Tag: altin

  • Do i shiste te grupet kriminale, ish-ushtaraku kapet me 4 pistoleta e municione! Pjesë e grupit që do vriste ‘Rrumin e Shijakut’

    Do i shiste te grupet kriminale, ish-ushtaraku kapet me 4 pistoleta e municione! Pjesë e grupit që do vriste ‘Rrumin e Shijakut’

    Ish-ushtaraku 46-vjeçar, Altin Celami, është arrestuar sërish nga policia për të njëjtën veprimtari kriminale: furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri.
    Në njoftimin e policisë thuhet se Altin Celami përdorte taksinë e tij për të transportuar armët dhe municionin luftarak, që t’i shmangej ndalimit të policisë.
    Gjatë kontrollit fizik, të taksisë dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
    “Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
    Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
    Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.
    Altin Celami u arrestua edhe më 4 tetor të vitit 2022 së bashku me 14 persona të tjerë, të cilët operonin si një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë. Para arrestimit, ky grup kriminal tentoi edhe vrasjen e Aleksandër Jahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

  • VIDEO/ Armët janë sheshit në Tiranë, policia arreston 1 taksist me 4 pistoleta – Altin Celami, u kap në flagrancë

    VIDEO/ Armët janë sheshit në Tiranë, policia arreston 1 taksist me 4 pistoleta – Altin Celami, u kap në flagrancë

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të armëve. Operacioni policor, i koduar “Gun Expert”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dhe u ndoq me metoda speciale hetimi.

    Si rezultat i operacionit, policia arrestoi në flagrancë shtetasin Altin Celami, 46 vjeç, banues në Tiranë, ish-ushtarak, i cili u ndalua në Rrugën e Dibrës teksa drejtonte automjetin e tij tip taksi, që e përdorte për të shmangur kontrollet policore.

    Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan: 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do të shiteshin tek grupe kriminale.

    Policia bën me dije se 46-vjeçari kishte qenë i implikuar edhe më parë në veprimtari të ngjashme kriminale. Aktualisht, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet furnizimi me armë.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

  • SPAK drejt zgjedhjes së kreut të ri! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

    SPAK drejt zgjedhjes së kreut të ri! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, duhet të parqiten në orën 10:00 ditën e Enjte të datës 4 Dhjetor në ambjentet e KLP-së për të prezantuar vetveten dhe shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK.
    Ndryshe nga herët e tjera si me rastin e përzgjedhjes së Arben Krajës dhe Altin Dumanit, ku faza e intervistimit dhe shpalosjes së platformave drejtuese është bërë në të njëjtën ditë dhe me votimin e zgjedhjes së drejtuesit, këtë herë KLP-ja ka zgjedhur ë këtë proces ta bëjë dy javë para datës 18 dhjetor, që është dhe data finale e mbarimit të mandatit të Altin Dumani.
    Pak kohë më parë KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe se tashmë gjatë muajit Nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional, organizativ dhe përshtatshmërisë së tyre.

  • Altin Dumani drejt largimit nga Shqipëria? Gazetarja bën deklaratën e fortë: Do të iki sapo t’i përfundojë…

    Altin Dumani drejt largimit nga Shqipëria? Gazetarja bën deklaratën e fortë: Do të iki sapo t’i përfundojë…

    Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv, teksa tha se kreu i SPAK Altin Dumani do të qëndrojë edhe vite si prokuror i SPAK dhe në përfundim të mandatit, do të largohet nga Shqipëria.
    Llabani tha se Dumani ka shumë arsye që ta vazhdojë jetën në një vend tjetër ku do të vazhdojë edhe karrierën e tij.
    “Altin Dumani do të vazhdojë të qëndrojë edhe tre vite të tjera si prokuror i SPAK. Dosjet që ai ka do t’i vazhdojë deri në fund dhe unë e kam dhënë parashikimin tim. Zoti Dumani, pasi të mbarojë mandatin e tij, nuk do të qëndrojë më në Shqipëri. Ka shumë arsye që zoti Dumani të jetë në tjetër vend për të vazhduar jetën edhe karrierën e tij”, tha Llabani.

  • Berisha: Altin “Troplini” është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia!

