Tag: alliaj

  • Atentati i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë! Shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

    Atentati i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë! Shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

    Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës.
    Burime nga policia thanë se, 35-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba.
    Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, duke ndërruar jetë në vend.
    Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
    Dyshohet qe ai të jetë arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.
    Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
    Njoftimi i policise
    Vlorë/ Informacion paraprak në vijim
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
     
     

  • Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është autori në kërkim Bertil Alliaj

    Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është autori në kërkim Bertil Alliaj

    Autori i vrasjes së kryer në Gjorm të Selenicës është identifikuar si Bertil Aliaj, djali i xhaxhait të viktimës.
    Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte shkuar në fshatin Gjorm për të vizituar të afërmit e tij, por gjatë qëndrimit atje është qëlluar me armë zjarri, dyshohet nga vetë kushëriri i tij.
    Pas ngjarjes, Bertil Alliaj është larguar me shpejtësi drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se po fshihet. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërsa po vijon kërkimet intensive për ta kapur.

    Bertil Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë.

    Bertili, prej vitit 2015, kohë kur ndodhi masakra e Çoles, ishte në kërkim. Ai pavarësisht se ishte në kërkim shkonte shpesh i pashqetësuar në Gjorm.
    Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

  • EMRAT/ Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, autori i dyshuar djali i xhaxhait!

    EMRAT/ Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, autori i dyshuar djali i xhaxhait!

    Kanë dalë detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku u vra me armë zjarri Dallan Alliaj, 36 vjeç.
    Bëhet me dije se autori i dyshuar është djali i xhaxhait të viktimës.Lexo edhe :Related Posts
    Viktima ka marrë 6 plumba në trump, ndërsa trupi i pajetë i 36- vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta, ndërsa mësohet se autori është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të tij.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Bertil Alliaj është një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles.
    Njoftimi:
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Detajet/ Atentati fatal ndaj 36-vjeçarit në Selenicë, 6 plumba në trupin e Dalan Alliajt

    Detajet/ Atentati fatal ndaj 36-vjeçarit në Selenicë, 6 plumba në trupin e Dalan Alliajt

    Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjorm të Selenicës.

    Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.
    Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa thuhet se i riu nga Levani kishte shkuar në Gjorm, te djali i xhaxhait të tij.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
     

     
     

    Top Channel

  • VIDEO/ Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

    VIDEO/ Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

    Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës.

    Burime nga policia thanë se, 35-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba.

    Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, duke ndërruar jetë në vend.

    Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është kusheriri i viktimës, i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.

    Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

    Vlorë/ Informacion paraprak në vijim

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

    Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • U vra në derë të shtëpisë me 6 plumba, kush është Dalan Alliaj, lidhja me “Masakrën e Çoles”

    U vra në derë të shtëpisë me 6 plumba, kush është Dalan Alliaj, lidhja me “Masakrën e Çoles”

    pamje nga vedngjarja

    SELENICË- Dalan Gjollek Alliaj 36-vjeç është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjormë të Selenicës, ndërsa detaje të reja janë zbuluar. 
    Mësohet se viktima ka qenë për vizitë te xhaxhai i tij, i cili është babai i Bertil Alliaj. Ky i fundit, ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2015, në atë që njihet si “masakra e Çoles”. Burime bëjnë me dije se gjatë kohës që ka qenë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur me 6 plumba, duke u larguar më pas. 

    Kanë qenë vetë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë dhe e kanë transportuar në spital, por 36-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu. Ndërkohë, po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Kur ndodhi Masakra e Çoles?
    Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri banal në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia akuzoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë./ZËRI

  • Vlorë/ Zbardhet vrasja në Gjorm, autori dyshohet se është kushëriri i viktimës

    Vlorë/ Zbardhet vrasja në Gjorm, autori dyshohet se është kushëriri i viktimës

    Screenshot

    Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Dalan Alliaj, pronar i “Servis Allidagu” në Levan të Fierit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i krimit është Bertiln Alliaj, kushëriri i viktimës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pas kryerjes së vrasjes, Bertiln Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Forcat e Policisë së Vlorës po vijojnë kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Të shtëna në mes të natës/ Dalin në pah detaje të reja: Viktima ishte kushëri i një prej pjesëtarëve të masakrës së..

    Të shtëna në mes të natës/ Dalin në pah detaje të reja: Viktima ishte kushëri i një prej pjesëtarëve të masakrës së..

    Ka qënë për vizitë te xhaxhai i tij i cili është babai i Bertil Alliaj për masakrën e Çoles . Gjatë kohës që ka qënë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur duke u larguar më pas.
    Kanë qënë vet familjarët që e kanë transportuar në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.