Tag: altin

  • Kush e hakeroi SPAK-un? Klodiana Lala zbulon detaje: U tentua të ndërhyhej edhe te kompjuteri i Altin Dumanit

    Kush e hakeroi SPAK-un? Klodiana Lala zbulon detaje: U tentua të ndërhyhej edhe te kompjuteri i Altin Dumanit

    Teksa e cilësoi situatën më mafioze të ndodhur në këtë institucion, gazetarja Klodiana Lala dha ca detaje më shumë sa i takon publikimit të disa dosjeve të SPAK. Në studion e “Opinion”, ajo tha se ka dyshime të forta për hakerim, duke shtuar se është ndërhyrë në kompjuterët e 3 prokurorëve.
    “Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, tha ajo.
    Sipas Lalës, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani.
    “Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera”, tha ajo

  • ‘Po nxiton të mbyllë ca punë shumë të ndyra’/ Gazetari nxjerr provat e lejes së firmosur nga Rama për nusen e Altin Hajrit

    ‘Po nxiton të mbyllë ca punë shumë të ndyra’/ Gazetari nxjerr provat e lejes së firmosur nga Rama për nusen e Altin Hajrit

    Gazetari Ferdinad Dervishi, ka publikuar dokumentat se si kryeministri Edi Rama ka firmosur një leje ndërtimi për pallat 18 katësh, për shoqërinë në pronësi të bashkëshortes së Altin Hajrit – një prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri.

    Në postimin e tij në Facebook, Dervishi thekson se Rama është ‘i bindur në humbjen e tij në zgjedhjet e 11 majit dhe po nxiton të mbyllë ca punë shumë të ndyra’.

    Postimi i plotë:

    I BINDUR PËR HUMBJEN PO NXITON TË MBYLLË CA PUNË SHUMË TË NDYRA !

    Në datën 26 mars 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë leje ndërtimi, për pallat 18 katësh, shoqërisë “PJEZA 2022” sh.p.k.

    Kjo shoqëri është në pronësi të bashkëshortes së Altin Hajrit – një prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri, mes të tjerave i akuzuar për rrëmbimin  dhe vrasjen e shtetasit Jan Prenga dhe aktualisht i shpallur në kërkim nga SPAK.

    Altin Hajri shfaqet në dosjen hetimore të SPAK për deputetin Jurgis Çyrbja si një prej personazheve që lobonin, dhe u shkonte fjala te Kryeministri, për renditjen në listën e deputetëve të Qarkut të Durrësit.

    Në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të datës 26 mars 2025, ka të paktën edhe 5 apo 6 personazhe të tjerë me probleme penale, të cilëve ju është dhënë leje ndërtimi.

    PROVA TË QARTA SE SI KRIMI DHE POLITIKA KANË NDARË DHE PO NDAJNË SHQIPËRINË !

    Por ky lajm e ka edhe një të mirë.

    Firmosësi e ka kuptuar se këtë radhë populli do e zbojë.

    E ka kuptuar se populli i vet nuk po e aprovon më në asnjë premtim.

    E ka parë që është duke u shndërruar në klloun për shqiptarët.

    Prandaj po nxiton të hedhë firmat e fundit.

    Prandaj po i hedh me sytë mbyllur.

    Sepse po ndien fundin.

  • Zgjedhjet e 11 majit nën shënjestër e ndërkombëtarëve dhe SPAK, diplomatët mbështesin Altin Dumanin për të…

    Zgjedhjet e 11 majit nën shënjestër e ndërkombëtarëve dhe SPAK, diplomatët mbështesin Altin Dumanin për të…

