Tag: alpinistë

  • E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

    E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

    Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi ranë nga maja më e lartë e Zelandës së Re, Aoraki (Mali Cook), një prej ngjitjeve më të rrezikshme në botë.

    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një ngjitjeje në majën 3,724 metra të lartë të malit, një terren i njohur për rreziqet e tij të mëdha dhe motin e paparashikueshëm.
    Dy alpinistët e vdekur ishin pjesë e një grupi prej katër personash që përpiqeshin të ngjiteshin në majën e malit.
    Dy të tjerët, të cilët nuk u lënduan, kontaktuan shërbimet e emergjencës natën e kaluar dhe u shpëtuan herët të martën me helikopter. Pavarësisht kushteve të vështira, ekipet e shpëtimit e gjetën trupat e dy alpinistëve të vdekur më vonë, ende të lidhur me parzmoren e ngjitjes.
    Mali Aoraki Cook është një nga destinacionet më të rrezikshme për alpinistët, për shkak të terrenit të tij të ashpër, çarjeve të thella dhe motit të paparashikueshëm.
    Asnjë nga alpinistët nuk është identifikuar publikisht, por media e Zelandës së Re raporton se një nga të vdekurit ishte një udhërrëfyes malor i njohur ndërkombëtarisht.
    Gati një vit më parë, tre alpinistë nga SHBA-ja dhe Kanadaja u zhdukën gjatë ngjitjes dhe shpallën të vdekur pas një kërkimi të gjatë, megjithatë trupat e tyre nuk janë gjetur ende. Autoritetet thonë se moti i keq kishte penguar kërkimin.
    Viktimat që humbasin jetën gjatë ngjitjeve në Aoraki Cook janë një fenomen i njohur. Sipas klubit alpin ClimbNZ, dhjetëra njerëz kanë vdekur në këtë mal, dhe është e zakonshme që një sezon ngjitjeje të kalojë me të paktën një viktimë. Kjo ngjitje ka dëshmuar rrezikshmërinë e saj për alpinistët e pa përvojë, por edhe ata me eksperiencë.

    Top Channel

  • Ortek në Himalaje, 7 të vdekur

    Ortek në Himalaje, 7 të vdekur

    Të paktën shtatë alpinistë, përfshirë pesë të huaj dhe dy nepalezë, kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në një majë të Himalajeve në Nepalin verilindor, tha agjencia e ekspeditës Seven Summit Treks. Incidenti ndodhi në orën 09:00 sipas orës lokale (03:15 GMT) të hënën pranë kampit bazë të malit Yalung Ri në distriktin Dolakha.
    Ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa dhe ende po kërkojnë për pesë të tjerët, të cilët besohet se janë varrosur nga bora. Tetë të tjerë janë shpëtuar dhe ndodhen në kryeqytetin Katmandu duke marrë trajtim për lëndimet e tyre.
    Të gjithë këta alpinistë ishin pjesë e një grupi që u nis më shumë se një orë para se të binte orteku, tha shefi i policisë së qarkut për BBC Nepali. Trupat e pesë alpinistëve të tjerë të ndjerë “mund të jenë 10-15 metra nën dëborë”, tha Mingma Sherpa, kryetar i Seven Summit Treks. “Do të duhet kohë për t’i gjetur ata.”.
    Viktima kanë ngelur dy italianë, një kanadez, një gjerman, një francez dhe dy nepalezë që shërbenin si udhërrëfyes. Zëvendësdrejtori lokal i policisë, Gyan Kumar Mahato, i tha BBC-së të hënën se një helikopter shpëtimi kishte zbarkuar në zonën Na Gaun të Dolakha-s – pesë orë ecje nga kampi bazë i Yalung Ri.
    Një nga alpinistët e plagosur i tha gazetës The Kathmandu Post se ata kishin kërkuar ndihmë vazhdimisht, por pa sukses. “Nëse ekipi i shpëtimit do të kishte mbërritur në kohë, mund të ishin shpëtuar më shumë jetë”, i tha ai gazetës nepaleze.
    Mahato u tha gazetarëve se përpjekjet e shpëtimit u penguan nga moti i keq dhe problemet logjistike, të cilat e bënë të vështirë fluturimin me helikopterë dhe as arritjen në vendngjarje në këmbë.
    Gazeta Kathmandu Post raportoi se grupi po përgatitej të ngjitej në majën e afërt Dolma Khang, e cila ka një lartësi prej 6,332 m (20,774 ft). Ata kishin planifikuar të ngjiteshin në majën Yalung Ri, e cila është 5,630 m, si pjesë e programit të tyre të aklimatizimit.

  • Tragjedi në Alpet italiane/ Pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku, mes viktimave edhe një e mitur

    Tragjedi në Alpet italiane/ Pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku, mes viktimave edhe një e mitur

    Një ngjitje malore në Alpet italiane është kthyer në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën.

