Biznesmeni Juljan Morina ka reaguar pas përplasjes me gazetarin Almer Toksa, të cilit i dërgoi mesazhe fyese dhe kërcënuese për të cilat u procedua nga policia e Tiranës.
Edhe teksa mundohet të justifikojë veprimet e tij, Morina vijon sulmet ndaj gazetarit. Sipas tij, acarimi ka ardhur për shkak se Almer Toksa ka tentuar të përbaltë punën e tij dhe kompanitë që ai drejton.
“Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju përcjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar ndaj një pseudogazetari i cili është munduar të përbaltë punën, mundin, kontributin tim në kompanitë që drejtoj dhe jo vetëm.
Përsos kësaj desha të shpreh indinjatën dhe shqetësimin tim lidhur me disa shkrime te publikuara nga ky pseudogazetar qe shprehet me etiketime dhe aludime fyese të cilat cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin tim.
Kompanitë që unë drejtoj ushtrojnë aktivitetin kryesisht në fushën e Hotelerisë ku disa prej Hoteleve janë bashkëpunime me brande ndërkombëtare. Pjesa tjetër e aktivitet të kompanive është e orientuar në ndërtim të objekteve ku vlen për tu theksuar që nuk kam marrë asnjë tender publik dhe kjo më bën më tepër krenar që nuk kam perfituar 1 Cent nga taksat e këtij vendi.
Indinjata ime e thellë ndaj këtij pseudogazetari e shprehur në atë formë ka qënë pasi ky pseudogazetar ka guxuar të shkruaj po ashtu për gjysmën e Kombit tonë Kosovën. Mirepo ajo që është shumë indikative dhe e pështirë në gjithë këtë histori, është fakti se, ka guxuar te shprehë se “ne Kosovarët jemi gjysem Turq e gjysme Sllavë”.
Eshtë sa irrituese po aq edhe e neveritshme dhe si e tillë kam reaguar në atë formë pasi rrënjët e mija burojnë në Mitrovicë të Kosovës, por jam i lindur dhe i rritur ne qytetin e Fierit. Familja jonë dhe shumë të tjera janë vendosur ne Shqipëri që nga periudha e Isa Boletinit ku kanë kontribuar në ngritjen e Flamurit dhe formimin e Qeverisë së parë Shqiptare, pjesë e së cilës kanë qenë familjarë tanë të cilët kanë kontribuar duke pasur edhe humbje në radhët e tyre.
Pjesë e këtij indijimi ndaj kësaj maskarade të shprehur nga ky pseudogazetar u bëra dhe unë fatkeqësisht, por në respekt tuajin për çfarë po qarkullon ditët e fundit në portale ndieja detyrim për të sqaruar situatën në fjalë. Me respekt Juljan Morina”, shkruan biznesmeni.
Tag: almer
-

U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska
-

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska: Akt tipik frikësimi që nuk duhet..
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi investigativ në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.
Në deklaratën e saj, AGSH e cilëson ngjarjen si një akt tipik frikësimi ndaj medias, i cili nuk duhet të tolerohet në një vend demokratik.
AGSH nxit institucionet të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin pasi “Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve,” – theksohet në reagim.
Ky rast ngre edhe një herë alarmin për rreziqet me të cilat përballen gazetarët në ushtrimin e profesionit të tyre, duke treguar se liria e medias mbetet ende e brishtë në Shqipëri.
Deklarata e plotë e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH):
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.
Ky është një akt tipik frikësimi që nuk duhet toleruar.
AGSH përshëndet reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, duke i nxitur këto institucione të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin.
AGSH qëndron krah gazetarit Almer Toska dhe çdo gazetari tjetër që kërcënohet për shkak të detyrës së tij. Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve! -

Miku i Olsi Ramës, Julian Morina kërcënon gazetarin Almer Toska
Kërcënimi është bërë trend.