    Rigels Seliman
    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të jenë ndër më të monitoruarat në historinë e Shqipërisë, me vëmendjen e plotë të ndërkombëtarëve dhe një strategji të fuqishme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të garantuar integritetin e procesit. Ambasada Britanike në Tiranë, në koordinim me përfaqësues të tjerë diplomatikë, ka dhënë një mbështetje të fortë për kreun e SPAK, Altin Dumani, duke theksuar se krimet zgjedhore nuk do të tolerohen. Në një takim të nivelit të lartë, ku morën pjesë gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi, është vendosur një strategji e qartë për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo tentativë manipulimi.
    Kjo do të thotë se për herë të parë, do të ketë një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes KQZ-së, Prokurorisë dhe SPAK-ut, një lëvizje që është mirëpritur nga partnerët ndërkombëtarë si një hap i madh për demokracinë në Shqipëri. Ndërkohë qytetarët janë ftuar të denoncojnë çdo shkelje përmes një platforme të dedikuar, duke i dhënë mundësi drejtësisë të godasë fort fenomenin e manipulimeve. Por sipas burimeve diplomatike, ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që ndihen “të paprekshëm” dhe që kanë përfituar nga pandëshkueshmëria në të shkuarën. Pra në këtë klimë të re të tolerancës zero ndaj krimeve zgjedhore, të gjithë sytë janë nga 11 maji, dita kur Shqipëria do të japë një provë të rëndësishme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
    Detajet
    Konkretisht strategjia e hartuar për krimet zgjedhore nga SPAK ka marrë mbështetjen nga ambasadorët e selive diplomatike në vendin tonë. Ka qenë vetë Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, e cila dje në një postim në platformën “X” bën me dije se kanë pritur në takim bashkë me ambasadorët e tjerë, kreun e SPAK, Altin Dumanin, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi. Ambasada Britanike në Tiranë, ku edhe u zhvillua takimi, shkruan se mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta. “Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin e Posaçëm, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, e publikuar në vitin 2025.
    Sesioni i informimit trajtoi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor. Marrëveshja e re mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm për të siguruar qartësi në rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion. Ambasada Britanike mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta”, njoftoi dje ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.
    Ndërkohë kujtojmë se një Task-Forcë e posaçme të drejtuar nga Altin Dumani, grupe të shpërndara në terren në të gjitha bashkitë dhe një platformë informimi nga qytetarët janë pjesë e planit të SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore për 11 majin. Task-forca e SPAK do të përbëhet një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani.

  • Krimet zgjedhore, Altin Dumani takim me disa ambasadorë në ambasadën britanike

    Krimet zgjedhore, Altin Dumani takim me disa ambasadorë në ambasadën britanike

    Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve. Këtë të martë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme.
    Në prezencën edhe të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane, të delegacionit të BE në Tiranë dhe disa ambasadorëve të vendeve të BE, Altin Dumani ka shpjeguar strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit dhe ka ndarë me ambasadorët problematikat e zbuluara deri më tani.

    Në kushtet e anonimatit, një prej ambasadorëve i tha Top Channel se “takimi dërgon një sinjal të qartë mbështetës për këtë strategji kundër krimeve zgjedhore e vënë në zbatim prej SPAK, institucion i vendosur nën sulme frontale nga aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare”.
    Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK janë njerëzit me të besuar nga publiku shqiptar.
    Në çdo sondazh SPAK del në krye si institucioni më i besuar.

  • Ekskluzive/ Krimet zgjedhore, Altin Dumani në ambasadën britanike! Takim me disa ambasadorë

    Ekskluzive/ Krimet zgjedhore, Altin Dumani në ambasadën britanike! Takim me disa ambasadorë

    Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve.

    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se paraditen e kësaj të marte, kreu i SPAK, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme.
    Në prezencën edhe të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane, të delegacionit të BE në Tiranë dhe disa ambasadorëve të vendeve të BE, Altin Dumani ka shpjeguar strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit dhe ka ndarë me ambasadorët problematikat e zbuluara deri më tani.
    Në kushtet e anonimatit, një prej ambasadorëve i tha Top Channel se “takimi dërgon një sinjal të qartë mbështetës për këtë strategji kundër krimeve zgjedhore e vënë në zbatim prej SPAK, institucion i vendosur nën sulme frontale nga aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare”.

    Top Channel

  • Nga Av Altin Goxhaj: ZBULOHET PROGRAMI I VËRTETË I RAMËS PËR TË FITUAR ZGJEDHJET DHE SHPËTUAR NGA CUNAMI TRUMP!