    Autoritetet italiane konfirmuan se orteku ra të shtunën pasdite, në zonën e majës Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra. Tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht, ndërsa të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra nën shtresat e akullit dhe dëborës.
    Shërbimet alpine italiane bënë të ditur se grupi ishte përfshirë nga një ortek i fuqishëm, ndërsa dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara arritën të mbijetonin dhe dhanë alarmin. Ata u transportuan në spital në Bolzano, në gjendje shoku, por pa dëmtime të rënda fizike
    Kërkimet vijuan gjatë natës dhe rifilluan në mëngjes me helikopterë, dronë dhe pajisje termike, derisa ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupat e fundit në pjesën e poshtme të një përroi malor.
    Autoritetet nuk e kanë qartësuar ende shkakun e shkëputjes së ortekut, ndërsa mbetet e paqartë pse grupet e alpinistëve qëndruan në zonë në një orar të vonë dhe me kushte të vështira atmosferike.

    Top Channel

  • Tragjedi në Alpet Italiane: 5 alpinistë gjermanë vriten nga orteku

    Tragjedi në Alpet Italiane: 5 alpinistë gjermanë vriten nga orteku

    Pesë alpinistë gjermanë u vranë kur u rrëmbyen nga një ortek në Alpet e Italisë, thanë autoritetet lokale të dielën (2 nëntor). Alpinistët ishin nisur të shtunën për t’u ngjitur në majën Cima Vertana, në vargmalin Ortler, pranë fshatit Solda. Ndërsa po i afroheshin majës, orteku i zuri në befasi dhe i rrëmbeu tutje.
    Masa e borës dhe akullit vuri para dy grupe të ndara alpinistësh që ishin të lidhur me litarë. Trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën të shtunën, ndërsa trupat e dy viktimave të tjera – një babai dhe vajza e tij 17-vjeçare, u gjetën ditën e sotme. Dy alpinistë të tjerë shpëtuan pa lëndime.
    Vargu malor Ortler, pranë kufirit zviceran, është një destinacion popullor për alpinistët dhe alpinistët me përvojë, por kushtet në zonë janë shpesh të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

  • Po ngjiteshin në Alpet italiane, 5 alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku

    Po ngjiteshin në Alpet italiane, 5 alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku

    Pesë alpinistë gjermanë kanë humbur jetën pasi mbetën të bllokuar në një ortek në Alpet italiane. Alpinistët ishin nisur të shtunën për të pushtuar majën Cima Vertana në vargmalin Ortler pranë fshatit Solda. 
    Orteku ra ndërsa ata po shkonin drejt majës. Orteku i borës dhe akullit rrëmbeu anëtarë të dy grupeve të ndara. Trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën të shtunën, ndërsa dy viktimat e tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, u gjetën të dielën. 
    Dy alpinistë të tjerë shpëtuan pa lëndime. Masivi Ortler është pjesë e Alpeve italiane pranë kufirit zviceran. Ortler është një destinacion popullor për alpinistët me përvojë. 

  • Garë në Everest për evakuimin e alpinistëve të bllokuar pas stuhisë së dëborës

    Garë në Everest për evakuimin e alpinistëve të bllokuar pas stuhisë së dëborës

    Më shumë se 200 alpinistë të bllokuar në temperatura nën zero pranë faqes lindore të malit Everest në Tibet pritet të evakuohen deri sot, tha një burim për situatën.

