Tag: allushi

  • Prefektja e Vlorës: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol

    Prefektja e Vlorës: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol

    Në territorin e qarkut të Vlorës orët e fundit ka patur reshje të dobëta shiu, ndërsa vijon të ketë probleme në Delvinë, Finiq dhe Konsipol.

    Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi tha sot për ATSH-në se “gjatë natës pati shkarje dherash në aksin Lukovë-Shën Vasil ku u ndërhy dhe aksi është i kalueshëm”.
    “Problematikat vazhdojnë të mbeten ato të bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol ku për shkak të shirave të ditës së djeshme kemi prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra. Dhe ditën e sotme do të vazhdojë puna për pastrimin e tyre”, tha Allushi.
    Sipas saj, problematike mbetet situata e një banese në fshatin Vllahat, ku rrezikohet për shkak të shkarjes së dheut.
    Prefektja Allushi bën të ditur se edhe për ditën e sotme në Sarandë janë efektivet me mjete që do të ndihmojnë për evakuim e bagëtive.
    Ndërkohë që niveli i Vjosës në Novoselë vazhdon me trend ulje aktualisht niveli është 7.45 m.

  • Prefektja e Vlorës inspekton situatën nga reshjet: Ja zonat më problematike në Qark

    Prefektja e Vlorës inspekton situatën nga reshjet: Ja zonat më problematike në Qark

    Nga ura e vjetër e Mifolit ku ndodhej për një inspektim të situatës, prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi foli për situatën e reshjeve në këtë qark. Sipas saj më problematike situata paraqitet në bashkinë e Finiqit dhe të Delvinës, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Kalasës, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa akse.
    “Bashkia Finiq dhe e Delvinës kanë patur problematika. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar deri të lartë. Kemi pasur problem në akset rrugore, kemi pasur dalje të lumit të Kalasës.  Bllokimi në këto dy bashki ka ndodhur edhe si pasojë e inerteve prezentë në rrugë. Në gatishmëri janë strukturat për të marrë masat, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të atyre zonave”.
    Sipas prefektes Allushi në lumin Vjosë situata momentale është e qetë, po kështu edhe në bashkinë Vlorë.
    “Gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot kemi qenë në terren bashkia paraqitet e qetë nuk ka problematike në akset rrugore dhe pikat nevralgjike të qytetit.  Situata paraqitet e qetë. Niveli i Vjosës është 5 metra, nuk krijon probleme. Por jemi në monitorim dhe kontakte me të gjitha pikat nëse do të këtë probleme apo përkeqësim të situatës”, deklaroi Allushi.
    Sipas informacioneve më të fundit në bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet. Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Ndërkohë është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.
    Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati  dhe  ka filluar dhe gërryen fushat  e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.
    Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën   Stjar- Bajkaj.
    Në Delvinë 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve. Bashkia në punë në shërbim  të komunitetit.

  • Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

    Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

    Prefektja e Qarkut Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë – takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë
     
    Ditën e sotme, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka zhvilluar një vizitë prezantuese në qytetin e Sarandës, ku ka mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve vendore dhe drejtues të shërbimeve publike.
     

     
    Gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve shtetërore, prefektja theksoi rëndësinë e monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të programit të qeverisë, duke kërkuar më shumë angazhim, bashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e politikave publike, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
     
    Një prej ndalesave të saj ishte në Shërbimin Zjarrfikës të Sarandës, ku prefektja Allushi u njoh nga afër me kushtet e punës dhe mjetet e ndërhyrjes që disponon ky sektor. Ajo bashkëbisedoi me punonjësit zjarrfikës për nevojat, vështirësitë dhe kërkesat që kanë në përballjen me emergjencat, sidomos gjatë sezonit turistik.
     
    Në përmbyllje të ditës, Prefektja zhvilloi një takim me drejtuesit e MZSH-ve dhe strukturave të emergjencave civile të bashkive Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë për situatat emergjente në të gjithë qarkun Vlorë.
     
