Tag: altin

  • Kandidatët e PS-së që “i lexuan” votat para kohe, kryebashkiakët e rinj parashikuan rezultatin para Ramës

    Kandidatët e PS-së që “i lexuan” votat para kohe, kryebashkiakët e rinj parashikuan rezultatin para Ramës

    Më 7 nëntor, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki, kreu i qeverisë Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” kishte të ftuar kandidatët për kryebashkiakë, Bruna Mersinin të Vlorës, Gramos Sakon të Tepelenës, Altin Bojnin të Matit, Florenc Dokon të Cërrikut dhe Ervin Cecën të Beratit.
    Të pestë kandidatët e PS-së, të cilët  fituan të gjitha bashkitë, në podcastin e Ramës bënë parashikimet e tyre.Lexo edhe :Related Posts
    Brunilda Mersini parashikoi se do të merrte 80% të votave, Gramos Sako 83% të votave, Ervin Cece 75% të votave, Altin Bojni 65 % të votave dhe Florenc Doko 70 plus 1.

    Por sa iu afruan kandidatët parashikimeve?
    Sipas shifrave zyrtare nga KQZ Brulinda Mersini arriti të merrte 78.44% të votave, Gramos Sako 77.85%, Ervin Ceca 83.35%, Altin Bojni 66.54% dhe Florenc Doko 66.22%.
    Rezultatet tregojnë se disa prej kandidatëve, si Ervin Ceca në Berat, e tejkaluan parashikimin e bërë, ndërsa të tjerë si Sako apo Doko mbetën pak nën pritshmëritë e tyre. Partia Socialiste arriti të sigurojë një fitore të plotë në të gjitha bashkitë ku u zhvillua gara./vizionplus.tv

  • Alarmi i aktivistit/ Goxhaj: Ligji i ri mund t’ju gjobisë me miliona dhe t’ju marrë fëmijën nga shtëpia

    Alarmi i aktivistit/ Goxhaj: Ligji i ri mund t’ju gjobisë me miliona dhe t’ju marrë fëmijën nga shtëpia

    Një projektligj i ri për gjininë, ka shkaktuar një debat të ashpër publik, ku janë artikuluar pretendime të forta për pasojat e tij në shoqëri, ekonomi dhe në thelbin e familjes. Gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në syri tv, aktivisti Altin Goxhaj ka paraqitur një sërë argumentesh tronditëse, duke pretenduar se ligji, nëse miratohet, do të sjellë gjoba milionëshe, do të vendosë kuota absurde gjinore dhe madje do t’i japë shtetit fuqinë për të larguar fëmijët nga prindërit e tyre.

    Sipas aktivistit Goxhaj, një nga pikat më problematike të ligjit lidhet me diskriminimin dhe barrën e provës. Ai solli një shembull hipotetik, ku një person mund të përballet me një gjobë prej 1.5 milionë lekësh nëse nuk i drejtohet me përemrin “zonjë” një burri të veshur si grua. Më tej, Goxhaj theksoi se në raste të tilla, barra e provës bie mbi të akuzuarin, i cili duhet të vërtetojë se nuk ka pasur qëllim të ofendojë, një mekanizëm që sipas tij i përket sistemeve totalitare dhe jo demokracive perëndimore.

    Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, “një tjetër pretendim i bujshëm i ngritur në debat ishte ai për vendosjen e kuotave të barabarta gjinore në fusha të paimagjinueshme”. “Analisti deklaroi se, duke e lexuar ligjin “gërmë për gërmë”, ai parashikon pjesëmarrje të barabartë 50/50 të burrave dhe grave në sektorë si minierat apo edhe në ekipin kombëtar të futbollit, gjë që ai e cilësoi si një “budallallëk” dhe “gafë” legjislative”.

    Megjithatë, akuza më e rëndë dhe më alarmante kishte të bënte me ndikimin e ligjit te të miturit dhe autoriteti prindëror. Goxhaj përshkroi një skenar ku një psikolog shkolle, nëse vëren konfuzion të identitetit gjinor te një adoleshent, është i detyruar të njoftojë psikologë të specializuar, të cilët, sipas tij, financohen nga organizata të komunitetit LGBTI+. Këta specialistë më pas do të punonin për t’i “mbushur mendjen” fëmijës për identitetin e tij të ri gjinor, pavarësisht vullnetit të prindërve.