    Nga Av Altin Goxhaj: ZBULOHET PROGRAMI I VËRTETË I RAMËS PËR TË FITUAR ZGJEDHJET DHE SHPËTUAR NGA CUNAMI TRUMP!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • A e vutë re ndryshimin e Armando Brojës? Shkrimi i Altin Sulçes: Glikoja e Përmetit i bën mirë, djali e do fanellën e Shqipërisë

    A e vutë re ndryshimin e Armando Brojës? Shkrimi i Altin Sulçes: Glikoja e Përmetit i bën mirë, djali e do fanellën e Shqipërisë

    Nga Altin Sulçe
    Ajo që pamë të gjithë me Andorën, ishin tri golat dhe tri pikët. Por kjo ndeshje për llogari të eliminatoreve të Kupës së Botës, kishte edhe anët e dukshme dhe te padukshme që përftoheshin nëpërmjet gjuhës së trupit.
    Dhe vështrimet në mbrëmjen e lagësht të pranverës i vodhi sërish ylli i Kombëtares sonë, Armando Broja, pavarësisht se Rei Manaj, realizoi dopietën, dhe Uzuni golin rrufe… Broja nuk ndezi shpesh motorët e tij, por ndezi thirrjet e zemrave të tifozëve, bashkë me to edhe shpresën për një rikthim të madh për ndeshjet me Serbinë e më gjerë.
    Dhe Broja e ka këtë status si beniamin, pasi e ka fituar këtë dashuri të tribunave pa kushte, që herët në debutimin e tij.
    Në fakt, në këto ndeshje tifozët nuk e prisnin sulmuesin te ishte prezent, pasi ai prej kohësh ndiqej nga djalli i dëmtimeve, aq shumë sa që shumë njerëz nisën të thonë që aq e pati. Këtej shpërthenin komentet, andej Broja rropatej spitaleve të Anglisë…
    Befas shfaqet në listë dhe më bukur në fushë, sikur donte të thoshte: “Ja ku jam”.
    E gjithë odisea nuk është e lehtë, do karakter të fortë të cilin e afishoi edhe këtë herë në Kombëtare duke rrezikuar, shumë, dëshmi e qartë që rrëfen se djali e do shumë këtë fanellë. Erdhi dhe u duk me i maturuar, më i rezervuar dhe më efikas.
    Gjate gjithë ndeshjes me Andorën u fut shumë pak në aventurë, vetëm 3 herë, ku në driblimin e parë mori faullin e golit, në të dytin bëri perfekt kamarierin për Rei Manajn, i cili shënoi me portën bosh e kështu me radhë.
    Broja më parë në ato pozicione godiste dhe kritikohej që nuk shërbente, kujtojmë këtu golin me Hungarinë në pozicion të pjerrët. Këtë ndeshje dukej më i pjekur, mbase dhe më i kujdesshëm.
    Nuk donte më të shkonte për analiza të tjera mjekesore të mërzitshme, që i kanë ardhur në majë te hundës, prandaj vetëm pasonte. Me shumë mundësi edhe stafi i Everton e ka porositur: “Shko, por ki kujdes”! Dhe kjo është mëse normale, duke parë edhe kalvarin e dëmtimeve.
    Broja u duk më i qetë, më lider, më profesionist dhe kjo është simptomë e një rikthimi të shumëpritur. Dikush më tha në stadium se sekreti që Broja është mirë është glikoja e Përmetit, të cilën Armando e pëlqen… Ca s’ndodh, ndonjëherë edhe duhet besuar…?! /Sport Ekspres/
     

  • Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’

    Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’

    Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa javë u fshehën në Berat. Atje thuhet se kanë qenë në mbrojtjen e Altin Dardhës, një nga personazhet më të frikshëm të vendit në atë kohë.

    “Historia e Elbasanit është një histori krimi që lidhet me shumë qytete të tjera. Personazhe problematik, me begraund kriminal, kanë qenë të lidhur pothuajse me çdo bandë në Shqipëri”, u shpreh Kreshnik Myftari,  pedagog i drejtësisë.
    Lufta mes “Bandës së Kateshit” dhe djemve të lagjes “Banesa” ishte në fillim. Hakmarrja nuk ishte shuar ende.
    Një pasdite, tre persona të lidhur me Kateshin, Alfir Sadushi, Arben Shkodrani dhe Kastriot Dervishi, u rikthyen në lagjen “Banesa”. Ata shkuan aty me pretekstin se donin të vizitonin një mik për të parë pëllumba, një pasion që ndanin mes tyre. Por në atë kohë, çdo lëvizje shihej me dyshim. Kthimi i tyre në atë lagje u perceptua si një provokim apo sfidë.
    “Ishte mentaliteti kohës ku duke u marrë ndaj padrejtësisë, tregonte edhe një lloj rrezikshmërie edhe për personin pastaj që mos bëhej targëtim për grupe të tjera kriminale, mos kishte probleme me grupe të tjera, plus edhe opinioni publik”, u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog i drejtësisë.
    Sapo makina e tyre u shfaq, djemtë e “Banesave” reaguan pa hezitim. Një breshëri plumbash goditi automjetin. Sadushi dhe Shkodrani u vranë në vend, ndërsa Dervishi mbeti i plagosur rëndë.
    Ishte një akt i menjëhershëm hakmarrjeje, një mesazh i qartë: lagjja “Banesa” kishte tjetër zot. Lajmi i asaj ngjarjeje u përhap shpejt në Elbasan, duke ndezur edhe më shumë tensionet. Konflikti sapo kishte marrë një kthesë akoma më të ashpër…

