Tag: alternativa

  • ‘Zgjedhjet e 11 majit ofrojnë më shumë se dy alternativa’, Abilekaj: Partitë e reja janë serioze

    ‘Zgjedhjet e 11 majit ofrojnë më shumë se dy alternativa’, Abilekaj: Partitë e reja janë serioze

    Gazetari Enton Abilekaj deklaroi këtë të enjte, gjatë një interviste televizive, se zgjedhjet e 11 majit shënojnë një moment të rëndësishëm, pasi për herë të parë nuk kufizohen vetëm në dy alternativa politike. Sipas tij, qytetarët që nuk dëshirojnë të votojnë më as Sali Berishën dhe as Edi Ramën, tashmë kanë mundësi reale për të zgjedhur forca të tjera politike.
    Ai vlerësoi se partitë e reja që janë futur në garë këtë vit nuk janë si ato të së kaluarës, por paraqiten me seriozitet dhe struktura të organizuara, duke sjellë alternativa të vërteta për qytetarët:
    “Po i heq Sali Berishën dhe Edi Ramën. Këtu nëse do kishim përballjen dominuese Berisha-Rama, do thoshim po në krahasim me Berishën, Rama është më i ri, është më trendi e të tjera, por këtu ka alternative serioze.Nuk janë më partitë e reja të dikurshme që dilnin mos ka ndonjë gjë dhe iknin. Këto janë parti serioze. Aktiviteti i hapjes së fushatës së Agron Shehaj për shembull, ne më përpara nuk e shikonim një aktivitet të tillë nga partitë e reja, tregon seriozitet. Tani ty nëse nuk ta mbush mendjen Berisha, s’ke pse shkon prapë te Rama, ke opsione të tjera.”

  • Kikia: Shqiptarët kërkojnë alternativa, sfida e partive të reja është…

    Kikia: Shqiptarët kërkojnë alternativa, sfida e partive të reja është…

    Gazetari Mentor Kikia ka analizuar peizazhin politik në vend në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 11 majit, duke u ndalur veçanërisht te partitë e reja që po përpiqen të gjejnë vend në skenën politike shqiptare.
    Për të shoqëria shqiptare është lodhur nga një kastë politike që si në pushtet ashtu edhe në opozitë, nuk ka lëvizur prej dekadash. ”Shoqëria është e etur për alternativa të reja”,-u shpreh ai, ”por pyetja është çfarë ofrojnë ato?”.

    Kikia theksoi se ndershmëria dhe qëndrueshmëria e një partie nuk maten kur ajo është në opozitë, por në momentin kur merr pushtetin. ”Edhe Edi Rama dikur kishte një kauzë të fortë luftën kundër korrupsionit. Nuk ka asnjë dyshim se qeveria e tij ndodhet në një nga pikat më të larta të korrupsionit”.
    Ai nënvizoi se partitë e reja do të duhet të japin përgjigje të qarta për dy çështje thelbësore: ofertën e tyre politike dhe alternativën ekonomike që i ofrojnë qytetarëve.