Tag: altin

  • Altin Goci hap zemrën: Nga RITFOLK te jeta private dhe dashuria 20-vjeçare me Irenën

    Altin Goci hap zemrën: Nga RITFOLK te jeta private dhe dashuria 20-vjeçare me Irenën

    Showbiz E Diel, 30 Nëntor 2025 20:22
    Këngëtari i njohur Altin Goci, një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare që nga vitet ’90, ka ndarë sot kujtime nga karriera e tij muzikore dhe jetesa private, gjatë intervistës në emisionin “Galeri” me Edi Manushin.
    Ai foli për dashurinë e tij për grupin RITFOLK, duke kujtuar me nostalgji këngën e tyre të parë, “Sa dua të jem larg”, që i bëri të famshëm:

    “Unë kam një modestinë të tepruar. Në kohën e sotme duhet të jesh i gjithanshëm, unë bëj atë që di. E dashuroj profesionin tim, ashtu si më vjen. Këto këngë janë edhe dashuria e brezave që kanë jetuar në kohën tonë. I kam shokë të pandarë këto këngë.”

    Altin Goci ndau gjithashtu histori nga origjina e tij, duke folur për gjyshërit që sipas tij ishin idealistë komunistë dhe se në shtëpinë e tyre në Shkodër është themeluar partia:

    “Bab Xhemali ishte aktivist i grupit të rinjve të Shkodrës. Bashkë me gjyshen, të dy ishin komunistë idealistë. Dhanë gjithçka për lëvizjen antifashiste. Tek shtëpia e tyre është themeluar partia më 8 nëntor. Ata ishin qiraxhinj dhe aty vinin komunistët dhe pinin verë. Pas çlirimit, patën pasojat e sistemit: dajën e futën në burg dhe e internuan, ku edhe vdiq.”
    Këngëtari foli edhe për Irenën, bashkëshorten me të cilën ka 20 vite martesë, duke e cilësuar si muzën e tij dhe shokun më të ngushtë:
    “Kemi 20 vite së bashku, një dashuri e vazhdueshme. Irena është tipi im i preferuar, rebel dhe unik. Njëherë i kemi prerë flokët të dy të shkurtër dhe na thoshin ‘tenxherja me kapakun’. Dashuria merr forma të ndryshme me ardhjen e fëmijëve. Ajo është gjithmonë e para që dëgjon këngët e mia të reja. Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin; jemi rritur bashkë.”
    Intervista nxorri në pah jo vetëm karrierën e pasur muzikore të Altin Gocit, por edhe anën njerëzore dhe familjare të një prej ikonave të muzikës shqiptare.

  • Berisha: Sulmet ndaj SPAK filluan kur ky institucion amnistoi dosjet e krimit elektoral 338 dhe 184. Altin Troplini u bë avokat i të keqes

    Berisha: Sulmet ndaj SPAK filluan kur ky institucion amnistoi dosjet e krimit elektoral 338 dhe 184. Altin Troplini u bë avokat i të keqes

    Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, theksoi se qëndrimet e tij të forta ndaj SPAK nuk lidhen me masat e marra ndaj tij personalisht, por me faktin se ky institucion sipas tij amnistoi dosjet më flagrante të krimit elektoral, 338 dhe 184, duke goditur themelet e pluralizmit në vend.

    Në vijim, Berisha u shpreh se arrestimet dhe procedimet ndaj drejtuesve kryesorë të opozitës në një vit elektoral përbëjnë, sipas tij, një goditje të rëndë ndaj demokracisë dhe një përpjekje të qeverisë për të shtypur pluralizmin politik. Ai akuzoi drejtues të SPAK për bashkëpunim me pushtetin dhe përpasuri të pajustifikuara, duke theksuar se nuk do të tërhiqet kurrë nga denoncimi i asaj që e quan “të vërtetat” për këtë institucion.

