Tag: altar

  • Shqiptarja shkakton dramë në reality show-n britanik, braktis partnerin në altar

    Shqiptarja shkakton dramë në reality show-n britanik, braktis partnerin në altar

    Showbiz E Enjte, 28 Gusht 2025 10:55
    Një vajzë shqiptare nga Kosova është kthyer në qendër të vëmendjes në sezonin e dytë të reality show-t britanik “Love is Blind UK”, pasi vendimi i saj në momentin më të rëndësishëm la të gjithë publikun dhe partnerin e saj në shok.
    Bardha, një nga konkurrentet më të komentuara të këtij edicioni, krijoi një lidhje të fortë me Jed-in, një djalë me rrënjë libaneze. Që brenda pod-eve ata ndanë histori të ngjashme dhe plane të mëdha për të ardhmen. Bardha shpesh tregonte se si fëmijëria e saj e vështirë, pas largimit të familjes nga lufta në Kosovë, e kishte bërë të fortë dhe të pavarur, një cilësi që Jed e admironte shumë.

    Pas daljes nga eksperimentimi dhe fillimit të bashkëjetesës, marrëdhënia e tyre dukej solide, por tensionet nisën të shfaqeshin. Një moment i vogël, por domethënës, ishte kur Bardha pagoi faturën e një darke, gjë që e bëri Jed-in të ndihej i pavlerësuar, ndërsa ajo vetë theksoi se pavarësia nuk duhej parë si pengesë në dashuri.
    Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve, çifti vendosi të shkonte deri në altar. Por pikërisht aty ndodhi surpriza e madhe.
    Atmosfera ishte e mbushur me emocione. Jed shprehu dashurinë dhe besimin e tij për të ardhmen e tyre së bashku. Mirëpo, kur erdhi radha e Bardhës për zotimet, ajo shpërtheu në lot dhe me zë të dridhur tha:
    “Nuk është një ‘jo’ për ty, por një ‘jo’ për momentin. Dua të bëj gjithçka që kemi premtuar, por kur të jemi të dy plotësisht gati.”Ky vendim e la Jed-in të tronditur dhe të lënduar, ndërsa Bardha u largua e përlotur, e ngushëlluar nga familja e saj.
    Reagimet e publikut britanik ishin të ndara: një pjesë e kritikuan shqiptaren për hezitimin, ndërsa shumë të tjerë e përgëzuan për guximin për të mos thënë një “po” të nxituar vetëm për kamerat.
    Nga katër çiftet që mbërritën deri në altar në këtë sezon, tre u martuan, ndërsa vetëm Bardha dhe Jed zgjodhën të mos e kurorëzonin lidhjen.
    Historia e tyre, megjithatë, mbetet e hapur. Bardha la të kuptohet se nuk është fundi, por një shtyrje për momentin e duhur, duke lënë hapësirë që marrëdhënia e tyre të vazhdojë në të ardhmen.

  • Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

    Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

    Mbrëmja e djeshme shënoi finalen e sezonit të dytë të reality-show “Love Is Blind: UK”, ku publiku priste me padurim vendimet e çifteve në altar. Në qendër të vëmendjes ishte Bardha, konkurrentja shqiptare që gjatë gjithë sezonit u kthye në një nga figurat më të komentuara.
    Surpriza më e madhe erdhi në momentin kur ajo zgjodhi të mos i thoshte “po” Jed-it, duke tronditur fansat dhe ndjekësit e programit. Sipas Bardhës, lidhja e tyre kishte ende nevojë për kohë dhe nuk ishte gati të hidhte një hap kaq të madh. “Nuk dua një divorc pas disa vitesh, por një martesë që të zgjasë. Duhet të jem e bindur se po marr vendimin e duhur”, u shpreh ajo, duke marrë reagime të përziera nga audienca.
    Gjatë rrugëtimit në emision, Bardha dhe Jed kishin hasur në mospërputhje rreth çështjeve praktike, si ndarja e shpenzimeve, që nxorën në pah dallimet mes qëndrimeve tradicionale të Jed-it dhe karakterit të pavarur të Bardhës. Pikërisht këto tensione ndikuan në vendimin e saj final.
    Pas refuzimit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime. Në X (ish-Twitter) pati mijëra komente: disa e vlerësuan Bardhën për guximin dhe pjekurinë, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër për vendimin ndaj Jed-it.
    E keni ndjekur kete format?