    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

    Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

    Me qindra qytetarë të Vlorës marshuan të premten në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tri ditë më parë.
    Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshuan në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës.
    Përgjatë marshimit nuk munguan as familjarë të 17-vjeçarit të ndjerë por edhe të tjerë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.
    Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi.
    Në fjalën e saj Allushi shprehu ngushëllime për familjen e Leandros teksa iu bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të bëjnë kujdes përgjatë drejtimit të automjetit. Allushi tha se ka organizuar një takim me drejtuesit e policisë vendore dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese të cilëve iu ka kërkuar më tepër punë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike me qëllim shmangien e të tilla tragjedive.

  • U zëvendësua në detyrë nga Evis Allushi, reagon për herë të parë ish-prefekti i Vlorës

    U zëvendësua në detyrë nga Evis Allushi, reagon për herë të parë ish-prefekti i Vlorës

    Ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, ka reaguar për herë të parë pas zëvendësimit të tij në këtë post nga Evis Allushi. 
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nesturi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. 
    Ai shkruan gjithashtu se gjatë kësaj kohë është bërë i mundur bashkëpunimi dhe përballimi i sfidave që ka sjellë koha, në favor të të ardhmes së familjeve dhe gjithë Shqipërisë. 
    Reagimi i Nesturit: 
    MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM 
    Dua të shpreh  falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e mi të cilët i pata krahë dhe më ndihmuan në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut të Vlorës. 
    Falënderoj Kryeministrin, zotin Edi Rama, për mundësinë që më dha duke më emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës dhe për të kontribuuar për komunitetin të cilit i përkas në zhvillimin dinamik të gjithë  zonës sonë. 
    Çmoj dhe vlerësoj kryetarët e të shtatë bashkive te qarkut Vlorë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm në këto muaj.  U jam falënderues  të gjithë qytetarëve nga Vlora,  Himara,  Selenica, Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, për mesazhet e tyre vlerësuese në këto ditë duke më bërë të jem i dedikuar më shumë për të kontribuar për ta në çdo pozicion e etapë të jetës time. 
    Të gjithë së bashku kemi bërë të mundur që gjatë kësaj periudhe të bashkëpunojmë dhe të përballojmë sfidat që na ka sjellë koha, për të shtuar gurë të tjerë në favor të së ardhmes të vendit dhe të familjeve tona. 
    RESPEKT E MIRËNJOHJE për të gjithë ju. 
    Plator Nesturi 

  • Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut të Vlorës, shkarkohet Plator Nesturi

    Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut të Vlorës, shkarkohet Plator Nesturi

    Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut të Vlorës, largohet nga detyra Plator Nesturi
     
    Në një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, është bërë zyrtarisht ndryshimi në drejtimin e Prefekturës së Qarkut Vlorë. Pas vetëm 9 muaj në detyrë, Plator Nesturi është liruar nga posti i prefektit, ndërsa në vend të tij është emëruar Evis Allushi.
     

     
    Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama. Në dokumentin zyrtar thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të neneve 100 dhe 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016 “Për prefektin e qarkut”.
     
    “Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Znj. Evis Allushi emërohet prefekte e Qarkut të Vlorës”, thuhet në vendimin që hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.
     
    Ky ndryshim shënon një tjetër lëvizje në trupën e prefektëve në vend, ndërkohë që qeveria ka paralajmëruar një rishikim më të gjerë të strukturave vendore për rritjen e efikasitetit administrativ në qarqe.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut Vlorë, shkarkohet Plator Nesturi

    Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut Vlorë, shkarkohet Plator Nesturi

    Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut Vlorë, largohet nga detyra Plator Nesturi
     
    Në një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, është bërë zyrtarisht ndryshimi në drejtimin e Prefekturës së Qarkut Vlorë. Pas vetëm 9 muaj në detyrë, Plator Nesturi është liruar nga posti i prefektit, ndërsa në vend të tij është emëruar Evis Allushi.
     

     
     
    Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama. Në dokumentin zyrtar thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të neneve 100 dhe 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016 “Për prefektin e qarkut”.
     
    “Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Znj. Evis Allushi emërohet prefekte e Qarkut të Vlorës”, thuhet në vendimin që hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.
     