    Berisha nënvizoi se mbetet i vendosur të mbrojë interesin publik dhe të denoncojë çdo akt që, sipas tij, cenon votën e lirë dhe shtetin ligjor, duke theksuar se shqiptarët meritojnë drejtësi të pavarur dhe funksionale.

    Fjala e tij:

    Së pari, ju garantoj se, ato që quhen ato që quhen autokraci elektorale, dmth regjime që nuk bëjnë zgjedhje por zhvillojnë farsa, apo diktatura autoritare, pra regjime që pranojnë pluralizmin por e shtypin, siç bëri Edi Rama se, këtu njerëzit hutohen.
    Të arrestosh tre liderët e 3 partive kryesore opozitare, dy ti arrestosh dhe tjetrin ta vesh në ndjekje penale në vit elektoral, do të thotë defakto ti japësh një goditje tmerrësisht të rëndë, opozitës dhe opozitarizmit, të përdorësh institucionet për të shtypur pluralizimin. 
    Kështu që cila është zgjidhja? Zgjidhja është Nepali, zgjidhja është Bangladeshi, zgjidhja është Madagaskari, zgjidhja është njerëz të revoltuar kërkojnë të drejtën e votës së tyre, nëqoftëse duan të votojnë të lirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të bindim shqiptarët për këtë. 
    Kjo është zgjidhja kryesore.
    Dua të bëj një sqarim këtu. Personalisht gjithë jetën si njeri që ka për fe politike Kushtetutën dhe ligjin, kam patur dhe kam respektin më të madh për të gjithë ata që zbatojnë ligjin. Në kushte të vështira kërkon guxim, por është respekti më i madh për ta. Qofshin ata në SPAK, qofshin ata në çdo organ tjetër. 
    Tani dua të sqaroj pak qëndrimin tim ndaj SPAK. 
    Ka njerëz dritëshkurtër të cilët për mungesë memorie apo konceptesh mendojnë se unë, sulmova SPAK për shkak të veprimeve që bëri ndaj meje. Absolutisht jo. 
    Sulmet e mia ndaj SPAK kanë filluar në momentin dhe kohën kur ky institucion amnistoi dosjet 338 dhe 184, dosjet më flagrante të krimit elektoral. Të dashur miq, këto dy dosje janë bazuar në një procedurë ligjore të përsosur. Regjistrime të bëra me vendim gjykate dhe kërkesë prokurori. Dhe prokurorë SPAK në mënyrë më katastrofale i amnistuan këto.
    Çfarë ishte kjo? Kjo ishte kazma në themelet e pluralizmit. Kjo ishte licenca për të shndërruar krimin në votë dhe votën në krim. Siç pak a shumë e tha një bashkëbisedues më parë. Kjo ishte licencë për Edi Ramën që bëj çtë duash me zgjedhjet se dua ti fitosh ti dhe jo opozita. Këtu nisi beteja ime me SPAK, dhe beteja ime ka nisur të paktën 1 vit para se ata të kërkonin masat ndaj meje. 
    Dhe për ta ditur ju të dashur qytetarë, gjatë atij viti ata bënë përpjekje të paftyra që të më rikatonin (shantazhonin), por morën atë që meritonin. 
    Pra, çfarë është ai që merr dosjen e krimit elektoral dhe e amniston. A nuk është ai një kriminel i urryer, i demokracisë, pluralizmit, i vendit të tij. Dhe i tillë është Altin Dumani, Kraja që ishte para tij.
    Së dyti, dua të sqaroj shqiptarët. Altin Dumani është një nga emrat më të lakuar siç e dini, por Altin Dumani ka 4 apartamente sot. Dhe unë ju them qytetarëve shqiptarë, është gabim shumë i rëndë të mos realizosh se çdo të thotë për një nënpunës të shtetit të kesh 4 apartamente pa asnjë burim tjetër të ardhurash, përveç rrogës së tij.
    Jam ish-president, ish-kryeministër dhe ua them unë ju, që me rrogën time, unë kam arritur që jo të blej një apartament, kredi nuk kam marrë, por të shes apartamentin që kam patur dhe të blej një tjetër 40 metra më të madh se, ai që kisha. Këto kanë qenë kursimet e mia.
    Unë pa kredi në bankë nuk mund të bleja kurrë një apartament, që isha një nga rrogëlartit më të lartë të këtij shteti.
    Nga erdhën burimet e parave të Altin Dumanit. Nga erdhën.