    Berisha: Altin “Troplini” është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia!

    Berisha: Altin “Troplini” është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia!
    Kryetari i PD, Sali Berisha dhe se, Altin “Troplini”është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Berisha tha se, ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro, gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda.
    “Deklarata e Altin Dumanit, është një skandal. Një skandal i vërtetë. Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë.
    Kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve dhe e përgëzoj, çdo transaksion të familjarëve të mi. Dhe unë i përgëzoj, gjëja më normale.
    Kjo agjenci, nuk mund të them se ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk mund të përjashtoj se e ka bërë këtë. Nuk mund të them që nuk e ka bërë.
    Por ka një gjë në themel që unë e kam denoncuar me dhjetëra herë para jush. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor, për mos zbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.
    Se nëqoftëse Altin Dumani zbaton ligjin antimafia, ai konstaton se pronat e klanit Xhafaj, vijnë nga droga e Gerondit, dhe jo nga djersa e tyre. Por Altin Troplini nuk e bën këtë se është peng.
    Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, ja ku është hoteli 70 mln euro gjer tani i familjes Rama dhe Redi Mollës që e nxorrën nga burgu se është i teta Ollgës.
    Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, le të lexojnë Ola Xamën, një gazetare kurajoze, e cila bëri një hetim që Altini nuk e bëri. Dhe kjo gazetare i tha opinionit publik, se këto kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit, vetëm 20% të parave i kanë nga bankat.
    Dhe kjo mjafton për Altin Troplinin që tu vë drynin atyre kullave, me para të pista.
    Por ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro. Gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda.
    Kjo është.
    Ai tani ka marrë mision të dalë nëpër studio dhe të mashtrojë. I thotë publikut se për herë të parë tre zv/kryeministra, ky quan zv/kryeministra ata që kanë qenë.
    Por gjer sot, siç mashtron ai, se ka një zyrtarë shumë të lartë të dënuar. Asnjë zyrtar shumë i lartë nuk është i dënuar për korrupsion. Asnjë për korrupsion.
    Dhe për sqarim për publikun. Këta që duan të ua fshijnë memorien ju dhe tu hedhin trutë e atij që s’po e them, ju thonë ju se nuk ka ndodhur ndonjëherë, ministri në detyrë.
    U them unë ju, nga viti 2008-2010, kanë lënë imunitetin dhe janë paraqitur para prokurorit dhe gjykatësit, zv/kryeministri në detyrë dhe dy ministria në detyrë, jo ish-ministrin, por në detyrë.
    Ka dhënë dorëheqjen Ilir Meta në mënyrë absolute, bazuar në një dokument të falsifikuar nga Edi Rama me Filip Çakullin, i cili doli nga analiza e institutit italian më prestigjioz se ishte falsifikuar në 28 segmente.
    Por ai e kishte atë burrni. Më erdhi në zyrë dhe më tha se, nuk shkoj te prokurori për tu hetuar si zv/kryeministër, por do shkoi tek ai të hetohem si qytetar i thjeshtë.
    Për hir të vërtetës, të njëjtën gjë, absolutisht ka bërë Fatmir Mediu, të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha.
    Se këta që duan ti hedhin publikut trutë e atij dhe mendojnë se publiku do besojë mashtrimet, jo mor. Ky quan zv/kryeministër Arben Ahmetajn të cili i lëshoi mandat arrestin, në një kohë që ai ishte larguar prej kohësh nga detyra dhe vetëm kur mori dokumentet e pllakave të banjës së ish-bashkëshortes nga i mori.
    Pra, një propagandë vulgare, neveritëse.
    Por edhe ata gazetarë të cilët qëndrojnë, ky është problemi ‘fact checking’. Gazetarë të cilët pranojnë mashtrime, bëhen bashkëpunëtor në mashtrim, nëse nuk bën ‘fact checking’.
    Shifni, lexoni mediat amerikane dhe mediat e tjera. Absolutisht të nesërmen e deklaratave të paraqesin ‘fact checking’. Ka rëndësi të madhe, se në këtë mënyrë mund të kthjellojnë hapësirën komunikative-mediatike të vendit.
    Del ai thotë, për herë të parë. Ç’për herë të parë. Mirë është të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet”, u shpreh Berisha.