    Sipas këtij interpretimi, nëse prindërit kundërshtojnë këtë proces dhe kërkojnë ndihmë për të adresuar konfuzionin e fëmijës së tyre, ata jo vetëm që nuk do të gjejnë mbështetje, por mund të përballen me ndërhyrjen e shtetit. Pika kulmore e argumentit ishte pretendimi se, në rast mosmarrëveshjeje, “vjen policia me urdhër gjykate dhe të merr fëmijën”, duke e dërguar në një qendër kujdesi shtetëror. Këto deklarata kanë ngjallur reagime të shumta, duke e vendosur projektligjin në qendër të një stuhie debati publik.

    Flavio Qarri: Barazi për të gjithë, një lloj përgjithësimi. Barazi për të gjithë është komunizëm, për shembull, në këtë platformë. Barazi për të gjithë është komunizëm. Njerëzit kanë vetëm shanse dhe barazi para ligjit, jo… Po, Albi, fjala për ty. Ja dha Gjermenit.

    Elsa Ballauri: Aktualisht është tamam mënyra se si ti po e trajton, për mua është baraz me atë që ndodhte në komunizëm, në forma nga më të ndryshmet.

    Flavio Qarri: Dakord. Altin?

    Altin Goxhaj: Flavio, meqë jemi te komunizmi, në komunizëm nxirrnin ligje për të edukuar njerëzit, siç e tha dhe zonja Elsa. Në demokraci nuk nxirren ligje për të edukuar njerëzit.

    Flavio Qarri: Ligjet gjithmonë janë për të edukuar, edhe…

    Altin Goxhaj: Sepse në demokraci presupozohet, në një shtet pluralist, presupozohet që çdokush ka të drejta dhe shteti nuk ka detyrim, po as as detyrë, të bëjë ligje, të bëjë ligje për edukim. Këto i bëhen vetëm në shoqëritë totalitare dhe në komunizëm.

    Pika e dytë. Ky ligj përcakton qartë që në qoftë se ti nuk i thua zonja zotit të veshur si grua, ai ka të drejtë të shkojë të ankohet për ty dhe ti ke barrën e provës të provosh që s’e ke ofenduar.

    Flavio Qarri: Është në ligj kjo?

    Altin Goxhaj: Dhe… Po pra, po. Dhe ti do marrësh një gjobë fillimisht…

    Elsa Ballauri: Ku e marr vesh ti këtë gjë? Si e kupton?

    Altin Goxhaj: Fillimisht 1 milion e gjysmë lekë…

    Flavio Qarri: Ballauri thotë që nuk është në ligj kjo.

    Altin Goxhaj: Po le të thotë tashti, ai nuk do thotë të vërtetën. Se unë po ja u them troç. Unë kam lexuar ligjin dhe të gjithë e kemi lexuar, për këtë kemi diskutuar. 1 milion e gjysmë, se do quhesh i diskriminuar dhe i diskriminuari nuk e ka barrën e provës. Ai vetëm pretendon. Do t’ia mbushësh ti mendjen sistemit që s’e ke bërë ti. Apo që s’e ke ofenduar. Apo s’e ke pasur me qëllim të keq. Por ndërkohë, po nuk i the grua, ti ke shkelur ligjin, sepse është ai termi…

    Elsa Ballauri: Në Amerikën që ti e merr gjithmonë në krahasim, t’i thuash tjetrit ‘n-ëord’ e përkthen gjithë… E përçon ca gjëra më duket.

    Altin Goxhaj: Ky ligj është vetëm në tre vende të Evropës. Ky ligj vetëm në tre vende të Evropës.

    Flavio Qarri: Cilat?

    Altin Goxhaj: Në vendet e tjera s’e kanë miratuar këtë ligj. Vazhdojmë. Elementi i tretë. Sipas këtij ligji…

    Elsa Ballauri: Është e vazhduar kështu pa i analizuar, pa i parë gjërat, është shumë keq.

    Altin Goxhaj: …në kampionatin e futbollit, kombëtarja e futbollit me meshkuj duhet të ketë gjysma gra, gjysma burra. E di pse e them këtë gjë? Se ka dhe budallallëqe në atë ligj, gabime, idiotësira, që kanë vënë pjesëmarrjen e barabartë apo me kuota burrave dhe grave edhe në minierë, edhe te ekipi i futbollit. Po ta lexosh germë për germë ligjin, është siç them unë. Dhe këto janë gafa që po i quajmë të dorës së dytë. Ajo që është e rëndësishme, ka të bëjë me punëdhënësin. Shkon për të kërkuar punë një burrë i veshur si grua. Shkojnë dhe tre burra të veshur si burra, edhe dy gra të veshura si gra. Kujt i ka të drejtë të ankohet? Jo atyre pse s’u punësuan. Sepse ky e quan që e kanë diskriminuar meqë është i veshur si grua. Dhe punëdhënësi fillon të marrë gjobat derisa i mbyllet biznesi.