    Së dyti, dua të qartësoj. Unë nuk mund të sulmoj kurrë, një gjykatës, prokuror, një hetues, një polic që zbaton ligjin. Përkundrazi nderimin më të madh për të, por nuk mund të pranoj kur shoh dosjen. Po marr dosjen ‘Toyota Yaris’ në të cilën rezultoi Taulant Balla, ministër kriminel që bën pazare me bandën e Suel Çelës për të ja rikthyer automjetet. 
    Që u kërkon gjykatësve që kalojani policisë që unë ti vonoj dhe të dalin jashtë afatit.
    Nuk mund të pranoj kurrë. Po marr vetëm këtë dosje, por po të doni kaloj dhe në dosje të tjera. Dosja në të cilën prokurorët e SPAK bëjnë pazare për dhjetëra mijëra euro pagesa dhe janë bashkëpunëtor. 
    Më thoni mua. Në rast se ti merr e arreston një qytetar se, në mënyrë të paligjshme ka kryer një vepër dëmi prej 40-50 mijë euro, po një prokuror që ka kërkuar 70 mijë euro, që nuk ka pranuar 30 mijë se ka kërkuar 45 mijë etj., çfarë është? A nuk janë këto vepra krimi. Ku janë këto? Këto janë në sirtarin e Altin Dumanit. Atëherë më thoni mua, nuk duhet të ju them të vërtetën shqiptarëve? Absolutisht çdo gjë të ndodhë, unë do ju them të vërtetën. 
    Sikur çdo çmim të paguaj kurrë nuk do të tërhiqem nga e vërteta. 
    A ka aty, a janë të tjerë Dumanër? Ka dhe të tjerë, por nuk janë të gjithë. Ka prej tyre, dhe secili prej tyre që zbaton ligjin, ndaj cilido qoftë do të ketë mbështetjen, nderimin dhe vlerësimin tim më të madh. 
    Kam bindje, e kam thënë dhe tek dera e atij institucioni, se aty ka njerëz të ndershëm, hetues të ndershëm në BKH. Ka prokurorë të ndershëm, të rinj të ndershëm, por çfarë ndodhi?
    Unë u tregoj të vërtetën shqiptarë dhe nuk janë përgënjeshtruar të vërtetat e mia. 
    Në rast se, Altin Troplini mban në xhep urdhër-arrestin e Elvis Doçit, të paktën nga data 26 prill deri në datën 22 maj, sa u arratis ai. A nuk meriton të quhet ky, Poja i SPAK-ut.
    A duhet të pranojmë ne një gjë të tillë. 
    Në rastin e fundit, para 3 ditësh italianët gjetën se, Elvis Doçi ishte i implikuar në dërgimin 1 mijë e 300 kilogramëve kokainë në Itali. Përsëri është i lirë ai, udhëheq organizatën. Pra sigurisht midis asaj që të hesht para këtyre të vërtetave dhe të ja them publikut, unë zgjedh këtë të dytën. Detyrimi im është të ja them publikut dhe nuk kam asgjë. 
    E kam thënë dhe them, se ndihem i nderuar për faktin se, nga ata jam sot politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri me veting të pasurive dhe të ardhurave të 33 viteve të fundit. Ua di shumë për nder këtë nisëm që morën. Dhe rezulton atë që kam deklaruar dhe asnjë thyerje ligji, asnjë shkelje nga unë dhe familjarët e mi.
    Në këtë kontekst unë mbroj interesin publik. Unë nuk besoj kurrë se shqiptarët meritojnë prokurorë që bashkëpunojnë me krimin. Jo. 
    Nuk besoj kurrë se shqiptarët meritojnë prokurorë që blejnë apartamente me para të paligjshme. Që mashtrojnë. Ata duhet të jenë para ligjit. Merrni raportin që ka me Irena Gjokën. 
    Dje një ministër në Rumani dha dorëheqjen sepse unë tha, në përmbushjen e formularit e keqkuptova një moment dhe më shpëtoi pa deklaruar diçka që e kam patur. Irena Gjoka në të gjithë formularët ka mashtruar. Dhe kush e mbron sot? E mbron Altin Troplini i cili për ta mbrojtur edhe pse ekzistonin gjithë dokumentet që ajo është e dënuar dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë kurrë gjykatës. 
    Ekzistojnë gjithë dokumentet se ajo ka mashtruar zyrtarisht në formular dhe ajo nuk mund të jetë kurrë gjykatës, i doli në fund për zot, pikërisht Altin Troplini. I hapi hetim paraprak për të mos e shkarkuar dot kush, se e kam në hetim unë. 
    Pra u bë avokat i të keqes. Ndaj dhe këto janë qëndrimet e mia, unë as nuk mund të hesht, as nuk mund të tërhiqem para këtyre të vërtetave.