    Të apasionuarit e aktiviteteve në natyrë kanë mbushur Kinën kontinentale që nga 1 tetori për pushime tetëditore, por një stuhi e papritur dëbore gjatë fundjavës i zuri në befasi qindra alpinistë, të cilët shpresonin të shihnin nga afër anën Kangtsung të Everestit në befa.
    Largimi i tyre i nxituar, i cili filloi të hënën, duhet të përfundojë deri sot, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me median për këtë çështje. Qeveria rajonale e Tibetit nuk ka komentuar.
    Duke ndjekur gjurmët në dëborë
    Të shtunën, reshjet e borës goditën Luginën e largët Karma të Tibetit, në një lartësi mesatare prej 4,200 metrash. Të dielën, ekipet e shpëtimit çuan rreth 350 alpinistë të bllokuar në një vend të sigurt.
    “Për fat të mirë, disa njerëz përpara nesh po pastronin shtigjet, duke lënë gjurmë që ne mund t’i ndiqnim, gjë që e bëri pak më të lehtë”, tha Eric Wen, 41 vjeç, duke shtuar se iu desh të ecte 19 kilometra, pjesa më e madhe e të cilave ishte e mbuluar me borë të trashë, për t’u larguar nga lugina.
    “Përndryshe, do të ishte e pamundur për ne të ia dilnim mbanë vetë”, shtoi ai.
    Nuk kishte asnjë përditësim zyrtar mbi gjendjen e shëtitësve të mbetur deri në orën lokale të vonë, megjithëse media shtetërore kineze raportoi se kontakti me ta ishte rivendosur.
    “Nëse parashikohet mot i keq, shëtitësit dhe alpinistët duhet të njoftojnë autoritetet lokale saktësisht se ku ndodhen dhe duhet të qëndrojnë në një vend të sigurt, qoftë një strehë, një shtëpi mysafirësh, një tendë larg zonave të prirura për ortekë apo larg shtretërve të lumenjve”, tha alpinistja Adriana Brownlee për Reuters.
    “Të gjithë alpinistët dhe shëtitësit duhet të mbajnë me vete të paktën një telefon satelitor ose një pajisje gjurmimi në çdo kohë.”
    Lugina e Karmës, e cila u eksplorua për herë të parë nga udhëtarët perëndimorë një shekull më parë, është relativisht e pashkelur. Ajo pret më pak vizitorë sesa ana veriore e Everestit, e cila është e arritshme me rrugë tokësore. Më shumë se 540,000 turistë vizituan rajonin e Everestit vitin e kaluar, një rekord i ri.
    “Një metër borë”
    Stuhia e borës pengoi gjithashtu planet e alpinistëve të udhëhequr nga ekipi amerikan i alpinizmit Madison për t’u ngjitur në majën 8,188 metra Cho Oyu në kufirin Kinë-Nepal, e gjashta më e lartë në botë.
    “Një stuhi e fortë u zhvillua papritmas dhe solli mbi një metër dëborë në Everest dhe majat përreth Himalajeve”, tha udhëheqësi i ekspeditës Garrett Madison për Reuters në një mesazh të hënën.
    Sapo të përmirësohet moti, ata planifikojnë të vazhdojnë ngjitjen e tyre.

    Top Channel

  • Tre alpinistë kroatë humbin jetën nga orteku

    Tre alpinistë kroatë humbin jetën nga orteku

    Shërbimi i shpëtimit malor i Sllovenisë tha se tre alpinistë nga Kroacia kanë vdekur pasi u rrëmbyen nga një ortek.
    Tre alpinistë nga Kroacia humbën jetën kur u rrëmbyen nga një ortek në Slloveni gjatë fundjavës, thanë të hënën zyrtarët e shpëtimit.
    Të tre u zhdukën të dielën kur një ortek i nxori nga një shteg në malin Tosc në Slloveninë veriperëndimore.

    Ata ishin pjesë e një grupi prej shtatë alpinistësh nga Kroacia, por u ndanë nga grupi për të ecur përpara në mal, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 2.275 metrash.
    Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, shprehu ngushëllimet e tij familjeve, të afërmve dhe miqve të tre alpinistëve që humbën jetën në Alpet Juliane.
    “Është një tragjedi e madhe. Tre të rinj në një ditë. E dimë që grupi kishte shtatë anëtarë. Të katër janë shëndoshë e mirë, nuk janë në rrezik. Megjithatë, këto lajme nga dje dhe nga sot na tronditën edhe më shumë”, tha ai.
    Ai falënderoi të gjitha shërbimet sllovene, ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Boshtjan Poklukar, Shërbimin Slloven të Shpëtimit Malor, stacionin në Bohinj, por edhe në Jesenice.
     

  • Gati 1,000 alpinistë bllokohen nga stuhia e borës në Everest, vijojnë operacionet e shpëtimit në Tibet

    Gati 1,000 alpinistë bllokohen nga stuhia e borës në Everest, vijojnë operacionet e shpëtimit në Tibet

    Një stuhi bore ka bllokuar rreth 1,000 persona në kampe në anën lindore të malit Everest, sipas mediave shtetërore kineze.
    Ekipet e emergjencës po zhvillojnë opercione për shpëtimin e personave të bllokuar, raporton BBC. 
    Qindra banorë lokalë dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar dëborën që ka bllokuar aksesin në zonën që ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash.

    Disa turistë janë shpëtuar tashmë, sipas mediave kineze.
    Reshjet e dendura të borës nisën të premten në mbrëmje dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet, një zonë e njohur për alpinistë dhe turistë.
    Ekipi i shpëtimit “Blue Sky” në Tibet njoftoi se ka marrë thirrje për ndihmë pasi çadrat ishin shembur për shkak të borës dhe disa alpinistë kishin pësuar hipotermi.
    Rajoni po përballet me kushte ekstreme moti. Nepali fqinj është përfshirë nga reshje dendura shiu që kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje, duke shkatërruar ura dhe vrarë të paktën 47 persona në dy ditët e fundit.
    Ndërkohë, në Kinë, tajfuni Matmo ka detyruar rreth 150,000 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
    Everesti është maja më e lartë në botë me një lartësi mbi 8,849 metra. Megjithëse shumë njerëz përpiqen të ngjiten çdo vit, ajo mbetet një ngjitje jashtëzakonisht e rrezikshme./vizionplus.tv