Tag: alternativë

  • “Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Analisti: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

    “Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Analisti: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

    Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.
    Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.
    “Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai.
    Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore.
    “Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”.
     

  • “Salianji, po i del “kundër” Berishës”/ Reagon ashpër analisti: Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por…

    “Salianji, po i del “kundër” Berishës”/ Reagon ashpër analisti: Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por…

    Analisti Artur Nura i ftuar në një studio televizive, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.
    Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.
    “Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai.
    Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore.
    “Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”.

  • Gjekmarkaj: Opozita duhet të kthejë zhgënjimin e qytetarëve në energji për ndryshim

    Gjekmarkaj: Opozita duhet të kthejë zhgënjimin e qytetarëve në energji për ndryshim

    Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 17:26
    Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj tregon se selia blu po përpiqet t’u tregojë qytetarëve realitetin e qeverisjes aktuale, të cilin, sipas tij, opozita e ka paralajmëruar që në momentin kur u përball me “një farsë elektorale” në zgjedhjet e fundit.
    Për të pritshmëritë e mbështetësve të PD-së janë të larta dhe se mungesa e një fitoreje zgjedhore mund të ketë krijuar frustrim dhe zhgënjim tek ata. Gjekmarkaj theksoi se përgjegjësia e opozitës është të kanalizojë këto pakënaqësi në energji pozitive dhe të ndërtojë një alternativë të besueshme për vendin.
    ”Detyra jonë është që ndjesitë e zhgënjimit t’i kthejmë në forcë për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë tjetër”,-deklaroi ai.

  • “Tavanet” kufizuan kreditë për banesa, Banka e Shqipërisë shton kushtet: Po përdoren edhe burime alternative

    “Tavanet” kufizuan kreditë për banesa, Banka e Shqipërisë shton kushtet: Po përdoren edhe burime alternative

    Kufizimet e vendosura nga banka e Shqipërisë që prej 1 korrikut 2025 në kreditë për pasuritë e paluajtshme kanë bërë që bankat të tregohen më të rrepta për këtë sektor të vendit tonë.

    Banka e Shqipërisë në raportin e aktivitetit kreditues bënë të ditur se kjo situatë është vërejtur në tremujorin e tretë të vitit ndërsa pritet të vazhdoj edhe në fundvit. Duke bërë blerjen e një prone edhe më të vështirë jo vetëm prej çmimit por edhe mënyrës së financimit.
    Si pasojë e shtrëngimit të kushteve si dhe burimeve të tjera alternative të financimit, kërkesa e individëve për të blerë shtëpi me kredi ra sipas Bankës së Shqipërisë. Por ekspert të tregut e shohin problem një situatë të tillë në treg duke i drejtuar individët në rrugë informale si paratë nga të afërmit.
    Nga ana tjetër, bankat aprovuan një numër më të lartë kredish në raport me kërkesat për kredi nga ana e bizneseve.
    Përqasja e bankave në fund të vitit për kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e pandryshuar ndërsa shtrëngimi i kushteve për individët pritet të shtrijë pasojat e efekteve edhe në fundvit sipas Bankës së Shqipërisë.
     

    Top Channel

  • Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja akset rrugore që do bllokohen! Ministria: Përdorni rrugë alternative

    Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja akset rrugore që do bllokohen! Ministria: Përdorni rrugë alternative

    Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton se, për shkak të ndërhyrjeve për rehabilitimin e shtresave asfaltike në aksin Vorë–Ura e Dajlanit, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës. 

    Sipas një plani të ri të menaxhimit të trafikut, të hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke filluar nga mbrëmja e sotme, 14 tetor, do të kufizohet lëvizja në drejtimin Vorë-Durrës gjatë orarit 23:00 – 06:00. Përdoruesit e rrugës këshillohen të ndjekin rrugë alternative, ndërsa ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërhyrje të domosdoshme. 

    Njoftimi: 

    Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton: Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim të plotë më Policinë e Shtetit kanë hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut. 

    Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: 

    Vorë-Maminas, 

    Maminas-Sukth, 

    Sukth-Fllakë, 

    Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, 

    Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit. 

    Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment. 

    Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës. 

    Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. 

    Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi! 

  • VIDEO/ Ilir Alimehmeti: Duhet të sjellim PD në fuqi dhe të jemi alternativë e qartë për qytetarët

    VIDEO/ Ilir Alimehmeti: Duhet të sjellim PD në fuqi dhe të jemi alternativë e qartë për qytetarët

    Në një intervistë në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti komentoi zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, që pritet të zhvillohen pas shkarkimit të Erion Veliajt.

    Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Alimehmeti u shpreh se, Partia Demokratike duhet të ketë një strategji afatgjatë dhe të bëhet gati për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

    ‘Mendoj se ne duhet të ishim pak më gati, sepse Veliaj u arrestua në 10 shkurt dhe kishim njëfarë kohe për ta diskutuar këtë çështje. Në këtë moment që flasim, bëhet fjalë vetëm për zgjedhjen e kryetarit dhe jo të këshillit bashkiak, dhe bëhet fjalë për një periudhë 1 vit apo diçka më shumë,’ tha Alimehmeti.