  • “Bomba” e Robert Papës, ja pse amerikanët e kanë futur në rreth të kuq Edi Ramën, kryeministri mes katër rrugëve…

    “Bomba” e Robert Papës, ja pse amerikanët e kanë futur në rreth të kuq Edi Ramën, kryeministri mes katër rrugëve…

    Gazetari Robert Papa ka denoncuar rrjetin e Edi Ramës dhe aleatëve të tij, duke theksuar se kryeministri shqiptar ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm amerikan. Ai thekson rëndësinë e hetimeve të kreut të SPAK Altin Dumanit, i cili po ndjek gjurmët e parave të supozuara të pastra me miliona dollarë nga Shqipëria në Manhatan dhe parajsa fiskale: “Socializmi duket sikur nuk ka vdekur, kur në Amerikë mbahet gjallë në kështjellën e Edvin Ramës. Kështjella e tij po bie. Matahari, (Belinda Balluku) e cila përfaqëson interesat e Athinës dhe të Moskës (Lubia), do të marrë me vete vazhduesin e Enver Hoxhës. Ajo që ka shumë rëndësi është ajo që po ndjek Altin Dumani.
    Njerëzit e FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë janë tërësisht ndryshe nga koha e Blinkenit, presidentit faktik në katër vitet kur ishte Biden. Nuk është rastësi që Altin Dumani po ndjek paratë. Janë pastrime me miliona dollarë, me shifra të frikshme në Manhatan, nga parajsat fiskale. Lubia po kalon milionat aty ku Rama, ose ‘palloshi i gjatë’ siç thotë ajo, ka njerëzit e tij. Dan Bongino di çdo gjë”, u shpreh Papa.
    Çfarë po ndodh me Ramën?
    Në analizën e tij Robert Pa tregon se Rama përballet me katër rrugë të qarta: dorëheqje, azil, largim ose prangosje. Papes e paralajmëron se, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit për të ruajtur imazhin e kapitalizmit, realiteti është se sistemin e kontrollojnë oligarkët dhe njerëzit e afërt me të. “E ndërsa Rama hiqet se ka krijuar një sistem kapitalist, jo, janë oligarkët, është byroja e re politike, është ajo Lubia Matahari e ndyrë, mediokre, me fjalor vulgar rrugaçëror, që vjedh 120 miliardë dollarë për 10 vjet – ku janë? I vodhën dhe pensioni është i kursyer. Inxhinieri është i lodhur, doktori i turpëruar. Të gjithë ndjehen të gjunjëzuar.