Kryeministri shqiptar sulmon prokurorë e gjyqtarë dhe krekoset si gjeli në majë të pirgut me pleh që quhet qeveria shqiptare. Dhjetëra kërcënime që nuk dalin në pah për publikun dhe mbyten në heshtjen dhe frikën e denoncuesve individë që ndihen të tmerruar nga pushteti represiv që ky kryeministër ka ndërtuar. Para disa ditësh u morr peng një ish drejtues i lartë që po zbardhte aferat e shekullit që po ndodhin në institucionin që mban sekretet e shqiptarëve. Ndërkohë një kërcënim ka ndodhur ndaj një gazetari të ri dhe të guximshëm, që nuk ka rrudhë në gjuhë dhe nxjerr të palarat e pushtetit, të grupit të strukturuar të atashuar pas pushtetit dhe zbardh pa frikë korrupsionin e frikshëm që ka marrë peng këtë vend. Julian Morina miku i ngushtë i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama ka kërcënuar Almer Toskën. Kush e kreshpëroi këtë bandit që të kërcënojë një gazetar, lejet e ndërtimit, tenderët apo 16 mijë metra katrorë pa leje të ndërtuara në mes të Tiranës dhe legalizuar nga Vellai i Olsit, Edi Rama?
Lajmi i Timoni.al
Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, është përballur me kërcënime të hapura dhe sharje ndaj familjes së tij pas publikimit të një shkrimi investigativ ku u zbardhën aktivitetet e dyshuara kriminale të biznesmenit Lul Morina. Investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet e marra përmes lejeve të ndërtimit nga Belinda Balluku, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90.
Burime nga redaksia bëjnë të ditur se pas publikimit të shkrimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të tentuar ta trembë Toskën dhe për ta detyruar të heshtë. Kërcënimet kanë përfshirë edhe sharje ndaj familjes së tij, një metodë tipike e individëve që nuk kanë argumente për të kundërshtuar faktet por vetëm për të ushtruar presion dhe frikësim.
Investigimi i Timoni.al tregoi qartë se Morina ka shfrytëzuar lidhjet politike për të blerë vota, për të marrë leje ndërtimi dhe për të forcuar ndikimin e tij në tregun privat dhe publik. Ai ka përfituar favore të mëdha duke përdorur pushtetin dhe duke manipuluar mekanizmat e shtetit për të avancuar interesat personale, duke shkelur standardet e transparencës dhe ligjit. Almer Toska ka deklaruar se kërcënimet nuk do ta ndalin në detyrën e tij gazetareske dhe se angazhimi i tij për të sjellë të vërtetën për publikun do të vazhdojë pa kompromis. Redaksia e Timoni.al thekson se çdo kërcënim, sharje apo shantazh ndaj gazetarëve duhet të ndiqet nga organet ligjzbatuese dhe të marrë përgjigjen e duhur.
Ky rast është një shembull i qartë i përplasjes mes krimit, pushtetit dhe gazetarisë së lirë, dhe tregon rëndësinë e veprimit të menjëhershëm nga Policia e Shtetit dhe SPAK për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen e transparencës së informacionit publik. Heshtja ose vonesa e tyre nuk mund të tolerohet, pasi çdo minutë vonese mund të interpretohet si mbështetje për individët me të kaluar kriminale dhe lidhje politike.
Publiku shqiptar tani ka mundësinë të kuptojë sesi krimi dhe politika bashkohen për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të frikësuar çdo gazetar që denoncon lidhjet e errëta dhe aktivitetet e dyshimta. Investigimi i Timoni.al nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të zbardhë të vërtetat, pavarësisht kërcënimeve dhe presionit nga individë si Lul Morina.
Statusi i plotë i gazetarit Almer Toska në FB:
Pas publikimit të shkrimit investigativ mbi biznesmenin Lul Morina, ku u faktua e kaluara e tij kriminale si trafikant femrash dhe droge, lidhjet e tij me pushtetin e sotëm dhe përfitimi i lejeve të ndërtimit falë mbështetjes politike nga Belinda Balluku, unë jam kërcënuar hapur. Morina më ka dërguar mesazhe fyese ndaj familjes sime dhe ka përdorur gjuhën e shantazhit për të më frikësuar.
