Tag: altin

  • Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s (EMRI)

    Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s (EMRI)

    Ka marrë fund arratia prej rreth një viti e ish- efektivit të forcave RENEA, Altin Morina.
    AI është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetë. Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
    Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.
     
    Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.
    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal

  • Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

    Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina që u prangos mbrëmjen e djeshme.
    Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, ndërsa iu gjet me vete edhe një armë zjarri. Kujtojmë se Morina ishe në kërkim nga 17 maji i 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.
     
    Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.
    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.
    Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

  • 1 vit në arrati/ Organizoi kultivimin e kanabisit në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s (Emri)

    1 vit në arrati/ Organizoi kultivimin e kanabisit në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s (Emri)

    Arrestohet ish efektivi i RENEA, Altin Morina. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të.ishte edhe një person tjetër. Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

  • Armë dhe dokumente false me vete/ Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

    Armë dhe dokumente false me vete/ Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina që u prangos mbrëmjen e djeshme. Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, ndërsa iu gjet me vete edhe një armë zjarri. Gazetari Igli Çelmeta raporton se me vete Morina kishte edhe dokumente false. Kujtojmë se Morina ishe në kërkim nga 17 maji i 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.
    Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.
    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

  • Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

    Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

    Ka marrë fund arratia prej rreth një viti e ish- efektivit të forcave RENEA, Altin Morina.

    AI është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

    Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

  • Tiranë/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, kërkohej nga SPAK

    Tiranë/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, kërkohej nga SPAK

    Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina është arrestuar nga forcat e policisë së kryeqytetit.

    Sipas gazetarit të Syri TV, Klajdi Bodlli, Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë.

    Ish-efektivi Morina ishte në kërkim nga SPAK.

    Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, teksa ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”

    Altin Morina do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje në organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me Policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë. Morina ishte gjithashtu një investitor në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.

    Kujtojmë se Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

  • Bashkëpunoi me Durim Bamin, arrestohet ish-efektivi i RENEA, Altin Morina

    Bashkëpunoi me Durim Bamin, arrestohet ish-efektivi i RENEA, Altin Morina

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Arrestohet ish-efektivi i RENEA, Altin Morina. Morina është arrestuar mbrëmjen e djeshme (3 prill)  nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë. Morina ishte ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Ish-efektivi sipas SPAK ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës,”-thuhet në dosjen e SPAK.

    Kujtojmë se ish-efektivi i RENEa-s u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Altin Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi. Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal./ZËRI

  • Pikëpyetjet/ Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e Altin Dumanit?

    Pikëpyetjet/ Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e Altin Dumanit?

    Pikëpyetjet/ Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e Altin Dumanit?

    Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit.Një ndërhyrje kibernetike, që ka për autorë dy punonjës të shtetit, ka ekspozuar një plagë deri tani të panjohur të sistemit të drejtësisë: brishtësinë përballë inteligjencës kriminale. Zambak Gjoni dhe bashkëpunëtori i tij Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar nga SPAK nuk janë hakera rusë apo iranianë. Ata janë njerëz me ID shqiptare, me rrogë shtetërore dhe me akses në një sistem kompjuterik që përmban informacione sekrete mbi hetimet ndaj njerëzve më të fuqishëm të vendit.

    Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e prokurorëve.

    Deri më tani, raportohet se në kompjuterët ku Arnold Rrokaj kishte akses, ishin ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Ishte ky person që mësohet se i ka shpërndarë materialet e vjedhura tek njerëz të njohur të tij, mes të cilëve Dritan Palnikaj,, më heret sekretar tek Ministria e Arsimit dhe aktualisht sekretar në Ministrinë e Bujqësisë.

    Dritan Palnikaj duke dalë nga SPAKPo ashtu, në vitin 2018, Dritan Palnikaj ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më herët ka qenë pjesë e kabinetit të Kryeministrit.

    Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u sekuestrua. Sipas SPAK, objektivi i hakerimit të këtyre dy personave ishin adresat e email-it të prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe atë të kreut Altin Dumani.

    “Nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të SPAK, i cili mbetet i pacënuar”, thuhet në njoftim. Por më pas, po vetë institucioni pranon: “Është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve… kanë arritur të marrin disa informacione… kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, por pa sukses.”

    SPAK siguron se “sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar” se “dosjet hetimore nuk janë prekur” dhe se “nuk ka të dhëna që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK”, por ndërkohë pas njoftimit për media fshihet një punë e lënë përgjysëm, pasi më e frikshme se pirateria është heshtja.

    Le të besojmë për një moment se matërialet e vjedhura nuk dëmtojnë hetime. Por atëherë, pse u vodhën këto emaile? Për kë? Dhe për çfarë?

    Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj nuk janë thjesht dy adoleshentë anarkistë që sfidojnë sistemin e sigurisë në SPAK, por dy punonjës shtetërorë që për një kohë të gjatë i kanë shërbyer drejtuesve të lartë të institucioneve të rëndësishme në vend. Ata janë pjesë – sipas SPAK-ut vetë – e një grupi të strukturuar kriminal. Kjo nënkupton burime, qëllim dhe – më rëndësishmja – një porositës.

    Pse do të donte dikush të hynte në email-et e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij? A ishin duke kërkuar prova për ndonjë peshk të madh që po gatuhej në zyrat e posaçme të SPAK?

    Zërat në korridoret e drejtësisë flasin për një manovër të pastër dezinformimi. Një grup i sofistikuar, jo për të vrarë, por për të paralizuar punën e drejtëisë. Jo për të korruptuar, por për të manipuluar.

    SPAK thotë se “personat që kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve janë urdhëruar të mos i publikojnë”. Por kjo është vetëm një pjesë e problemit.

    Pyetja thelbësore është: A do të shkojë SPAK deri në fund? Apo kjo do të jetë një dosje tjetër që do të mbyllet me dy emra pa peshë dhe pa adresë?

    Nëse Zambak Gjoni është vetëm gishti që shtypi “enter”, kush është truri që e udhëzoi? Dhe më e rëndësishmja: A ka forcë Altin Dumani të shkojë deri tek ai tru?

    NJOFTIMI I PLOTE I SPAK, 3 PRILL 2025

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

    Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

    Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

    Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit.

    Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

    SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.

    Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

  • Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
    Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

    Top Channel

  • SPAK nuk kursen as të vetët, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë u hetuan për 8 muaj për rrjedhje të…

    SPAK nuk kursen as të vetët, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë u hetuan për 8 muaj për rrjedhje të…

    Kreut i Prokuroria e Posaçme (SPAK), Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë janë hetuar për rreth 8 muaj për rrjedhje të informacioneve sekrete në media, duke përfshirë edhe sekuestrimin e telefonave të tyre. Në Gjykatën Kushtetuese, ku u zhvillua dje seanca e dytë për gazetarin Elton Qyno, avokati i Qynos, Dorian Matlia i pyeti dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Bledar Maksuti nëse ishin kryer hetime dhe sekuestrime si ndaj gazetarit, edhe ndaj prokurorëve dhe OPGJ-ve të dosjes së Nuredin Dumanit, nga e cila kanë rrjedhur sekrete hetimore që i kishte vetëm SPAK-u.
    Prokurori i SPAK-ut Bledar Maksuti, i njohur si një prokuror serioz dhe me integritet, tha se ishin kryer hetime dhe sekuestrime ndaj anëtarëve të ekipit hetimor të çështjes brenda SPAK-ut, ashtu siç janë kryer veprime ndaj Qynos, të cilit iu sekuestruan telefonat, iu kontrolluar banesa dhe makina, si dhe u mbajt 6 orë në SPAK, për të treguar burimin e informacioneve të publikuara në media nga ana e tij për komunikime në SkyEcc. Prokurorë të dosjes ‘Plumbi i artë’ me të penduar Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajn që e humbi statusin rrugës, janë Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani. Kur gazetari Elton Qyno publikoi disa përgjime që nuk ishin në dosjen e SPAK që ka shkuar në gjykatë, por që SPAK i kishte si materiale bruto, SPAK hapi një procedim të ri penal për nxjerrje sekreti hetimor.
    Ky procedim u bashkua me procedimin penal nr.75 të vitit 2022 me prokurorë të çështjes Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani. Kjo do të thotë se të tre prokurorët janë hetuar për 8 muaj me radhë për dyshime për nxjerrje sekreti hetimor, ashtu siç kanë hetuar Elton Qynon.
    Deklarimet e Dumanit
    Kujtojmë se Dumani, deklaroi pak kohë më parë se brenda Prokurorisë së Posaçme ka nisur hetim për rrjedhjen e sekretit hetimor. Në një intervistë, ai tha se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”. “Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.
    Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani. Një raport i fundit tregon se në 3 vitet e fundit, SPAK ka regjistruar 12 raste të dyshuara të rrjedhjes së sekreteve hetimore. Dosjet përfshijnë analiza të thelluara për përfshirjen e mundshme edhe të prokurorëve dhe hetuesve brenda SPAK, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi integritetin dhe sigurinë e hetimeve të ndjeshme në Shqipëri.
    Ruajtja e sekretit ka të bëjë me përfundimin me sukses të çështjes. Sekreti hetimor është art më vete, po t’u shfry të ikën edhe çështja prej duarsh. Këtu te ne ndodh që prokurorët e përdorin politikisht. Duhet manual për komunikimin e çështjeve hetimore. Procesi hetimor ka të lënduar, bashkëpunëtorë që duhen ruajtur deri në fund.