    Ndaj nuk dalin masivisht ta heqin, ta tjerrin nga zyra, Mehmet Shehun, Kusarin global. Do të vijë, do të plasë. Dhe në qoftë se ajo gjykatë që quhet kushtetuese (kur ne kushtetutën e kemi të bërë nga grekët) do të mbronte dhe këtë radhë birin shpirtëror të Hoxhës, varianti i Bangladeshit do të dukej lule. Kjo që po bën Rama është socializëm i keq. Ai është i majtë. Po luan viktimën; e di se do ta heqin si qen të djathtët e Washingtonit. Ndaj po del tek nënvetëdija, po shan Amerikën, ti, ti kusari pa shpirt, që ke vjedhur atë popull të varfër dhe ke shitur interesat kombëtare.  Po përgatit azilin drejt BE-së. BE-ja nuk ka asnjë forcë diplomatike ushtarake. Ta kam thënë 100 herë. T’i kanë kapur vjedhjet, miliona dollarë. Të kanë kapur ministrin e Mbrojtjes që shkon nga Athina e nga Moska.
    Pse nuk e pret kush atasheun ushtarak tënd këtu apo ambasadorin që na shiste përralla se kishte ftuar Rubion? Nga të dhënat e mia, në vitin 2027, kur të jetë NATO, dhe do të vijë Trump, ti nuk do të jesh. Ti ke tre mundësi: dorëheqje, azil, largim, ose prangosje. Jo më kot media amerikane ‘Washington Examiner‘ tha: “Rama si Noriega”. Ti mund të kujtosh se u talle me Donald Trump, dhe kjo më tregon që ai e ka parë videon. Ndaj Altin Dumani është ndryshe, ndaj po të afrohet. Guxon ti dhe nuk takon përfaqësuesin e Donald Trump para se të vendosej qeveria. I nxore shefen e kabinetit, Bizhgën. Ku janë dukur Bizhga dhe Fuga? Janë ‘pentito‘ (të penduar)? Ti ke në shpirt anti-shqiptarizmin, por dhe anti-amerikanizmin. Ti fundin, ose të tmerrshëm ose tmerr pafund do të kesh, sepse e ke ndërtuar vetë. Ndërsa largohesha nga vendi im i bukur, Tirana, kaloi në rrugën drejt Rinasit një kadillak kryeministror.
    Më thanë se ishte parashkruesja e librit të Kamalës, që zhytet në luksin dhe vjedhjet makabre — Nexhmija moderne. Nuk hyre aq rastësisht, siç thoshte Nano: “Të gjeta me thonj të paprerë”. Nuk qe rastësisht që ti dhe një tjetër, në ’97-ën, hidhnit vrer në ‘New York Times‘ duke bërë etiketa nga më të ndyrat, ‘malokët’. Ti që doje të ndaje Shqipërinë. Koha ka kaluar, duhet t’i kishe ikur me turp. Dosjet i ke masive. Ajo e Sinaloas i vë pikën. Të kanë gjetur vargun e kalimeve me miliona e miliona dollarë. Natyrisht që Amerika nuk harxhon kohë shumë për një lider global të vogël të një fshati, por kur ti puthesh me Beogradin, luan me Moskën dhe me Athinën, dhe kur zhytesh në luksin e vendeve arabe, nuk do të të falë askush”, shprehet Robert Papa ndër të tjera.

