Tag: allushi

  • Grushte për pronën në “Fresk”, shpallet në kërkim djali i Saimir Allushit drejtuesi i njësisë 12 Tiranë

    Grushte për pronën në “Fresk”, shpallet në kërkim djali i Saimir Allushit drejtuesi i njësisë 12 Tiranë

    Ka nisur një procedim në gjendje të lirë për dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër person, pas një incidenti të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë. Shtetasit Pajtim Allushi , 33 vjeç, dhe Saimir Allushi, 52 vjeç, janë proceduar për veprat penale të “Goditja për shkak të motiveve pronësore”, ndërkohë që Sindi Allushi, 27 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia.
    Sipas informacioneve të para, dy të rinjtë, Sindi Allushi dhe kushëriri i tij, Pajtim Allushi , kanë goditur fizikisht shtetasin D. K. për arsye të lidhura me çështje pronësie. Saimir Allushi, 52 vjeç, i cili është kryetar i njësisë administrative 12 në Tiranë, ka kërcënuar shtetasin D. K. përmes telefonit, duke përdorur kërcënime për të ndikur në zhvillimet e ngjarjes.
    Në lidhje me këtë rast, policia ka nisur hetimet për kapjen e Sindi Allushit dhe po punon për gjetjen e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për mosveprim të mundshëm gjatë ngjarjes.
    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të marrë veprime të mëtejshme për ndriçimin e plotë të rastit.

  • Kanosje dhe kërcënime, nën hetim kryetari i Njësisë Administrative 12, pezullohet inspektori i Policisë

    Kanosje dhe kërcënime, nën hetim kryetari i Njësisë Administrative 12, pezullohet inspektori i Policisë

    Një person është vënë nën hetim në gendje të lirë dhe kushëriri i tij është shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar një të tretë për motive pronësie.
    Dhunuesi Pajtim Allushi, 33 vjeç, është proceduar penalisht nga blutë pasi sherrit, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij 27-vjeçar, Sindi Allushi, edhe ky i përfshirë në rrahjen me grushta të shtetasit D.K..
    Blutë raportojnë së është vënë nën hetim edhe 52-vjeçari Saimir Allushi, babai i 27-vjeçarit, pasi ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K..
    Saimir Allushi është kryetari i Njësisë Administrative Nr.12, në kryeqytet.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.
    Njoftimi i plotë i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.
    Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.
    Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.
    Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
    Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/