Ky veprim tregon qartë se Morina nuk ka asnjë argument kundër fakteve të publikuara, por përpiqet të heshtë të vërtetën me kërcënime. Ai vepron siç ka bërë gjithmonë, me dhunë dhe arrogancë, duke besuar se lidhjet e tij me pushtetin e mbrojnë nga ligji. Por kjo nuk është më një çështje personale mes meje dhe tij, është një çështje publike që prek të gjithë shoqërinë shqiptare. Policia e Shtetit dhe SPAK nuk mund të heshtin. Nëse kërcënimet e hapura nga një person me të kaluar kriminale nuk mjaftojnë për të nxitur veprimet e organeve ligjzbatuese, atëherë ky vend është peng i mafies së pushtetit dhe trafikantëve që janë shndërruar në oligarkë të rinj. Heshtja e policisë do të thotë bashkëpunim, vonesa në veprim do të thotë mbrojtje, mungesa e hetimit do të thotë kapje e shtetit.
Lul Morina është shembulli i qartë i asaj se si krimi i organizuar është integruar në politikë dhe ekonomi. Nga trafikant në vitet ‘90, ai është kthyer sot në “biznesmen të suksesshëm”, duke blerë vota për pushtetin dhe duke marrë leje ndërtimi në këmbim të shërbimeve të tij. Dhe sot, ai guxon të kërcënojë hapur gazetarë dhe qytetarë vetëm pse publikojnë të vërtetën. Unë e them qartë: kërcënimet nuk më trembin dhe nuk do të më ndalin. Përkundrazi, ato janë provë e gjallë se shkrimi im ka goditur në zemër të së vërtetës. Ky është momenti kur Policia, Prokuroria dhe SPAK duhet të tregojnë se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të trafikantëve të lidhur me pushtetin.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë vendi ku trafikantët bëhen ndërtues, ku blerësit e votave bëhen partnerë të qeverisë, dhe ku kërcënuesit trajtohen si të paprekshëm. Lul Morina duhet të hetohet, të ndëshkohet dhe të ndalet përpara se kërcënimi i tij të bëhet realitet për këdo tjetër që guxon të thotë të vërtetën. Ligji nuk mund të jetë armë në duart e pushtetarëve, ligji duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Dhe nëse Policia dhe SPAK heshtin sot, nesër askush nuk do të ketë më besim tek shteti.
-

Gazetari Almer Toska kërcënohet pas investigimit mbi Lul Morinën dhe lidhjet e tij politike
Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, është përballur me kërcënime të hapura dhe sharje ndaj familjes së tij pas publikimit të një shkrimi investigativ ku u zbardhën aktivitetet e dyshuara kriminale të biznesmenit Lul Morina. Investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet e marra përmes lejeve të ndërtimit nga Belinda Balluku, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90.
Burime nga redaksia bëjnë të ditur se pas publikimit të shkrimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të tentuar ta trembë Toskën dhe për ta detyruar të heshtë. Kërcënimet kanë përfshirë edhe sharje ndaj familjes së tij, një metodë tipike e individëve që nuk kanë argumente për të kundërshtuar faktet por vetëm për të ushtruar presion dhe frikësim.
Investigimi i Timoni.al tregoi qartë se Morina ka shfrytëzuar lidhjet politike për të blerë vota, për të marrë leje ndërtimi dhe për të forcuar ndikimin e tij në tregun privat dhe publik. Ai ka përfituar favore të mëdha duke përdorur pushtetin dhe duke manipuluar mekanizmat e shtetit për të avancuar interesat personale, duke shkelur standardet e transparencës dhe ligjit.
Almer Toska ka deklaruar se kërcënimet nuk do ta ndalin në detyrën e tij gazetareske dhe se angazhimi i tij për të sjellë të vërtetën për publikun do të vazhdojë pa kompromis. Redaksia e Timoni.al thekson se çdo kërcënim, sharje apo shantazh ndaj gazetarëve duhet të ndiqet nga organet ligjzbatuese dhe të marrë përgjigjen e duhur.