  • Merr fund pritja, KLP zgjedh kreun e ri të SPAK më 11 dhjetor, për drejtorin e BKH vendoset sot

    Merr fund pritja, KLP zgjedh kreun e ri të SPAK më 11 dhjetor, për drejtorin e BKH vendoset sot

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka caktuar datën se kur do të pyesë katër kandidatët për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se intervistimi do të kryhet në datën 11 dhjetor 2025, ora 9:00. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. Kreu i ri i SPAK, pritet të zëvendësojë Altin Dumanin, mandati i të cilit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti. Pas kësaj date, Dumani do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm. Ndërkohë, mësohet se sot pritet të ketë zhvillime edhe për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pasuesi i Aida Hanajt në kreu të BKH-së duhej të ishte zgjedhur që më 31 gusht, por procedurat janë zvarritur ditë pas dite.
    Gjatë raportimit në Kuvend, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha se drejtuesi i ri do të zgjidhet para datës 10 nëntor. “Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH-së, në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor do të finalizohet procesi”, tha ajo. Por edhe kjo datë dështoi. Ndërkaq mësohet se SPAK e ka vendosur se kush do të jetë kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Vendimin për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta marrë treshja e prokurorëve e përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Siç është raportuar nga burime jozyrtare pranë institucionit, tre janë kandidatët më të lakuar për të marrë drejtimin e BKH-së; Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gledis Nano dhe Joni Keta,  ku ky i funist shihet si më favoriti.
    Por, në këtë proces nuk përjashtohen dhe katër të tjerët Gentian Shehaj, Andi Pogaçe dhe Artur Beu, të cilët janë gjithashtu profesionistë të zbatimit të ligjit. Joni Keta të vetmin konkurrent potent në këtë garë ka oficerin Elton Kërlukun, i cili preferohet nga Altin Dumani, që ka shprehur vullnetin dhe pëlqimin e tij për ta mbështetur dhe emëruar në krye të BKH-së. Ndërsa nga ana tjetër zv/drejtori aktual i BKH-së mbështetet nga Arben Kraja. I treti në komision është prokurori Behar Dibra dhe nuk dihet se në cilin drejtim do të shkojë vota e tij. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është gjithashtu një tjetër favorit në këtë garë, pasi më herët ka rezultuar se e kishte përpiluar drejt dhe saktë dosjen personale që kishte dërguar në Komisionin e Verifikimit. Megjithatë teksa emrin e kreut të SPAK do ta mësojmë më 11 dhjetor, drejtuesin e BKH do të mësojmë për punë orësh.
    BE reagon për vizitën e Dumanit në Bruksel
    Nga ana tjetër, drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani dhe të tjerë përfaqësues të sistemit të drejtësisë në vend, janë takuar në Bruksel me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, në datat 18-19 nëntor. Takimi koordinues u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve si dhe në vijim të takimeve që u mbajtën vitin e kaluar në Tiranë. Diskutimet u fokusuan në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimin e produkteve të veprës penale, përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimin e hetimeve dhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore.
    Gjithashtu u trajtuan çështje të ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive. “Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në përmbyllje të vizitës së tij të suksesshme në Bruksel javën e kaluar, përfaqësoi Shqipërinë në një takim trilateral për herë të parë mes zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor, fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së.
    Dumani theksoi rezultatet konkrete të SPAK, të arritura në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencitë e BE-së, në identifikimin dhe analizimin e komunikimeve të enkriptuara të përdorura për koordinimin e aktiviteteve të paligjshme. Ky bashkëpunim ka çuar në arrestime të rëndësishme në Shqipëri dhe në gjithë Evropën, si dhe në goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare, përfshirë ato me lidhje në Amerikën Latine. Mesazhi i tij, se vetëm një përgjigje e koordinuar mund të japë rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht, u përforcua fuqimisht si nga përfaqësuesit e BE-së, ashtu edhe nga pjesëmarrës të tjerë. Ata ranë dakord për nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë gjyqësor dhe policor, përfshirë ndarjen e inteligjencës, hetimet financiare dhe analizën, si dhe punën e përbashkët në ekipe të përbashkëta hetimore”, njoftoi zyra e delegacionit të BE në Tiranë në rrjetet sociale.

