Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”. Alliu ka hedhur një ide të vecantë duke i bërë një thirrje Silvinjos për të ftuar Sokol Kushtën që të mbaj një fjalim para ekipit duke qenë një figurë që ka përballur një presion dhe emocion të tillë, në një ndeshje si ajo kundër Serbisë, për t’ia lehtësuar sadopak barrën futbollistëve.
“Do të jetë shumë e mirë dhe e domosdoshme që të përdorim modelin kundër Serbisë, lojtarët që kanë luajtur në ndeshje të tilla dhe me ngarkesa të tilla. Do isha shumë pro idesë që Sokol Kushta të mbante një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me Serbinë, do flasi me forcën e shembullit që ka përballuar ndeshje të këtij intensiteti dhe në një periudhë shumë më të vështirë se tani.
Atëherë futbolli jugosllov ka qenë në formë shumë më të mirë sesa ekipi që ka Serbia tani. Në kujtesën time, futbollist me mentalitetin e duhur për të hyrë në fushë si Sokol Kushta as nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, me aq sa e kam njour unë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/
Tag: alliu
-

“Sokol Kushta duhet t’i mbaj fjalim lojtarëve para Serbisë”, Ilir Alliu i jep një mendim Silvinjos: Duhet ta ftoj, nuk kemi pasur si ai
-

Kandidati i opozitës Alliu në mbrojtje të banorëve të Hotolishtit: Balluku e Rama duan tu japin kompensim nga shpronësimi për rrugën sa 4 kokrra vezë
Zëri i banorëve të Hotolishtit në Librazhd ndaj projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, bie në vesh të shurdhët të qeverisë Rama.
Projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, parashikohet të kalojë në mes të fshatit. “Kjo është rrugë e florinjtë për ata që investojnë e ata që përfitojnë por është fatkeqësi për një komunitet të tërë” thotë Ilirjan Alliu, kandidati i PD-së në Librazhd i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto’ Syri Tv.Për projektin që banorëve u shkatërrohen shtëpitë, qeveria jo vetëm që nuk i ka dhënë një zgjidhje por dhe kompensimi është minimal me të cilën ata nuk mund të bëjnë asgjë dhe e vetmja rrugë është shpërngulja.“Qëllimi i qeverisë është si tjua nxijë jetën që të ikin sa më shumë nga Shqipëria. Janë kujdesur që banorët të mos kenë asnjë zgjidhje. Dhe dëmshpërblimi nuk i përgjigjet cmimeve të tregut. Ai po largon dhe shpërngul nga vendi një lagje të tërë. Nuk jemi kundër zhvillimit të vendit, por rruga në zonat e banuara me vite bëhet kur nuk ka asnjë shans tjetër alternativ.Kemi një investim që nuk ka projekt. Sot e kësaj dite jemi në fazën kur do të shkohet në shtëpitë e banorëve por ata nuk kanë njoftimi se cila do të preket. kjo është katastrofë. Tallja e qeverisë shkon deri aty sa zv/kryeministrja, Belinda Balluku përpiqet të organizojë një takim me patronazhistë, dhe për të takuar banorët që dëmtohen nga ky projekt çojnë ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,Bora Muzhaqi“Tallen me komunitetin e Hotolishtit. Zv.kryeministrja zgjedh të mos përballet me banorët e çon ministren e kalamajve, Bora Muzhaqi e cila u thotë kujt i preket shtëpia, ndërkohë që banorët nuk kanë asnjë dijeni për projektin dhe kërkojnë transparencë”Për të evidentuar më mirë vjedhjen që qeveria po kërkon u bëjë banorëve kandidati i PD-së në Librazhd, Alliu sjell shifrat.“Çmimi i tokës që prek rruga e re kompensohet me 4 kokrra vezë, 1700 lekë për një pronë që nuk do e kesh më. Në kohën e PD-së çmimi i referencës ka qenë 3 7 00 lekë.. kanë ardhur këta në pushtet, e kur vlera e pornës është më e madhe ata e kanë ulur referencën në 1700 lekë. Nuk i japin mundësi këtyre banorëve të ndërtojnë një shtëpi tjetër. Me aq lekë as në fshat nuk e blen dot. As tjegullat me çatinë nuk i blen dot..”Partia Demokratike u premton banorëve të Hotolishtit se projekti do të realizohet duke u respektuar prona e tyre dhe kjo është një arsye pse më 11 maj duhet votuar numri 1 Koalicioni PD- ASHM“ Më 12 maj kur PD do të jetë në pushtet rruga do të kalojë si është interesi më i mirë i banorëve të zonës , gjithashtu kompensimi do të jetë sipas tregut. Nuk do të shkatërrohet fshati. Nuk do të ketë çarje të fshati në mes’
-

“Një nga momentet më të bukura të jetës time”! FSHF e vlerëson me titullin legjenda e futbollit shqiptar, reagon Ilir Alliu
Ilir Alliu, ish-futbollisti e Tiranës dhe disa ekipeve të tjera të Superiores, njëkohësisht edhe pjesë e Kombëtares, është vlerësuar nga FSHF me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”. Alliu ka reaguar pas këtij titulli të dhënë duke e quajtur si një prej momenteve më të bukura të jetës së tij, ndërsa nuk e fsheh krenarinë që mbart nga ky vlerësim.
“Sot është një nga ato momente të veçanta në jetë, kur ndjej krenari, mirënjohje dhe emocion të jashtëzakonshëm. Të vlerësohesh me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” është një nder i madh dhe një motivim i jashtëzakonshëm për gjithçka që kam dhënë dhe përfaqësuar në fushën e blertë.
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, që më kanë mbështetur dhe më kanë vlerësuar gjatë gjithë karrierës sime. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i të gjithë atyre që më kanë frymëzuar, më kanë qëndruar pranë dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Armand Duka, të cilët me këtë vlerësim më kanë dhuruar një nga momentet më të bukura të jetës sime. Mbështetja dhe përkushtimi juaj për futbollin shqiptar është një shtysë për çdo brez që vjen.
Faleminderit të gjithëve! Ky nuk është vetëm një çmim që më përket mua, por edhe gjithë tifozëve, bashkë lojtarëve dhe njerëzve që e duan futbollin shqiptar. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë”, shkruan Alliu. /Sport Ekspres/