Tag: altin

  • I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg ish-efektivin e forcave RENEA

    I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg ish-efektivin e forcave RENEA

    Altin Morina

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e forcave RENEA. Morina ishte vendosur në pranga për akuzën e grupit të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Revanshi”. Morina u arrestua ditën e djeshme pasi u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës,”- thuhet në dosjen e SPAK.
    Ish-efektivi i RENEa-s u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Altin Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi. Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal./ZËRI

  • I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina

    I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish- efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Morina, i cili u arrestua ditën e djeshme, u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK. Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.
    Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

  • Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës, GJKKO lë në burg ish-policin Altin Morina

    Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës, GJKKO lë në burg ish-policin Altin Morina

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin Altin Morina.

    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha gjatë seancës Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.
    Ndërkohë që të dielën pritet të zhvillohet seanca në gjykatën penale sa i takon akuzës për armëmbajtje pa leje nga ana e Morinës.
    Morina u arrestua një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
    Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.
     

    Top Channel

  • Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

    Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

    Gjykatën e Posaçme ka konfirmuar masën arrest me burg për  për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje.
    Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Në komunikimet në “SkyECC” dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në lidhje me këtë çështje.

  • Berisha: Olsi i Altin Hajrit është Ulsi Manja! Kurthet për përgjimin e Erion Veliajt janë makbethiane

    Berisha: Olsi i Altin Hajrit është Ulsi Manja! Kurthet për përgjimin e Erion Veliajt janë makbethiane

    Berisha: Olsi i Altin Hajrit është Ulsi Manja! Kurthet për përgjimin e Erion Veliajt janë makbethiane

    Në një konferencë për shtyp, lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si pjesë të një “shpelle intrigantësh” dhe një grupi kriminal që përfshin individë të inkriminuar.

    Berisha tha se, Veliaj është pjesë e një organizate kriminale që përfshin si strukturat familjare, ashtu edhe ato bashkiake, duke theksuar se ky grup ka mundur të arrijë deri aty sa të orkestrojë kurthe dhe manipulime.

    “Së pari, nga publikimet e tij, del mirëfilltas një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.

    Tani, që Erion Veliaj është aty ku është, për krimet e rënda, kjo nuk ka diskutim.

    Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale, familjare dhe bashkiake, të dyja. I ka të dyja.

    Por që me Erion Veliajn, t’i organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane, pak ët themi por është makbethiane.

    Lëre që e regjistrojnë nga të gjitha anët, dhe pastaj Uluziu… a e morët vesh ju kush është Olsi? Olsi është Uluziu… absolutisht.

    Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën, ai e bëri punën mirë, prandaj merrja masën për dy kostume.

    Tani, burime 100 përqind të sigurta më informojnë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelës, as për Olsi Dadon, por për Uluziun.

    Kështu që komentet e mia për përgjimet e Erion Veliajt dhe mesazhet e tij tregojnë se kemi të bëjmë me një grup mafioz me pushtet që nuk kanë asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë normë”, tha Berisha.

  • Dalin detajet e para nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s: Morina ishte me armë dhe dokumente false me vete!

    Dalin detajet e para nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s: Morina ishte me armë dhe dokumente false me vete!

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina që u prangos mbrëmjen e djeshme.

    Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, ndërsa iu gjet me vete edhe një armë zjarri. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Po ashtu, raportohet se me vete Morina kishte edhe dokumente false. Kujtojmë se Morina ishe në kërkim nga 17 maji i 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”,thuhet në dosjen e SPAK.

    Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

  • EMRI/ Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish efektivi i RENEA-s, lidhja e tij me Ervis Martinajn dhe Durim Bamin

    EMRI/ Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish efektivi i RENEA-s, lidhja e tij me Ervis Martinajn dhe Durim Bamin

    Është arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

    Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste në kudër të operacionit “Revanshi”.
    Ish-efektivi do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
    Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Morina vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke ofruar të zgjidhte problemet e Bamit me policinë, duke marr pas pagesa e ryshfet edhe për oficerët e tjerë të policisë.
    Lidhja e Altin Morinës me krimin e organizuar dhe Ervis Martinajn
    Altin Morina dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.
    Shefi RENEAS dyshohet se kishte lidhje dhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.
    Po ashtu, ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Tetë ditë para arrestimit, ai ishte parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

    Top Channel

  • Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

    Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

    Është arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
    Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste në kudër të operacionit “Revanshi”.

    Ish-efektivi do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
    Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Morina vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke ofruar të zgjidhte problemet e Bamit me policinë, duke marr pas pagesa e ryshfet edhe për oficerët e tjerë të policisë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Lidhja e Altin Morinës me krimin e organizuar dhe Ervis Martinajn
    Altin Morina dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.
    Shefi RENEAS dyshohet se kishte lidhje dhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.
    Po ashtu, ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Tetë ditë para arrestimit, ai ishte parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm. TCH

  • EMRI/ Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish efektivi i RENEA-s, lidhja e tij me Ervis Martinaj dhe Durim Bamin

    EMRI/ Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish efektivi i RENEA-s, lidhja e tij me Ervis Martinaj dhe Durim Bamin

    Është arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

    Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste në kudër të operacionit “Revanshi”.
    Ish-efektivi do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
    Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Morina vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke ofruar të zgjidhte problemet e Bamit me policinë, duke marr pas pagesa e ryshfet edhe për oficerët e tjerë të policisë.
    Lidhja e Altin Morinës me krimin e organizuar dhe Ervis Martinajn
    Altin Morina dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.
    Shefi RENEAS dyshohet se kishte lidhje dhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.
    Po ashtu, ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Tetë ditë para arrestimit, ai ishte parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

    Top Channel

  • Me armë dhe dokumente false me vete/ Si u arrestua bashkëpunëtori i Durim Bamit, me të ishte edhe…

    Me armë dhe dokumente false me vete/ Si u arrestua bashkëpunëtori i Durim Bamit, me të ishte edhe…

    Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina. Mbrëmjen e së enjtes ai është vënë në pranga nga forcat e policisë të komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me Morinën ka qenë edhe një person tjetër. Gjithashtu bëhet e ditur se Altin Morina kishte me vete edhe një armë zjarri dhe dokumeta false.

    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

    Altin Morina është kapur pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa ka qenë në një makinë tip ‘Benz’ ngjyrë e barë, i shoqëruar me një tjetër person, i cili nuk ka rezultuar me probleme me drejtësinë.

    Morina sipas burimeve, mësohet se nuk ka bërë rezistencë pasi ka qenë i rrethuar nga efektivët.

    Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi. Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

    Altin Morina ishte prej vitesh pjesë e strukturës policore. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.