Tag: altin

  • “Burrë i ndershëm me integritet, s’i kanë lënë rob shpie pa i thënë”/ Rama për Altin Dumanin: Ka solidaritetin tim

    “Burrë i ndershëm me integritet, s’i kanë lënë rob shpie pa i thënë”/ Rama për Altin Dumanin: Ka solidaritetin tim

    Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama riktheksoi se SPAK dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij.
    Rama tha se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë.
    “Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.
    Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.
    Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama.
     

  • “Në kohën e bufit, vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre”/ Rama: Altin Dumani burrë i zoti, prokuror në Tiranë prej vitesh, por nuk kishte shpatën!

    “Në kohën e bufit, vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre”/ Rama: Altin Dumani burrë i zoti, prokuror në Tiranë prej vitesh, por nuk kishte shpatën!

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish reformën në drejtësi, duke u shprehur se “kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye”.Gjatë fjalës së tij nëpër komunikimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjete sociale, Rama theksoi se drejtuesi i SPAK Altin Dumani është një burrë i zoti, por prej shumë vitesh në sistem si prokuror, s’ka pasur në dorë shpatën e drejtësisë.
    “Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye. Është shprehjeje e vullnetit tonë absolut për barazi para ligjit, se ka pasur kurrë shqiptari. Kur ka ndodhur në kohën e bufit, kur vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre dhe prokurorja që tentonte të thërriste të merrte në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej nga kjo godinë si lavrie bulevardi.Kjo ka ndodhur para një dekade, kush i ka bërë këtë ymere sot po ju thotë hajde ta bëjmë Shqipërinë Madhështore, por ky Luli i 7*7 ishte këtu poshtë, mbyllur në çadër se nuk donte ta votonte. Flasin dhe numërojnë me gisht njerëzit që thirren nga drejtësia, kujtojnë se më impresionojnë mua.
    Altin Dumani është një burrë i zoti, i ndershëm, me integritet, prej shumë vitesh në sistem. Aty ishte prokuror, kishte thirrur ndonjë njeri me pushtet dhe ti thoshte hajde këtu, kishe parë ndonjëherë njerëz të veshur me pushtet të parakalonin para Prokurorisë? Me të gjitha kamerat aty si në Festivalin e Kanës? Nga erdhi nga Hëna:? Një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra por nuk kishte shpatën. Shpata ishte këtu, në këtë zyrë.
    Altin Dumani, po e sjell si shembull që drejtues i SPAK që nuk i kanë lënë rob shtëpie dhe nuk i kanë lënë gjë pa i thënë për turpin e tyre dhe ka gjithë solidaritetin tonë, dhe flet ti bashkë me Lulin, se bufi thotë do e shkrij SPAK më 12 Maj por bufi do të jetë u shkrirë në lotët e kënetë për atë që do të ndodhë, kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dal Noc Rroku aty, për bufin dhe të gjithë kua kua kuatë”, tha Rama.
    Më tej Rama deklaroi se më 12 Maj, sipas tij, Berisha do të jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës.
    “Bufi thotë do e shkrij SPAK më 12 Maj por bufi do të jetë u shkrirë në lotët e kënetë për atë që do të ndodhë, kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dal Noc Rroku aty, për bufin dhe të gjithë kua kua kuatë”, deklaroi kreu i qeverisë.

  • Reforma në drejtësi/ Kryeministri Rama: Kemi bërë histori, Altin Dumani prej vitesh prokuror, por nuk kishte “shpatën”

    Reforma në drejtësi/ Kryeministri Rama: Kemi bërë histori, Altin Dumani prej vitesh prokuror, por nuk kishte “shpatën”

    Kreu i PS Rama, përgjigjet për reformën në drejtësi, një drejtësi të re dhe historike, ndërsa shtoi se deklaratat e “bufit të kënetës” janë vetëm për ta shkrirë SPAK-un.
    “Ishte vullneti ynë absolut për të sjellë drejtësinë e re. Barazia përpara ligjit nuk ka rëndësi se si quhesh. Nëse je i pasur apo i varfër…T’i je i barabartë me të tjerët… Kur ka ndodhur kjo më para? Ka ndodhur në kohën e bufit, kur vriteshin njerëz? Kur forcërisht pengohej prokuroria? Po ky Luli këndonte këtu poshtë himnin çdo ditë mbyllur në çadër se nuk donte të votonte reformën në drejtësi. Nuk do të kishte të tilla gjëra nëse nuk do isha unë në këtë zyrë. Altin Dumani është prej vitesh, aty ishte prokuror. Kishte thirrur ndonjëherë Altin Dumani njerëz me pushtet? I kishit parë gjithë këto gjëra…Këtu ishte, por nuk kishte “shpatën” sepse shpata ishte tek kjo zyra këtu që ia përcillnin njëri pas tjetrit të gjithë…Bufin e kemi parë që ka thënë se do të shkrijë SPAK-un më 12 maj. Por Në 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, kur të hapen kutitë”, shtoi Rama.

  • “Altin Dumani nuk erdhi nga Hëna”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim

    “Altin Dumani nuk erdhi nga Hëna”/ Rama për kryeprokurorin e SPAK: S’i kanë lënë rob shpie pa i thënë, ka solidaritetin tim

    Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama riktheksoi se SPAK dhe prokurorët kanë mbështetjen e tij.

