Tag: alonson

  • Reali vendos për Alonson, ja kush pritet ta zëvendësojë

    Reali vendos për Alonson, ja kush pritet ta zëvendësojë

    Çabi Alonso duket se do e ketë edhe një mundësi tjetër te Real Madrid. Do të jetë pikërisht ndeshja e radhës në La Liga me Alavesh. Për Realin bën punë vetëm fitorja, ndërsa me çdo rezultat tjetër do të ketë largim të Alonsos para kohe.
    Mediat në Spanjë kanë shkuar edhe më larg. Gjatë ditës së sotme është raportuar se në rast se Alonso largohet, atëherë presidenti Florentino Perez preferon që të rikthejë Zinedine Zidane.
    Reali humbi dje përballë Mançester Sitit me rezultatin 1-2. Po ashtu 4 pikë larg Barcelonës në kampionat, konsiderohen shumë duke pasur parasysh se përballja direkte u fitua.
    Vetë Barcelona do e ketë ndeshjen e saj me Osasunën. Kështu po punon me qetësi për të vijuar serinë e fitoreve.

  • Xabi Alonso në “fije të perit”, ja emrat që qarkullojnë për ta zëvendësuar 

    Xabi Alonso në “fije të perit”, ja emrat që qarkullojnë për ta zëvendësuar 

    Humbja e Real Madridit ndaj Celta (2-0) e ka vënë fort në presion Xabi Alonson. Tashmë kanë filluar të dalin emra për zëvendësim të mundshëm në stolin madrilen. Në media dhe brenda drejtuesve të klubit po përmenden disa profile të njohura.

    Zinedine Zidane mbetet kandidati i përhershëm, sa herë që Real Madridi kalon vështirësi. Ai e ka bërë këtë më parë duke zëvendësuar Benítez dhe Solari, por rikthimi i tij duket i ndërlikuar, pasi synimi i tij është të bëhet trajner i Francës pas Botërorit 2026.

    Jürgen Klopp është një nga të preferuarit e Florentino Pérez. Ai pëlqehet shumë edhe nga tifozët, por aktualisht është drejtor futbolli te “Red Bull”, ndaj mbetet për t’u parë nëse do ta pranonte Realin.

    Álvaro Arbeloa, trajner i Castilla, ka mbështetje prej kohësh nga drejtuesit, por dilema është nëse do ta zëvendësonte mikun e tij të ngushtë, Xabi Alonson.

    Santiago Solari, aktualisht drejtor futbolli, e ka drejtuar më parë ekipin e parë pas largimit të Lopetegui, por u shkarkua. Emri i tij është përmendur edhe për Botërorin e Klubeve.

    Raúl, legjendë e klubit dhe ish-trajner i Castilla, është pa ekip, por nuk duket se ka mbështetje të fortë brenda klubit për një rikthim të menjëhershëm.
     
     

  • Nga Vinicius te Valverde, Alonso zbeh yjet e Realit, shqetësohet edhe Perez

    Nga Vinicius te Valverde, Alonso zbeh yjet e Realit, shqetësohet edhe Perez

    Me Alonson në stol, në Madrid kanë ndryshuar jo pak balancat, ku disa lojtarë, që dikur shiheshin se e ardhmja dhe kishin status si të paprekshëm, me spanjollin ose janë zhdukur, ose janë zbehur. Sigurisht që rasti më i bujshëm është ai i Vinicius jr, me brazilianin që nga një yll me Ancelotti-n e sheh vetën jo më në qendër të projektit, për këtë arsye ia bëri të qartë presidentit Perez se nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon në 2027.
    Së bashku me Vinicius, nga Madridi pritet të largohet një tjetër brazilian, Rodrygo, me këtë të fundit që është zhdukur totalisht me Alonson në stol. Shqetësuese po bëhet situata edhe me Valverde, pasi këtë sezon kemi dëgjuar pak ose aspak për kapitenin, është totalisht jashtë pritshmërive dhe statusit që përfaqëson.

    Situata me Valverden ka shqetësuar edhe vetë presidentin Perez i cili ka kërkuar shpjegime për rendimentin e tij të ulët që nga Botërori për Klube e deri më tani. Pavarësisht rendimentit të tij jo të mirë, Valverde mbetet një emër që pëlqehet shumë në Angli. Daily Mail shkruan se Man,United është gati të investojë deri në 80 milionë euro për të siguruar kartonin e uruguaianit.
     

  • Reali nis me ‘spastrime’, Endrik te Lion

    Reali nis me ‘spastrime’, Endrik te Lion

    Me Alonson në krye të pankinës, Endrik i cili nuk po ruan vazhdimësinë te Real Madridi, teksa i riu brazilain do të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij për të kërkuar transferimin e tij te Lion, klubi që do ta mirëpresë atë deri në fund të këtij sezoni evropian.