    Ai theksoi se ky mandat i shkurtër nuk lejon zhvillimin e planeve të mëdha për qytetin.

    ‘Të gjitha, buxhete, platforma, strategji janë kryer dhe nuk të jep mundësi të krijosh një plan zhvillimor të vërtetë, me përjashtim të fusësh në legjitimitet punën e ekzekutivit. Pra, mundësitë janë relativisht të vogla për të punuar 1 vit, se përndryshe nuk do kishte vendosur ligji, struktura 4 vjeçare,’ u shpreh ai.

    Alimehmeti e krahasoi situatën aktuale me vitet e mëparshme.

    ‘Në këtë drejtim këtu, kushtet janë ndryshe nga situata e 2022-2023, kur ju përmendët emrin tim. Në këtë lloj kushtesh PD ka nevojë një qasje proaktive riorganizuese, dhe të kuptojë se gara e madhe dhe e fortë që ne kemi nevojë që të shtrohemi fort është 2027.’

    Sipas tij, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët.

    ‘Janë 61 bashki dhe janë të gjithë këshillat bashkiak në garë dhe ne duhet t’i qasemi publikut dhe garës në një mënyrë të organizuar dhe të qartë të drejtuar drejt fitores. Jam pro një programi për njerëzit që është më i mirë, më i lirë dhe më i shpejtë, dhe me një parti që është e qartë dhe e riorganizuar dhe e ribashkuar, siç thuhet,’ përfundoi Alimehmeti gjatë bisedës së tij në SYRI TV.

  • ABI Bank hyn në ndërtim/ Krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

    ABI Bank hyn në ndërtim/ Krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

    Banka Amerikane e Investimeve, e njohur ndryshe si ABI Bank, ka vendosur të hyjë në tregun e ndërtimit të resorteve në zonat bregdetare. Dy muaj më parë ABI ka themeluar një shoqëri komandite të quajtur “BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT FUND”.
    Sipas dokumentave, shoqëria BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT FUND ka një kapital prej 10.6 milionë euro pjesa dërrmuese e të cilit në natyrë dhe aksionet e saj zotërohen në masën 99.3 për qind nga Banka Amerikane e Investimeve dhe 0.7 për qind nga Andi Ballta.
    Dokumentat tregojnë se pjesa dërrmuese e kapitalit të shoqërisë është në formën e një sipërfaqeje toke prej 32 hektarësh në zonën bregdetare të Poros në Vlorë. Kjo sipërfaqe është siguruar nga ekzekutimi i kolateraleve të kredive të këqija dhe tashmë ABI Bank ka vendosur ta zhvillojë përmes krijimit të një shoqërie të posaçme komandite.
    Shoqëritë komanditë SIK janë fonde investimesh alternative, të cilat u ofrohen vetëm klientëve të kualifikuar dhe profesionistë. Ato regjistrohen si fonde investimesh alternative nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.
    Shoqëritë komanditë kanë një ortak me përgjegjësi të pakufizuar. Në këtë rast ky ortak është ABI Bank, ndërsa ortakët e tjerë përgjithësisht kanë përgjegjësi të kufizuar deri në masën e kontributeve të tyre në shoqëri.
    Forma e shoqërive komandite funksionon përmes investimeve nga ortakë të tjerë që i bashkohen shoqërisë pas themelimit. Këta ortakë mund të kontribuojnë me financime për realizimin e projektit, i cili udhëhiqet nga ortaku kryesor i pakufizuar i shoqërisë, që në këtë rast është Abi Bank.

    Ky nuk është investimi i vetëm i ABI Bank jashtë sistemit bankar. Në maj të këtij viti, kjo bankë bleu 10 për qind të aksioneve të kompanisë turistike Premier Group për një çmim prej 363 mijë eurosh, në përputhje me vlerën e kapitalit. Ligji shqiptar lejon bankat që të blejnë aksione në kompani deri në 10 për qind. Megjithatë transaksioni i njoftuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishte pjesë e një marrëveshje me të gjerë.
    Abi Bank do të financojë kompaninë me aksioner kryesor Enver Mehmeti për ndërtimin e hoteleve të reja me një financim prej 16 milionë eurosh. Ndërsa blerja e aksioneve nga ana e bankës është një garanci shtesë për kthimin e kredisë. Ndërkohë që zoti Mehmeti ruan të drejtën të riblejë 10 për qindëshin e kuotave të shitur tek Abi Bank për të njëjtin çmim plus inflacionin, nëse përmbushen disa kushte si ulja e detyrimeve të tij ndaj bankës poshte nivelit 10 milionë euro dhe përmbushja e kushteve që mbrojnë bankën për financimin e saj.
    Epidemia e ndërtimit në Shqipëri është përhapur aq shumë sa që tani po josh edhe bankat, të cilat në një mënyrë apo një tjetër janë mpleksur me këtë sektor, qoftë përmes financimeve, por qoftë edhe përmes investimeve direkte.
    /kapitali.al/