    Rama tha se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë.
    “Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.
    Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.
    Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Kush po i bën presion SPAK? Ish-kreu i Krimeve të rënda zbërthen mesazhet e Dumanit

    Kush po i bën presion SPAK? Ish-kreu i Krimeve të rënda zbërthen mesazhet e Dumanit

    Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci komentoi në ”Now” deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së Posaçme. Për të prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.
    ”Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij.

    Të gjitha këto ndikojnë në punën e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.

  • Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

    Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

    Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci komentoi në një emision televiziv deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.
    Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.

    “Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij. Të gjitha këto ndikojnë në punën  e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.

  • Dumani paralajmëron: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Dumani paralajmëron: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se i ka këshilluar prokurorët që të jenë të kujdesshëm, pasi nëse nuk janë të sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqen, të kërkojë kohë ose pushimin e çështjes dhe gjykata e miraton nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
    Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.
    “Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej”, tha Altin Dumani.

  • Zgjatja e mandatit të prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani në KLP: Rikandidim, jo riemërim!

    Zgjatja e mandatit të prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani në KLP: Rikandidim, jo riemërim!

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka evidentuar se një problematikat me të cilat përballet SPAK është pikërisht paqartësia në lidhje me mandatin e prokurorëve.
    “Problematika e parë është presioni i jashtëm ndaj institucionit dhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit”, tha ai.
    Dumani ka deklaruar që zgjidhje e këtij ngërçi është mundësia që prokurorët të rikandidojnë, jo të riemërohen. Drejtuesi i Prokurorisë së Poaçme, Altin Dumani, vlerësoi raportimin e komunikimit publik dhe me median, teksa theksoi se punohet edhe për ruajtjen e sekretit hetimor. Ai shtoi se tani ka strategji edhe për komunikimin me median, e realizuar këtë vit.
    Por Dumani kërkoi ndihmën dhe ndërhyrjen e vazhdueshme të KLP-së, si qeveria e SPAK-ut, për të ndërhyrë edhe te Kuvendi për zgjidhjen e problematikave të ndryshime që hasen, apo propozimet konkrete. Ai nënvizoi se Kuvendit nga ana e SPAK i janë adresuar të gjitha problematikat sa herë është raportuar atje.

  • Kreu i SPAK, Altin Dumani te Këshilli i Lartë i Prokurorisë

    Kreu i SPAK, Altin Dumani te Këshilli i Lartë i Prokurorisë

    Kreu i SPAK Altin Dumani raporton për punën e vitit 2024 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu në KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të Ambasadës amerikane. Altin Dumani foli para KLP, ku tregoi për problematikat e hasura gjatë punës.
    Ai tregoi problematikat kryesore, me të cilat është përballur institucioni gjatë vitit 2024.

    Kreu i SPAK theksoi se “vihet re rënia e kallëzimeve nga Policia e Shtetit. SPAK ka akses në 90 baza shtetërore. Problematika e parë që ka, është presioni i jashtëm ndaj institucionit.
    Mungesa e statusit të prokurorëve. Ka numër të ulët të referimeve nga institucionet publike për rastet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problem mbetet mosekstradimi i shqiptarëve që janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Janë shtuar rastet kur kërkohet ekstradimit i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.
    “Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme”-nënvizoi Dumani.
    Altin Dumani foli qartë, saktë dhe konciz.
    Ndërkohë pyetjet nga anëtarët e KLP ishin të ndryshme.

  • Raporti vjetor, Altin Dumani në KLP: Të rritet kufiri prej 50 mijë lekësh korrupsion që heton SPAK

    Raporti vjetor, Altin Dumani në KLP: Të rritet kufiri prej 50 mijë lekësh korrupsion që heton SPAK

    Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP për punën e bërë gjatë vitit 2024 u shpreh se janë përballur me krime jo vetëm të lidhura me krimin e organizuar, por edhe të natyrës korruptive.
    Ai u shpreh se numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të prokurorive.
    Dumani theksoi se ka nevojë të rritet kufiri prej 50 mijë lekësh korrupsion që heton SPAK.

    Altin Dumani: Kemi krime jo vetëm të lidhura me krimin e organizuar, por edhe të natyrës korruptive, për të cilat u kemi dorëzuar autoriteteve të huaja kërkesa për bashkëpunim. Megjithatë, këto procedura kanë hasur në vonesa. Numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të prokurorive. Nuk mund të kërkojmë shtimin e numrit të prokurorëve në një sistem që vetë ka ende mangësi. Lajmi i mirë është shtimi i agjentëve të BKH-së me 40 të tjerë, përveç 60 që janë aktualisht. Kjo do të mundësonte një zgjidhje më të shpejtë të çështjeve.
    Sa i përket pragut prej 50 mijë lekësh, mendoni se është i përshtatshëm? Unë e kam deklaruar edhe publikisht se ka nevojë për ndryshimin e këtij kufiri monetar. Shuma prej 500 eurosh është simbolike. Mendoj se SPAK nuk është krijuar për të hetuar shuma të tilla, por për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë.
    Ekzekutimi i masave të sigurimit është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ne bashkëpunojmë ngushtë me ta. Aktualisht, numri i personave të hetuar pa masë sigurimi “arrest në burg” është në nivelin e 40%. Jemi të detyruar të kërkojmë këtë masë sigurimi, sidomos në rastet që lidhen me krimin e organizuar.
    Sa i përket çështjeve të hetuara për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, janë gjithsej 31 persona nën hetim. Ky është një numër relativisht i vogël i personave për të cilët është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ne jemi të kujdesshëm. Edhe prokurorët janë treguar të kujdesshëm kur kërkojnë masa të tilla sigurimi.
    /vizionplus.tv