    Sipas ekspetit të merkatos Fabricio Romano, operacioni është përcaktuar plotësisht dhe kanë mbetur vetëm detajet burokratike në mënyrë që sulmuesi 19-vjeçar brazilian të mund të debutojë me ekipin francez duke filluar nga 1 janari.

    Vazhdo leximin

  • Zemërimi me Alonson pas zëvendësimit, te Reali marrin vendimin për Vinicius

    Zemërimi me Alonson pas zëvendësimit, te Reali marrin vendimin për Vinicius

    Fitorja e ngushtë e Real Madridit në El Clasico kundër Barcelonës i dërgoi Los Blancos pesë pikë para në krye të La Ligës.
    Pavarësisht këtij suksesi, nuk ishte tërësisht një atmosferë feste në Bernabeu. Braziliani Vinicius nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 72-të dhe u largua nga fusha i zemëruar.

    Shpërthimi i Vinicius ndaj trajnerit Alonso nuk është marrë në konsideratë nga klubi, teksa është vendosur që të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj lojtarit. Gjithsesi, nëse sjellja e Vinicius përsëritet, me siguri te Real Madrid do ndëshkojnë lojtarin.

  • Real Madrid prezanton Alonson, trajneri: Kjo ditë u shënua në kalendarin tim

    Real Madrid njoftoi se Çabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028.

    Dita e prezantimit për Çabi Alonson te Real Madrid. Ceremonia klasike me presidentin Florentino Perez në krye, përjetohet gjithmonë me optimizëm nga trajnerët e rinj të Real Madridit, u zhvillua sot në Madrid.

    Ish-trajneri i Bayer Leverkusen e hapi fjalimin e tij kështu: “Mirëmëngjes të gjithëve. Pa dyshim, kjo është një ditë shumë e veçantë për mua, një ditë që do ta shënoj në kalendar për pjesën tjetër të jetës sime. Jam vërtet i lumtur që jam këtu, në atë që e konsideroj shtëpinë time. Lidhja me Real Madridin nuk është zbehur kurrë dhe, që kur hyra në Valdebebas një orë e gjysmë më parë, kjo ndjenjë është rilindur tek unë.

    Kam ndjesinë se ky është fillimi i një epoke të re. Florentino, të falënderoj sinqerisht për besimin tënd. Besoj se tifozët e Real Madridit janë të ngazëllyer që të nisin këtë fazë të re, të rriten dhe ta bëjnë historinë e këtij klubi edhe më të madhe. Një falënderim i veçantë shkon edhe për familjen time, e cila është gjithmonë pranë meje.

    Vazhdo leximin

  • U shkarkua nga Man. United, Erik Ten Hag prezantohet te gjigandët e Gjermanisë

    U shkarkua nga Man. United, Erik Ten Hag prezantohet te gjigandët e Gjermanisë

    Erik Ten Hag është emëruar trajner i ri i Bayer Leverkusen, duke zëvendësuar Xabi Alonson, i cili do të kalojë te Real Madridi.
    Ten Hag, 55 vjeç, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin gjerman, duke shënuar kthimin e tij në futbollin gjerman pas eksperiencës te Bayern Munich II.
    Ai është i njohur për periudhën e tij të suksesshme te Ajax, ku fitoi tri tituj Eredivisie dhe çoi ekipin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018-19.
    Më pas, ai drejtoi Manchester United, ku fitoi Kupën e Ligës dhe Kupën FA, por u shkarkua në tetor 2024 pas rezultateve të dobëta në Premier League.
    Ten Hag merr drejtimin e një ekipi që ka përfunduar i dyti në Bundesligë këtë sezon, pas një sezoni të pamposhtur dhe fitoreje të titullit në 2023-24 nën drejtimin e Alonson.
    Ai do të përballet me sfidën e ruajtjes së nivelit të lartë të performancës, ndërkohë që përballet me largimet e mundshme të lojtarëve kyç si Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz.
    Ky emërim vjen pas një periudhe të pasigurtë për Ten Hag, i cili kishte përdorur interesin e Ajax për të siguruar pozitat e tij në Leverkusen. Ai tani ka mundësinë të ndihmojë klubin të zhvillojë një skuadër konkurruese dhe të vazhdojë zhvillimin e tij si trajner në një ligë të njohur për promovimin e talenteve të rinj.

  • Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

    Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

    Real Madrid ka emëruar zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri.
    “Real Madrid CF njofton se Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028,” shkroi Real Madrid në një deklaratë zyrtare.
    “Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe futbollit botëror. Ai veshi fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë asaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë të Evropës në Lisbonë, një Superkupë Evrope, një titull të La Ligas, dy Kupa të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.”

  • Perez s’ka në plan as Klopin e as Alonson, kreu i Realit dëshiron që Ançeloti të mbetet në krye të “Los Blancos”

    Perez s’ka në plan as Klopin e as Alonson, kreu i Realit dëshiron që Ançeloti të mbetet në krye të “Los Blancos”

    Adriatik BALLA
    Në ambientin gjirin e klubit të Realit të Madridit, thashethemet rreth të ardhmes së Karlo Ançelotit vazhdojnë të shtohen, veçanërisht tani që po afrohet një fazë vendimtare e sezonit. Me finalen e Kupës së Mbretit kundër FC Barcelonës në horizont dhe La Ligën ende të hapur, figura e trajnerit italian është sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Megjithatë, nga drejtuesit më të lartë të klubit, mesazhi është i qartë: Florentino Perez ruan besimin tek trajneri. Pavarësisht komenteve të fundit nga Fernando Carro, CEO i Bajer Leverkusenit, që në mënyrë të tërthortë e lidhnin Ksabi Alonson me një rikthim të mundshëm në “Bernabeu”, bordi drejtues i Real Madridit nuk ka lëkundur qëndrimin e tij.
    Siç është shprehur Josep Pedrerol, prezantuesi i “El Chiringuito”, qëllimi i Florentinos është që Ançeloti të vazhdojë të drejtojë ekipin nëse arrin ta përfundojë sezonin me tituj të rëndësishëm. Mendimi në zyrat e klubit të bardhë është se një fitore në finalen e kupës kundër Barcelonës do të ishte një shfaqje autoriteti që, e kombinuar me një rikthim të mundshëm në La Liga, do të justifikonte plotësisht vazhdimësinë e trajnerit. Ançeloti, i cili tashmë është një figurë historike në klub për arritjet e tij në faza të ndryshme, ende gëzon respektin dhe mbështetjen e presidentit. Edhe pse orari nuk do të jetë i lehtë, perspektiva e sigurimit të një dopioje këtë sezon ka rikthyer optimizmin në “Bernabeu”. Florentino e di që një trajner me përvojën, qetësinë dhe prestigjin e Ançelotit është i rrallë. Prandaj, përveç nëse ndodh një katastrofë në fundin e sezonit, të gjitha shenjat tregojnë se italiani do të vazhdojë të drejtojë nga stoli i Santiago Bernabeut edhe sezonin e ardhshëm.
    Ndërkohë, presidenti i Bajer Leverkusenit, Fernando Carro, ka thënë se nuk do ta kundërshtonte largimin e trajnerit Ksabi Alonso, nëse ai ka ofertë për të udhëhequr një nga ish-klubet, përfshirë Real Madridin. “Ne kemi një marrëveshje në heshtje që nëse vjen ofertë për Alonson nga një prej skuadrave për të cilat ka luajtur, ne do të ulemi për të biseduar dhe nuk do t’i vendosim asnjë pengesë në rrugën e tij”, tha Carro, shkruan “20 Minuten” të hënën. Alonso, i cili mori drejtimin e klubit gjerman nga shtatori i vitit 2022, karrierën si lojtar e nisi në Real Sociedad, përpara se të paraqitej te Liverpuli, Real Madridi dhe Bajerni i Mynihut. Nën drejtimin e Alonso, Leverkuseni fitoi titullin e kampionit, Kupën e Gjermanisë dhe luajti në finale të Ligës së Evropës.

  • Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti

    Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti

    Xabi Alonson është një emër që po përflitet gjithnjë e më shumë si trajner i ardhshëm i Realit të Madridit, ndërsa pozitat e Carlo Ancelotti-t janë lëkundur ndjeshëm sidomos pas humbjes 3-0 në Londër nga Arsenali.Megjithatë, e ardhshmja e strategut italianë mund të jetë edhe nën drejtimin e kombëtares braziliane.
    E përditshmja katalanase Sport ka raportuar se Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) i ka dhënë atij një datë përfundimtare në të cilën ai duhet t’i informojë ata për vendimin e tij: finalja e Ligës së Kampionëve.Pa marrë parasysh nëse Real Madridi është pjesë e saj apo jo, CBF janë të etur për ta dëgjuar përgjigjen e tij më 31 maj, për t’u siguruar nëse ai mund të marrë drejtimin e tyre për kualifikimet e Amerikës së Jugut në qershor, ku Brazili do të përballet me Ekuadorin dhe Paraguain.