  • Caktohet data dhe ora/ Zgjedhja e kreut të ri SPAK, ja kur do të merren në pyetje 4 kandidatët

    Caktohet data dhe ora/ Zgjedhja e kreut të ri SPAK, ja kur do të merren në pyetje 4 kandidatët

    Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë

    TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur se me datë 11 dhjetor, ora 09:00, do të kryehet intervistimi për katër kandidatët e SPAK. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. 

    KLP miratoi 4 kandidatën në mbledhjen e 20 tetorit, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK. Emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, që është ajo e intervistimit, e vendosur tashmë më datë 11 dhjetor. Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.
    Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Belgjika thërret me urgjencë kryeprokurorin Çela dhe Altin Dumanin, dosje voluminoze me përgjime dhe emra të…

    Belgjika thërret me urgjencë kryeprokurorin Çela dhe Altin Dumanin, dosje voluminoze me përgjime dhe emra të…

    Në një lëvizje të papritur dhe me ton urgjence, autoritetet e Belgjikës kanë thirrur Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani në Bruksel, ku i kanë vënë përballë materiale të reja të klasifikuara, të konsideruara si kritike për sigurinë hetimore të dy vendeve. Gjatë takimit dyditor të zhvilluar më 18–19 nëntor, Prokurorja e Përgjithshme Federale Ann Fransen ka prezantuar dosje voluminoze me informacione të avancuara mbi rrjetet e krimit të organizuar, duke përfshirë hetime financiare, transaksione të dyshimta dhe përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale. Sipas burimeve zyrtare, këto të dhëna janë rezultat i muajve të mbledhjes së informacionit nga njësitë belge të inteligjencës penale.Takimi është mbajtur në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Belgjikës, por atmosfera ka qenë dukshëm më e rëndë se herët e tjera: palët kanë analizuar rritjen e aktiviteteve të grupeve kriminale, kanalet e pastrimit të parave dhe lëvizjen transnacionale të strukturave të trafikut. Ndër temat kryesore ishte edhe krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore, që do të fokusohet në koordinim të menjëhershëm dhe në shkëmbim të informacionit në kohë reale. Gjithashtu, janë trajtuar çështje të ndihmës juridike, si zbatimi i vendimeve penale, përshpejtimi i letërporosive dhe procedurat që kanë hasur pengesa në bashkëpunimet e mëparshme.Pjesëmarrësit vlerësuan se shkëmbimi i deritanishëm i të dhënave ka dhënë rezultate, por nënvizuan se volumi dhe rëndesa e materialeve të reja kërkojnë një nivel më të lartë koordinimi. Ndërkohë në fokus të veçantë ka qenë zbatimi i legjislacionit antimafia, duke synuar sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale të personave të hetuar ose të dënuar në të dy vendet. Belgjika insiston në masa më agresive për goditjen e pasurive të paligjshme, ndërsa pala shqiptare ka shprehur gatishmëri për intensifikim të operacioneve të përbashkëta.
    Reagon Prokuroria e Përgjithshme
    Nga ana tjetër, detaje rreth vizitës së z. Çela dhe z. Dumani ka dhënë edhe Prokuroria e Përgjithshme gjatë një reagimi për mediat. “Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive, zhvilluan një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, në datat 18-19 nëntor, në Bruksel, Belgjikë.Takimi koordinues u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve si dhe në vijim të takimeve që u mbajtën vitin e kaluar në Tiranë. Diskutimet u fokusuan në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimin e produkteve të veprës penale, përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimin e hetimeve dhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore.Gjithashtu u trajtuan çështje të ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizuan rëndësinë për zgjerimin e mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të gjerë të informacioneve, me qëllim hetimin e plotë të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet. Ndërkohë u diskutua edhe mbi hapësirat ligjore për përmirësimin e mëtejshëm të nivelit të koordinimit, sidomos në drejtim të zbatimit efikas të legjislacionit antimafia, me qëllim sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale ndaj subjekteve të hetuar ose të dënuar në të dy vendet”, njoftoi dje Prokuroria e Përgjithshme.

