Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shprehur hapur kritikat për Policinë e Shtetit.
“Ne bashkëpunojmë përditë me Policinë e Shtetit. Një pjesë të hetimeve e kryejmë me Policinë e Shtetit. Por kam pasqyruar një realitet rënien e referimeve nga Policia e Shtetit, kjo e pasqyruar dhe në raportin vjetor.
Ne jemi sesione që jemi të detyruar të bashkëpunojmë. Niveli i bashkëpunimit është ka raste që ka vend për vlerësime, ka raste që ka nevojë për kritika dhe unë i kam bërë hapur. Kemi më shumë mundësi për të bashkëpunuar. Policia ka mbi 10 mijë punonjës dhe mund të rrisin numrin e kallëzimeve në Prokurorinë e Posaçme”, tha Dumani.
Tag: altin
-

Ku janë kallëzimet? Altin Dumani i dërgon mesazh të fortë Policisë së Shtetit: Mos prisni..
-

Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja
Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për ish-deputetin Jurgis Çyrbja. SPAK kërkon nga GJKKO dënimin me 3 vjet burg për Çyrbjan, të akuzuar për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
A2 CNN mëson se Çyrbja do të dënohet përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, ai do të vuajë 2 vite burgim.
Të njëjtin dënim SPAK kërkon edhe për Altin Hajrin.
“Altin Hajri- korrupsion në zgjedhje, përkrahje e autorit të krimit, këkrohet 3 vite burg/ 2 vite burg nga gjykimi i shkurtuar”.
Kurse për Ahmet Mashan kërkon 2 vite e 6 muaj, ose 1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar.
“Ahmet Masha- Tregim i sekretit shtetëror, përkrahje e autorit të krimit- 2 vite e 6 muaj/1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar”.
Kujtojmë se Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale të rënda, të dokumentuara përmes komunikimeve në platformën e koduar “SkyECC”, mes tyre tregim i Sekretit Shtetëror: Cyrbja dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete të Policisë së Shtetit dhe të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona të kërkuar, përfshirë Altin Hajrin, t’i shmangeshin kapjes.
Po ashtu Çyrbja, akuzohet se ka ofruar ndikim te organet ligjzbatuese në këmbim të sigurimit të votave nga Altin Hajri për zgjedhjet e vitit 2021.Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi dha dorëheqjen nga mandati i tij. -

Skandali/ Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi dokumentin që Policia greke vërteton ekspulsin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.
Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti, faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.
“Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar’, shprehet Berisha.
Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë.
Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara.
Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi.
Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.
Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon:
“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë.
Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale.
Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.
Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit.
Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët.
Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.
Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra.
Ky dokument fshihet nga Altin Troplini.
Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës”, u shpreh Berisha. -

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh edhe ti para ligjit…
Kryedemokrati, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata për dosjen “Partizani”.
Në dalje të SPAK në një prononcim për mediat, Berisha lexoi edhe mesazhin që la për kreun e SPAK, Altin Dumani.
“Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”,- ishte mesazhi që lexoi Berisha.
-

“Dumani e fshehu”, Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik, dokumentin që sipas tij, Policia greke vërteton ekspulsin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.
Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti, faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.
“Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara.
Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi. Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë. Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon:
“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale. Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.
Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit. Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët. Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.
Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini. Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës,” tha Berisha. -

Berisha në SPAK, mesazh Altin Dumanit: Armik i votës së lirë, do përgjigjesh para ligjit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mëngjesin e kësaj të hëne u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, njësoj si dhe herët e tjera, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani.
Berisha: Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit.Dosja “Partizani” u dërgua për gjykim më 19 maj. Berisha akuzohet për korrupsiin pasiv të zyrtarëve t lartë. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për korupsion dhe pastrim parash.
Pak ditë më parë GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre.
Ndërkohë, seanca e radhës për çështjen “Partizani” në GJKKO është caktuar të mbahet më 10 nëntor, në orën 11:00./vizionplus.tv -

Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme: Dosjet në SPAK mbyllen me qese parash
Në prag të raportimit të qeverisë se gjyqësorit në Parlament, Sali Berisha shtoi dozën e sulmeve ndaj reformës në drejtësisë.
Luftën frontale e ka me SPAK, që e konsideron si institucionin më të korruptuar të drejtësisë.
Përgjegjësinë ia faturon armikut të tij të përbetuar në SPAK, Altin Dumani, mandati i të cilit si drejtues është drejt fundit, por jo puna e tij si prokuror.
Në analizën që i bëri sistemit të drejtësie Sali Berisha zgjodhi të citojë shifrat e raportit të departamentit amerikan duke akuzuar Altin Dumanin për mashtrim pasi sipas tij ka dënuar tre herë me pak zyrtarë të lartë për korrupsion.Top Channel
-

Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra
Showbiz E Martë, 28 Tetor 2025 22:01
Artisti Robert Aliaj dhe aktivistët Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj u përfshinë në një debat teksa diskutohej mbi projektligjin për gjinitë.
Robert Aliaj: Nuk do bëjmë debat. Unë të lash rehat dhe ajo zonja që është aty ta qepi gojën pak.Mirela Arqimandriti: Ore je në vete ti apo jo. Mbaro aty ça ke për të thënë, hajde vazhdo.
Robert Aliaj: Më lini të flas mo se po më acaroni. Kjo është strategjia juaj. Le të jem unë gabim mo zotëri po më lini të flas. Ore këtë du me dit unë si shqiptar more, çfarë doni ju mo zotëri. Lërini shpjegimet e ligjeve dhe filozofirat e ligjeve. Ju jeni më keq se komunizmi. Ju s’keni të drejtë të imponoheni.
Altin Hazizaj: Ti këndoje atje dhe merrje edhe çmime. Po mos të ishe i lidhur me sistemin komunist nuk merrje çmime ti.
Robert Aliaj: Ju doni të imponoheni. Asgjë si bëri familjes xhihadizmi më shumë se ju.
Altin Hazizaj: Nuk e bën dot artisti debatin e ligjit. S’duhet të kishe ardhur këtu i dashur. Këtu është debat për ligjshmërinë. Fakti që këtu janë tre burra dhe po keqtrajtojnë një grua publikisht, është shfaqja më e shëmtuar misogjiniste në këtë vend. Dhe keni guximin ti thoni një gruaje mbylle gojën. Ti sapo e the mbylle gojën. T’ju vijë turp. Ja burra si puna jote që supoizohet sikur jeni intelektual dhe sot e kësaj dite i trajtoni gratë si të jenë plehra., Ja ndaj duhet ligji dhe ndaj keni dalë kundër ju. Kjo është e vërteta. Doni të mbani pabarazinë ju. Doni të mbani gra të shtypura se ky është realiteti i Shqipërisë. Ça familje, kur po i vrisni gratë.
Robert Aliaj: Le të flasim me terma këtu. Qetësohu mo. Ku është kjo barazi duke shkuar nëpër shkolla dhe duke i mësuar fëmijët si të bëhen homoseksualë. Ça lidhje ka kjo me barazinë ligjore me zotëri?
Altin Hazizaj: Ky ligj ka vetëm këtë lidhje, barazinë burrë grua.
Robert Aliaj: Barazi gjinore ka pasur që në kohën e Enver Hoxhës.
Altin Hazizaj: O Berti të lutem se këtu na ofendove. Se ai sistemi komunist ka 10 mijë të vdekur, burra e grua. Ça barazie ishte ajo Berti. Rrini tani se po flisni broçkulla.