    Ky ndryshim shënon një tjetër lëvizje në trupën e prefektëve në vend, ndërkohë që qeveria ka paralajmëruar një rishikim më të gjerë të strukturave vendore për rritjen e efikasitetit administrativ në qarqe.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • VIDEO/ Edhe pse në kërkim, djali i mikut të Ramës dhe Veliajt nuk ndalet nga dhunimi i qytetarëve, policia bën sehir

    VIDEO/ Edhe pse në kërkim, djali i mikut të Ramës dhe Veliajt nuk ndalet nga dhunimi i qytetarëve, policia bën sehir

    Nëntë muaj pasi dhunoi një efektiv të forcave Shqiponja, Sindi Allushi djali i kryetarit të njësisë numër 12 në Tiranë, Saimir Allushit këtë herë është përfshirë sërish në një konflikt ku ka dhunuar një kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës ku në prani të forcave të policisë ai dhunon kushëririn për një konflikt për çështje pronësie thotë policia. Pasi e ka dhunuar ai është larguar, ndërkohë babai i tij Saimir Allushi ka telefonuar personin e dhunuar duke e kërcënuar. Policia ka shpallur në kërkim Sindi Allushin dhe ka proceduar babain e tij.

    Nga SYRI TV

    Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetarit të njësisë administrative numër 12 është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për një konflikt fizik me një kushëririn e tij.

    Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e Freskut ku Sindi Allushi së bashku me Pajtim Allushi kanë dhunuar dhe një person tjetër.

    Siç shikohet dhe nga pamjet ngjarja ka ndodhur në prani të forcave të rendit të komisariatit numër 4. Sindi Allushi dhe Pajtim Allushin godasin me grushte një kushëririn e tyre, konflikt i cili sipas policisë ka ndodhur për motive pronësie. Sindi Allushi është shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që Pajtim Allushi është proceduar në gjendje të lirë. 

    Pas konfliktit në lojë ka hyrë dhe babai Sindi Allushit, kryetari i njësisë administrative numër 12, Saimir Allushi i cili nëpërmjet telefonit ka kërcënuar kushëririn që u konfliktua me djalin e tij.

    Blutë thonë se po punohet për kapjen e Sindi Allushit dhe gjetjen e mjetit me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes si dhe ka nisur inspektim për një inspektor të komisariatit 4 që nuk ka vepruar.

    Në janar të këtij viti, Sindi Allushi u shpall sërish në kërkim nga policia e Tiranës. Shkak u bë dhunimi i një efektivi të forcave Shqiponja në rrugën Siri Kodra. Efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzën e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’.

    Kur e hasi sërish efektivin e Shqiponjave Sindi Allushi e dhunoi si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më pare dhe si sot u largua nga vendi i ngjarjes.

     

     

  • Plas grushti në Tiranë për motive pronësie

    Plas grushti në Tiranë për motive pronësie

    Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 18:35
    Një konflikt i dhunshëm mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në kryeqytet dhe konflikti ka nisur për motive pronësie.
    Policia shpalli në kërkim shtetasin Saimir Allushi, si dhe procedoi penalisht për ngjarjen shtetasit Sindi Allushi dhe Pajtim Allushi. Këta shtetas kanë kanosur përmes telefonit dhe kanë sulmuar me grushta një tjetër shtetas me inicialet D.K.
    Ndërkohë një punonjës policie u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisën procedurat disiplinore, për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë konfliktit. Teksa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO / Plas grushti në Tiranë, dy kushërinjtë dhunojnë një person për motive pronësie

    VIDEO / Plas grushti në Tiranë, dy kushërinjtë dhunojnë një person për motive pronësie

    Një konflikt i dhunshëm mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në kryeqytet dhe konflikti ka nisur për motive pronësie.
    Policia shpalli në kërkim shtetasin Saimir Allushi, si dhe procedoi penalisht për ngjarjen shtetasit Sindi Allushi dhe Pajtim Allushi.
    Këta shtetas kanë kanosur përmes telefonit dhe kanë sulmuar me grushta një tjetër shtetas me inicialet D.K.
    Ndërkohë një punonjës policie u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisën procedurat disiplinore, për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë konfliktit.
    Teksa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.