    Vazhdojmë. Këta kanë përcaktuar burrë dhe grua. Jo mashkull dhe femër, që përcakton mashkulli burrin dhe femra femrën. Po këta nuk kanë përcaktuar moshë. Sapo lind. Që do të thotë, ky përcaktim fillon që 10 vjeç, 15 vjeç. Dhe si e kanë ndërtuar këtë mekanizëm me anë të këtij ligji? Që lidhet me ligjet e tjera. Këta kanë krijuar një manual dhe një rregullore që psikologu, kur i vjen një djalë 12 vjeç, 14 vjeç te shkolla dhe ka një lloj konfuzioni, dhe ju e kuptoni, moshë adoleshente, kanë shumë kriza të identitetit në pubertet. Po. Në qoftë se ai paraqet një moment krize, fluiditeti gjinor, psikologu e ka detyrim të njoftojë psikologët e specializuar sipas urdhrit të psikologut, që financohen nga shoqatat e gejve, që ta marrin në shqyrtim dhe t’i mbushin mendjen që ti nuk je djalë, po je një femër në trupin e gabuar të një djali. Dhe fillon procedura, edhe me këtë ligj, që të trajtohet në qejf të prindit, të përpunohet mendja e tij dhe nëse prindi e konstaton dhe kërkon që të ndryshojë sjelljen e fëmijës, asnjë psikolog nuk e ka merr përsipër, sepse çdo psikolog nuk mund ta trajtojë si sëmundje, nuk mund ta trajtojë si deviancë, as si një krizë identiteti. Po duhet ta ushqejë. Dhe në momentin që prindi s’është dakord, vjen policia me urdhër gjykate dhe të merr fëmijën. Dhe e çon në qendër kujdesi.

  • Altin Bojni i PS zgjidhet kryetar i Bashkisë së Matit, fiton me diferencë të madhe votash ndaj dy kandidatëve të tjerë

    Altin Bojni i PS zgjidhet kryetar i Bashkisë së Matit, fiton me diferencë të madhe votash ndaj dy kandidatëve të tjerë

    Altin Bojni i Partisë Socialiste është kryetari i ri i bashkisë së Matit.
    Nga numërimi i 47 qendrave të votimit, Altin Bojni ka marrë 7425 vota, që përfaqësojnë 66.54 % të totalit.
    Pas tij renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3184 vota (28.54%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 549 vota (4.92%).
    Diferenca e votave:Altin Bojni kryeson me mbi 4000 vota më shumë se Eduart Brahilika dhe 6700 vota më shumë se Suzana Pasha, duke e vendosur Partinë Socialiste në një pozicion të fortë për të siguruar një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
    Rezultati aktual tregon një mbështetje të gjerë për kandidatin socialist në Mat, ndërsa pritet përfundimi i numërimit të plotë për konfirmimin zyrtar të fitores.

  • Altin Bojni pas fitores në Mat: Punët e mira nuk do ndalen!

    Altin Bojni pas fitores në Mat: Punët e mira nuk do ndalen!

    Procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat ka përfunduar, duke konfirmuar fitoren bindëse të kandidatit të Partisë Socialiste, Altin Bojni.
    Ai ka siguruar 66.54% të votave, përkatësisht 7 mijë e 425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28.54% (3 mijë e 184 vota), dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila garoi kundër partisë së saj, PS, me 4.92% (549 vota).
    Pas shpalljes së rezultatit, Bojni u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj qytetarëve të Matit për besimin e dhënë. Ai theksoi se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar një të ardhme më të mirë për bashkinë.
    “Një emocion i veçantë por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen e tyre që na kanë dhënë. Ne me gjithë këtë mbështetje që na kanë dhënë gjithë banorët e bashkisë Mat, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të jetë sa më mirë.”, tha Bojni.
    Në këto zgjedhje të pjesshme lokale, që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit në pesë bashki, Partia Socialiste fitoi bindshëm në të gjitha prej tyre .

  • Përfundon numërimi edhe në Mat, kryeson kandidati socialist Altin Bojni

    Përfundon numërimi edhe në Mat, kryeson kandidati socialist Altin Bojni

    Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat, fiton kandidati i PS, Altin BojniReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Zgjedhjet në Mat, Altin Bojni i PS ka marrë 7,302 vota ose 66.59%, Eduart Brahilika 3,116 vota ose 28.42% Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Zgjedhjet në bashkinë Mat, kandidatja e pavarur Suzana Pasha ka marrë 547 vota ose 4.99%Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Mat, numërohen 8 nga 47 kuti/ Kandidati socialist udhëheq me 1481 vota

    Mat, numërohen 8 nga 47 kuti/ Kandidati socialist udhëheq me 1481 vota

    Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%.