  • “Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës”, Berisha:Transaksionet e familjes time janë hetuar 5 herë

    “Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës”, Berisha:Transaksionet e familjes time janë hetuar 5 herë

    Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi deklaratat e Altin Dumanit, duke e cilësuar si “skandal të vërtetë”. Ai theksoi se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila sipas tij ka shqyrtuar disa herë transaksionet e familjarëve të tij.
    “E kam denoncuar më parë këtë çështje. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Kjo është çështja thelbësore,” tha Berisha.
    Ish-kryeministri shtoi se agjencia nuk ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, ndërsa theksoi se pronat e klanit Xhafa, sipas tij, vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga puna e ndershme.
    Berisha gjithashtu përmendi hotelin 70 milionë euro të familjes Rama dhe Mollës, të cilin sipas tij e kanë përfituar edhe përmes lidhjeve me persona të caktuar nga burgu.
    “Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila ka shqyrtuar disa herë çdo transaksion të familjarëve të mi. E përgëzoj, kjo është gjëja më normale. Nuk mund të them se agjencia ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk e përjashtoj mundësinë që nuk e ka bërë.
    Ka një çështje thelbësore që e kam denoncuar prej kohësh: Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.
    Sipas meje, pronat e klanit Xhafa vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga djersa. Për shembull, hoteli 70 milionë euro i familjes Rama dhe Mollës u përfitua edhe nga lidhjet me burgu, pasi është i Teta Ollgës.”, tha ai.
    BERISHA:
    Deklarata e Altin Dumanit, është një skandal. Një skandal i vërtetë. Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë.Kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve dhe e përgëzoj, çdo transaksion të familjarëve të mi. Dhe unë i përgëzoj, gjëja më normale.
    Kjo agjenci, nuk mund të them se ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk mund të përjashtoj se e ka bërë këtë. Nuk mund të them që nuk e ka bërë.Por ka një gjë në themel që unë e kam denoncuar me dhjetëra herë para jush. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor, për mos zbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.Se nëqoftëse Altin Dumani zbaton ligjin antimafia, ai konstaton se pronat e klanit Xhafaj, vijnë nga droga e Gerondit, dhe jo nga djersa e tyre. Por Altin Troplini nuk e bën këtë se është peng.Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, ja ku është hoteli 70 mln euro gjer tani i familjes Rama dhe Redi Mollës që e nxorrën nga burgu se është i teta Ollgës.
    Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, le të lexojnë Ola Xamën, një gazetare kurajoze, e cila bëri një hetim që Altini nuk e bëri. Dhe kjo gazetare i tha opinionit publik, se këto kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit, vetëm 20% të parave i kanë nga bankat.Dhe kjo mjafton për Altin Troplinin që tu vë drynin atyre kullave, me para të pista.Por ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro. Gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda.
    Kjo është.Ai tani ka marrë mision të dalë nëpër studio dhe të mashtrojë. I thotë publikut se për herë të parë tre zv/kryeministra, ky quan zv/kryeministra ata që kanë qenë.Por gjer sot, siç mashtron ai, se ka një zyrtarë shumë të lartë të dënuar. Asnjë zyrtar shumë i lartë nuk është i dënuar për korrupsion. Asnjë për korrupsion.
    Dhe për sqarim për publikun. Këta që duan të ua fshijnë memorien ju dhe tu hedhin trutë e atij që s’po e them, ju thonë ju se nuk ka ndodhur ndonjëherë, ministri në detyrë.U them unë ju, nga viti 2008-2010, kanë lënë imunitetin dhe janë paraqitur para prokurorit dhe gjykatësit, zv/kryeministri në detyrë dhe dy ministria në detyrë, jo ish-ministrin, por në detyrë.Ka dhënë dorëheqjen Ilir Meta në mënyrë absolute, bazuar në një dokument të falsifikuar nga Edi Rama me Filip Çakullin, i cili doli nga analiza e institutit italian më prestigjioz se ishte falsifikuar në 28 segmente.
    Por ai e kishte atë burrni. Më erdhi në zyrë dhe më tha se, nuk shkoj te prokurori për tu hetuar si zv/kryeministër, por do shkoi tek ai të hetohem si qytetar i thjeshtë.Për hir të vërtetës, të njëjtën gjë, absolutisht ka bërë Fatmir Mediu, të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha.
    Se këta që duan ti hedhin publikut trutë e atij dhe mendojnë se publiku do besojë mashtrimet, jo mor. Ky quan zv/kryeministër Arben Ahmetajn të cili i lëshoi mandat arrestin, në një kohë që ai ishte larguar prej kohësh nga detyra dhe vetëm kur mori dokumentet e pllakave të banjës së ish-bashkëshortes nga i mori.
    Pra, një propagandë vulgare, neveritëse.Por edhe ata gazetarë të cilët qëndrojnë, ky është problemi ‘fact checking’. Gazetarë të cilët pranojnë mashtrime, bëhen bashkëpunëtor në mashtrim, nëse nuk bën ‘fact checking’.Shifni, lexoni mediat amerikane dhe mediat e tjera. Absolutisht të nesërmen e deklaratave të paraqesin ‘fact checking’. Ka rëndësi të madhe, se në këtë mënyrë mund të kthjellojnë hapësirën komunikative-mediatike të vendit.Del ai thotë, për herë të parë. Ç’për herë të parë. Mirë është të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet.

