Tag: almati

  • Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    U zhvilluan 9-të takime sot në Champions, raundi i dytë në formatin ‘ligë 36’. Në 18:45 Reali me Kilian Mbape autor i tre golave, mposhti në Almati skuadrën vendase Kairat 0-5. Përmbysi edhe Atalanta e Gjimshitit 2-1 Klub Bryzh 2-1. Në mbrëmje surprizat nuk munguan. Sidomos fitorja e Gallatasarajit ndaj Liverpulit 1-0 apo barayimi i Totenhem në Norvegji me Bodo/ Glimt 2-2.

    18:45

    Atalanta- Bryzh 2-1

    Kairat Almati-Real Madrid 0-5

    21:00

    Atletiko Madrid-Eintraht 5-1

    Çelsi-Benfika 1-0

    Inter-Slavia Pragë 3-0

    Bodo/ Glimt-Totenhem 2-2

    Gallatasaraji-Liverpul 1-0

    Marsejë-Ajaks 4-0

    Pafos-Bajern Mynih 1-5/ sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Real Madrid bën 8 orë rrugë për në Kazakistan, shpreson të kthehet te fitorja, Alonso merr kritika

    Real Madrid bën 8 orë rrugë për në Kazakistan, shpreson të kthehet te fitorja, Alonso merr kritika

    Adriatik BALLA
    Reali i Madridit duhet ta marrë veten pas goditjes që e mori në derbin spanjoll kundër Atletikos (2:5. Ksabi Alonso duhet ta rigjejë entuziazmin sepse udhëton drejt Kazakistanit për t’u sfiduar me Kairat Almati në Ligën e Kampionëve, në rrethin e dytë të fazës së ligës. “Nesër do të luhet në Champions. Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari dhe prej nga vijmë, duam të fitojmë dhe të vazhdojmë t’i rrisim pikët. Duhet të përmirësohemi në nivelin e zgjidhjeve për të garuar sa më mirë dhe jemi në modalitetin Champions. Jemi në një fazë ndërtimi dhe po bëjmë hapa përpara. Duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ta definojmë se kush duam të jemi”, tha ish-trajneri i Bajer Leverkusenit. Për të shkuar deri në Almati, kontingjentit madrilen do t’i nevojiten 8-9 orë me një udhëtim direkt. Në të kundërtën, koha e rrugës ajrore do të zgjaste në më shumë se 10 orë, me ndryshim aeroplanësh. “Duhet të përshtatesh, nuk është çështje shqetësimi.
    Ne e kemi ndryshuar planin tonë të zakonshëm dhe më i zgjuari është ai që na përshtatet. Nuk është pengesë apo justifikim udhëtimi”, shtoi Ksabi Alonso. Në fakt, Alonso ka marrë shumë lëvdata për fillimin mbresëlënës me Real Madridin, por pas humbjes së fundjavës, ai ka hasur në kritika. Në veçanti, vendimet e tij taktike u vunë në dyshim nga Pako Gonzalez në “El Partidazo de Cope” (përmes “MD”), i cili e krahasoi me paraardhësin e tij. “Edhe pse intensitetin, guximin dhe dëshirën duhet ta vendosë lojtari, mendoj se gjatë ndeshjes ai nuk kërkoi zgjidhje. Ishte pak si Ançeloti, një gjë disi konservatore, duke pritur që lojtarët ta çonin lojën përpara, pasi me dy aksione sporadike kishin marrë avantazhin.
    Dhe në fund futi Gonzalon për tre minuta, që ishte po ashtu shumë ‘alla Ançeloti’. Mendova se do të riorganizohej ndryshe, të fuste tre qendërmbrojtës. I mungoi të ishte Ksabi Alonso. Ishte disi konservator”, tha ai. Gonzalez gjithashtu veçoi tre lojtarë të Real Madrid për kritika: Alvaro Carreras, Jude Bellingham dhe Federiko Valverde. “Sipas meje, Carreras ishte i prekur – sidomos sepse pa topin u tejkalua në mbrojtje, ashtu si gjithë Real Madridi. Me topin gjithashtu ishte problematik. Mesfusha vuajti shumë, veçanërisht Belingham dhe Valverde.” Ndeshja e së shtunës në “RiyadhAir Metropolitano” do të shërbejë si një përvojë mësimi për Alonso dhe Real Madridin, të cilët do të synojnë të rikthehen shpejt në rrugën e duhur në përballjen e tyre të dytë në Ligën e Kampionëve, të martën kundër Kairat Almati.