  • Altin Dumani në Bruksel: Kemi marrë kërcënime nga media, politika dhe krimi organizuar

    Altin Dumani në Bruksel: Kemi marrë kërcënime nga media, politika dhe krimi organizuar

    Delegacioni Evropian në Shqipëri përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani.  Takimi u zhvilluar Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin. 
    Në takim u theksua roli kyç i SPAK në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe integrimin në BE. Dumani gjatë takimit gjithashtu theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion kryesor i reformës së drejtësisë në Shqipëri, bazuar në pavarësi, profesionalizëm, qëndrueshmëri institucionale, bashkëpunim ndërkombëtar dhe besim publik. 
    “Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për shërbim publik. Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. 
    Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. 
    Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar 
    Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar,” tha Dumani. 
    Venneri theksoi se SPAK-ut është një kontribues i madh në besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE. Sipas tij ky proces është ndërtuar mbi rezultate konkrete, zgjerimin e kapacitetit teknik dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë 
    “Kur vendet zbatojnë vërtet reformat, BE-ja jep rezultate në këmbim”, tha Venneri. 
     
     

  • Olsian Çela dhe Altin Dumani vizitë zyrtare në Belgjikë, takim me Prokuroren e Përgjithshme, ja fokusi i diskutimeve

    Olsian Çela dhe Altin Dumani vizitë zyrtare në Belgjikë, takim me Prokuroren e Përgjithshme, ja fokusi i diskutimeve

    Prokurori i Përgjthshëm, Z. Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive, zhvilluan një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, në datat 18-19 nëntor, në Bruksel, Belgjikë.
    Takimi koordinues u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve si dhe në vijim të takimeve që u mbajtën vitin e kaluar në Tiranë. Diskutimet u fokusuan në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimin e produkteve të veprës penale, përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimin e hetimeve dhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore. Gjithashtu u trajtuan çështje të ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive.
    Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizuan rëndësinë për zgjerimin e mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të gjerë të informacioneve, me qëllim hetimin e plotë të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet.
    Ndërkohë u diskutua edhe mbi hapësirat ligjore për përmirësimin e mëtejshëm të nivelit të koordinimit, sidomos në drejtim të zbatimit efikas të legjislacionit antimafia, me qëllim sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale ndaj subjekteve të hetuar ose të dënuar në të dy vendet.

  • “Polonia ka histori? Edhe ne kemi filluar të bëjmë histori”, Altin Lala është optimist: Kemi shanse t’i eleminojmë

    “Polonia ka histori? Edhe ne kemi filluar të bëjmë histori”, Altin Lala është optimist: Kemi shanse t’i eleminojmë

    Altin Lala është optimist për ndeshjet ‘play off’ të Kombëtares. Ish-mesfushori i Hanoverit, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Paso” në “Top Albania Radio”, ka thënë se Shqipëria i ka shanset për ta eleminuar Poloninë. Sipas tij, historia e polakëve nuk duhet të ndikojë negativisht për ekipin tonë kombëtar, pasi historia shkruhet dita-ditës me fitore.
    “Unë e shoh shortin pozitiv. Poloninë e njohim. Kemi zhvilluar disa ndeshje dhe e kemi mposhtur. Kështu që, me shumë dëshirë dhe duke pasur një ditë të mirë jam i bindur që në Poloni do të kemi shanse ta eliminojme Poloninë. Edhe me penallti ndoshta. Polonia ka histori? Tani kemi filluar edhe ne të bëjmë histori. Historia shkruhet kur fiton. Kështu që ne duhet të fitojmë.
    Levandovski është një golashënues që duhet ta kemi kujdes. Mbrojtja jonë ka funksionuar. Ne kemi pësuar shumë pak gola, vetëm ndaj Anglisë. Kemi shanse të mira.”, ka thënë Altin Lala./Sport Ekspres/