  • Largimi i papritur nga policia, arrestoi Altin Morinën, jep dorëheqjen ish-shefi i komisariatit nr.2

    Largimi i papritur nga policia, arrestoi Altin Morinën, jep dorëheqjen ish-shefi i komisariatit nr.2

    Një oficer karriere është larguar nga Policia e Shtetit në një mënyrë që mund të konsiderohej edhe si një largim i paralajmëruar dhe që ka krijuar jo pak zhurmë në korridoret e policisë. 

    Ish-shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Ritvan Pali, oficeri i karrierës, që për një periudhë kohe drejtoi njërin prej komisariateve më të rëndësishme në vend, ka mbyllur kapitullin e tij në radhët e policisë. 

    Gjatë drejtimit të Komisariatit nr.2, Ritvan Pali arriti rezultate të larta në detyrë, ndërsa një nga operacionet më të bujshme të asaj kohe ishte arrestimi i personit të shumëkërkuar nga SPAK për bashkëpunim me grupet kriminale, ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina. 

    Por pikërisht pas këtij operacioni që u vlerësua edhe publikisht, karriera e Palit mori një kthesë të papritur. Ai dha dorëheqjen papritmas si shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, një vendim që edhe mes kolegëve u përfol si “dorëheqje e detyruar”. 

    Pas largimit nga Tirana, Pali u emërua shef rendi në Devoll dhe më pas u transferua në Kukës, ku shërbeu si specialist i thjeshtë për rendin. Ndërkohë, ndaj tij u aplikua edhe një ulje në gradë, nga komisar në nënkomisar, pa një motivacion të qartë zyrtar. 

    Të gjitha këto vendime, të cilat u bënë edhe publike gjatë kësaj kohe në media duket se e kanë çuar oficerin drejt dorëheqjes përfundimtare nga Policia e Shtetit. 

    A2CNN ka siguruar edhe dokumentin e lirimit nga Policia të oficerit Ritvan Pali. Një rast i pazakontë, ku karriera e një oficeri u shuajt brenda pak kohësh, jo prej mungesës së rezultateve në detyrë. 

  • Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës, dorëhiqet nga policia Ritvan Pali

    Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës, dorëhiqet nga policia Ritvan Pali

    Ritvan Pali, ish-shefi i komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, është larguar me dorëheqje nga radhët e Policisë së Shtetit.
    Pas arrestimit të Morinës, që kërkohej nga SPAK, Pali u pa i padëshirueshëm nga zyrtarët më të lartë të policisë, disa prej të cilëve nuk ishin të interesuar për arrestimin e ish-efektivit të RENEA-s.
    Me urdhër të Ilir Prodës, ai u transferua nga një detyrë në tjetrën, duke iu ulur grada dhe përfundimisht u “internua” si specialist për rendin në seksionin e rendit publik në Policinë e Kukësit. Ndodhur përballë një situate të tillë, Pali vendosi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga radhët e policisë.
    Arrestimi i Morinës solli një valë përplasjesh në polici dhe disa nga efektivët që u përfshinë në aksion u transferuan me urgjencë në detyra të tjera.