Ky rast është një shembull i qartë i përplasjes mes krimit, pushtetit dhe gazetarisë së lirë, dhe tregon rëndësinë e veprimit të menjëhershëm nga Policia e Shtetit dhe SPAK për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen e transparencës së informacionit publik. Heshtja ose vonesa e tyre nuk mund të tolerohet, pasi çdo minutë vonese mund të interpretohet si mbështetje për individët me të kaluar kriminale dhe lidhje politike.
Publiku shqiptar tani ka mundësinë të kuptojë sesi krimi dhe politika bashkohen për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të frikësuar çdo gazetar që denoncon lidhjet e errëta dhe aktivitetet e dyshimta. Investigimi i Timoni.al nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të zbardhë të vërtetat, pavarësisht kërcënimeve dhe presionit nga individë si Lul Morina.
Statusi i plotë i gazetarit Almer Toska në FB:
Njoftim Publik dhe Denoncim
Pas publikimit të shkrimit investigativ mbi biznesmenin Lul Morina, ku u faktua e kaluara e tij kriminale si trafikant femrash dhe droge, lidhjet e tij me pushtetin e sotëm dhe përfitimi i lejeve të ndërtimit falë mbështetjes politike nga Belinda Balluku, unë jam kërcënuar hapur. Morina më ka dërguar mesazhe fyese ndaj familjes sime dhe ka përdorur gjuhën e shantazhit për të më frikësuar.
Ky veprim tregon qartë se Morina nuk ka asnjë argument kundër fakteve të publikuara, por përpiqet të heshtë të vërtetën me kërcënime. Ai vepron siç ka bërë gjithmonë, me dhunë dhe arrogancë, duke besuar se lidhjet e tij me pushtetin e mbrojnë nga ligji. Por kjo nuk është më një çështje personale mes meje dhe tij, është një çështje publike që prek të gjithë shoqërinë shqiptare.
Policia e Shtetit dhe SPAK nuk mund të heshtin. Nëse kërcënimet e hapura nga një person me të kaluar kriminale nuk mjaftojnë për të nxitur veprimet e organeve ligjzbatuese, atëherë ky vend është peng i mafies së pushtetit dhe trafikantëve që janë shndërruar në oligarkë të rinj. Heshtja e policisë do të thotë bashkëpunim, vonesa në veprim do të thotë mbrojtje, mungesa e hetimit do të thotë kapje e shtetit.
Lul Morina është shembulli i qartë i asaj se si krimi i organizuar është integruar në politikë dhe ekonomi. Nga trafikant në vitet ‘90, ai është kthyer sot në “biznesmen të suksesshëm”, duke blerë vota për pushtetin dhe duke marrë leje ndërtimi në këmbim të shërbimeve të tij. Dhe sot, ai guxon të kërcënojë hapur gazetarë dhe qytetarë vetëm pse publikojnë të vërtetën.
Unë e them qartë: kërcënimet nuk më trembin dhe nuk do të më ndalin. Përkundrazi, ato janë provë e gjallë se shkrimi im ka goditur në zemër të së vërtetës. Ky është momenti kur Policia, Prokuroria dhe SPAK duhet të tregojnë se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të trafikantëve të lidhur me pushtetin.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë vendi ku trafikantët bëhen ndërtues, ku blerësit e votave bëhen partnerë të qeverisë, dhe ku kërcënuesit trajtohen si të paprekshëm. Lul Morina duhet të hetohet, të ndëshkohet dhe të ndalet përpara se kërcënimi i tij të bëhet realitet për këdo tjetër që guxon të thotë të vërtetën.
Ligji nuk mund të jetë armë në duart e pushtetarëve, ligji duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Dhe nëse Policia dhe SPAK heshtin sot, nesër askush nuk do të ketë më besim tek shteti.