizionplus.tv

  • Në përvjetorin e lindjes së këngëtarit Shyqyri Alushi, zërit që vazhdon të na magjepsi

    Në përvjetorin e lindjes së këngëtarit Shyqyri Alushi, zërit që vazhdon të na magjepsi

    Nga Albert Vataj
    Më 10 maj, dita që shënoi lindjen e një prej zërave më të dashur të këngës qytetare shkodrane, na sjell sot një kujtim të gjallë dhe të paharruar, Shyqyri Alushi, bilbili i ahengut, zëri që u bë emblemë e një trashëgimie të rrallë shpirtërore. Në këtë përvjetor lindjeje, ne nuk e kujtojmë si të ikur, por si një prani të përhershme në kulturën, në ndjeshmërinë dhe në identitetin tonë muzikor. Kujtimi i tij është një himn i gjallë për artin popullor, për dashurinë ndaj qytetit të vet dhe për dinjitetin që ai përfaqësoi si njeri e si artist.Më 10 maj, kujtojmë lindjen e një prej zërave më përfaqësues të muzikës qytetare shkodrane, Shyqyri Alushit – bilbilit të fundit të ahengut, mjeshtrit të këngës që rridhte nga shpirti dhe prekte thellë shpirtin. Në këtë ditë, jo për të vajtuar një ndarje, por për të festuar një trashëgimi që nuk shuhet, i rikthehemi me nderim dhe dashuri figurës së artistit që i dha Shkodrës tingullin që e bëri të pavdekshme në kujtesën muzikore të shqiptarëve.Lindi në Shkodër më 10 maj 1934, në një qytet që kishte muzikën në palcë, dhe vetë u bë një me atë frymë. Trashëgoi pasionin nga i ati, Alushi, edhe ai këngëtar dhe muzikant popullor. Që në moshë të re u përthith nga tingulli i fyellit, zumarës, por mbi të gjitha nga zëri i qytetit. Debutimet e para i pati në dasmat dhe lagjet e Shkodrës, aty ku kënga popullore nuk këndohej për skenën, por për shpirtin.Në vitin 1956 ngjitet për herë të parë në skenë, në inagurimin e “Kinema Republika”, për të vijuar më pas një rrugëtim të gjatë e të denjë, që përfshiu pjesëmarrjen në dasma, lokale e koncerte popullore, e që kulmoi me angazhimin si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës nga viti 1974 deri në vitin 1986. Zëri i tij kumbonte me atë ngrohtësi dhe sinqeritet që vetëm ahengu qytetar shkodran mund të kultivonte.Repertori i Shyqyri Alushit është një arkiv e gjallë e shpirtit shkodran: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha e kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa” – janë këngë që mbeten jo vetëm në fonotekë, por në kujtesën emocionale të brezave.U vlerësua me tituj që i qëndrojnë hijshëm portretit të tij artistik: “Artist i Merituar” (1984), “Çmimi i Karrierës” në Festivalin e Këngës Popullore Qytetare (1996) dhe “Krenaria e Qytetit” nga Bashkia e Shkodrës (1999).Shyqyri Alushi nuk ishte vetëm këngëtar. Ai ishte kujtesë e gjallë e një tradite që digjej ngadalë në një botë që harroi të dëgjojë me zemër. Zëri i tij u bë udhërrëfyes për ruajtjen e një stili që kishte brenda jo vetëm teknikën vokale, por emocionin e pastër, shpirtin e papërzier dhe kulturën e një qyteti që e donte me të gjitha ngjyrimet.Në këtë 10 maj, kujtimi i Shyqyri Alushit është shumë më tepër se një përvjetor – është një thirrje për të mos harruar rrënjët tona, për të mbajtur gjallë këngën që na mëkoi dhe për të nderuar ata që, si ai, e ngritën artin në përmasën e përjetësisë.Në çdo kthinë të Shkodrës, në çdo jehonë të një kënge të vjetër, ai është ende aty. Me kasketën e tij të njohur dhe hapat e lehtë që zbrisnin trotuaret me thjeshtësi e përulje, Shyqyri Alushi mbetet një ikonë e gjallë e artit popullor shqiptar.Në këtë 10 maj, nuk kemi thjesht një datëlindje për të përkujtuar, por një trashëgimi të gjallë për të nderuar. Shyqyri Alushi nuk është më vetëm një emër i së kaluarës; ai është një zë që flet për ne sot, përmes çdo kënge që ende frymon në dritaret e Shkodrës, në dasmat, gazmimet, kujtimet dhe mallin tonë. Le të jetë ky përvjetor një ftesë për të kënduar me të, për të kujtuar me dashuri dhe për të përcjellë te brezat e ardhshëm atë që ai na la: këngën si pasuri e shpirtit.

  • VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

    VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

    Aktorja e njohur dhe tashmë banorja e “Ferma VIP”, Ester Alushi, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 24-t në një atmosferë të veçantë brenda reality show-t. Një moment mjaft i ndjerë ndodhi në mesnatë kur ajo u surprizua nga shoku i saj në fermë, Ylli, i cili kishte porositur një tortë të personalizuar për të shënuar ditën e saj të lindjes.
    Surpriza u prit me shumë emocione nga Ester, e cila nuk i mbajti dot lotët. Ajo falenderoi banorët për urimet dhe gjestin e veçantë të Yllit. Mes muzikës, duartrokitjeve dhe përqafimeve, atmosfera në fermë u kthye në një festë të ngrohtë, ndryshe nga ditët e zakonshme të sfidave.
    /vizionplus.tv