  • Altin Dumani: Ja pse SPAK nuk foli për 1 javë rreth hetimeve ndaj Ballukut

    Altin Dumani: Ja pse SPAK nuk foli për 1 javë rreth hetimeve ndaj Ballukut

     
    Altin Dumani shpjegon përse institucioni i akuzës u vonua të bënte transparencë  rreth hetimeve mbi zëvendëskryemnistren Belinda Balluku.
    Nga pikpamja proceduriale nuk mund të kryheshin veprime në mungesë të personit që hetohet. Pritëm që e pandehura të paraqitej në SPAK dhe të merrte dijeni, të njihej me akuzën. Më pas, nisur edhe nga inters i madh i publikut, prokuroria reagoi me njoftimin e saj, që ishte korrekt nga ana e procedurës, por edhe i mjaftueshëm.
    I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, se ka një akuzë që vjen në drejtimin tuaj që jeni një lloj peshoreje kompensuese politike të të dyjave kampeve, dhe njërën prej tyre e keni dëmtuar elektoralisht, kjo edhe për shkak të masave që keni zbatuar kryesisht me lidershipin e opozitës gjë që duket se zhbën diferencën kryesisht me zyrtarët e hetuar nga kampi tjetër ku shumica kanë qenë ish-funksionarë të së shkuarës ose nuk i keni dëmtuar në momente decizive elektorale, e pranoni deri diku këtë akuzë? E keni bërë me Berishën në fushatë, e keni bërë me burgosjen e Metës në kohë zgjedhjesh, e keni bërë me Fredi Belerin tre ditë para zgjedhjeve…., Dumani u përgjigj se SPAK nuk mat temperaturat e politikës për të ngritur akuzat.
    “Ne nuk kemi axhendë politike dhe si institucion para se të ngrejmë një akuzë apo para se t’i drejtohemi gjykatës me kërkesë për caktim mase, nuk matim temeperaturat politike.
    Çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme dhe nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi ne i drejtohemi gjykatës dhe ju prezantoni rastet të cilët janë hetuar me masë sigurimi por ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike”, tha Dumani.
    Ai vuri në dukje se SPAK nuk sheh “me përkatësi politike. Ka plot raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë dhe tjetra; nuk është i vërtetë konstatimi juaj që ne ushtrojmë ndjekjen penale që janë zhveshur nga pushteti edhe nga ato që përmendët ju që prokuroria e Posaçme ka ushtruar ndjekjen penale duke marrë të pandehur apo duke kërkuar masë sigurimi për persona që kanë qenë në krye të detyrës”.
    Po flasim për përfaqësues të opozitës në këtë rast!?
    Altin Dumani: Jo në krye të detyrës si përfaqësues të mazhorancës!
    Si rast përjashtimor ju do të përmendi z. Veliaj…
    Altin Dumani: Jo vetëm, edhe z. Beqja, ishte drejtor i SASPAK kur u ushtrua ndjekja penale ndaj tij.
    Megjithëse nuk ishte dosja e sterilizimit që e çoi në qeli!?
    Altin Dumani: Ishte një hetim tjetër, por i SPAK-ut.

  • Altin Dumani: Ka patur plane për atentat ndaj prokurorëve të SPAK

    Altin Dumani: Ka patur plane për atentat ndaj prokurorëve të SPAK

    Altin Dumani

    TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të posaçëm, por edhe ndaj atij vetë si drejtues i këtij institucioni. Dumani u shpreh se krimi i organizuar është shumë i sofistikuar dhe ka shumë metoda kërcënimi.
    Kreu i SPAK u shpreh se ka patur kërcënime përmes telefonit apo duke kërcëniar familjarët e prokurorëve. Dumani thekson se ka patur edhe kërcënime me jetë deri në realizimin e planeve për atentat ndaj prokurorëve të SPAK.  
    “Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është  publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale. Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani  në emisionin “Trialog” në RTSH.