    Në këtë Bashki ka tre kandidat, Altin Bojni i PS, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha të pavarur.

    Numërohen 8 nga 47 kuti:

    Altin Bojni 1481
    Eduart Brahilika 581
    Suzana Pasha 131

    MAT/ Numërimi drejt fundit, kandidati socialist kryeson me 68% të votave! I pavaruri i opozitës 27%
    Bashkia e Matit është e vetmja ku po vijon numërimi. PS kryeson në të vetmen bashki në veri të vendit që shkoi në zgjedhje të pjesshme.
    Kandidati i PS, Altin Bojini numëron 7018 vota ose 67.81%, ndërsa rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD ka Eduart Brahilika ka marrë 27.02% ose 2797 vota.
    Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur deri më tani rezulton me 5.17% ose 535 vota.

     

  • Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

    Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

    Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.

    Ai ka deklaruar se sot është dita e fjalës së lirë të votuesve, teksa u bën thirrje të gjithëve të votojnë.
    “Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, e votimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni në votime, me qetësi dhe dinjitet”, tha ai.
    Altin Bojni është përballë dy kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.

  • Voton kandidati socialist në Mat, Altin Bojni: Sot dita e fjalës së lirë, dilni votoni

    Voton kandidati socialist në Mat, Altin Bojni: Sot dita e fjalës së lirë, dilni votoni

    Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Altin Bojni, pasi ka ushtruar të drejtën e votës, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Ai e cilësoi ditën e sotme si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e bashkisë dhe apeloi për një proces të qetë e dinjitoz.
    Altin Bojni: Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë tonë. E diela është dita e votuesve, dita e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithëve në votime me qetësi dhe dinjitet.

    Procesi i votmit në bashkinë e Matit ka nisur në orën 07:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote sipas listës së zgjedhjeve të fundit parlamentare 26,700 qytetar, ndërsa pritet që të marrin pjesë rreth 50%.
    Procesi votimit pritet të mbyllet në orën 18:00./vizionplus.tv

  • Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

    Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

    Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor, të cilat zënë 30-40% të gjithë sëmundshmërisë.

    Por ajo më e shpeshta është dhimbja e kokës, e cila është një shqetësim që pothuajse çdo njeri e ka provuar. Shefi i shërbimit të neurologjisë, Prof. Altin Kuqo, thekson se janë dhimbjet sekondare të kokës ato që janë më shqetësuese.

    “Ka dhimbje koke primare, por ka edhe dhimbje koke për shkak të dëmtimeve të trurit si encefalitet, sinozitet…”, shprehet profesor Kuqo.
    Cilat janë ato dhimbje koke që duhet të na çojnë te mjeku?
    Prof. Altin Kuqo shprehet: “Dhimbjet që nuk janë primare, pra ato dhimbje që zgjasin me ditë dhe nuk qetësohen me një inflamator.”
    Po pacientët që kanë vazhdimisht dhimbje koke të llojit migrenë apo të tjera, kur duhet të alarmohen?
    Altin Kuqo: “Një dhimbje e fortë që nuk e ke përjetuar asnjëherë ju bën ti drejtoheni mjekut, për të përjashtuar ndonjë tumor apo problem tjetër.”
    Shtimi i sëmundjeve neurologjike ka alarmuar edhe OBSH-në, e cila u kërkon qeverive të vendeve të varfra më shumë vëmendje për të rritur aksesin e pacientëve në sistemet shëndetësore.

  • Furnizonte grupet me armatim, kush është ish-ushtaraku i arrestuar edhe në 2022, lidhja me atentatin ndaj “Rrumit”

    Furnizonte grupet me armatim, kush është ish-ushtaraku i arrestuar edhe në 2022, lidhja me atentatin ndaj “Rrumit”

    foto ilustrim: arretimi i ish-ushtarakut-rrumi i shijakut

    TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i koduar “Gun Expert”, ku arrestua 46-vjeçari Altin Celami, i cili rezulton i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Burime bëjnë me dije se Altin Celami, ish-ushatarak, është arrestuar edhe në vitin 2022, si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me armë grupet kriminale.
    Ai u arrestua së bashku me 14 persona të tjerë, të cilët operonin si një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë. Para arrestimit, ky grup kriminal tentoi edhe vrasjen e Aleksandër Jahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut. Për këtë arsye ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmës. 

    Altin Celami u ndalua në Rrugën e Dibrës, teksa drejtonte automjetin e tij tip taksi. Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale. Armët dhe lëndët narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin./ZËRI