  • “Sistemi ishte nën urdhërat e pushtetit politik. Asnjë ministër nuk u burgos më parë”, Rama: PS, garant që shpata e ndëshkimit të jetë në duart e drejtësisë

    “Sistemi ishte nën urdhërat e pushtetit politik. Asnjë ministër nuk u burgos më parë”, Rama: PS, garant që shpata e ndëshkimit të jetë në duart e drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama duke folur për drejtësinë e re dhe standardet e BE, tha gjatë takimit me të rinjtë socialistë në Shkodër se “thembra e Akilit” për shqiptarët ka qenë mungesa e barazisë para ligjit.

    Rama tha se për herë të parë ka një përpjekje për të patur barazi para ligjit.

    “Për herë të parë po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik. Po thirren e po ju kërkohen llogari para një drejtësie që nuk kontrollohet nga pushteti politik. Kjo mund të mbarojë, mund të kthehet mbrapsht një ditë”, tha Rama duke shtuar se ai dhe pushteti socialist është garant që kjo të jetë kështu.

    “Ne sot kemi pushtetin, e kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë dhe nuk është asnjëherë në duart e pushtetit në një demokraci.

    Por shpata ishte te zyra ime, para se të isha unë shpata ishte te zyra e atij tjetrit, deri në 1912. Drejtësia ishte komplet nën urdhërat e pushtetit politik”, tha kryeministri Rama.

    Duke iu drejtuar të rinjve, ai tha se deri dje, kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani nuk njihej edhe pse ai ka 20 vjet prokuror, por drejtësia e re dhe rezultatet e saj e bënë atë të njihej nga të gjithë.

    “Altin Dumani po t’ju them unë, të gjithë e njihni, Altin Dumani ka 20 vjet prokuror, kishit dëgjuar për të? A kishit dëgjuar ndonjëherë për ndonjë ministër me pushtet që shkonte në prokurori të jepte llogari, të dënohej apo të arratisej, as ju s’keni parë, as prindërit tuaj dhe as gjyshërit”, theksoi Rama.

  • Rama: Ku ishte ti Altin…”

    Rama: Ku ishte ti Altin…”

    Kryeministri Edi Rama vijon të sfidojë kreun e SPAK-ut Altin Dumani, jo duke e akuzuar për diç por duke i kujtuar të djeshmen, sipas tij, pafuqinë që kishte për të bërë atë që bën sot, sipas Ramës, nga Reforma në Drejtësi.
     “Altin Dumani ka respektin dhe solidaritetin tonë për punën që bën, por edhe sulmet kafshërore që ka marrë familjarisht. Ka qenë aty dhe virtytet nuk besoj se i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Altin Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror, t’i thërriste ‘hajde këtu njëherë’? Pse nuk e hetoi? Pse nuk doli ndonjë gjykatës të thoshte: ‘bjere këtu Altin se do ta gjykoj unë’? Zero! Jo hetuar, por as thirrur. Sepse nuk është çështje e Altinit, por as X-it a Y-it. Sepse nuk ishte çështja e Altinit, por e shpatës. Shpatën nuk e kishte, e kishte pushteti politik. Ajo shpata që ka në dorë zonja e drejtësisë, e mbante në dorë pushteti politik”, tha Rama gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Elbasan.
    Kujtojmë që prej arrestimit të Erion Veliajt, Rama ka shpërthyer në kritika ndaj SPAK-ut, për mënyrën se si po i qaset pandëshkueshmërisë, sipas tij, duke shkelur parimet e drejtësisë e jo ushtruar drejtësi. /tesheshi.com/