  • “Opozita është e pashpresë”,  Mërtiri reagon ashpër: Berisha duhet të tërhiqet, vetëm kështu lind një alternativë e re

    “Opozita është e pashpresë”, Mërtiri reagon ashpër: Berisha duhet të tërhiqet, vetëm kështu lind një alternativë e re

    Ai e përshkroi këtë situatë si “dramën e opozitës”, e cila gjendet në një pozitë të pashpresë: nuk mund të ecë përpara as me Berishën, por as pa të.
    Analisti Ergys Mërtiri ka folur për krizën brenda opozitës, duke theksuar se Sali Berisha është kthyer në pengesën kryesore për krijimin e një alternative reale përballë Edi Ramës.
    “Fatkeqësisht, Berisha është personi që vret çdo lloj mundësie për të pasur një alternativë përballë Ramës. Pa votat e tij, opozita nuk mund ta mposhtë Ramën, por me Berishën brenda, nuk ka asnjë shans të fitojë,” u shpreh Mërtiri.
    Ai e përshkroi këtë situatë si “dramën e opozitës”, e cila gjendet në një pozitë të pashpresë: nuk mund të ecë përpara as me Berishën, por as pa të.
    Sipas tij, e vetmja zgjidhje për të krijuar një terren të ri politik është largimi i Berishës nga skena aktive, duke i lënë të tjerëve hapësirën për të ndërtuar një alternativë dhe duke e kufizuar rolin e tij vetëm në mbështetje.
    “Berisha duhet të tërhiqet dhe të lejojë të tjerët të zgjedhin, ndërsa ai thjesht t’i mbështesë,” tha Mërtiri

  • “Shqipëria, mes vendeve më të bukura të Europës”, Dhërmiu përshkruhet si alternativë ndaj Kroacisë dhe Greqisë

    “Shqipëria, mes vendeve më të bukura të Europës”, Dhërmiu përshkruhet si alternativë ndaj Kroacisë dhe Greqisë

    Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, prestigjiozja kanadeze “The Star” ka renditur plazhin e Dhërmiut mes gjashtë plazheve më të veçanta të Europës, ku turistët mund të gjejnë freski në ditët përvëluese të verës.

    Në artikullin e botuar, riviera shqiptare përshkruhet si një alternativë e re ndaj bregdeteve të mbipopulluara të Kroacisë dhe Greqisë. Dhërmiu, me rreth 1.6 kilometra shtrirje rërë të bardhë, gjire të fshehura shkëmbore dhe atmosferën festive që sjellin festivalet muzikore ndërkombëtare, është kthyer në një magnet për turistët.

    “The Star” thekson gjithashtu aktivitetet sportive që ofron zona, te pamjet spektakolare të detit Jon dhe maleve Akrokeraune që ngrihen mbi bregdet, e kompletojnë këtë eksperiencë të rrallë.

    Në listën e “The Star” janë përfshirë edhe destinacionet e njohura europiane si plazhi Golden Horn në Kroaci dhe duna gjigante e rërës Dune du Pilat në Francë.

    Por fakti që Shqipëria renditet përkrah destinacioneve të konsoliduara të kontinentit është një tjetër dëshmi se riviera shqiptare po kthehet në një prej pikave më tërheqëse të turizmit europian.

  • Tabaku: Harxhuan  430 milionë për inceneratorët dhe dështuan, qeveria rikthehet te landfilli

    Tabaku: Harxhuan 430 milionë për inceneratorët dhe dështuan, qeveria rikthehet te landfilli

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan ndërtimin e landfill-eve si zgjidhje për problemin e mbetjeve.
    Sipas Tabakut, ky vendim tregon një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk funksionon.
    Ajo theksoi se landfilli ishte një alternativë që Partia Demokratike e kishte propozuar që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që vazhdimisht është mbajtur si opsion edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më të drejtën,” shtoi Tabaku..
    Postimi
    Një tjetër konferencë ku ‘njëshi’ flet, ‘dyshi’ paraqet power point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve. Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar. Vetëm leksione me kostum e kollare!
    Zgjidhja e propozuar ne Power Point? Landfill! Landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Edhe BE-ja në progres raport, edhe KLSH-ja, edhe Komisioni Hetimor i Inceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë.
    Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve. Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!”
    Ky reagim vjen në një moment kur debati për menaxhimin e mbetjeve në vend është në qendër të vëmendjes, duke nxjerrë në pah kostot e larta financiare dhe dështimin e projekteve të mëparshme.